Close
Faqja 29 prej 153 FillimFillim ... 1927282930313979129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1521
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Po keni shume te drejte,pikerishte ketu doja te dilja sa i perket ceshtjes.Pra shpesh here ne rrjedhen e historise shume shqiptare humbasin,ose na paraqiten si greke,latine apo turq per shkak te ketyre cregullimeve qe permendet edhe ju me siper,por te pakten tani e dime shkakun dhe shume prej ketyre ngjarjeve e figurave po nxiren ne pah ashtu sic vertet kane qene,pra shqiptare.Sa per Nolin ndaj plotesisht te njejtat ndjenja dhe pikpamje si edhe ju kundrejt figures madheshtore te tij.Megjithese duhet thene se sot po shkelet me kembe emri i tij nga kisha qe mesa duket po largohet gjithenje e me shume nga te krishteret shqiptare drejt minoritetit e Athines duke na shkeputur dhuraten me te madhe qe na la Noli,Autoqefaline e kishes sone qe sot po e rremben pa meshire Janullatosi.
    Nejse teme tjeter kjo,te pershendes nga zemra zoti Serafim Dilo.
    Jo kjo eshte teme e bukur,ne sedo te jap edhe un mendimin tim.Jemi dakort per NOLIN,sepse eshte nga te pakte shqiptar,qe beri dicka per shqiperin,dhe mos kthyerja e tij ne kohen e komunizmit,tregon se idealet e patriotizmi tij nuk ishin ne shitje,sic ndodh shpesh me shqiptaret,qe per pak pushtet e karier shesin cdo gje qe kan,se pastaj mund ti vene fain sistemit.Sa per janullatusin nuk jam dakort edhe pse duket nje kundersens,prap sjam dakort me mendimin tend per janullatusin,e ta thot nje qe se kaper nder te quhet grek (lere pastaj Vellah).Ne vend te janullatosit,shqiptaret me siguri do venin peshkop nje sekretar partie magar qe kishte prishur ndonje kish,se ne kur i bejme gjerat i bejme tamam,sepse me mbapa kemi kujt tja vem fain.E qe sipas meje do te venin ndonje qe do na shpegonte fene ne baze te partis.Sipas mua duhet pare njeriu,e me duket se janullatosi eshte njeri i mir,dhe te jesh i sigurt se ne qofte se gabon,nuk do ti ve fajin sistemit,se kur nje njeri i ve fain sitemit,ja ve te gjith kolektivit,dhe e di pse na pelqen sistemi ne shqiptareve,se na pelqen te quhemi te gjith bashkefajtor. te pershendes e gjith te mirat. serafim dilo.

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    SERAFIMDILO@YAHOO.IT
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Shume faleminderit qe ju pergjigje kureshtjes sime zoti E Dilo,dicka kisha degjuar per Laje Gjonin por doja te isha me i sqaruar.Pas ketyre qe me the sigurisht qe jame me i qarte per ngjarjen.Ore edhe dicka tjeter,ju Dilajt paskeni pushtuar faqen e Zagories,po me njeri tjetrin keni te beni?Mesa duket Topova po e mban gjalle temen ne forum,pa harruar edhe te tjeret.
    Per te pushtuar faqet e gjera te tjera nuk na shkon mendja, se se kemi te trasheguar,edhe se nuk jemi fis.Mundohemi ne nje pjes te vogel si zagorit qe na takon,ti japim te tjereve(GJITHMON NESE DUAN)pak dinjitet pak kurajo e pak liri fjale,qe mendoj se u takon,se jan zagorit,po eshte e veshtir.Nuk eshte faji i tyre faji eshte i ........

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    NJOFTIM
    Nga nje mesazh qe mora sot mesova qe aksidentalisht ne Athine nderroi jete biri i denje i nje familjeje te madhe nga Sheperi ETJEN MIHAL DILO.
    Etjeni , ky burre me kulture te madhe,ky enciklopedist qe kur bizedoje me te te ngjallte dhe te impononte nje respekt te padiskutushem,nderroi jete duke lene mbrapa gruan,vajzen,djalin,motren,vllezerit si edhe gjithe farefisin e madh DILO-SHEPERI qe tere jeten perballoi me dinjitet luften e pameshire klasore.Tere kohen dhe pse i semure nga reumatizma(athrit) me kurajon qe e karakterizonte jo kush tjeter perballonte semundjen dhe gjithmone qe i vendosur ne harritjen e qellimit qe i vinte vehtes.
    Zoterues i disa gjuheve te huaja ishte i kompletuar si intelektual dhe merrej vazhdimisht me shkrime.Ka botuar nje liber per historine teper te dhimshme te familjes DILO dhe kish gati disa libra te tjere Ngushellojme me kete rast familjen,farefisin, per humbjen e te dashurit te zemres , si dhe Zotin Edi Dilo qe vazhdimisht e shohim ne faqet e forumit tone.(Etjenin e kishte djale te xhaxhait)
    Nepermjet meje dergon ngushellimet e saj edhe familja Jani Milo Duda te cillet kishen miqesi te ngushte familjare. Sa te jemi do ta kujtojme me respekt kete njeri te rralle.
    Me shume dhembje LAKRORI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 08-07-2008 mė 00:04 Arsyeja: shtese

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    Me qe o Lakror , permend emra tregetaresh Zagorite, une do ndalem konkretisht tek burri i ndershem sheperjot, tregetari Vasil Duda, qe me ardhjen ne fuqi te regjimit diktatorial komunist, me pa te drejte u burgos, u torturua cnjerezisht, ju mor floririduke ju kerkuar te dorezonte aq sa ishte pesha trupore e tij, dhe pastaj duke qene ne burg, vdiq e humbi pa nam e nishan, e edhe sot e kesaj dite nuk dihen ku jane hedhe Eshtrat e tij!
    Djemte e tij te mire e te mrekullueshem sa s'ka me, si Miltua, Aleksi dhe Thimjua, vuajten e pas Papadilanje u trajtuan shume keq ne ate Sheper, e dy te fundit edhe pse ishin te zotet ne shkolle, ju mohua c'do e drejte dhe perfunduan ustallare ne te "fameshmen" kooperative!
    K.Ngjela , ne festen e Zagorise, kam qene aty kur i esht kercenuar Xhaxhait t'im Qirjako: " Dy mitraloze duhen ne Sheper, nje te zhduke Dilajt dhe nje Dudajt"
    Ai nip qe trashegoi emrin e gjyshit te tij Vasil, u dha porosi familjareve nga "paria e sheperit", qe te mos thirret ne ate emer, por Llaqi, se nuk mund te perdorej emri i "armikut te popullit" !
    EDUART po leri keto gjera mor djal,nuk eshte mir te vesh emra personash,e te shkruash ngjarjet,ri dhe ti urt,nuk shikon te tjeret,qingji urt pi dy nena,edhe se se di i kujt eshte.Le ti harojme keto gjera,ishin kohera te tjera,ne duhet te shohim perpara e jo mbrapa,duhet te ecim perpara,e nuk ka rendesi qe nuk dim se nga u nisem,rendesi ka qe te shkojm perpara,po se ku nuk ka rendesi.Me verejtje nuk nzjer asgje ne drit,eshte me mir eresira se nje njeri nuk shikon e degjon pak,aq sa i duhet pet te jetuar.Ne te kuptojme qe do te shfyesh,po ti shfyu me gjera me te rendesishme,psh me sistemin o me kohen,bej si te tjeret shah kohen,thuaj sa kohe e keqe eshte kur bie shi.Cte duhet mor djale edhe ne na persekutoi sistemi e ne qofte se do ta dish,edhe kico ngjelen e persekutoi sistemi,por nuk themi emera e ngjarje si ti.Pastaj punen e mitrolozit ai e thoshte per te miren tuaj se eshte me mir mitrolozi,se sa te vuash 40 vjet,kicua ishte njeri i mir prandaj nuk perdori mitrolozin e u la te ronit.Po e mbyll duke te cituar vargjet e nje poeti te madh zagorit qe duhet te jete mesim per neve,e per ata qe rojne kot, ME KRITIK E LLOGARI
    S BEHET NJERIU NJERI
    SE LENDOHET ME SHUME
    NUK I NDEQ E I PRISH PUNE.
    Poetit te madh nje poet i vogel qe do te shfyet e te hapi sher si ty i pergjigjet.
    TA DEGJOJN NGA VARRI TE TUT E TE MIT
    DO THON,NGA NA DOLEN KETA ZAGORIT
    QE NUK LENDOJN E NUK PRISHIN PUN
    A SA TE MIR JAN,PER TE FLEJTUR GJUM.
    serafimdilo@yahoo.it

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Dede Gjoni Ka Pasur Lidhjeme Aliun

    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Me falni qe po ju nderhyj o zagorite te dashur,megjithate dua te shpreh edhe une nje mendim per sa i perket keti postimit te fundit nga EDilo qe mu duk interesant.Ai mjeku i Zagories mundet te ket qene edhe vete zagoritas shqiptar,por aso kohe e kishin shume te huaj kompleksin dhe mos njohjen e ceshtjes etnike te rajonit aq sa i quanin te krishteret e Shqiperise greke.E them kete sepse te njejtin gabim bente edhe Pukevili(Puquevill) ne vepren e tij "Ne o borrin e vezirit te Janines",ai shpesh her ngaterronte shqipetaret e krishter me greket.Kjo jo me shume per faj te tij mendoj se sa per politiken e patriarkanes ne Stamboll dhe asaj te Sulltanatit qe i quanin te gjithe te krishteret si greke dhe myslymanet si turq duke mos e pranuar dhe njohur asnjehere ne ate periudhe pranine e etnitetit shqipetar.Besoj se arsyet e kesaj te fundit i dini te gjithe.
    Meqe hyra ketu,mund te me shuani nje kuriozitet?Cfare me thoni per kete Lala Gjonin dhe lidhjet e tij me Ali Pashen?
    I nderuar LAB I MALEVE, se pari te pErshendes per disa konsiderata pozitive inkurajuese, qe keni shprehur ne forum ne adrese time. Se dyti, meqe po interesoheni per mire per krahinen tone, po ju bej me dije se nuk eshte Lale Gjoni ai qe ka pasur lidhje me Ali Tepelenen, por nje prift nga Nderani i Zagorise qe posedonte edhe bageti e qe kryente edhe sherbesat e meshtarit por edhe detyrat e stanarit perkundrejt kopese qe zoteronte. Deda me papertesen e vet hidhte poshte theniet e bejtet se prifterinjte paskeshin qene nga me dembelet e fshatit dhe zgjidhnin rrason, si me te lehten pune krahasimisht me bujqesine e blegtorine, sic merrej shumica... Dede Gjoni e mori ne mbrojtje Aliun ne vitet qe ai kalonte si cub e kacak neper krahinen tone, per te mos u kapur nga sejmenet e Kurt Pashes, sundimtarit te Beratit. Sic mund ta lexosh ne nje poeme qe do ta hedh se shpejti ne forum, Deda e mbrojti me zgjuarsi Aliun... Dhe, ky kur u be Vezir i Janines, i shperbleu miresite e Dede Gjonit edhe te zagoriteve te tjere, duke ndertuar kishen e shen Mehillit ne lendinat e fshatit Nivan poshte prane lumit. Kjo kishE me pas u shnderrua ne Manastir nen kujdesin e nje prifti qe quhej Serafin. Manastirin ustallaret e Aliut, me porosi te tij, e zgjeruan, duke shtuar shume mjedise fetare e banimi, si nje vend strehimi, per t'u mbrojtur gjate ekspeditave ushtarake. Fillimisht ne kete Manastir u hap dhe nje shkolle, qe hapin e pare te saj e hodhi ne gjuhen greke e me pas u shnderrua ne shkolle shqip, me porosi te Mihal Haritos nga Nivani, i cili aso kohe ishte deputet ne parlamentin osman. , por qe u perkushtua shume ne permbushjen e etjes se zagoriteve per arsimim. Ne Manastirin famoz te Nivanit, krahas Manastirit te Konckes (Shen MERISE), ORGANIZOHESHIN PANAIRE NE PERIUDHA TE NDRYSHME TE vITIT. NE TE KONCKES KY PANAIR ORGANIZOHEJ CDO 15 GUSHT. , KU VININ TREGTARE EDHE NGA KRAHINAT E TJERA TE TE AFERTA ME ZAGORINE...Ne shkollen e Manastirit te Nivanit apo te Shen Mehillit, osesicu quajt me sakte: "SHKOLLA QENDRORE E ZAGORISE" . ajo ne vitin e pre te saj kishte rreth 50 djem , kryesisht nga fshatrat Nivan, Sheper, Nderan, Koncke. Po ashtu Aliu ndertoi disa ura mbi lumin e Zagorise qe behej i rrezikshemm per jeten ne periudhe dimri e kur binin shira te zgjatura. Ndertoi per mirenjohje Veziri edhe disa mullinj bloje e shtepi te forta per ata qe kishte me teper miqesi. Thuhet se ne Sheper ka ndertuar shtepine e Rakanje ne shenje miqesie per ate familje. Madje eshte ngritur dhe nje kenge, e mocme kjo, e e verteton lidhjet e Aliut me mjaft zagorite e konkretisht me Rakajt: "...Te rrapi i Rakajve tende/gjithe valle , gjithe kenge/Vezili mblodhi KUVENDE/Edhe si u ngrit ne kembe,/Me sy mori gjithe vende./Dy tre fjale duke thene: Ymer pac, zot i shtepise, nderi gjithe Zagorise. Ju, male, pa me degjoni, sa ju rrofte Dede Gjoni!" (Pra, s'behet fjale per ndonje Lale Gjoni). Shtepia e Rakanje ishte strehe e Ali Pashes, ndaj pat perkujdesjen e tij, kur u be u plotfuqishem.
    Kaq heperhe per dijeni e per sqarim, z Lab i maleve!
    Lidhjet e ngushta te Vezirit te Janines (para se te behej i madh) i verteton edhe kjo kenge e vjeter: "O Ali, deli Ali,/qysh djale, cilimi,/jatak malesh Zagori. Ne Sheper e tatepjete/ jatak i pate vete./"

    JORZAGORITI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 08-07-2008 mė 18:12 Arsyeja: sistemim lende...

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    NJOFTIM
    Nga nje mesazh qe mora sot mesova qe aksidentalisht ne Athine nderroi jete biri i denje i nje familjeje te madhe nga Sheperi ETJEN MIHAL DILO.
    Etjeni , ky burre me kulture te madhe,ky enciklopedist qe kur bizedoje me te te ngjallte dhe te impononte nje respekt te padiskutushem,nderroi jete duke lene mbrapa gruan,vajzen,djalin,motren,vllezerit si edhe gjithe farefisin e madh DILO-SHEPERI qe tere jeten perballoi me dinjitet luften e pameshire klasore.Tere kohen dhe pse i semure nga reumatizma(athrit) me kurajon qe e karakterizonte jo kush tjeter perballonte semundjen dhe gjithmone qe i vendosur ne harritjen e qellimit qe i vinte vehtes.
    Zoterues i disa gjuheve te huaja ishte i kompletuar si intelektual dhe merrej vazhdimisht me shkrime.Ka botuar nje liber per historine teper te dhimshme te familjes DILO dhe kish gati disa libra te tjere Ngushellojme me kete rast familjen,farefisin, per humbjen e te dashurit te zemres , si dhe Zotin Edi Dilo qe vazhdimisht e shohim ne faqet e forumit tone.(Etjenin e kishte djale te xhaxhait)
    Nepermjet meje dergon ngushellimet e saj edhe familja Jani Milo Duda te cillet kishen miqesi te ngushte familjare. Sa te jemi do ta kujtojme me respekt kete njeri te rralle.
    Me shume dhembje LAKRORI

    Ndersa sot, ne lamtumiren e fundit qe i jepet Etien Mihal Dilo-s, pa rreshtur me vine ndermend nga ato qe ka shkruar keto vargje per Sheperin:
    SHEPERI(1950-2005)

  7. #287

    Eshte buzeqeshja e tokes qe nuk humbet.
    Eshte dashuria e njerezve qe nuk u tret.
    Eshte lufta e klasave qe perbuzen e na ndoqi pas.
    Eshte dhembja qe do te na percjelle ne varr.

    Nje vend qe brenda vetes u ndjeme te lire.
    Nje vend me shume drite qe kaloi ne histori.
    Nje veshtrim i eger ne nje cast te veshtire
    Per mendim te eger per nje hap me te mire.

    Sheperi im!
    Kujtime te embla miturake
    Femijeri e lumtur
    Rini e grabitur

    Nje lufte pa qene lufte
    Nje shpirt i lig i nje shteti katil!

    Dhembje e tim eti
    Hekurat qe ua hodhen te dashurve te mi
    Qe i qendruan Sheperit besnik
    Per tmerrin e tyre dhe timin.

    Njerez me vuajtje Krishti.

    Lincime, skena rrengjethese shekspirjane,
    Varrime, cvarrime , eshtra te hequra zvarr,
    Sulm mbi qielloret, ferri per tokesoret.
    Del njeriu nga vdekja, ka pushtet te rende...
    Dhe zemer e dheut - meme , valle,
    Shkulur si zemer e nenes
    Ne doren e djalit,
    Cmendur prej nuses drejt nuses se marre,
    Per toke i rrezuar:
    "Bir, u vrave , mor djale?"
    Jo!
    Nje tjeter fjale.
    "U cmende mor djale!"

    Mallkime , hakmarrje , zemre njeriu:
    "E gjeci nga vetiu!"

    "Vaj -vaj-bir-o
    Vetem me fytyre ngjake me njerine!"

    "Bjeri t'i biem, te dale ku te dale!"
    "Mushke je!
    Te ve perpara , s'ecen dot;
    Del pas,
    Shpatullen,
    po munde koken,
    ta kafshon!"

    Ca te krisur pashallare,
    "Shesin mend nga mend qe s'kane".

    Nuk urren dot?!
    I armikut je.
    Digjesh, shkermoqesh,
    nuk duhet te pyese njeri pse.
    "Nga front' i Perendimit asgje e re."

    Njerez me nje ze si bageti,
    Ata Jude te pafytyre,
    "Parti!Parti!Parti!"

    " Ky vend , o fatzinj ,
    Han bijt' e tij!"

    "Kemi lindur e do vdesim nje dite
    Njeriu s'rron me frike. Nga ky vend , bir , ik!

    Mos beso qe luften e klasave do heqin .
    Me shume do ta forcojne.
    Keta , te kunderten bejne t'asaj qe thone.

    Mos prit ndere nga ata qe nder s'meritojne.
    Kur s'ua diten prinderve te tu, c'presim ti e une!Ik!
    Me mua plaken trimeri do te tregojne? Ik!

    Kur nis nje rruge , mendo mbarimin
    Atje eshte me i madh shkaterrimi.
    Nje rrugetim eshte jeta.
    S'rrojme per te ngrene, per nder rrojme.
    S'te ndjek dot Space internim .Prandaj,
    Nga vend' igenjeshtres , ik! Ik, biri im!

    Nate e thelle . Erresire. Nje ze . Psheretime...
    "Duart , me gjak te pafajshem , s'i lani dot!"

    "Ka dhe Zot!"

    ...Truall i gjakosur. Nene e vrare e pagjunjezuar
    Hakmarrje kanibaleskee sigurimsave kanibale.

    Toke e grabitur nga "Demokracia".
    Kujtime , lufte, fitore, hakmarrje dhe vuajtje.
    Gjithshka ,
    e vjedhur , e masakruar!
    Vec drites
    fytyres se te ikurvet
    dhe kenges pleqerishte- mal me kenge e mal me dhembje
    qe qan e hesht ne shpirtin tim
    dhe shtepise se vrare
    qe qan me lot ne syrin tim.

    Legjendat , tmerre e pabesira,
    Histori!
    Histori legjende.
    Njeriu gur e guri njeri!

    Te merr malli per guret e shtepise
    Per guret qe flasin.
    Per hijen e shtepise qe nxin
    Atje , nen ate mal,
    Si zemer e njeriut qe nuk mposhtet
    Se vuan pa faj.
    Per nje zemer te madhe
    Qe nis shperthen ne kenge
    J-a merr, j-a kthen , j-a hedh vete, iso me te qare"
    "Qe diten qe vdiqe qe kur s'te kam pare"
    "Lotet qe kam derdhur s'me jane dhe thare".

    Sheper,
    Kenge
    " Qe nxjerr jashte marrezite/te mos kalbet
    gjoks'i shkrete"
    Mikja,
    "Ne te kam mike/ kur te vdes te behesh qyqe/
    te me qash brigje me brigje"
    Dhembj'e lot,
    Lufta e klases qe thane ra e aq ngriten me lart,
    Toke e poetizuar nga Poeti
    E pavdekshmja deshmimtare!

    SHEPERI,
    Rrugeve te hidhura kurbeteve,
    Amanet i te pareve qe te terheq pas vete.

    Dhembje
    qe me ben te kujtoj lirine,
    te kujtoj lumturine.
    Atje ,
    i lashe tok me foshnjerine.

    Enderroj
    per nje ender te bukur , te mire.
    Po dhe endrat m'i kane vrare.
    Me mberthen nje makth, nje mendim i trishte
    Kriminelin nderon sot,
    e bere zot!
    Sheperiot!Sheperiot ,
    Si do te tretesh
    Ne s'te shkelte kemba ne te mirin Sheper?!

    Dhembja dhe malli mbyllen tek varri
    Vetem buzeqeshja qe s'humbet
    Gjithmone flet
    Si fjale e deshiruar,
    Qe
    Nis me ze te shtruar.

    Ne kengen magjiplote-
    ketu keputet si perroi, aty
    si bresher i thermuar-
    Befas
    Dhe dhembja e malli i varrit bashkuar.

    Grish Pranveren e bekuar,
    me miq e shoke plot...
    (me mire pa ta,
    nese fytyre krimineli duhet te durosh).

    Sheperi!
    "ku jam rritur me therrime/
    ku kam folur gjuhen time..."
    Me e embel se mjalta
    Balta.
    Ne kete bote qe lind e nuk lind dot,
    Mall, i pashuari mall!
    Dhembja
    qe do te na percjelle ne varr.

    Buzeqeshja qe mbetet pas.

    Sheper, shprese,
    ku kam deshire te vdes...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-07-2008 mė 22:49

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    SOT ESHTE NJE DIT E LUMTUR PER ZAGORITET,DIT FESTE,TE PAKTEN PER ATA ZAGORIT QE PRESIN TU VI NJE KAPEDAN.JAN TE GEZUAR,THON DO VI DJALI I MIHALIT,KISHIN KOHE QE PRISNIN TU SHKONTE NJE ZAGORIT,QE TE KRENOHESHIN,TE NGRININ BALLIN LART,E TU TREGONIN TE TJEREVE,JA KUSH JAN DJEMT E ZAGORIS.DUKE PAR NGA LART,ISHIN SI TE VILITUR,U NGELI KOKA POSHT DUKE PARE SA KENDONIN ME GJYSEM ZERI E NEPER DHEMB NJE KENGE TE VJETER QE U KISHIN NDERUAR DHE FJALET.

    QAJ NENO E QAJ MOJ NENE
    KETO BURRA NUK NA BEJNE
    TU THEMI GRAVE TI LENE
    QAJ NENO E QAJ MOJ NENE.

    JO TANI U NDYSHOJ CERJA,PO JU QESHIN SYTE,PO SHYQYR THONE NA ERDHI NJE INTELEKTUAL ME IN PERPARA SE U MBUSHEM SI LART E POSHT ME AUT,ME AUTELEKTUAL.KY DJAL U DHA SHPRES EDHE ATYRE,SA FILLUAN E JA MORREN KENGES,PO ZAGORICE ME ZE LART.

    QAJ NENO E QAJ MOJ NENE
    PO VJEN DJALI MAL NE KEMBE
    QAJ NENO E QAJ MOJ NENE
    HALLALL BUKA QE I KEMI DHENE.

    Ngushellime familjes te djalit zagorit ETJEN DILO.Nje sheperjot qe nderoi zagorin.Nga familja dilo e topoves.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Pjese nga libri"NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT" Tirane, 2005 , autori : ETIEN M. DILO:

    ".... Pata gjithnje ne mendje se kemi nevoje per te verteten e per bashkimin si per ajrin qe thithim, se vetem e verteta i bashkon njerzit, cliron shoqerine nga fanatizmi i asaj ideologjie jonjerezore e kundershqiptare qe prodhoi "luften klasore" . Ndonse , sot, fjala e lire po triumfon e koha e atyre qe hedhin gure e fshehin doren po perendon,, heshtja dhe harrimi shtrijne krahet ; krimet e pandeshkuara mbeten padi qe nuk shuhen ; legjende qe prodhojne histori; e verteta rron; rron pa buje; kriminelet i tremben dhe perseritin genjeshtrat, se ne shpirt e histori kane njolla turpi qe koha jone as shekujt nuk ua shuajne. Na duhet nje histori e ndershme, te rindertojme jeten, te sqarojme dhe rindertojme veten; brezave te mos u mbetet trashegim germadha e zbrazetia e historise dhe e jetes te atdhetarevet te ndritur qe diktatura i quajti armiq e tradhetare te atdheut, se ishin kundershtare te regjimit......"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-07-2008 mė 21:30

  10. #290

    Paska dhe zagorit,qe me japin shpres,qe te bejn ta kesh nder te quhesh zagorit. Inelektual qe perdorin inteligjenzen per te miren e zagoris.SHi sa bukur shkruan,na duhet nje histori e ndershme,qe ketu kuptohet se cfar zagoriti ka qen e do te jet.NJEREZIT E NDERSHEM ROJN GJITHMON.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •