Close
Faqja 20 prej 153 FillimFillim ... 1018192021223070120 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 1521
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Keto mendime racionale te z. Serafim Dilo nga Topova, fshat perkundruall fshatit tim, KoNcke, me krijojne mendesine se me te drejte zoteria ndjen shumecka edhe pozitive edhe negative per bashkekrahinasit e periudhave te ndryshme historike. Pra, ashtu sic themi qe s'ka pyll pa derra, nuk mund te themi qe kjo krahine ka pasur e ka vetem vlera pozitive. Keto i cmojne me mire ata e kane perndjere me afer frymen e vendlindjes si dhe ata,qe e kane perjetuar me brutalisht edhe luften e eger te klasave edhe denimet skrupuloze te Diktatures. Megjithate urtesia popullore na meson edhe me teper: Ka ndodhur dhe ndodh realisht qe druri i njome digjet tok me te thatin dhe kjo jep mesazhin vet , por duhet te kemi parasysh qe barin e thate te mos e citosim tok me te njomin ne kasolle, se na myken qe te dyja dhe vaj halli per zahirene e dimrit!... Dua te them qe vlerat e mira e te shenjta qe ka pasur dhe ka Zgoria nuk duhet te neperkemben per disa elemente qe gjate rrjedhave te historise, kane qene si druret e shtrember brenda stives se druve. Nuk do shkaterrojme gjithe staven per disa shtrmbaluqe, qe e meritojne sikterisjen prej vlerave te verteta...
    Nese, z. Serafim, do vazhdoni te shkruani me kete sens mendimi racional, si ky me siper, do t'ju lexoj me endje.
    Me nderime e urime te mira nga
    JORZAGORITI
    Z.JORGO TELO ju falenderoj per interesimin,e fjalet e mira qe thoni per zagoritet.
    Jam dakort ne pergjithesi,por pergjigja juaj nuk eshte shum precize,o me mire mungon pak ne sensin autokritik,kur flisni per zagoritet,kjo vlen edhe per mua.
    Te gjith i dim vlerat e miresit e zagoriteve,por jo te gjith dim emerat e atyre qe
    ju i quani drure te shtrember,sikur te shkruajm emerat e drureve te shtrember
    do te shohim,mendoj une,qe stiva e zagoris nuk del dhe aq e drejt.Jam ca si fiksuar me emerat e nuk mendoj se duhen vrare o prere,nuk mund te bejme
    te njejtat gjera qe ben ata,por te pakten brezat qe vijne te din te verteten
    Me kane thene qe gjat kohez se ZOGUT vithej pak,sepse diheshin e njiheshin
    emerat e atyre qe vidhnin.Keshtu dhe ne si zagorit duhet te dime emerat e
    atyre qe felliqen zagorin,kjo gje mund te ndimoj brezat e ardhshem te riten
    me fryme tjeter,me frymen e stergjysheve tan qe edhe pse mund te ishin te
    varfer conin djemt e tyre te studionin ne greqi e vende te tjera,sepse ndimoheshin
    edhe nga ata qe ishin me te kamur. Ky eshte mendimi im racional o iracional nuk
    e di. NJE POPULL QE NUK NJEH TE SHKUAREN NUK KA TE ARTHME.
    pershendetje e urime.serafimdilo@yahoo.it

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    [COLOR="Blue"]TE KUPTOJ DREJT Z. SERAFIM!
    Kryesorja per gjithkend qe perpiqet te shpjegoje dicka me te tjeret e per te tjeret them se eshte disi aksiomatike: duhet doemos qe para se te vesh mendjen e penen ne pune (i drejtohem vetes ne kete rast) duhet domosdoshmerisht njefaresoj njohje e lexuesit, e interesave paresore te tij dhe sidomos njohjen e se shkuares me gjithe drite-hijet qe e kane shoqeruar pergjate jetes... Ketu pastaj shfaq fillesen ai mendimi racional qe synojme, ndryshe ja fusim kot me kot katundit ose thene ndryshe rrahim uje uje ne havan apo kopanizim ajrin...
    Une nga mosnjohja ne thellesi e disa dukurive qe ia prishnin me dhune vlerat e trasheguara krahines sone, jam ndier ndoshta edhe i ceket ne trajtimin e ndonje problemi, por ne rastet qe i di marrerite e sistemit totalitar e te individeve pa cipe ne faqe e pa shpirt, nuk kam toleruar me penen time e nuk do pajtohem kurrsesi, sic ishte rasti i krimit me te ndjeren Kalope Dilo ne Sheper, te cilen e pashe me syte e mi si e kishin masakruar. "O TEMPORA, O MORES!"...
    Kujtoj vargjt madhore te Cajupit tone:
    "Kjo bote e gjere e gjate
    do te veje sic ka vajte..."
    Kuptohet gjithmone shpresojme per me mire ne kushtet e jeteses e te zhvillimit global demokratik...
    Ama, dhembshurine edhe mallin per trojet e te pareve tane s'kemi pse ta zvetenojme sa te kemi syte celet edhe pse e dime qe nuk ka pyll pa derra..
    Me konsiderate per papajtimin tuaj me paudhesite e dikurshme e te tanishme. Keshtu na do Zagoria edhe pse fizikisht nuk e zbukurome dot ate.
    Jorgo Telo[/COLOR
    ]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-06-2008 mė 18:43 Arsyeja: korektim

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    [ Kryesorja per gjithkend qe perpiqet te shpjegoje dicka me te tjeret e per te tjeret them se eshte disi aksiomatike: duhet doemos qe para se te vesh mendjen e penen ne pune (i drejtohem vetes ne kete rast) duhet domosdoshmerisht njefaresoj njohje e lexuesit, e interesave paresore te tij dhe sidomos njohjen e se shkuares me gjithe drite-hijet qe e kane shoqeruar pergjate jetes... Ketu pastaj shfaq fillesen ai mendimi racional qe synojme, ndryshe ja fusim kot me kot katundit ose thene ndryshe rrahim uje uje ne havan apo kopanizim ajrin...
    Une nga mosnjohja ne thellesi e disa dukurive qe ia prishnin me dhune vlerat e trasheguara krahines sone, jam ndier ndoshta edhe i ceket ne trajtimin e ndonje problemi, por ne rastet qe i di marrerite e sistemit totalitar e te individeve pa cipe ne faqe e pa shpirt, nuk kam toleruar me penen time e nuk do pajtohem kurrsesi, sic ishte rasti i krimit me te ndjeren Kalope Dilo ne Sheper, te cilen e pashe me syte e mi si e kishin masakruar. "O TEMPORA, O MORES!"...
    Kujtoj vargjt madhore te Cajupit tone:
    "Kjo bote e gjere e gjate
    do te veje sic ka vajte..."
    Kuptohet gjithmone shpresojme per me mire ne kushtet e jeteses e te zhvillimit global demokratik...
    Ama, dhembshurine edhe mallin per trojet e te pareve tane s'kemi pse ta zvetenojme sa te kemi syte celet edhe pse e dime qe nuk ka pyll pa derra..
    Me konsiderate per papajtimin tuaj me paudhesite e dikurshme e te tanishme. Keshtu na do Zagoria edhe pse fizikisht nuk e z Jorgo Telo[/COLOR[/COLOR]][/B][/B][/B][/COLOR][/QUOTE]
    Z.Jorgo telo,me pelqeu shprehja,ta zbukurojm fizikisht zagorin,kjo tregon adhurimin e respektin qe keni per ate vend,do te shtoja nese me lejoni ta
    zbulojm mentalisht,se mendoj <te pakten per mua <zagoria ngelet dicka qe
    e duam fizikisht, te pakte kan qene ata qe e kan dashur shpirterisht e mbase
    asnje marezisht.interessi ose me mir mendimi im eshte thjesht kuriozitet,se
    habitem me mendimin qe njelloj jemi te gjith, qe te gjith zagoritet jan te gith
    te mire,qe fai ka qene i sistemit e jo i filan zagoriti, qe bota do te eci keshtu
    e ne ti shkojm nga mbrapa. Nuk e kam me ju personalisht,e kam me menyren
    se si trajtohet e shkuara e zagoris, ku njerezit kan frik te ndajn te mirin me
    te keqiun,se kan frik mos ofendojn veten o ndonje te fisit te tyre,o idea qe
    po te flas mire dal dhe un i mire,mjafton te lexosh gazeten zagoria i mungon
    vetem te shkruajn qe plani i kooperatives u realizua 150 perqind.Un personalisht
    jam i ri <o me ginjen mendja< jam 40 vjec e shum gjera nuk i kam hequr
    e per shum gjera flas me te degjuar,mundohem te shpreh mendimin tim
    te lir,pa pretezen te ndikoj o ti nroj mendje njeriut,por duke patur kujdes
    mos shkruaj ndonje banalitet tip,dita e mir duket ne mengjes
    Edhe un shpresoj ne nje shqiperi e zagori me me shum demokraci e zhvillim
    po kam frik se ne ate pyll pemet e larta i kan prere,fidanet e rinj i kan djegur,
    me duket se kan mbetur vetem derrat. SOLO LA VERITA VI RENDERA LIBERI.
    Me respekt e kenaqesi. serafimdilo@yahoo.it

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Ja dhe disa emera zogoritesh te shquar,qe na ngriten lart zagorin,jo vetem ne gjirokaster,ku na quanin spiuna,por ne te gjith boten. VITO KONDI,XHOXHI ZERA,KICO NGJELA,VASIL e LIPE NASHI,APOSTOL e ARISTITH MUZHA,SOTIR KOCIU, DHAME KOPI,te tjeret do ti shkruaj me mbrapa,se duhet kohe e nuk dalin faqet.
    Me falni qe i quaj vetem zagorit te shquar,kata jan e do te jen artistet e zagoris,se e kthyen krimin e spiunllikun ne art,eshte e thjeshte te spiunosh dike,po ta kthesh ne art eshte e veshtire.Natyrisht fai nuk ka qene i artistave,fai e
    ka pasur sistemi,se jam i bindur qe po te jetonin ne kohe tjeter,nuk do ti benin keto gjera,arti i tyre nuk do te kishte fund,do te digjnin te gjith zagorien,kushedi se cfar kapolavoro do te na linin,megjithate te mos qahemi,se pa ta do te shteroej uji i cajupit,e nuk do te ishte aq i mir,se kush pi ate uje se ka menduar po pi lot.
    O MOJ E MJERA E MJERA ZAGORI
    NGA I NZORE KETO EMERA TI
    GRAT U BEN PLAKA NE ZI
    NUK MUND TE PRIJE VETEM NJE GJI serafimdilo@yahoo.it

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Ah mor djal ta dije tine
    sa e mallkova te keqine
    hoqa unazat nga gishterinjte
    por ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    dhe malet qe kuror rine
    u thash poshte le te vine
    po ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    i thash tokes mos mer fryme
    i thash diellit mbylle syne
    po ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    qumshi ne gjir te ngrije
    i dhan gjarperit per te pire
    por ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    kush e rembeu ter femirine
    jetimit i lan pleqerine
    por ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    si e bene zagorine
    vend pa kisha e prifrinje
    po ce do bera te mire

    Ah mor djal ta dije tine
    se ketu te gjith do vine
    te flasin me perendine
    por ce do bera te mire

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Serafim je shume i drejte ne ato qe shkruan. Duhet te njohim si vlerat ashtu dhe antivlerat qe i dhane emer jo te mire atij vendi....Ndryshe nuk behet historia!

    Rastesisht gjeta dicka te shkruar kohe e kohe me pare nga i madhi Lef Nosi, i percmuar e i perfolur si tradhetar ne kohen Enverjane, qe ka te beje me nje personalitet te shquar te Zagorise s'one, Aristidh Rucin , patriotin e madh qe nuk njihet e vleresohet aq sa meriton:
    Te flasesh per Sheperin e burrave te shquar te penes dhe te pushkes; te flasesh per Sheperin qe lindi Andon e Jorgji Cakon, Ilia Dilo Sheperin e djemte e tij Idealiste, trimin e maleve Pano Xhamballo, Jani e Vasil Levanin, Milto Papulin etj., e te leshe ne heshtje nje figure aq te kompletuar Patriotike si burri i rralle Aristidh Ruci, esht nje krim i madh qe i behet historise. Jetoi dhe punoi si rralle kush ne Vlore , ne Vloren heroike ku u ngrit flamuri e u shpall Pamvarsia!E sheh firmen e ketij burri te cquar e nderuar ne radhet e para te aktit final te shpalljes se Pamvarsise , te kudondodhur e kudo gjendur prane Plakut te mencur Ismail Qemali. Akoma ruhen kujtime e flitet per te me nje respekt e konsiderate te vecante, ne Vlore, e me gjere... Biles vlonjatet "s'ta japin", por e quajne te tyren burrin e nderuar sheperjot! Ne kujtimet e Lef Nosit, per Pamvarsine , mesojme dhe nje gje te re , te pa permendur deri sot:".... Me nje here mbas shpalljes se pamvaresise , Ismail Qemali me shoke dhe me popullin mbrapa, shkuan ne Xhami dhe Kishen kryesore te qytetit te degjonin lutjet Fetare te rastit , udhehequr nga Kleriket Shqipetare. Edhe ne Xhami e Kishe u duken te ngrihen dhe te valojne dy Flamure te Shqiperise.
    Keta dy flamure u gjenden ne shtepit e ZZ. Aristidh Ruci dhe Eqerem Vlora. Zonjat ve ketyre te dyve shkonin te Marigoja per te qepur e qindisur rroba. --Ne shembell te Flamurit te Marigose, edhe Ato kishin qindisur nga nje Flamur"(L. NOSI, OKUMENTA HISTORIKE).
    Ai ka qene Kryetar i Bashkise se Vlores, kujton Dr. Selahudin Velaj :" e ne kohen e Tij , "ndalohej me ligj" , qe ne ditet e Pazarit , shitjet ne treg te beheshin ne gjuhen Greke. Vlora e nderonte dhe e respektonte shume ate , e therriste Aristidh Bej- titullqe s'u jepej kollaj "kaureve"!Fjala e tij , keshilla dhe porosite e tij ishin vendimtare per kedo.Aristidh Ruci - ishte i pari i Vlores! Qe personalitet per vendin , per Shqiperine , per te gjithe."-(Nga biseda ime ne N.Y. me Dr. S. Velaj).
    Fatkeq sa me s'ka ne jeten familjare: djali i vetem me se njezete vjec i vdes aksidentalisht. Dhe ishte Nikollaqi, ajka e djalerise shqipetare, i mire , i zgjuar , i shkolluar.
    Dhimbja e madhe shpirterore , beri qe Zotni Aristidh Ruci , te kaloje vitet e fundit te jetes , duke shkuar thuaj c'do dite tek varri i te birit, ku nga busti i mermerte dukej sikur bisedonte me te: Shpresat dhe endrrat m'i more me vehte/ Ne varrin e ftohte ku shkon djalerine/ Si lulet e veres u fishke , u trete / Dhe le pas per neve mjerimin dhe zine.
    Sebashku me neve ju lut' Perendise/ Atje ku je ti dhe neve te vime/ I thuaj se s'rrohet me ne strehen e zise/ As mundim me teper farmakun t'a pime"( Kopjuar nga shenimet e Koco Ilia Dilo- per Nikollaq Rucin).
    Esht e tmerreshme kur degjon dhe mendon qe ai varr' i bardhe i mermerte, me ate bust te bukur , u shkaterrua, u hap e se andejmi nga skeleti i trupit te Nikollaqit u vodh ora dhe stilografi i florinjte, qe Babai ja kish vene ne varr' me vehte!
    Me siguri kushdo qe i ka marre do te vije nje dite qe ato relike te vyera te nje djali Engjell qe mbylli jeten ne ate moshe, do ti flasin e ti thone:"s'jane t'uajat, na coni aty ku i takon..."
    Aristidhi, i pa tundur ne Shqiptarizem, nuk u pajtua kurre me diktaturen e kuqe qe u instalua ne Nentor 1944 ne Atdhe:nuk pranoi asnje detyre nga te kuqte, ndaj dhe u burgos, e per te vazhdoi dhe vazhdon nje heshtje akoma!?

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Tregojne gjithashtu qe kur Spiro Leonidha Xhamballon , internuar ne Kampin famekeq te Prishtines, me 1944, nazistet e vune ne radhe per ta pushkatuar, duke caktuar nje "po "e nje "jo", Spiros i takoi qe te shpetonte. Nderkohe qe ne krahe te tij ishte nje djale i pa rritur mire , nja 15-16 te vjec qe do te pushkatohej, Spirua i thote "ne vendin tend po shkoj une, je i vogel, jeten e ke perpara, ...me duket sikur pushkatojne djalin t'im...! Dhe pa ju trembur syri, shkoi drejt vdekjes duke bere qe ai femije te jetoi! Akt i larte sa njerezor aq burreror e i pa degjuar! Akt qe vetem njerez vetem si Spiro Xhamballua mund ta kryejne! E nje heshtje, heshtje e gjate e e pa kuptimte sa per Spiron aq dhe per vllane tjeter te tij , "trimin e maleve", komandantin sy shqiponje , Panon ! Do te shtoja ketu qe ne nje bisede , ne Fier me ish kom. e Br. 4-t , Z. Nexhip Vincani, kur e pyes "ore si ka mundesi qe me keto qe tregoni ju per Panon , ai nuk esht shpallur" Hero i Poullit ?"- me thote : " ne qofte se ka pese heroj Shqiperia, nje nga keta esht Pano Xhamballua!"Si valle njerez te tille i ka mbuluar heshtja e gjate , e gjate e e pa fund?!! Jane mjaftuar te shkruajne ndonje vjershe nje here te vetme mos gaboj tek gazeta "e pa varur" Zagoria!!! Nderkohe qe u thuren lavde dhe u behen elozhe te medha atyre qe sa kishin ne dore vec te keqiave nje te mire nuk e bene per te
    gjoren Zagori.....

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin

    Z E DILO.Ke shum te drejte,sic me thone PANO XHAMBALLUA ka qene me te vertet nje nga trimat e atthetaret e zagoris,dhe ne me kete duhet te mburemi.Po ti mos pretendo,qe gazeta e pavarur e zagoris ta njohi,ata jan te pavarur vetem per zagoritet.Keshtu qe duhet ti falesh,se ata aq kuptojn e aq shkruajn,ti duhet ta dish,se te shkretet ci thon ato shkruajn,nuk kan koh te verasin mendjen me herojn e vertet,kush dote na shkruaj per herojnt e punes socjaliste.
    TI E DI MIR PSE JAN TE PAVARUR,SE KU TE VAREN,NE TREG NUK KA AS LLASTIK BREKESH,por mos u deshpero me ndimen e partis do ta gjejn.serafimdilo@jahoo.it

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Z E DILO me fal per formalitetin,po nuk e ke mir keshtu qe vazhdon te ngesh,armiqt e partis,nuk e sheh qe u futem friken zagoriteve,edhe pak e do te bej nje leter anonime,se me duket qe e harove luften e klasave.Pse e ngre ARISTITH RUCI i ashtequajturi pashai i krishtereve,cfar beri ai per shqiperin e zagorin,sa veta futi ne burg ai sa spiunoi,sa vepra te enverit ka lexuar,per mos te thene the te fundit qe qe sllav,se dihet qe sheperjotet jan sllav.Pra sic e sheh argumentohu pak lexo gazeten e pavarur zagoria aty dote gjesh,burrat e shquar te zagoris, jo me ve ate qe ishte i katerti qe vuri firmen kur ngriten flamurin shqiptar,kjo gje nuk i intereson zagoriteve,se ju sheperjotet jeni ca ju doni te dukeni qe jeni me shkoll.ZAGORITET kan interes per temat e rendesishme si jemi a po sjemi sllav,fain e ka pasur sistemi,jemi te gjith njelloj,etj.Prandaj nuk shkruajn, jo nga frika,por nga mosinteresimi,se mendojn sikur te kthehet sistemi si tja bejm. TE PERSHENDES ME FJALET E NJE KOMUNISTI QE PARA SE TE VDISTE
    MBLODHI GJITH FAMILJEN AFER E U THA :AMANET LUFTEN E KLASAVE.
    Teseren e partis mund te ma postosh,te forumi privat shqiptar. serafimdilo@yahoo.it

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    pershendetje zagoriteve ne te gjithe boten
    gjithe te mirat
    Lakrori

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •