TIRANE (1 Tetor)
Rikthehet trafiku i klandestineve nga Shqiperia drejt brigjeve italiane. Policia e shtetit fqinj ka mundur te bllokoje nje gomone me 12 klandestine ne bord ne brigjet e Brindizit. Nje helikopter ka mundur te dalloje gomonen mengjesin e te shtunes edhe pse deti ishte shume i trazuar. Me pas motovedetat e Rojes italiane te Finances kane shoqeruar gomonen deri ne brigje ne vendin e quajtur le Cesine.
Polica ka arrestuar 4 shqiptare te cilet jane Valmir Braka nga Fieri, Esmeralda Kaci nga Lushnja, Platon Bregu, dhe Bledar Ymeri. Sipas policise italiane keta te katert jane organizatore te trafikut klandestin. Kuestura e Brindizit, permes nje komunikate ka bere te ditur gjithashtu se te gjithe klandestinet ne bordin e gomones ndodhen ne nje qender pritjeje ne Brindizi, ne pritje te riatdhesimit per ne Shqiperi. em/em(NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt