
Postuar mė parė nga
EDilo
PO SHKRUAJ KETU ME POSHTE NE VAZHDEN E RREFIMEVE QE KA NISUR ZOTNI JORGUA DHE UNE NJE RREFENJE NGA E KALUARA JO SHUME E LARGET, RREFENJE QE KA NDODHUR NE FSHATRAT TONA , E QE MUA MA KA RREFYER DJALI I ATEHERSHEM , TANI BURRE:
JA SE SI E PESOI I GJORI GOMAR
Kryetari i keshillit te fshatit, ne ate fshat te larget, rrethuar me male te larte, ku bora me bardhesine e saj kish sjelle dhe ftohtesine, qe te hynte ne palce, duke u jargavitur me gjuhen jashte te kapur nder dhembe, po mundohej te nxirrte jashte nga kasollja gomarin , te vetmen kafshe shtepiake qe u lejohej te mbanin "armiqte e popullit", ne ate fshat... Gomari i shkrete, mundohej te rezistonte te mos delte nga kasollja e tij , po kryetari, i beshem , koke madh e jargavan, doli fitues mbi te... I takonte te fitonte se bente punen e partise, e godiste me lufte klasore dhe kafshet e "armiqeve te popullit"! Dikur njesoj kish vepruar me gomarin e shkrete dhe shoku i kryetarit, sekretari i keshillit, kur gomari kish shkelur ne "bar me zot", ishte duke kullotur ne livadhe- prone e kooperatives....E sekretari , me nje kolle kronike qe degjohej e dallonte kur kalonte ne rruge , duke e share e duke i uleritur e kish vene perpara ta conte ne mes te fshatit , prane zyres se keshillit ta diskretitonte gomarin e shkrete....E gjeti belaja te kafshen e gjore...; po titullaret kishin te drejte.... ; gomari pse kish pranuar te shitej e te jetonte ne shtepine e "armiqve te popullit"? Kryetari doli pra fitimtar e pastaj , duke fshire jarget e djerset nga lodhja e madhe me ata syte qe njeri sidomos i shtremberohej nga inati , po urdheronte te tjeret te nxirrnin jashte zairene ,(barin e thate) . Djali i shtepise, jo me shume se trembedhjete vjec po kthehej nga shkolla; gezimi i brendshem qe kish ne vetvete , sikur ju shua kur pa kete skene. Gezonte se kish marre nja dy nota te mira ne mesime , e plot gezim shkonte ne shtepi , te gezonte Nenen e gjore qe e kish mbuluar zia. U kish vdekur i Ati, jo shume dite me pare, dhe djali vocerralk, ishte akoma me ato ndjenja tmerri te ndarjes me Babane e tij , qe e donte aq shume dhe ishte aq i lidhur me te. Kujtonte vuajtjet dhe renkimet e tij aty buze vatres , me nje batanie kraheve,(shpetuar per fat nga sekuestrimi e grabitjet e fundit), vuajtje keto sa nga semundja aq dhe nga lufta e pa meshire qe u bente qeveria dhe veglat qorre te "parise" ne fshat. Kujtonte si ndihmoi vellezerit dhe kusherinjte te hapnin varrin me thonj , e ne te, te futnin Babane....., kujtonte e c'nuk kujtonte..... , kujtonte dhe kengen per prijesin e partise e "udheheqesin e dashur" te popullit qe pergjegjesi i kultures kish hapur qendren e zerit kur kortezhi i pakte i perbere nga familjaret kryesisht dhe pak nga miqte e shumte qe nuk ju tremben asaj diktature te tmerreshme , me arkivolin e Babait te tij mbi supe kalonin rrugeve te fshatit per ne vorreza . Autopalantet bucisnin :
....... kjo eshte shpata qe u rri te koka/ gjithe armiqve qe ka bota/....
Koha e madhe e partise me bemat e saj cudiberese te rrenqetheshme e satanike.Hedh shikimin nga shtepia ne krye te fshatit , ku oxhaku si me pertese nxirrte tymin ....si duket dhe zjarri e ndiente qe i mungonte i zoti i shtepise!Afrohet prane kasolles dhe shikon c'po ndodhte ; gomari aty jashte ne te ftohte sa pa djalin ju afrua dhe me nje shikim lutes dukej sikur kerkonte ndihme prej tij. Djali perkedheli gomarin dhe i foli Nenes se tij , per te ardhe e te shohe se c'po ndodh me gomarin e gjore dhe kasollen e tij. Nena e alarmuar del jashte, nga pas i vinte dhe vajza e vogel jo me shume se nente vjece , duke qare. Nena mbuluar ne te zeza, i drejtohet kryetarit kapadai , qe ishte i kenaqur qe kish dale fitimtar mbi gomarin e gjore. " More kryetar, c'kin me ne , nuk u ngopet e s'u kenaqet me ato qe bete keto dite zie per ne, por po vazhdoni akoma? Jam dhe moter deshmoresh , e keshtu u udhezojne te veproni? Ndaj e derdhen gjakun vellezerit e mi qe te vuaj une?" Degjo i thote kryetari, :" vellezerit mos i permend, se jane tanet, ti nuk i ke me gje, perderisa u martove tek reaksionaret, u martove tek ata qe nuk duan partine". Turp te kini u thote Nena e gjore me dy femijet e vegjel qe e rrethonin duke qare, e turp sidomos ti mor kryetar, qe ajo familje te ndihmoje te beheshe dhe mesues , e te pergatiste , per provimet e vjeshtes . Armiq populli jeni ju qe beni keto cudira , jo ne qe vec te mirave te liga nuk dime te bejme.
"Ky eshte si Lutua qe mesuam ne shkolle i tha djali Nenes . Nena e pa ne driten e syrit e trembur. Po me keq se Lutua perserit djali: dhente e dhite na i kane marre, tani dhe kasollen e gomarit. Mos fol i tha Nena ; keta dhe me femije hakmerren. Ajo mblodhi rreth vetes dy femijet e sebashku me kafshen e pa fajeshme , u larguan per shtepi, duke marre me vete tronditjen e madhe te shkaktuar nga te pa zemertit, nga te pa fete, nga bashibozuket, luftetaret e zellshem te partise. Kryetari edhe pse ishte shume ftohte, duke fshire e terhequr qurrat , fershellente pak lehte, e lehte, se kish triumfuar, e kasollen e gomarit te gjore "reaksionar", do ta kthenin ne mence te kooperatives.... Kaluan vite dhe djali duke shfletuar shenimet e vegjelise , gjeti gjurmet e ketij shkrimi dhe keto vargje bashke me te:
Dite pa diell, nate e gjate
Krimba qe zvarriten ne llum e balte
Poshtersine e quajne virtut
Ndaj nuk skuqen e s'kane turp
Kepushe qe thithin gjak shqipetari
Brumbuj qe hane bajga gomari
Sakrilegjet i kryejne me deshire
Stervitur nga nje satan - vampmir...
Vargjet vazhdojne te shkruara here me pene e here me laps, nga nje dore feminore, here tjeter do ti shkruaj te plota ... Mos u trondita? Me falni ! Eshte copez jete nga feminija e nje djali.
Krijoni Kontakt