
Postuar mė parė nga
Jorgo Telo
PO E SHPALL VOTĖN TIME
BOLL KAM DURUAR!
(Opinion nga Jorgo S. Telo)
Ja, dhe
10, 9, 8
.3,2,1 dite e netė na ndajnė nga e diela e shenjtė e zgjedhjeve dhe fushata e tejmbushur me lajme, mitingje, artikuj gazetash,fjalime, ulėrima,fėrshėllima, flamuj, banderola, vallėzim ngjyrash e flamurka e parrulla soje soje, do marrė fund.
Zėra dhe ngjyra. Tė gjitha bojrat, pa asnjė pėrjshtim, tė tetė notat tingėllorė
Spote, Foto madhėsish nga mė befasueset. Ne foto ata
kokat e partive dhe kandidatėt pėr deputetė. Nė spote shifra dhe premtime
E ku gjen ushqim me dietetik pėr shpirtrat njerėzorė?!
Qytetarė, apo tė mbėrritur nga rrethinat, nė rolin e turmės butake a urtake (merre si ta marrėsh), ecin a rendin herė para, herė prapa e rrallė pėrbri ndonjė figure kryesore. Mė zelltarėt e mitingjeve, mė tė panginjurit pėr fjalime, pėr lajme, pėr tė dalė para kamerave tė shumta, pse jo edhe pėr tu bashkuar nė korin e kėngėve pllakateske, i sheh ballėpėrballė tribunės sė stolisur mosditi
! Ēdo mjedis jashtė a brenda gufmohet gradualisht nga kėngė tė posaēme me doza tė qarta thirrėse joshėse brenda mesazhit thelbėsor. Kėsi kėngėsh , qė, shyqyr Zotit deri tani vetėm dy kanė mundur tė tiganisen si tė tilla, duket se po synojnė tė zėvendėsojnė serbes- serbes edhe hymnin kombėtar. Ato inerpretohen nga kėngėtarė tė ngjizur bukur pas idealeve pėrkitėse partiake
Po ēahen e po ndahen tė shkretė/at artistė/e. Po ēahen altoparlantėt e kush pyet pėr veshėt e turmės. Ku mund tė gjejnė rast mė tė mirė?(Po i tėrbon paraja
!)
Ėshtė e dyta herė qė po e ndiej veten mitingash. Ulur nė bordurat anash sheshit kryesor rri e dėgjoj kėngė nga mė tė ndryshmet.
Do dhe njė orė tė fillojė, - mė pėshpėrit njė i sėrės sime pėrbri. Kush? e pyes me patėkeq. Mitingu, mo, pse kot ke ardhur ti kėtu. Unė erdha, siē vij gjithmonė. Por jo posaēėrisht pėr miting. Po mė zuri hera prane mitingut, ulem dhe e ndjek ēfarė thuhet e nuk thuhet, se nuk ka lezet tė jem moskokėēarės para se te hedh votėn time. Ulem pėr tu ēlodhur te kėto bordurat e stadiumit, se kėtu nuk gjen vend tjetėr pėr tu prehur sadopak. Me sebep dėgjoj dhe kėngė.
Tjetri tund kryet si me pėrtesė.
Se nga mbijnė si prej dheut qindra flamurmbajtės e tu mbush sheshi cep mė cep..!Mbushet sheshi e vrapon Jehona e kėngės pllakateste, duke u pėrcjellė deri nė faqet e malit e pėrqark kėshtjellės. Para, e pas ēdo mitingu dėgjojmė dhjetra kėngė ritmesh e gjuhėsh tė ndryshme, porse njė kėngė isopolifonike, sipas trevės ku jemi unė tok me turmėn kureshtare, nuk ma kap veshi, madje as edhe njė kėngė qytetare nga tė kėngėtarėve tė mirėnjohur qė njihen edhe si bilbila tė kėtyre trevave, nuk po ma kėnaq shpirtin e etur. Mos, vallė e kanė fajin veshėt e mi defektozė?!Ashtu nė pritje e ēlodhje njėkohėsisht, shoh se si njerėzit lėvizin si me ngut e pėrtesė pėrzier tok Shtohet zhaurima e pėrgjithėshme. Mė e tendosur ėshtė gurguleja brenda e pėrreth tribunės, ku vetėm pakėz mė kap syri nga pozicioni fillestar, ku jam ulur. Pamje qė nuk i shquaj mirė. Zėrat, kėngėt e zhurmat dalin nga altoparlantėt e fuqishėm, sa i dėgjon dhe ime shoqe nė shtėpi, (siē mė shpjegon kur kthehem) Nuk e dalloj tė plotė tribunėn,se njė rresht tė rinjsh indiferentė qėndrojnė si gardh midis nesh, disa pleqve, tė ulur nė bordurė dhe sheshit e tribunės. Mundem ti dalloj disa gojėtarė prej llojit tė zėrit e mesazheve qė pėrcellin. Si ti dėgjosh, si tė mos i dėgjosh e njėjta gjė, se ekranet e gazetat kėto japin ditė pėr ditė
Na u bėnė bozė
si gjellė e pėrsėritur dhe e ndenjur
Kulmi arrihet kur vinė kandidatėt pėr baballarė e mamaka tė kombit. Prita tė dy herėt edhe kur u shfaq kandidati pėr deputet i qendrės sė djathtė edhe Ai i qendrės sė majtė. Kur oratori flet tok me zhurmėrimin asgjė nuk merr vesh dhe e kundėrta, kur flet, pasi kalon dallga e ovacioneve tė insektuara mjeshtėrisht. E habitshe! Edhe emrin e personit e dėgjoj tė brohoritet vetėm nga njė tufė e pėrqendruar dhe e komanduar zėrash, se sheshi duket komplet i ftohtė. Vetėkuptohet kameramanėt e shumtė i kanė porositė se si e sa tė merrnin nga kėto tubime qė marrin trajtėn e mitingut masiv. Ne pleqtė sngrihemi dot tė shohim diēka mė tepėr, se kemi edhe merakun e disa qeskave me sende qė na i lėnė pėr ruajtje ata qė sulen pranė tribunės.
Kur krijohet ndonjė pezullti e zgjatur, mendohem
Ato ēaste kujtova, se sa dola nga shtėpia, njė i pafuqishėm , si puna ime, mu afrua e mė tha: Dėgjova se te sheshi ka miting. Atje po shkon? Buzėqesha hidhur dhe ia ktheva shpejt e shpejt: Po zotrote pse po rri kėtu me filxhan tė kafes nė dorė? Ai pėrvijoi qeshjen e plotė e pasoi: E ēti zė nė gojė zgjedhjet? Pak zgjedhje kemi kaluar gjer tani?
E kuptova ku e kish merakun. Ndala ecjen dhe i fola disi qetė: Ta kam thėnė dhe unė: ne kemi nevojė qė pas zgjedhjeve tė shohim e tė prekim zgjidhjen e problemeve qė ka vendi e ne si popull
Por, tė qėndroj kaq indiferent si zotrote, nuk ma pranon kultura qė kam.
Ai pėrforcoi:
Kur ska zgjidhje sa i si lypset, kot bėjmė zgjedhje me tėrė kėto salltanete
e shpenzime. Nai kursejnė ne ne pension a ndihme e vardha paraja ne kėto mitingje e bukurane pa anė e fund
Po nuk kuptoj, se sivjet mė tepėr po xhamalisin prijsit e partive se sa ata qė pėrgjėrohen pėr njėēikė deputetllėk. Sepse po na ngjajnė si tė dehur, kur kalojnė midis turmės e kur pėrfundojnė nė tribunat e rėnduara nga suita e thirrmėtarėve e pankartambajtėsve. Me bukura qė bėjnė e qė po ja kalojnė dhe ish Komandantit shpirtėror
e ke vėnė re? Ja, tek po ta them u: kapin ndonjė foshnjė kopshtare bukuroshe dhe,,,hop e rrėmbejnė nė krah dhe e puthin me atė dashurinė e nėnės parti, qė po na sjell gjithė tė mirat e kėsaj bote
Kur nisin e flasin pastaj
nė garė kush tė mburret mė shumė, kush tė gėnjejė mė shumė, kush tė premtojė ēuditė e mrekullitė qė na presin
Kur pėrparon e gjithė bota, do ecim dhe ne ndopak, se nuk do bėhemi pėr tė qeshur. Do na rrėmbejė parpara vala e pėrparimit botėror
Po vemi avash avash 20 vjet demokraci
Ai, si tė jetė kurdisur, nuk pushon sė ligjėruari. E le nė qejfin e tij e vijoj rrugėn.
Vetėm duke ecur trotuarit dėgjon nga me tė ndryshmet biseda. Gjithandej analiza, pikėpyetje, piēuditėse bien si gjethe bliri mbi pllakat dekorative.
Nuk e pėrmbaj dot durimin dhe i them fqinjit qė kisha lėnė nė qejfin e vet.
- Epo mua nuk mė durohet mė. Do ta shpall qysh sot votėn time. Le ta marrin vesh tė gjithė. Nuk mė zė ligji mua.
- Pa, hė pėr kė do ta japesh? hap sy e veshė kureshtari.
- Do ta shpall, posi: Ja, po e hedh pėr atė parti qė bėn mė pak zhurmė e mė shumė punė. Po e taks pėr ate grupim qė mė lajkaton mė pak, pėr atė individ qė mė gėnjen mė pak. Po e lėshoj hapur votėn time pėr ate force politike qė mė mashtron mė pak.
- Ke tė drejtė!
Marr kuraje e shtoj:
Boll po dėgjojmė e durojmė. Na u bė televizori raxhim. Tė keqen, o Bigbrother ku je, se po stresohemi me pahir nga llafazanėritė marroke, nga sharjet e kėrcėnimet. Edhe oreksi, per tė ngrėnė vaktet, na ka ikur.Boll kemi duruar edhe kur skemi pasur drita apo ujė; boll po e durojmė pluhurin e pisllėqet nėpėr rrugė e trotuare, pse jo edhe pėrpara pallatit e brenda tij. Boll po bėhemi kaq tė urtė me kėto pensione xhuxhmaxhuxhe e qesharake, kur na zė veshi edhe sa marrin pensionistėt e botės rreth nesh. Njė pensionist mė i thjeshtė andaj, thonė se merr sa merr pagatori mė i bėshėm kėto. Punė me mend janė kėto? Ka tallje mė tė madhe me njeriun e gjorė? Premto njėri ,premto, tjetri. Kemi muaj qė janė vėnė nė garė kush do premtojė mė tepėr, kush do mashtrojė mė tepėr. Na buzėqeshin, na shtrėngojnė edhe puthin dorėn tani e pastaj na varin teneqenė
He, de, a nuk bėra mirė qė e shpalla votėn time qysh sot? Nuk e mbaj dot mė. Po jap votėn pėr atė qė mė streson mė pak. More vesh? Mora, thuaj! Hajt, njatjeta!
Krijoni Kontakt