
Postuar mė parė nga
elen
Krekosuni o ju te Zagorise ....
Pirro Loli Athinė, nėntor 2003-2004
INDET E BUTA
Ndėrsa thashė se atė "ēikė Zagorie" e kanė mbajtur njerėzit e punės qė kanė jetuar atje, Zagorien "E madhe", atė me emėr e histori, atė qė na detyron tė gjithėve tė jemi nostalgjikė e krenarė, e kanė mbajtur e lartėsuar njerėzit e menēur, inteligjenca, njerėzit e gojės e tė penės , indet e buta,ēuditėrisht vitalė nė ato vende tė egra. Kjo ėshtė dhe krenaria e saj nė tė gjitha kohrat e kjo krenari ka marrė krahė jashtė vendlindjes e shpesh jashtė atdheut. Them se pikėrisht kėta i kanė dhėnė lavd e ndere Zagories, jo e kundėrta.. e siē jam shprehur mė sipėr, prioritet ka qytetari jo vendlindja e tij, madje as atdheu.
E kam tė vėshtirė tė pėrmend emra, por e pamundur pa ta. Duke u pėrqėndruar tek ndonjėri, qė me kontributet intelektuale, patriotike, shkencore e kulturore ka rrezatuar nė vlera kombėtare, ndjehem krenar pėr ta, pėr tė gjithė intelektin e shquar zagorit e njėkohėsisht ndjej pėrgjigjėsinė tė shpreh edhe njė sėrė probleme qė lidhen me ta.
Nuk ka fushė tė sferės materialo-kulturore nė rang kombėtar qė tė mos jenė edhe emrat e zagoritėve, madje nėpėr majėt e saj. Renditja kėtu ėshtė e rastit dhe u kėrkoj tė falur edhe atyre qė pėr arėsye njohjeje e kujtese nuk po i pėrmend kėtu. Nė majat e patriotizmit shqiptar janė Andon Zako Ēajupi, Mihal Haritua e Aristķdh Ruci. Tė pamohueshme janė kontributet e zagoriteve nė luftėn kundėr fashizmit, njė popull i lidhur 100% me luftėn nė altarin e dėshmorėve ndritin emrat e komisar Themo Vasit e komandant Pano Xhambollas. Nga Zagoria kanė dalė ministra tė shquar si Kastika e Ngjela, ekonomistė me zė nė administratėn e lartė shtetėrore si Manteo Gjoni, Thoma Semi, Fori Bici, Spiro Spiri, Kiēo Kapedani etj. Ushtarakė tė lartė nė karierė si Llukan Garo, Irakli Ēokollari etj. Mendimi socialojuridik zagorit ka bėrė ferk me emrat e Jorgji Ēakos, njė nga avokatet e shquar nė perandorinė osmane, kulmon me gjykatėsin e talentuar Klanthi Koēi, i njohur jo vetėm si kryetar i gjykatės sė lartė dhe i shoqatės kombėtare tė avukatėve por dhe nė organizma juridike evropiane, pėr tė ardhė te Thunjo Kondi, aktualisht kryetar i gjykatės sė lartė shqipėtare, prokuror Dhame Kulo e avokati i mirėnjohur nė rang kombėtar Spartak Ngjela, deputet e politikan karizmatik e autor romanesh. Nga Zagoria kanė qenė ambasadorėt Pirro Bita, Pirro Vito e. Muzha; rektorė universiteti si Ylli pango e Jorgo Mandili, shefa arėsimi si Sotir Bita e Tito Idrizi, mjekė tė nderuar me kontribute kombėtare si Emil Qirko, Hektor Peci, Qirjako Lesho deri te Koēo Andoni, Virgjini Ēela, Vangjelika Ristani etj, etj.
Pa dyshim, puna e vėrtetė intelektuale, ėshtė e shkruara, ajo qė mbetet e transmetohet nė breza si kulturė shkencore, artistike etj. Nga Andon Zako Ēajupi deri sot, arrita tė numėroj mbi 250 libra nga Zagoria. Do veēoja punimet shkencore nė fushėn e filologjisė tė gjuhėtarit shkencėtar Ilia Dilo Sheperit, tė akademikut Jorgo Bulo, librat e Gjergj Zhejit shkrimtar dhe kritik i njohur, kontributin poetiko-shkencor e publicistik tė Spiro Dedes e me radhė me pėrmbledhjet poetike tė Kristaq Shalanit, Jorgo Telos, Vasilika Vasit, kleanthi Caces, Kristofor Llames, Stavri Milės, Eftimi Milės, Peēo Kagjinit, Alma Bicit, Jorgo Dhespes etj.
Punime interesante ka realizuar intelekti zagorit edhe nė fushėn psiko-pedagogjike, historike e filozofike. Janė tė njohur emra tė tillė si Kleanthi Zoto, Ylli Pango, Apostol Pango, Entien Dilo,Dhimitėr Pango, punime metodiko-pedagogjike nga Stefan Bulo,Alqi Jani,Llukan Saqellari, etj botime tė ndryshme nga Irakli koēollari, Vasil Bici. Nga Zagoria janė profesorėt e njohur tė fizikės Kristian Bukuroshi e Temo Mandili; Regjizoret dhe folėset nė radiotelevizorin kombėtar si Vera Zheji e Amalia Dhamo. Do veēoja talentet e spikatura nė fushėn e rregjizurės si Kiēo Londo (drejtor aktual i teatrit kombėtar), regjisorėt Artur Zheji e Pluton Vasi; aktorėt e talentuar tė filmit dhe teatrit Teli Stefani, Fane Bita e Eli Bici, gazetarėt e njohur Sotir Populi e Violeta Duri (plus tė gjithė ekipin botues tė gazetės "Zagoria" ku spikatin emrat e Arqile Vasit, Evjen Perit, Llukan Saqillarit… Ndėrsa Petro Zhejin pėr mendimin tim, i njohur si filolog, do ta rreshtoja me emrat e pėrkthyesve tė talentuar nė gjuhėn shqipe. Veēoj vėllimin e II-tė tė "Don Kishotit", qė jo vetėm konkuron Fan Nolin (vėllimin e parė) por me atė fjalor aq tė pasur zagorit, me atė frazelogji, teknikė e sintaksė shprehjeje tė veēantė,i ka ngritur njė monument gjuhės shqipe. Zagoritet (me pėrjashtimin tim) dallohen nė pėrvetėsimin e gjuhėve tė huaja, e pėr shumė talente nė kėtė fushė si: Ilia Dilo, Ristani e
E gjithė kjo vepėr, fjala e shkruar them se ka krijuar njė Zagorie filologjike, njė vendlindje tingėllore me njė kontribut modest, por tė merituar nė kulturėn shqiptare. Ndoshta s'ėshtė e rastit qė fillesat e skenės shqipe (komedisė) i kemi nga Ēajupi, dhe nga
dy autorė modestė nga Zheji (Petro Garo e Gaēe Meēi) me librat "kėtu Kėtje" dhe "Byreku i krushkės" qė nė fillimmin e viteve 1900.
Ėshtė detyrė e studjuesve pėr tė hedhur dritė edhe mbi piktorin zagorit Dhimo Dhima qė paska arritur tė zgjidhet deri nė Akademionė e Arteve tė Parizit e kam dėgjuar se deri von, mjediset e Bashkisė sė Athinės, ishin zbukuruar me pikturat e tij. Kėtė mund ta bėnte mė mirė piktori tjetėr i merituar zagorit, Ksenofon Dilo. E gjithė kjo panoramė modeste, do tė ishte e mangėt pa pėrmendur atė armatė mėsuesish e pedagogėsh me kontribute jo tė vogla pedagogjike kryq e tėrthor Shqipėrisė. Qė nga "Mėsuesi i Popullit" Ilia Dilo Sheperi, "Mėsuesit e Merituar" Stefan Bita, Stefan Bulo e Alqi Jani, dhjetra e dhjetra tė tjerė zagoritė, njė jetė tė tėrė, kanė punuar si mėsimdhėnės qė nga Veriu e nė jug tė Shqipėrisė. Kujtoj me tė vjetrit, Andrea Kostandin Micin, Vasil Deēkėn, Qirjako Papulin, Koli Kistaren, Seve Ngjelen. Me respekt mėsuesin tim tė parė, Jorgo Saqillarin qė mė mėsoi a-nė e b-nė, e po kėshtu, tė respektuarit e mi tė veēantė Vangjel Kason, Andon Golemin, Thimjo Pecin, Trifon Dushin, Evjen Perin e shumė e shumė tė tjerė, para e pas meje.
Zagoria ka meritat e veta edhe nė ndėrtimin e kishės Autoqefale Shqiptare me Stathi Kondin e veēanėrisht me Dhespotin e Hoshtevės, siē shkruan Spiro Gjika: At Eftimiu ka shėrbyer nė administratėn mė tė lartė tė kishės Korēė, Durrės etj. "Ky burrė ėshtė diamanti i diamanteve pėr tė gjithė shqiptarėt",ėshtė shprehur pėr Fan Nolin. Ndėrkohė kemi inxhinierė tė zot nė fushėn e ndėrtimeve si Harito Koso, Kiēo Haxhi, Dhimitėr
Dervishi, Andon Pango etj;arqitektė si , nė farmaceatikė si Viktor dervishi, Napoleon Semi etj, etj.
***
Kjo panoramė e shpejtė do ishte e cunguar pa pėrmendur ata burra, mendimtarė e luftėtarė, tregtarė tė zot, poliglotė e intelektualė klasi, mbaruar nė Evropė, bredhat e lartė tė ajkės zagoritė, tė etikuar si armiq tė klasės, tė harruar e tė persekutuar, tė sekuestruar tė dėnuar e nėpėrkėmbur jo vetėm si pėrsona, por edhe si familje e farefis. Dilejtė, Haritejtė, Garulet, Nikajt.. e pa dyshim Aristidh Rucin Spiro Ballon, Sokrat Dervishin, Jani Dilon, Vangjel Leshon pėr tė mos pėrmendur kulakėt "e nderuar" Rako Pina, M. Nika, Th. Haxhi e Foto Puleshi qė mė sė paku ishin njerėz punėtorė e tė ndershėm por "fatkeqė" se pak mė tė pasur se tė tjerėt.
Intelekti ėshtė medalioni mė i ndritshėm i zagoritėve. Nuk e teproj tė them se krahasimisht me numrin e vogėl tė popullsisė, Zagoria zė vendin e parė nė Repuplikė, jo vetėm pėr njerėzit me shkollė tė lartė por, siē thamė pėr kontribute intelektuale nė rang kombėtar.
***
Kėtė medalion s'ka pėrse t'ia varim nė qafė vetėm vendlindjes. Nuk ėshtė si cilėsia e tokės qė, fjala vjen, rriten pemė apo zarzavate tė mira. Ėshtė lufta pėr ekzistencė, pėr tejkalimin e atyre kushteve tepėr tė rėnda pėr tė jetuar nė Zagorie, ėshtė vullneti dhe aftėsia e njeriut zagorit pėr tė dalė nga ato gryka e qafa tė egra nė vende mė tė buta pėr tė jetuar, ėshtė dhe tradita e kurbetit qė ka rrezatuar kulturė dhe dashuri pėr dijen. Asnjė laborator, kabinet, katedėr a universitet s'ka patur atje, por zagoriti, i kalitur e buzėplasur, i ėshtė qepur tė pėrpjetės thikė tė dijes e kulturės duke bėrė sakrifica tė shumta.
Mbaj mend Kristian Bukuroshin me gjysėm dore ngiste parmendėn e punonte me bel e natėn studjonte me vullnet tė pashoq. E profesor Bukuroshi arriti tė drejtonte katedrėn e fizikės nė universitet e tė drejtonte me kompetencė e korrektesė prej shkencėtari insitutin e studimeve Matematike. Dhe sot rreth 70 vjeēar, punon si profesor nė universitetin e Torontos nė kanada; Kėshtu intelektualė si Kleanthi Zoto apo Viktor Dervishi (pamvarėsisht nga fate tė ndryshme) e kėshtu tė gjithė ata zagoritė qė bėjnė ferk nė sektorin e tyre. Kur u nisa unė pėr shkollė nėna mė tha dy porosi: "Tė kem kujdes tė mos ftohem dhe tė gjitha vajzat t'i dua si motra". Por pėr mėsime, s'po mė thua gjė?, i thashė… "Jo, tha, atė ti e di vetė", ndėrsa babai: "Po tė mos mbarosh universitetin, mos u kthe i gjallė nė fshat"… Unė u ktheva i gjallė dhe pas fakultetit e pas njė viti pasuniversitar, u mėrzita shumė kur njė sekretar partie S.K. nuk mė la tė mbaroja dhe juridikun "Ik, ore, mė tha me tė qeshur ne s'kemi asnjė, ti dashke tre?!" Neise… intelektual nuk tė bėjnė as pesė shkolla tė larta, por aftėsia pėr tė fituar nga libri… dhe libri ka qenė dhe ėshtė sheshit…
Por,
Edhe nė kėtė dukuri pozitive, le tė jemi mė realistė dhe, meqė bėjmė fjalė pėr vlera nė rang kombėtar, duhet tė pranojmė qė ka pak talente e pak krijues tė mirėfilltrė; ka plot poetė, fjala vjen, por shumė pak poezi, ka libra e botime e tekste deri tė nivelit universitar e akademik (natyrisht nė kushtet shqiptare), por shumė pak zbulime e risi me vlera kombėtare tė qėndrueshme e afatgjata, tė krahasueshme me mė tė mirat e llojit tė vet. Unė, duke i respektuar tė gjithė, nuk sugjestionohem nga profesorė e doktorė kushdo qofshin ata dhe kam mendimin se, shkenca jonė, kultura, gjuha, letėrsia, arti, kritika, psikologjia historia…, ka nevojė pėr plugime tė thella. Nė shumicėn e botimeve tė derivonshme, kemi tė bėjmė me pershtatje,adaptime nga tekste te huaja me plot moēalishte ideologjike dhe antiartistike. Nga zagoritet e mi p.sh, nuk kam parė asnjė punim serioz qė t'i kundėrvihet, fjala vjen, Realizmit socialist, si njė metodė krijuese plotėsisht e idealogjizuar dhe antiartistike tashmė, katerciperisht e vėrtetuar si metoda mė e dėshtuar nė letėrsinė botėrore,madje dikush ka njė jetė tė tėrė qė nderohet e paguhet duke u rėne trumbetave tė vlerave tė RS; ose, nuk kam parė asnjė historian me sy kritik qė t'i kundėrvihet historisė sonė, tė mbushur tej e mbanė, jo vetėm me ideologjinė leninisto-enveriste, por edhe rėndshėm tė falsifikuar. Titujt dhe nderet, kolltuqet nė sferat e dijes e tė kulturės, nuk mund tė kenė status nderi, pa sensin kritik dhe dyshimin e aq mė tepėr s'mund tė tė ndihmojnė gjatė tė ecėsh pėr inerci. Nė kėto fusha ēdo "majė" e arritur, tė nesėrmen s'ėshtė "majė". I them kėto sepse kudo jemi tepėr tė vonuar, sepse kemi njė eufori tepėr tė dukshme pėr t'i fryrė gjėrat e tė krijohet pėrshtypja se pa kontributin e zagoritėve nuk do tė kishim as gjuhėsi, as letėrsi, as gazetari, mjekėsi, arėsim, gjykatė apo guzhinė turistike. Ndaj mua mė bėhet zemra mal kur dėgjoj pėr talente tė reja, fjala vjen, pėr regjisoret e talentuar (Londo, Zheji, Vasi) apo pėr Rovena Dilon, qė me zėrin e saj pretendon trofe tė reja nė muzikėn shqiptare, apo (thjesht pėr ilustrim), pėr Spiro Deden qė si drejtor i "Albinit" (tashmė jashtė politikės) ka kontribute tė ēmuara nė fushėn e botimeve, apo pėr Apostol Pangon qė po merret edhe me botimin e enciklopedive zonale..Sidoqoftė qilizma pėr tė gjetur vlerat e vėrteta ,drenazhime tė thella pėr tė kulluar moēalishtet aktuale nė ēdo fushė,nuk ka.Ēdo vonesė ėshtė me pasoja,ndėrsa ēdo harresė e ndėrgjegjėshme nga ata qė mbijetojnė pėr inerci,ėshtė katastrofike.
***
Nuk e marr plotėsisht tė vėrtetė thėnien e Ernesto Sobatos se "njė komb matet me njerėzit e tij tė shquar". Po tė ishte kėshtu Shqipėria e Kosova do tė rreshtoheshin midis vendeve tė zhvilluara tė Evropės e Zagoria, patjetėr, do ish njė oaz i mrekullueshėm zvicerian diku nė cep tė Gjenevės…, por jemi fundi. Shqipėria ka mbetur provinca mė e prapambetur e Evropės, ndėrkohė qė historia jonė ėshtė e mbushur me tullumbace e mburrje se u paskemi dhėnė tė tjerėve perandorė e kryeministra, gjeneralė e vezirė tė mėdhenj… e s'na pėlqen tė themi se shumica e tyre, s'kanė dashur tė bėjnė asgjė pėr Shqipėrinė e jo rrallė e kanė harruar, nėnvleftėsuar duke fshirė nga kujtesa edhe genin e vendlindjes. Kjo, jo vetėm pėr faj tė tyre. Pėr njė bimė tė shėndetshme s'ka rėndėsi vetėm geni por, kryesisht toka dhe elementėt e tjerė qė i duhen pėr tė lulėzuar e dhėnė fruta. Fara, edhe elitare tė jetė, humbet nėse bie nė shkreti. Tek ne dimrat janė tė ashpėr dhe era e egėr e ato, farat elite gjithmonė janė sulmuar nga farat bastarde, tė huaja dhe "Made in Alb.Turko-sllavo-komunist"…
***
Karakteristikat e zagoritit shpesh marrin pėrmasat e absurdit, si ndjenja e punės deri nė kafshėri, menēuria dhe ēmenduria, tė vėrtetat dhe gėnjeshtrat, mikpritja dhe mosmikpritja, besa dhe pabesia, ndershmėria dhe pandershmėria. Krenaria historike, (pėrse?), kryelartėsia (pėrse?) pėr tė mos thėnė mburrjet, shpesh mgrihen nė karakter… nė karakterin mbrujtur me sllogane sepse malet tona.., klima…, ujėt e ftohtė… patriotizmi… zagoria jonė e kuqe… Dhe njėkohėsisht ikim totalisht prej saj. E, pėrgjithėsisht, ikja ėshtė bėrė kaq akute dhe e domosdoshme sa njeriou ēan male e dete e rrezikon edhe me jetėn e tij e tė fėmijėve.. Rastet s'janė mė raste dhe dukuria s'ėshtė mė zagorite, por mbarėkombėtare. Dhjetra herė kam takuar nė Greqi djem e vajza (dhe zagorite) qė kishim udhėtuar grykė mė grykė e mal mė mal, 15-20 ditė mė kėmbė drejt Athinės, qė tabani i kėmbėve u ishte nxirė e bėrė me flluska gjaku..e kur i pyet .., tė kėputin shpirtin e, pa njė pa dy tė thonė: po atje s'ka punė, vėlla, s'ka dritė, s'ka ujė dhe askush nuk e ēan kokėn pėr ne…
Kjo ėshtė akuzė qė penalizon atdhera e vendlindje tė paqena.
Sepse s’mund tė ketė atdhe e vendjindje,pa qėnie,pa kushtet minimale tė ekzistencės.
***
Krijoni Kontakt