Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Ernesto Sabato

    Ernesto Sabato ka lindur ne 24 Qershor 1911 ne Rojas, Argjentine. Ka marr titullin “Doktor” ne shkencat fiziko-matematike, ne Universitetin e La Plata-s. Ne vitin 1938, Shoqata per Progresin e Shkencave, e kryesuar nga Prof. Dr. Bernardo Houssay, i akordon bursen e vitit si kandidati me i mire i vitit per te punuar ne institutin “Curie” te Parisit. Karrieren e shkencave fiziko-matematike e zhvilloi nderkohe qe shkruante dhe pikturonte. Ne Paris lidhet me grupin surrealist. Ne 1939, me fillimin e luftes, shkon ne Cambridge, ku ralizon nje punim mbi relativitetin, te botuar ne revisten “Physical Review”. Me pas kthehet ne La Plata, ku jep mesime ne degen e relativitetit dhe ne mekaniken kuantike, ne Institutin e Fizikes te Universitetit, ku kishte kryer studimet. Pas dy vjetesh e braktis pergjithmone aktivitetin e tij shkencor, per t’iu perkushtuar i teri letersise dhe piktures.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga libri i tij “Tuneli”, botuar ne 1948. Libri eshte botuar dhe perkthyer edhe ne shqip nga Mira Meksi.

    Ishte nje pritje e pafund. Nuk di sa kohe kaloi neper oret e botes, nga ajo koha e paemert dhe e gjithesishme e oreve, qe nuk do t’ia dije per ndjenjat tona, per fatin tone, per lindjen a gremisjen e nje dashurie, per pritjen e nje vdekjeje. Por nga koha ime qe nje sasi e pafund dhe e koklavitur, plot me ndodhi dhe me kthime prapa, nje lume i erret dhe here -here i rrembyeshem, here-here cuditerisht i paqte dhe, pothuaj, nje det i palevizshem dhe i perhershem, kur Maria dhe une ishim perballe njeri-tjetrit, duke u veshtruar si te ngrire; pastaj ai kthehej prap ne nje lume te rrembyeshem qe na zvarriste koheve te femijerise si ne enderr, dhe e shihja si fluturonte çmendurazi me kalin e saj, me leshtra qe ia merrte era dhe syte e perndezur, ndersa veten time e shihja ne fshatin tim ne jug, ne dhomen time prej te semuri, me fytyren ngjitur pas xhamit te dritares, duke veshtruar edhe une deboren me sy te perndezur. Ishte njelloj sikur te dy te kishim jetuar neper shtigje a tunele paralele, pa ditur se shkonim krahperkrah, si shpirtra te ngjashem ne kohe te ngjashme, per t’u takuar ne fund te ketyre shtigjeve, perpara nje skene qe une kisha pikturuar, si nje çeles qe mund ta perdorte vetem ajo, si nje lloj njoftimi te fshehte se une ndodhesha atje dhe se shtigjet ishin bashkuar, me ne fund, dhe ora e takimit kishte mberritur...

    Ora e takimit kishte mberritur! Por, a ishin puqur vetet shigjet tona dhe a qene bashkuar shpirtrat tane? Ç’enderr marroke paskesh qene e gjithe kjo! Jo, shtigjet vazhdonin te ishin paralele, ndonjese tanime muri qe i ndante ishte prej xhami dhe une arrija ta shikoja Marien si nje figure te heshtur dhe te paprekshme…Jo, as ky mur nuk ishe perhere keshtu: hera-here kthehej ne nje mur prej guri te zi, dhe atehere une nuk e dija se c’ndodhte ne anen tjeter, se ç’ndodhte me te ne keto grimca kohe anonime, ç’gjera te çuditshme benin vaki; deri me shkonte mendja se, ato çaste, fytyra e saj nderronte, se nje feçke pertallese e shtremberonte dhe se kishte, ndoshta, shkembime te zgerdhirash me nje tjeter feçke dhe se e gjithe historia e shtigjeve ishte nje shpikje qesharake, apo thjesht nja bindja ime dhe se, sidoqofte, ekzistonte nje tunel i vetem, i erret dhe vetmitar, tuneli neper te cilin kishte rrjedhur femijeria dhe rinia ime, e gjithe jeta ime. Dhe, nga nje copez e tejdukshme e murit prej guri, une kisha pare kete vajze dhe kisha menduar se edhe ajo vinte nga nje tjeter tunel paralel me timin, nderkohe qe, ne te vertete, ajo i perkiste botes se madhe, botes pa kufi te atyre qe nuk jetojne neper tunele; dhe ndoshta i qe afruar nga kersheria njeres prej dritareve te mia te çuditshme dhe i kishte zene syri spektaklin e vetmise sime pa shpetim, ose e kishte terhequr gjuha memece, çelesi i piktures sime dhe atehere ndersa une beja perpara gjithmone brenda tunelit tim, ajo jetonte jashte jeten e saj te natyrshme, jeten e rremujshme te njerezve qe jetojne perjashta, ate jeten e çuditshme dhe absurde, ku ka vallezime dhe festa dhe gezim dhe mendjelehtesi. Dhe, nganjehere, qellonte qe, kur une kaloja perpara njeres prej dritareve te mia, ajo ishte duke me pritur e pagoje dhe plot ankth (Perse me priste? Dhe perse e pagoje dhe plot ankth?); porse nganjehere ndodhte qe ajo te mos vinte ne kohe, apo e harronte kete qenien e mjere te mbyllur dhe atehere une, me fytyren e ngjeshur pas murit prej xhami, e shikoja larg tek buzeqeshte apo vallezonte shkujdesurazi, ose, ç’ishte me e keqja, nuk ma zinte syri gjekundi dhe e perfytyroja ne vende te paarritshme apo te felliqura. Dhe atehere e ndjeja se fati im ishte perfundesisht me i vetmuar se sa e kisha perfytyruar.

    Pjese te tjera te librit mund t'i gjeni ne keto lidhje:

    http://www.albasoul.com/modules.php?...rticle&sid=134

    http://www.albasoul.com/modules.php?...rticle&sid=179

    http://www.albasoul.com/modules.php?...rticle&sid=269
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Jam tepėr krenar pėr ēfarė unė kam prej shqiptari

    Jam tepėr krenar pėr ēfarė unė kam prej shqiptari

    » Dėrguar mė: 12/09/2010 - 13:32

    JULIA CONSTENLA

    Biografinė e Ernesto Sįbatos duhet ta fillojmė nga Kalabria, prej nga erdhėn (nė Argjentinė) prindėrit e tij, aty nga fundi i shekullit XIX. Si shumė tė tjerė tė ardhur rishtas, nga ai rajon, edhe ata u futėn nė jetėn e njė vendi i cili u ofronte njerėzve me vullnet tė mirė mundėsi tė mėdha pune. Udhėtimi i parė i Franēesko Sįbatos, babait tė Ernestos, qe nxitur nga i vėllai i vet mė i madh, Pedroja. Me tė mbėrritur, ai filloi punė nė shtrimin e rrugėve me kalldrėm dhe nė veprat e rrjetit tė tubacioneve pėr tė frenuar pėrrenjtė qė pėrmbytnin qytetin e Buenos Airesit. Ishte pjesėtar i njė ndėrmarrjeje tė vogėl familjare e cila punonte pėr llogari tė tė tretėve. “Tė afėrmit e vet e shfrytėzonin aq shumė, sa u prish me ta dhe nuk i zinte mė nė gojė - tregon Ernestoja. - Im at ishte njė burrė me taban dhe i fjalės. Nuk dinte ta dridhte kurrė.”
    Nė fund tė shekullit XIX ishte tepėr i shpeshtė ai tranzit fshatarėsh e argatėsh qė mbėrrinin nė Rio de la Plata pėr tė punuar dhe pėr tė bėrė para, me tė cilat do tė ndihmonin, pastaj, ekonomikisht familjarėt e tyre qė ndodheshin nė Itali. Tė tjerė shpresonin tė arrinin tė blenin njė banesė tė thjeshtė, duke pėrmirėsuar kėshtu jetėn e tyre tė vėshtirė.
    Franēesko Sįbatoja mbėrriti nė Buenos Aires nė bordin e anijes Italie, si pasagjer i klasės sė tretė. Sigurisht do tė ketė ndarė me udhėtarė tė tjerė atė mbresė tė zakonshme qė provonin tė gjithė ata qė kapėrcenin Atllantikun atėherė. Dukja nė horizont e Shkėmbit tė Gjibraltarit ishte pragu qė tregonte hyrjen e njė bote tjetėr. Pėr ata qė linin Evropėn nė atė kohė, ai katanį i errėt ishte fundi i universit tė njohur prej tyre. Me tė kapėrcyer atė masė gjigande strralli pėrballė Spanjės, do t’u duhej, pėr javė tė tėra, tė pėrballeshin me oqeanin para se t’u zinte kėmba nė terra incognita. Tej horizontit tė pafund i priste Bota e Re, pothuaj e pakapshme, bashkė me ėndrrat e tyre dhe frikėn pėr tė papriturat.
    Disa bij emigrantėsh, midis tyre edhe Ernesto Sįbatoja, kanė lėnė pėrshkrime prekėse pėr pasigurinė dhe vetminė e madhe tė atyre ikjeve. Ato shėnime na kanė bėrė tė imagjinojmė vuajtjen, coptimin e zemrės, tė atyre qė ndaheshin pėr jetė nga njerėzit dhe vendi i tyre. Do tė mbeteshin shkret, pa gėzimet, pa dhimbjet qė patėn nė jetė. Nė ato ēaste lamtumire, nė sytė e prindit mbetej e ngrirė fytyra pikėlluese e birit qė e shihte pėr tė fundit herė, mbetej melankolia e gruas sė mjerė qė nuk do tė ishte kurrė mė nėn mbrojtjen e tij tė endėrruar. Dhe nė mendjen e atyre qė pėrcillnin ngelej shtangia nga frika e njeriut tė pėrvuajtur qė ikte larg pėr t’u ndeshur me njerėz tė panjohur, me fjalė tė pakuptueshme, me njė faqe tė pafund historie, ende tė pashkruar, histori e cila, sa tė mbėrrinte, do tė fillonte me emrin e tij tė ndryshuar.

    Njė shprehje thotė se meksikanėt rrjedhin prej actekėve, peruanėt prej inkėve dhe argjentinasit prej anijeve.

    “Kėtu (Argjentinė) nuk pati qytetėrime tė lashta indigjenėsh, si nė Peru apo nė Meksikė - pohon Sįbatoja. - Argjentina qe ngritur mbi pampėn, njė metaforė asgjėje. Shikoni kėtė qytet: kėtu mbėrritėn miliona emigrantė nė pak dekada. Qyteti i kaloi dyqind mijė banorė nė fund tė shekullit XIX, kėsaj monstre tė kohės. Askush nuk mund tė jetojė pa atdhe, pa njė tokė nė tė cilėn tė ngulet, tė cilėn e dashuron. Emigrantėt kishin nevojė urgjente pėr atdhe, pėr atė gjė solide, tė ngjitur pėr shpirti, pas tė cilės do tė lidheshin fort. Dhe nė atė perėndim tė shekullit XIX, mbėrritėn nė keto dhera tėrė baltė turma njerėzish tė kėputur nga varfėria, prej fshatrave italiane, spanjolle, polake, ruse, gjermane, libaneze... Vinin me guximin qė tė jep shpresa. Shumica gjeti njė tjetėr lloj mjerimi, mjerimin e zi tė vetmisė. Kishin lėnė nėnat, tė dashurat, vėllezėrit. Si tė mos lindte tangoja e famshme pėr kėtė shkak?

    MIDIS SHKRONJAVE DHE GJAKUT

    Nė njė fragment nga Apologji dhe refuzim Sįbatoja jep mendimet e veta mbi atdheun:
    I mbėshtetur tek muri i Kostaneras, me shpinė nga lumi i madh pranė, nė ndonjė buzėmbrėmje vere, rri e kundroj siluetėn e kėtij pėrbindshi tė frikshėm, kėtij Buenos Airesi tė shqetėsuar dhe gjigand, tė butė dhe tė ashpėr, tė urryer dhe tė dashur. Dhe, duke e parė pyes veten se ēfarė jemi, ēfarė ndodh me ne, ku shkojmė. Pyetje qė bėhen edhe mė tė ankthshme kėto ditė qė bien gjethe e rizojnė shira tė ftohtė. Dhe nė kėtė mėrzi shiu, ne tė gjithė jemi tė trembur, zemrat tona nuk rrahin me tė njėjtin ritėm, ndryshe nga ē’ndodh me njė komb qė lufton pėr lirinė e vet, qė vuan brengėn e vet kolektive apo jeton lavdinė e vet tė zakonshme. Dhe atėherė, e pyes pėrsėri veten pėr kuptimin e ekzistencės tonė, pėr fatet e tė gjithėve ne qė jetojmė dhe vuajmė kėtu. Sepse, edhe pse nė ēdo cep tė Tokės jeta ėshtė mistershėm kontradiktore, tė duket se kėtu kjo gjė dėshirohet e kėrkohet ethshėm, ndoshta nga cilėsia e emigracionit dhe larmisė qė na karakterizon. Dhe tashmė duket se askush nuk do tė dijė se cila ėshtė e vėrteta dhe mbi ē’parime duhet ta ndėrtojmė atdheun tonė.

    Nė shkurt tė 1980, gazeta La Vanguardia e Barcelonės i paraqiti Sįbatos Pyetsorin Proust, bazuar nė pyetjet e autorit tė Nė kėrkim tė kohės sė humbur, pė t’u pėrgjigjur me shkrim nė njė album. Pyetjes se ku dėshironte tė jetonte, ky bir emigrantėsh kalabrezė iu pėrgjigj:

    Aty ku jetoj, nė tokėn time. Ashtu siē ėshtė, e pafatė, me tė meta, ėshtė imja. Sepse, aty kam lindur, aty kam qenė fėmijė, aty kam pasur iluzione, aty kam pasur ėndrra pėr tė ndryshuar botėn, aty kam dashur, aty kam vuajtur. Sepse, ajo tokė na mėkoi jo vetėm gėzimet dhe virtytet e saj, por, mbi tė gjitha, edhe brengat e pasiguritė e saj.

    Ajo lidhje u kėput pėr Franēeskon dhe Xhiovaninan para se tė agonte shekulli i XX. Dhe mbrapa mbetėn ėndrrat qė patėn, dėshirat pėr tė ndryshuar botėn dhe lidhjet e forta familjare. Mbase, me duart e tyre puntore nuk e kishin prekur dot kurrė lumturinė e vėrtetė, mbase, atje nė Kalabri, lumturia pėr ta qe vetėm e ashpėr, e vrazhdė dhe tepėr e shkurtėr, por pikėrisht atje mėsuan ē’ishte drita, aroma, shija, tingujt dhe tėrė misteret e fėmijėrisė.
    Franēesko Sįbatoja kishte lindur nė brigjet e detit Tirren, ndėrsa e shoqja, Xhiovana Ferraro, nė San Martino di Finita, njė fshat nė Apenine, nė rajonin Paola, ku katėrqind vjet mė parė qe strehuar si refugjat njė komunitet shqiptar, i cili kishte ruajtur me xhelozi gjuhėn dhe zakonet e veta.
    Edhe sot e kėsaj dite, banorėt e atyre krahinave janė aq shqiptarė sa ē’janė edhe italianė. Ernesto Toēi, stėrgjyshja e tė cilit ishte kushėrira e parė e gjyshes nga nėna e Ernesto Sįbatos, ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė mirė tė rrėnjėve kulturore tė komunitetit shqiptar. Pėr tė treguar forcėn shpirtėrore tė atij populli vital, ai tregon historinė e njė profesori shqiptar tė lindur nė Kalabri, fėmijėt e tė cilit flisnin shumė mirė shqip, italisht, anglisht dhe frėngjisht. Aty nga fundi i viteve gjashtėdhjetė (shekullit XX) profesori jetonte nė Paris ku jepte kurse tė gjuhės dhe letėrsisė italiane. Njė mbrėmje, kur u kthye nga universiteti, dėgjoi qė bijtė e tij bisedonin frėngjisht me njėri-tjetrin. Atėherė, mblodhi familjen dhe duke treguar derėn e shtėpisė tha:
    “Kjo derė mbyllet jo vetėm pėr tė mos hyrė qentė dhe furtunat, por edhe pėr tė mos dalė prej kėtej ajo ēka na pėrket vetėm neve. Nėn kėtė ēati do tė flitet vetėm gjuha jonė shqipe. Kurrė mos harroni se jemi shqiptarė”.
    Profesor Toēi ka hulumtuar historitė e disa banorėve tė San Martino di Finita-s, midis tyre edhe tė Ferrarėve, paraardhėsve tė nėnės sė Ernesto Sįbatos, dhe sot pėrpiqet tė rimėkėmbė artezaninė qė po zhduket.
    “Kam organizuar kurse pėr tė pėrhapur teknikėn e hershme tė tjerrjes - tregon Toēi pa e fshehur krenarinė e vet. - Disa shtresa tė pajės sė nuses stėrgjyshėrit tanė i bėnin duke tjerrė fije gjineshtre, bimė e egėr qė rritet nė krahinėn tonė. Tani, kjo zotėsi ka humbur. Po ashtu ėshtė zhdukur krimbi i mėndafshit: filli i mėndafshit qė prodhohej kėtu eksportohej nė qytetet e lulėzuara tė Lukės, Venecias dhe Firences”.
    Ka mundėsi qė edhe Xhiovana Ferraro tė ketė endur ndonjė ēull me fije gjineshtre nė pajėn e saj. Kjo grua fine, e fliste nė mėnyrė tė pėrsosur shqipen, tė vetmen gjuhė qė kishte mėsuar nė fshat qysh nė fėmijėri. Por nė Argjentinė, ku duhet tė quhej jo Xhiovana po Juana, me kohė nuk e foli dot mė. I ati i Sįbatos, pėrkundrazi, ishte njė fshatar i kalabrez, i varfėr nga ekonomia dhe edukimi, qė nuk dinte gjė pėr paraardhėsit dhe origjinėn e tij ēifute.

    Nė njė intervistė tė botuar nė njė revistė nė Kalabri, para tridhjetė vjetėsh, Sįbatoja thotė:

    “Jam tepėr krenar pėr ēfarė unė kam prej shqiptari. Gjithmonė mė ėshtė dukur e habitshme qė njė bir italiani, si unė, tė ketė tė tillė vetėdije pėr vdekjen”.
    Tek Abaddón, el exterminador, romani i tretė i tij, Sįbatoja tregon se, kur ai vetė ndodhej nė Paris, kėrkonte njė gramatikė tė shqipes. Shpesh pėr tė pėrligjur temperamentin e vet, Sįbatoja pėrmend fjalėt e Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire) pėr popullin shqiptar:

    “Energji mbinjerėzore dhe prirje pėr vetėvrasje. Duket gjė e papajtueshme? Sipas meje, kjo ėshtė karakteristikė rrace”.

    INAT I VJETĖR


    Thuhet se fisi nga nėna i donja Huanės, rrjedhur nga njė degė e tė famshmes familje Kavalkanti, kur martoi gjyshen e Sįbatos, i dha njė goxha pajė, tė cilėn burri i saj shqiptar e shleu nė pak kohė.
    Kishte qenė njė burrė gazmor, i dhėnė pas verės dhe femrave - thotė pėr tė Sįbatoja. - Ime mė thoshte se ia kishte nxirė jetėn gjyshes time, gjė pėr tė cilėn nėna ime kurrė nuk e fali.”
    Pėr donja Huanėn nėna e saj kishte qenė njė grua model dhe ajo gjithmonė e kishte qortuar stėrgjyshen e Sįbatos, pse nuk u kishte bėrė ballė presioneve tė njė xhaxhai tė vet. Ky prift ishte kujdestar i fėmijėve tė Markezit tė San Martinos dhe, me sa duket, kishte ushtruar influencėn e vet pėr t’u bėrė ajo martesė. Nga madhėshtia kavalkante kishte ngelur vetėm njė unazė me inicialet MS qė Maria Sanmarko, stėrgjyshja e Ernestos, e martuar me Kavalkantin, e mbajti derisa vdiq. Donja Huana ia dha kėtė unazė tė ēmuar Matildės, gruas sė Sįbatos, sepse inicialet e kėsaj, ēuditėrisht, pėrputheshin me ato tė unazės. Kjo e fundit e ruan edhe sot e kėsaj dite kėtė unazė dhe ka vendosur t’ia lėrė si trashėgim tė mbesės, Marina Sįbato, vajza e madhe e Horhes (bir i Sįbatos).
    “Gjyshja ime vdiq kur ime mė ishte tetė vjeēe - thotė Sįbatoja. - Mbase pėr kėtė e mori shumė zėt tė atin. Ishte njė inat qė nė njė farė mėnyre e hodhi edhe mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ne, fėmijėve, si pa dashje, na mėsoi ca fjalė nga gjuha e fėmijėrisė sė saj. Unė di pėr shembull se bukė do tė thotė pan, verė do tė thotė vino, bir - hijo etj. Mė vjen keq qė nuk e mėsova dot kėtė gjuhė, sepse shqiptarėt dhe historia e tyre nė Itali mė kanė magjepsur.”
    Shqiptarėt nuk vinin me qėllim pushtimi dhe qėndruan pėrfundimisht. Sįbatoja dyshon se Ferraro, mbiemri i tij nga nėna, nuk ishte origjinal. “Shumė shqiptarė qenė tė detyruar tė merrnin mbiemra italianė. Emri origjinal i familjes sė nėnės time ėshtė Papic.”
    Toēi, pėrkundrazi, ka tjetėr mendim. “Papic, tė cilin ne e shkruajmė Päpic, nuk ėshtė mbiemėr shqiptar - thotė ai. - Kėtu ėshtė fjala pėr njė farė nofke pėrēmuese qė, nė tė vėrtetė, ėshtė njė mėnyrė me tė cilėn akoma ėshtė zakon ta quajnė njė degė tė Ferrarėve, degė qė nuk ėshtė ajo e familjes sė nėnės sė Ernesto Sįbatos. Kjo nofkė ka ekzistuar kėtu e tre breza, por aktualisht ka filluar tė humbasė. Nofkat trashėgohen, mbi tė gjitha, kur bazohen mbi karakteristikat e pamjes fizike apo mbi zanatin e atyre qė u pėrkasin.”
    Shekuj mė parė, nė Apeninet kalabreze ngriheshin katunde ku strehoheshin grupe njerėzish fatkeq e tė pėrndjekur. Vendoseshin nė maja, pothuaj, tė papushtueshme pėr t’u mbrojtur prej banditėve tė cilėt kontrollonin njė brez tė gjerė pyjesh. Nė bregdet nguleshin ēifutėt si Sįbatot, origjina ebraike e tė cilėve humbet nė mjegullat e kohės. Ata mund tė jenė edhe pjesė e kolonėve qė erdhėn nga Palestina gjatė Perandorisė Romake. Prej tyre, ata qė u bėnė besnikė tė Kishės Valdense, mė vonė, u vendosėn pranė kėtyre majave. Njė komunitet i ardhur nga veriu u vendos nė shėrbim tė njė baroni tė krahinės dhe themeloi mė 1315 Guardia Piemonteze, fshat i cili me vite u fortifikua duke u rrethuar me mure.
    Banorėve tė kėsaj qendre tė fortifikuar, mė 3 qershor 1561, Markés de Spineli, zot i Fuskaldos, u ngriti njė kurth dhe i masakroi. Ai e bėri kėtė nga dėshira e ethshme qė kishte pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet dhe tregėtitė e veta me klerin e Romės. Kjo ndodhi nė momentin kur valdensėt - tė cilėt deri atėherė ishin besnikė tė njė kulti tė thjeshtė dhe pothuaj tė fshehtė -, nėpėrmjet predikatorėve, qenė njohur me mėsimet e Luterit dhe qenė nxitur prej tyre. Atėherė, edhe ata vendosėn tė hiqnin dorė nga feja e tyre e veēuar dhe tė deklaronin pranimin e Kishės Valdense. Edhe sot e kėsaj dite, kush viziton atė zonė ėshtė i ftuar tė nderojė viktimat e asj pusie nė portėn e murit rrethues tė qytezės, qė njihet si Porta e Gjakut.
    Huana Ferraro nė rrėfimet e saj, tė cilat ia mori e reja Matildė dhe i hodhi nė ditarin e vet, kujtonte bashkėfshatarėt e saj tė Guardia Piemontezes dhe zakonet e tyre interesante. “Ditėn zbrisnin poshtė pėr tė punuar arat dhe pėr tė mbledhur gėshtenja - tregon Matilda. - Por, me t’u errur ktheheshin nė fshat dhe mbyllnin portėn e murit. Nė kujtimet e donja Huanės kishte fjalė tė pakuptueshme, sigurisht, qenė shprehje idiomatike tė ndonjė dialekti tė Piemontes qė u ruajtėn shekuj pas mėrgimit.”
    Fuskladoja, ku lindi i ati i Sįbatos, ėshtė fshati i parė nė jug tė Guardia Piemontezes, nja njėqind e nėntėdhjetė metra mbi nivelin e detit. Nga sheshi qėndror, i rrethuar prej njė shkalle tė madhe dhe njė parmaku me gurė tė latuar, mund tė shikosh detin. Fshati mbėshtetet nė njė brinjė mali. Atje, jo vetėm duket se ėshtė e mundur, por edhe e lehtė, bile e kėndshme, tė shkosh pėr tė gjetur rrėnjėt e familjes Sįbato. Pragjykimet e pėrhapura pėr praninė e mafias dhe egėrsinė e vendit zhbėhen pėrpara ngrohtėsisė sė banorėve dhe bukurisė sė peisazhit.

    *) Nga libri biografik i autores “SABATO, EL HOMBRE una biografia”

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Ndahet nga jeta shkrimtari i madh Ernesto Sabato

    BUENOS AJRES- Shkrimtari argjentinas, Ernesto Sabato vdiq nė moshėn 99-vjeēare nė shtėpinė e tij nė Santos Lugares, provinca e Buenos Ajresit, njoftoi sot pėr median bashkėshortja e tij, Elvira Gonzalez Fraga.
    "Dy javė mė parė ai mori njė bronkit dhe nė moshėn e tij kjo ishte fatale", deklaroi Gonzalez Fraga duke konfirmuar vdekjen e atij qė konsiderohej si shkrimtari mė i madh argjentinas ende gjallė. Autori i "Tuneli" (1948), "Heronj dhe varre" (1961), etj, do mbushte 100 vjeē mė 24 qershor.

    Me prejardhje nga Kalabria e Italisė, i cilėsuar si i barazvlefshėm me Borges, Marquez, Cortazar, Sabato
    tregonte me krenari se nė studion e tij kishte njė gravurė veneciane te heroit tė madh tė shqiptarėve Gjergj Kastriot Skėnderbeut.
    Sabato ka vizituar Shqipėrinė nė mes tė prillit tė vitit 1996, ku deklaroi se ”Jam shumė i emocionuar qė ndodhem kėtu sepse njė e katėrta e gjakut tim ėshtė shqiptar".

    Disa vite mė parė qeveria e Argjentinės i dorėzoi shkrimtarit Ernesto Sabato fitues i ēmimit Servantes tė letėrsisė nė 1984 (ēmimi mė i madh i letėrsisė spanjolle), 320.000 dollarė pėr krijimin e njė muzeu, i cili do tė mbante emrin e tij . Shtėpia e shkrimtarit mė origjinė shqiptare nė Santo Lugares, shumė shpejt do tė quhej shtėpia Muze Sabato.

    (m.a/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,303

    Pėr: Ernesto Sabato

    112 vjet nga lindja e shkrimtarit arbėresh, Ernesto Sabato

    Sįbato ka lindur nė Rojas, provincia de Buenos Aires nė Argjentinė mė 24 qershor, 1911. Nėna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga njė familje arbėreshe e Italisė, ndėrsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njėmbėdhjetė fėmijė, tė gjithė djem. Ernesto ishte fėmija i dhjetė i familjes Sįbato. Ditėn qė lindi, vėllau mė i madh vdiq dhe e ėma e pagėzoi Ernesto sipas vėllait tė tij.[1]

    Ai kreu shkollėn e mesme mė 1928 dhe u regjistrua nė Universidad de La Plata, ku studioi fizikė dhe matematikė. Nė vitin 1930 ai iu bashkua partisė komuniste dhe nė atė kohė takoi Matilde Kusminsky Richter, qė atėherė ishte shtatėmbėdhjetė vjeē. Tė dy lanė familjet dhe studimet dhe filluan tė jetojnė bashkė. Ernesto pėrdorte njė emėr konspirativ dhe ishte mjaft aktiv nė parti. Nė vitin 1933 ai u bė sekretar i Rinisė Komuniste, por po fillonte tė zhgėnjehej me partinė dhe kishte dyshime. Mė 1934 ishte dėrguar si delegat nė Bruksel nė Kongresin kundėr fashizmit dhe luftės, prej aty duhej tė udhėtonte pėr Moskė pėr njė periudhė ‘spastrimi’. Nė Bruksel Ernesto kuptoi natyrėn e vėrtetė tė partisė komuniste dhe iku nė Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kėrkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon tė shkruajė romanin e tij tė parė.

    Nė vitin 1935 ai kthehet nė Argjentinė ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet nė Universidad de La Plata. Nė vitin 1938 doktoron nė fizikė dhe fiton bursė pėr tė hulumtuar rrezatimin atomic nė Laboratorin Curie nė Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnė me tė. Gjatė qėndrimit nė Francė ai vazhdon tė shkruajė dhe tė pikturojė. Mė 1939 bursa iu transferua pėr Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet nė Argjentinė dhe fillon tė ligjėrojė matematikė dhe fizikė nė Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistės Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe tė dy bėhen miq. Mė 1941 fillon tė shkruajė pėr gazetėn La Nacion.

    Nė vitin 1943 ai kalon njė “krizė ekzistenciale” dhe vendos tė lėrė shkencėn dhe t’i pėrkushtohet krejtėsisht vetėm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorėheqje nga univeristeti dhe bashkė me familjen zhvendoset nė male (Provincia de Cordoba). Fillon tė shkruajė dhe shpejt pėrfundon librin Njėshi dhe gjithėsia, qė u botua mė 1945. Nė kėtė libėr Sįbato haptas mohon shkencėn dhe racionalen. Fiton ēmime dhe nderime pėr kėtė libėr.

    Roman i tij i parė Tuneli botohet mė 1948. Mė 1951 botohet libri tjetėr Njerėz dhe dhėmbėzorė, me refleksione pėr paratė, arsyen dhe kalueshmėrinė e kohės. Njė studim pėr konceptet e botės dhe jetės moderne duke filluar nga Renesansa. Nė vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, qė ėshtė definuar si fjalor i njeriut nė krizė. Mė 1955 bėhet drejtor i gazetės Mundo Argentino. Nė kėtė kohė Argjentina ishte nė trazira politike. Mė 1956 botohen dy librat mė kontraverse tė Sįbatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetėr e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).

    Nė vitin 1961 boton romanin e tij tė dytė Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtė dhe varrezat), njė studim psikologjik i njeriut i thurur me idetė filozofike tė botuara mė parė nė librat e tij me ese. Kapitullin Raport pėr tė verbėrit shumė studiues e quajnė kryevepėr tė letėrsisė botėrore.

    Nė vitin 1971 fillon tė shkruajė pėr gazetėn La Opinion. Nė vitin 1973 boton romanin e tretė Abaddón, el exterminador (Abadon, engjėlli i shkatėrrimit), njė libėr pėr vizionin apokaliptik tė botės moderne dhe pėr triumfin e tė keqės.

    Nė vitin 1977 Italia i akordon ēmimin “Medicci”, ndėrsa mė 1978, nė Spanjė e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

    Mė 1984 presidenti i Argjentinės Raśl Alfonsķn e emėron kryetar tė Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombėtar pėr Personat e Zhdukur), komision qė ka hulumtuar rastet e personave tė zhdukur gjatė diktaturės ushtarake nė Argjentinė. Libri Nunca Mįs (Kurrė mė) nė tė cilin jepen dėshmitė e atyre qė shpėtuan dhe tė dėshmitarėve tė zhdukjes dhe vrasjes sė mėse njėzetmijė njerėzve, ėshtė botuar si rezultat i hulumtimit tė kėtyre tragjedive.

    Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep ēmimin Gabriel Mistral, ndėrsa mbreti i Spanjės, Huan Karlos, e dekoron me ēmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapė nga Italia mė 1985 me Urdhrin pėr Merita dhe mė 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francės e dekoron me gradėn Komandant i Legjionit tė Nderit. Ka marrė gradėn “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjė, Universidad de Rosario, Argjentinė, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Universitą degli Studi di Torino, Itali Mė 1995 nė Shqipėri merr titullin Ismail Kadare, tė ndarė nga fondacioni Velija. Vdiq nė shtėpinė e tij nė Argjentinė, mė 30 prill 2011 nė moshėn 99 vjeēare.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/112-v...rnesto-sabato/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,303

    Pėr: Ernesto Sabato

    Ernesto Sabato kur iu nda ēmimi “Kadare” nė Shqipėri: Ky ishte mė i madh se ēmimi Nobel

    “Jam kthyer nga Shqipėria ku u nderova me Ēmimin Kadare. Isha i dėrrmuar, por shkova atje pėr tė respektuar atė vend tė varfėr e heroik, i cili e jepte pėr herė parė pėr mua atė ēmim.

    Nė qytetin e Tiranės m’u bėnė nderimet mė emocionuese nė jetėn time. Ky popull i vuajtur nga njė tirani e egėr, ku ende duken gjurmėt e diktaturės: fytyra tė prishura nga heqkeqja, bunkerė tė pėrzishėm, me tė cilėt diktatori kishte mbushur vendin, mė priti si njė mbrojtės, si njė mbret, si birin e saj tė dashur.

    Nė dorėzimin e kėtij Ēmimi pati kėngė dhe valle qė s’do t’i harroj kurrė. Shkrimtari shqiptar, Visar Zhiti, mė dorėzoi njė urnė me dhé qė e kishte sjellė nga vendlindja e nėnės sime. Ai mė tregoi njė fletore qė e kishte mbajtur fshehur nė burg; me ca germa tė vockla kishte kopjuar njė tekst nga Kamy dhe fragmentin “Djalosh i dashur dhe i largėt” nga libri im «Engjėlli i skėterrės». Me lot nė sy, mė tha se pėr shumė vjet qė kishte qėndruar si i burgosur politik nė qelitė e errėta, ēdo ditė lexonte kėto faqe, fshehtas, qė tė mund tė rezistonte. U trondita dhe u mallėngjeva njėherazi, qė me fjalėt e mia i paskėsha shėrbyer atij heroi nga tė shumtėt tė tillė qė banojnė nė atė vend, sot pėrsėri nė luftė.

    Tė nesėrmen na pėrcollėn me muzikė e me lule; pata aq shumė emocione sa nė korridoret e aeroportit tė Vjenės mė ra tė fiktė. Elvira vrapoi tė gjente njė mjek dhe vetėm pas disa orėsh mundėm tė niseshim pėr nė Madrid.

    Jam kthyer pėrsėri nė shtėpi dhe mendoj pėr ato qė pashė nė atė tokė tė tė parėve tė mi, njė popull qė vjen nga vuajtje e nėnshtrim pėr dekada tė tėra; dhe nuk do t’i harroj kurrė ato nėna qė kanė parė bijtė e tyre tė vdesin nė mėnyrat mė barbare e, megjithatė, vazhdojnė tė jenė aq shpirtmėdha. Nė vetminė e dhomės sime, zemėrpėrvėluar nga vdekja e Horhes, po pyes veten se cili Zot fshihet pas vuajtjes.”

    – ERNESTO SĮBATO (pjesė nga libri i tij “Pėrpara fundit”)

    Mė 30 prill 2011 u nda nga jeta Ernesto Sįbato (24 qershor 1911 – 30 prill 2011) shkrimtari dhe eseisti argjentinas me prejardhje arbėreshe. Pėr veprėn e tij letrare ėshtė nderuar me shumė ēmime kombėtare e ndėrkombėtare, midis tė cilėve me ēmimin Romani mė i Mirė i Huaj, nė Paris (1976) pėr romanin “Ėngjėlli i skėterrės” dhe Ēmimin Migel Servantes (1984). Nė vitin 1995 u ftua tė vinte nė Shqipėri, ku iu dha ēmimi Kadare dhe u nderua me titullin Nderi i Kombit, pėr tė cilin, i entuziazmuar, u shpreh se pėr tė ky ishte mė i madh se ēmimi Nobel.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/ernes...cmimi-nobel-4/

Tema tė Ngjashme

  1. ADIO Vebi Velija
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:14
  2. Ernesto "Che" Guevara
    Nga Teddy nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:47
  3. Ernesto Che Guevara
    Nga CheGuevara nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-03-2008, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •