Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fioton kete vite superligen?

Votues
64. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Elbasani

    24 37.50%
  • Dinamo

    4 6.25%
  • Tirana

    9 14.06%
  • Partizani

    11 17.19%
  • Besa

    3 4.69%
  • Teuta

    4 6.25%
  • Vllaznia

    8 12.50%
  • apo ndonje ekip tjeter

    3 4.69%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 63 prej 65 FillimFillim ... 13536162636465 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 647
  1. #621
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Urime Elbasanit.
    Dalshi faqebardhe ne Champions League.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    urime kampioneve

    me ne fund u dorezuan te gjithe dhe elbasani eshte me plot gojen kampion ju ftojme ne festen tone qe fillon ne tirane kete te shtune dhe ne festen e madhe qe do te behet ne elbasan ne javen e findit kunder shkumbinit. dhe shoqata e tifozeve verdhe e blu falenderon per mbeshtetjen e tyre duke ardhur ne elbasan per te bere tifozllik per elbasanin tifozet e ketyre ekipeve:
    VLLAZNISE , LUSHNJES , SHKUMBINIT , SKENDERBEUT, DHE TEUTES. QE NA KANE MBESHTETUR NE TE GJITHE TAKIMET QE KA ZHVILLUAR EKIPI I ELBASANIT . DHE I FTOJME NE FESTEN TONE NE ELBASAN . NJE FALENDERIM SPECIAL PER TIFOZERINE E SKENDERBEUT TE KORCES .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Arthur : 01-05-2006 mė 12:08

  3. #623
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Besnik Dizdari: Kultura dhe historia e tronditur e Kampionatit tė Shqipėrisė

    Marre nga TemA, 2 Maj 2006
    I.

    Gjithmonė kam dėshirė ta quaj me emrin e tij tė vėrtetė: Kampionati Kombėtar i Shqipėrisė. Sepse aspak nuk mė tėrheq emėrtimi “Superligė”. Nuk na shkon. Jo vetėm nga ana gjuhėsore - dy fjalė tė huaja tė shtėrnguara njera mbi tjetrėn – por sepse kjo “super” nė gjithė jetėn shqiptare asesi nuk mendoj se ka vend pėr tė gjetur pėrdorim. Askund nuk jemi “super”. As nė ekonomi, as nė futboll, as nė politikė, as nė kulturė, as nė qytet, as nė fshat, as nė kampionat, as nė rrugė, as nė jetė. Ky ėshtė thjesht Kampionati Kombėtar i Shqipėrisė, i cili edhe pse me kėsi uljesh e ngritjesh, ka njė meritė tė madhe sepse pėrfaqėson njė nga kėnaqėsitė mė tė vjetra tė jetės kulturore e*shpirtėrore nė Shqipėri.

    E pra?…*



    Vonė, tepėr vonė…



    Papritmas, tė shtunėn qė shkoi, 180 minuta para mbarimit, Kampionati i 67-tė Zyrtar i Shqipėrisė mori njė seriozitet thuajse dramatik. Dhe pėr njė fat po dramatik, ai nuk zgjidhi asgjė, ose zgjidhi shumė pak. Zgjidhi ate qė e kishte zgjidhur tash sa javė: rėnien apo lamtumirėn dinjitoze tė KS Lushnjės mbas plot 10 vjetėve, qysh nga 1996, nga Liga e parė.

    Kampionati nuk ia dha kėnaqėsinė KS Elbasanit ta quante veten Kampione tė Shqipėrisė dy javė para mbarimit. Ndonėse thuajse ia dha, teksa mendon se skuadrės sė Elbasanit i duhet vetėm edhe 1 pikė pėr tė qenė mbas 22 vjetėve*mbretėresha e futbollit shqiptar. Kampionati nuk i blatoi SK Tiranės kėnaqėsinė e sigurimit para kohe tė vendit tė dytė, ndonėse, tė paktėn teorikisht, ende ėshtė nė luftė pėr titullin; dhe as Partizanit nuk ia blatoi ate tė sigurimit para kohe tė vendit tė tretė, ndonėse, tė paktėn teorikisht, ai ėshtė ende nė garė pėr vendin e dytė!*Kampionati nuk i dha as kėnaqėsinė e vogėl skuadrės sė Durrėsit - mbas fitores me SK Tiranėn mbrenda nė Tiranė -*tė rrėmbimit tė tri pikėve tė ēmueshme skuadrės sė Peqinit mbrenda nė Durrės pėr tė rilindur nė ēastin e fundit. Kampionati nuk pati mėshirė as me Skenderbeun e Korēės, tė cilit i krijoj njė humbje fatale nė fushėn e vet, 0-2 me Besėn e gozhduar nė vendin e pestė, duke e bėrė skuadrėn korēare po aq papritmas, kandidate pėr ta lėshuar mbas vetėm njė viti Ligėn e parė, nė tė cilėn me aq mund sapo qe rikthyer dhe tė cilėn prej javėsh dukej se e kishte siguruar edhe pėr stinėn e ardhshme. Kampionati i dha Shkumbinit tė Peqinit kėnaqėsinė e ngjitjes*sė tij pėr herė tė parė mbas bukur 34 javėsh nė vendin e 7-tė, duke u ndjerė jo pak i sigurtė pėr tė qėndruar pėr tė 12-tin vit me rradhė midis skuadrave tė Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė. Kampionati i dha edhe njė herė kėnaqėsinė e nderit skuadrės simpatike tė Lushnjės, e cila me barazimin 0-0 me kampionen ende nė fuqi, ate tė Sportklub Tiranės, mu nė ēastin e lamtumirės u rrit tejet nė sytė e gjithėve.

    Kėshtu, ky Kampionat 2005-2006, i sulmuar si asnjeri prej tė 67-tėve tė deritashėm, krejt papritmas dhuroi ndoshta javėn mė tė ndershme tė tij. Askush nuk lėshoi pé, ose mė mirė me thanė, askush nuk pati mundėsinė pėr tė lėshuar. Nuk mund tė lėshonte Partizani teksa*rrezikonte vendin e tretė, ndonėse ende lufton pėr tė dytin. Nuk mund tė lėshonte Dinamo kur ende ėshtė edhe ajo nė vallen e tre mundėsive “tė dyta”. Nuk mund tė lėshonin asesi Shkumbini, Teuta apo dhe Skenderbeu pėr shkaqe qė dihen. Mund tė lėshonte KS Lushnja, por ka gjithė kėto javė qė i frikėson tė gjithė! Nuk ka logjikė pėr tė lėshuar Vllaznia, ndonėse pėrpara mendimit pėr Kupėn qė nuk e ka fituar qysh mė 1987, asaj nuk i bėn pėrshtypje vendi i 6-tė apo i 5-tė. Dhe u pa qė nuk ka lėshuar pé as Besa e Kavajės, e cila nė tanėsi ka zhvilluar njė kampionat plot ambicje, ndonėse tash 21 javė nuk e lėshon vendin e pestė. Dhe shkatėrroi pa mėshirė nė shtėpinė e tij, Skenderbeun e Korēės me tė cilin sapo kishin ardhur sė bashku, tė kapur dorė pėr dorė, nė Ligėn 1.

    Ēfarė do tė ndodhė?

    Njė barazim i KS Elbasanit nė Tiranė, e shpall ate ashtu si dhe 22 vjet mė parė kampione nė Stadiumet e Tiranės. Njė fitore e kampionėve e lė gjithēka pezull pėr 90 minutat e fundit. Njė humbje e SK Tiranės, apo dhe njė barazim, dhe fitore tė rrufeshme tė Partizanit nė Shkodėr dhe tė Dinamos me skuadrėn korēare nė Tiranė, e pėrplas*Sportklubin nė vendin e katėrt. Ndėrkaq, nė fund aventura e vijės sizmike Peqinė-Korēė-Durrės ėshtė e paparashikueshme. Ndeshjet janė Shkumbini – KS Lushnja, Besa – Teuta, Dinamo – Skenderbeu. Dhe mbas njė jave, Partizani – SK Tirana, KS Elbasani – Shkumbini, Teuta – Dinamo apo Skenderbeu – Vllaznia.

    E shihni qė ky Kampionat i ēuditshėm ka prirje tė fillojė pikėrisht kur po mbaron, nė dy javėt e fundit. Eshtė vonė, tepėr vonė. Eshtė njė zgjim prej njė letargjie tė gjatė, e prishur pėrherė vetėm prej 19 fitoreve bindėse tė skuadrės elbasanase, qė sidoqė tė vijnė punėt, ta do mendja se ėshtė kampione e re e Shqipėrisė. Nė njė kohė qė gjithnjė papritmas, dhe jodrejtpėrdrejt, edhe ai vetė mund tė luajė role nė garėn e ashpėr tė treshes kryeqytetase pėr njė vend nė Evropė si dhe nė garėn e tri skuadrave tė cilat do tė luftojnė pėr shpėtim nė kėto 180 minuta, ndėr mė tė kujtueshmet e*historisė sė tyre.

    Java 34, qė dha vetėm 7 gola, 5 skuadra qė nuk shėnuan, vetėm 1 fitore vendasish ndėr 5 ndeshje, ėshtė paralajmėrimi i fortė pėr*pak bukuri, pėr pak aromė nė ēastin e fundit.

    Nuk ėshtė keq as kjo, ndonėse tejet e pamjaftueshme. Sepse ėshtė vonė, tepėr vonė…*



    Lindja e historisė sė lėshimeve



    Asnjėherė nė historinė e Shqipėrisė si kėsaj rradhe nuk ėshtė infektuar jehona e Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė me idetė “regresive” tė lėnies sė ndeshjeve, tė dorėzimit para kohe tė rezultatit se sa kėsaj here. Asnjėherė si kėto javėt e fundit nė historinė e Shqipėrisė nuk ėshtė folur dhe komentuar me kaq vrull e pa argumente dhe fakte “juridikė” pėr lėnie rezultatesh se sa kėsaj here. U bė tema e ēdo jave. Deri aty sa lindi njė mėnyrė gazetarije e paparė, ose mė qartė, lindi njė pyetje tejet*“e sinqertė” qė nuk ishte parė ndonjėherė ndėr ne: qė trajneri, presidenti i klubit, futbollisti rastisi disa herė tė pyetej: “A mos do ta lėshoni ndeshjen?”.

    Ajo qė mbeti pa u thėnė, pa u zbuluar, pa u hetuar ishte kjo tjetra, qė nė tė vėrtetė ėshtė mė kryesorja: kėto ndeshje dhe rezultate tė lėna, a shiten pėr paré, pėr pushtet futbollistik, apo pėr miqėsi e fqinjėsi? Kjo jo vetėm nuk u zbulua, por as nuk duket se po pėrpiqet dikush ta zbulojė.

    Mė 27 maj 2003 nė faqet e kėsaj gazete, ėshtė botuar shkrimi me titull “15 vjet rezultate tė "paracaktuara" nė Kampionatin e Shqipėrisė!” Sot mund t’iu kujtojmė se asgjė nuk pėrbėn risi, pra gjithēka ėshtė shfaqje e njė sėmundjeje tė vjetėr shqiptare. Dhe mendoj se e gjithė pėrpjekja pėr ta paraqitur ndodhinė e lėshimeve si risi tė vitit 2006, apo si diēka e paparė, nuk ėshtė e vėrtetė. Kam pėrshtypjen se gjithēka vjen ngaqė mbas pesė vjetėve, qysh nga Vllaznia 2001, titulli po del nga kryeqyteti ”konservator”. Dhe sa herė ka ndodhur kjo, pra qė nuk ka fituar kryeqyteti, shtypi thuajse nė tanėsi (pėr hir tė sė vėrtetės, me pėrjashtim tė autorit tė kėtij shkrimi dhe gazetave qė ka drejtuar apo ku ka shkruar), ėshtė munduar nė mėnyrė tė vetvetishme t’ia ulė meritat kampionit jokryeqytetas, qė sivjet mund t’i takojė tė jetė KS Elbasani.*

    Historia e lėshimit tė rezultateve tė ndeshjeve tė Kampionatit Shqiptar, qė dihet, nuk ėshtė njė shpikje shqiptare, nė Shqipėri ka krijues tė parė mu kryeqytetin. Dhe ka lindur pėr ēudi nė Shqipėrinė Komuniste me themelimin e skuadrave asokohe ushtarake, Partizani e Dinamo. “Shpikja” daton mė 11 qershor 1952. Dhe le ta pėrshkruajmė kėte nėpėrmjet kėtij kalimi tė Librit tonė “Historia e Kampionateve tė Shqipėrisė 1950-54:

    “Ngjarja e paprecedent ka vėnd nė Stadiumin Kombėtar "Qemal Stafa" ku Dinamo e Tiranės fiton 8-0 ndaj Dinamos sė Vlorės. Nė kėte ditė nis komandimi i turpshėm i rezultateve. Duhet tė dijmė se tė gjitha Dinamot i pėrkisnin Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme. Dhe Dinamo e Vlorės ka marrė urdhėr pėr t'i lėshuar fitoren me shumė gola Dinamos qendrore, asaj tė Tiranės. Ēudia ėshtė se pėrmes njė shkrimi tė "Sportit popullor" kėrkohet tė mbahet qėndrim. Shtypi nuk e komenton ndeshjen, por kritikon duke nėnvizuar se "ka munguar lufta sportive, emulacioni sportiv" dhe "se mjaft fakte*vėrtetojnė qė skuadra*Dinamo e Vlorės... ka mbajtur njė qėndrim indiferent karshi situatės sė vėshtirė qė krijohesh nga presioni i vazhduar i kampionėve" dhe "se shumė i dobėt ka qenė qėndrimi i disa lojtarėve tė Vlorės qė qeshnin". Impresionues rasti i qendėrsulmuesit tė Vlorės, i cili akuzohet se nė njė rast ka hequr dorė nė mėnyrė flagrante nga shėnimi i golit… Dhe 8-0, ngjarje qė ngjet mė 11 qershor 1952 nė Tiranė. Tri ditė mė vonė Partizani arrin 5-0 nė Korēė me Punėn vendase (Parapani 6', Resmja 43', 47', 59', L.Boriēi 81'), kur pritej krejt ndryshe, po shtypi kėsaj rradhepėr ēudi nuk akuzon”.

    Kėtu ka nisur kjo histori. Pėrshembull, Dinamo e Durrėsit, varej nga Dega e Punėve tė Mbrendshme tė Durrėsit, pra nga Ministria e Punėve tė Mbrendshme ashtu si dhe Dinamo nė Tiranė. Nga ana tjetėr, Luftėtari i*Shkollės sė Bashkuar tė Oficerave "Enver Hoxha" varej nga Ministria e Mbrojtjes ashtu si dhe Partizani. Dinamot e rretheve tė asaj kohe, sidomos Dinamo e Shkodrės dhe ajo e Durrėsit do tė vazhdojnė t’i hapin portat Dinamos sė Tiranės nė duel me Partizanin. Ndėrkaq, “gregario” i kėtij tė fundit ishte Luftėtari i Shkollės sė Bashkuar “Enver Hoxha”, i*cili ndėrkohė qė luftonte me dhėmbė pėr t’i marrė pikė Dinamos, duelantit tė Partizanit, i hapte portat kėtij. Mė 1954 Dinamo e Durrėsit dhe Luftėtari u urdhėruan, doemos nė prapaskenė,*tė lėshonin rezultatet e ndeshjeve nė tė mirė tė dy "skuadrave mėmė" dhe tė luftonin kundėr kundėrshtarit tė tyre qė ishte ose Partizani, ose Dinamo. Ngjarjet kanė qenė jo thjesht "shfaqje tė huaja", siē ia kishte ąnda regjimit t'i emėrtonte, por modele tė papara tė lėshimit artificial tė rezultateve, pėr ēka shtypi mė mbas as me nėnkuptim nuk guxonte tė fliste mė! Ka mbetur model fitorja 7-0 e Dinamos qendrore siē i thonin, prej Dinamos tjetėr nė Durrės. Ka mbetur po ashtu model lėshimi i fitores 7-0 tė Partizanit prej Luftėtėtarit tė Shkollės sė Bashkuar mė 18 shtator 1955. Ndėrsa nė ndeshjen Dinamo e Shkodrės – Dinamo e Tiranės 0-6 mė 30 tetor 1955 kam qenė i pranishėm, dhe publiku shkodran, i cili kishte mbushur Stadiumin”Vojo Kushi”*me shpresė pėr tė parė futboll tė vėrtetė, mbrenda 20 minutave tė para boshatisi tribunat! E kujtoni qė ky kampionat shpalli fituesin me golaverazh.



    Dhe merremi vetėm me*“lėniet” e 2006-tės?



    Por t’i kthehemi shkrimit tė “TemA”-s tė 27 majit 2003, qė na tregon pėr ngjarjet e 15 vjetėve tė fundit, pandershmėria e tė cilave, siē e kam thėnė, ka njė tė veēantė: zbulohet shumė lehtė, edhe ngaqė tash, nė demokraci, nuk ka mė frikė askush!? Kėshtu mė 9 qershor 1991, ndeshja Besa - Traktori i Lushnjės pėrfundon 4-4 thjesht pėr tė shėnuar 3 gola Altin Rraklli. Njė javė mė vonė, nė Javėn 39, ndeshja Tomori - Traktori pėrfundon 6-5 thjesht pėr tė shėnuar 5 gola Kliton Bozgo i Tomorit, i cili me 29 gola pėrballė 27 tė Rrakllit, hyn nė 3 mė tė mirėt e Evropės!

    Njė kampionat mė vonė, atė tė stinės 1991-92, Selenica, njė qytezė bri Vlorės, fiton 4-2 brėnda nė Tiranė me SK Tiranėn, po megjithate bie! Kastriotit tė Krujės i duhen gola dhe fiton 6-1 nė Pogradec! Kliton Bozgos tė Tomorit dhe Edmir Bilalit tė Vllaznisė iu duhen gola pėr rrėmbyer titullin e kryeshėnuesit dhe Vllaznia fiton 6-2 me Apoloninė dhe Bilali shėnon 3 gola. Laēi bie dakord me Tomorin pėr barazimin shpėtimtar pėr te, dhe ky rregullohet bukur e mirė 4-4, pėr tė shėnuar Bozgo tė katėr golat, por pėr fat pa e mbėrritur Bilalin (20 gola tė kėtij dhe 18 tė beratasit). Ndėrkaq, pėr rėnie, Selenicės nuk i mjafton fitorja e falur 2-4 nga SK Tirana, sepse bie pėr shkak golash (vendi i parafundit, 15). Lėniet e 2006-tės janė “ēikėrima” pėrpara kėtyre tė 1992-shit.

    Nė Kampionatin 1992-93, i fituar nga Partizani pėr herė tė fundit pėr te nė kėta 13 vjet, nė Javėn 30, e fundit, mė 9 maj 1993, Kastrioti i Krujės fiton 1-0 me Dinamon, por nuk shpėton. Nė Kavajė fiksohet rezultati historik 7-1 pėr Besėn kundėr SK Tiranės nė garėn e kavajasve pėr vendin e dytė, kur SK Tiranėn edhe humbja nuk e nxirrte jashtė kampionatit.

    Nė Kampionatin 1993-94, Java 26 e tij, 30 prill 1994, gara pėr mosrėnie pėrfshin deri nė 9 skuadra. Teuta bie dakord me Besėlidhjen pėr 0-0 nė Lezhė, ndeshje e titullit tė siguruar pėr durrsakėt, aq sa i duheshin lezhjanėve pėr tė qėndruar. Dhe po kaq iu duheshin kampionėve tė rinj nga Durrėsi qė portjeri i tyre Kujtim Shtama, tė mbetet i paprekur pėr 927 minuta lojė rresht! Sopoti i rėnė para kohe, i fal Apolonisė nė Librazhd njė 4-3 shpėtimtar pėr fierakėt. Skandali ndėrkohė, shpėrthen nė Laē: Laēi - Flamurtari 5-0! Aq sa i duheshin skuadrės laējane pėr tė shpėtuar nė dėm tė KS Lushnjės. Lėniet e 2006-tės janė vėrtet “ēikėrima”

    Kampionati 1994-95 duket disi mė i ndershėm, por Dinamos i duhet 1 pikė pėr tė shpėtuar. Ia fal miku i tij i vjetėr dikasterial, Partizani nė njė 0-0 me veshėt te radio. Llogari e pėrkryer! Ndėrkaq, Flamurtari lufton pėr vendin e dytė, por Besėlidhjes i duhet vetėm 1 pikė. Dhe nė Lezhė 2-2 “miqėsor” midis tyre.

    Pas njė viti, nė Kampionatin 1995-96, Shkumbini i falė gola dhe fitore Besėlidhjes qysh dy javė para mbarimit. Eshtė njė 5-4 me 3 gola tė atij qė do tė jetė futbollisti-deputet: Shpėtim Kateshi - 3 gola tė tij! Endėrronte titullin e kryeshėnuesit nė duel me Albert Ēukon e Laēit (21 me 19 nė fund). Dhe Java 34, e fundit, ka shitje ndeshjesh po pėr hir tė garės sė kryeshėnuesit. Lėnie kėsisoji edhe nė botė janė tė pafalėshme. Eshtė vėrtet skandal i paparė. Flamurtari fiton nė Librazhd 5-4, duke i lejuar 4 tundje rrjete Brashės sė miqve! Apolonia fiton 3-1 nė Berat pėr tė shėnuar 3 gola njė rival tjetėr pėr kryeshėnuesin: Zeqo! Mirėpo, Shpėtim Kateshi nuk "pėrmbahet" me golat e falur: Shkumbini - Olimpik 3-0 dhe natyrisht 3 gola tė Kateshit! Mandej dy skandalet e tjera: Elbasani - Laēi 6-5 dhe 5 gola tė falur pėr Ēukon e Laēit dhe 3 pėr Jakupin e Elbasanit. Dhe ja qė lufta pėr kryeshėnuesin ka dhe dy emra tė tjerė: Zylėn e Skenderbeut dhe A.Shehun e Shqiponjės. Dhe Skenderbeu - Shqiponja e Gjirokastrės 5-3 dhe 4 gola tė Zylės e 3 tė Shehut. 2006-ta ende nuk ka mbėrritur deri kėtu.

    Dy kampionate mė vonė, atė 1997-98 ē'ėshtė e vėrteta, ka vetėm njė ndeshje tė shitur, ajo Sopoti - Shkumbini, thjesht qė Dorian Bubeqi tė triumfojė si kryeshėnues mbi Jakupin e SK Tiranės. Eshtė edhe kėtu 6-5 "klasik" pėr Shkumbinin dhe Bubeqit i dhurohen 5 gola duke e ēuar 2 mbi Jakupin (26 me 24).

    Mė 15 maj 1999, java e fundit e Kampionatit 1998-99, ka vetėm njė lėshim tė butė, fitoren 2-1 tė Vllaznisė nė Lushnjėn tejet tė fortė nė kėte vit, pėr tė mbetur nėnkampion Vllaznia nė njė kampionat tė ashpėr (SK Tirana 61, Vllaznia 60, Bylis 59). Mbas njė viti, stina 1999-2000, Vllaznia kėrkon tė ndihmojė KS Elbasanin, tė cilit i dhuron fitoren 2-1 brėnda nė Shkodėr, duke e ēuar nė ndeshje shtesė pėr shpėtim me Besėn, tė humbur mandej nga elbasanasit.

    Dhe ja Kampionati i stinės 2001-02. Kėtu lėshimi ėshtė pėr titull. Ngjarja zhvillohet nė Shkodėr: Vllaznia - Dinamo. Shkodranėt nxjerrin jashtė njė 11-metėrsh me elbasanasin O.Osmani, kur 4-5 bashkėqytetas tė tij janė nė 11-shin dinamas!? Mandej minuta e 89-tė dhe Klodian Asllanit mbrojtja e Shkodrės duket sikur i thotė me gojėn e vet: "shėno!". Dhe ai krejt i lirė kėshtu bėn. Dinamo fiton 1-0 dhe ėshtė kampione me vetėm 1 pikė mbi SK Tiranėn!

    Ky ėshtė fundi i Kampionateve tė Shqipėrisė. Kėsisoj, ky 2006 nuk ka asgjė tė jashtzakonshme, asgjė tė re, madje siē e shihni, ka pak nė krahasim me tė mėparshmit. Pėrshembull me ate 2002·03, ku Dinamo thuajse shkon me 11-shin e dytė nė Lushnje dhe natyrisht 2-0 pėr vendasit. SK Tirana nuk ka forca pėr dramė nė Elbasan nė ditėn e festės sė titullit dhe doemos 2-1 pėr Elbasanin. Besėlidhja ka mbaruar punė me kohė me Ligėn 1 dhe doemos 0-2 pėr Flamurtarin nė Lezhė. Dhe dy stadiume kombėtare qė falin*pa mėshirė: "Qemal Stafa" dhe "Loro Boriēi"!*Vllaznia - Apolonia 2-3, edhe pse 2-0 pėr shkodranėt, por mandej 3 gola tė Rukos, dy prej tė cilėve nė minutat e fundit: 81' dhe 91'! Nga ana tjetėr, Besa shkon deri nė 3-1 me Partizanin nė Tiranė, mandej 4-3 pėr kėte, po nė fund njė “vodevil” plot humor me aktin e fundit nė hare tė plotė: 5-4 pėr Besėn!

    Shqipėria ėshtė ndoshta i vetmi vend nė Evropė, e cila lėshon ndeshje nė fund tė Kampionatit pėr tė nxjerrė nė mėnyrė artificiale kryeshėnuesit. Nuk mund t’i harrojmė kaq shpejt ndeshjet e Kampionatit tė shkuar, atij 2004-205. Java 34: Teuta – SK Tirana 3-5 nė garėn “rrėmbyese” pėr kryeshėnuesin: Altin Rraklli 3 gola dhe po 3 gola Daniel Xhafa. Java 35: Shkumbini – Partizani 4-3 pėr tė shėnuar tre gola Dorian Byklykbashi! Komedia mbyllet me Javėn 36: Partizani – Laēi, 5-5 pėr tė shėnuar tė pesė golat Bykykbashi e pėr t’u shpallur ai kryeshėnuesi i Kampionatit (24 gola) nė garėn me Daniel Xhafėn (21) dhe Abilion (20). Dhe kujtojmė se nė 35 javė tė tana Laēi kishe shėnuar vetėm tetė gola dhe i shėnon pesė Partiznait nė njė ndeshje tė vetme! Atij Partizani, pėr tė cilin rėndėsi kishin vetėm 5 golat pėr Dorian Byklykbashin.*Dhe pėrldhel Laēin me njė barazim absurd!

    Kampionati i 67-tė Kombėtar, ky 2005-06*nuk ka diēka tė jashtzakonėshme nė krahasim me tė tjerėt pėrsa i pėrket lėnieve tė ndeshjeve. E jashtzakonshmja ėshtė tjetėrkund: te mungesa e kulturės dhe te tronditja e historisė sė Kampionatit Shqiptar, kėnaqėsisė sė vjetėr tė shqiptarėve.

    Do tė takohemi tė martėn tjetėr me pjesėn e dytė tė Dossier-it tė “TemA”-s.*
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #624
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ps: Tifozet e Partizanit nuk jane te mireprit
    Pervec: strano, OO7, Macho, Tulipani.


    Mire se te vini.


    Forca Elbasani!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #625
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    ElBaSaNi KaMpIoN

    Urime te gjithe tifozerise!!!!
    Duam te shikojme feste te madhe kete vit dhe po pati ndonje foto mire do jete...

    By Piranha

  6. #626
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga Piranha
    ElBaSaNi KaMpIoN

    Urime te gjithe tifozerise!!!!
    Duam te shikojme feste te madhe kete vit dhe po pati ndonje foto mire do jete...

    By Piranha

    Po re mire qe me kujtove te marr aparatin digital me vete

    Nga behesh re ke humb fare
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #627
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Ketu kam qene ClaY_MorE
    Ndoshta nuk kemi koinciduar ne te njejten teme ne te njejten kohe...
    Si merr kishe harruar qe do besh foto ti...Po ca do i mbash mend festes ti


    By Piranha

  8. #628
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Epo si do te ti rris vlerat re

    Nejse po erdhe ne Elbasan na bej nje ze se mbase nuk del me humbje
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #629
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE
    Ps: Tifozet e Partizanit nuk jane te mireprit
    Pervec: strano, OO7, Macho, Tulipani.

    Forca Elbasani!
    Scorpionsi that qe ata tifozet e tjere paskan ardhe ne stadium ta perkrahin Elbasanin. A eshte e vertete kjo apo thjesht eufori e castit?

    Tifozet e Partizonit nuk kishin si te perkrahnin Elbasanin kur ishin pretendente per 3 fazat e kampionatit per ta fituar vete bashke me tifozet e Bese, Tirona dhe Dinamos.

    Nejse urime edhe njehere. Do kisha vajte ne Selman Stermasi te Shtunen, po te isha ne Tirane, thjesht te festoja me Elbasanllinjte. Do jete me te vertete atmosfere fantastike dhe do te na beje te harrojme gjithe pislliqet qe behen ne futbollin tone per nje dite.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #630
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Scorpionsi that qe ata tifozet e tjere paskan ardhe ne stadium ta perkrahin Elbasanin. A eshte e vertete kjo apo thjesht eufori e castit?

    Tifozet e Partizonit nuk kishin si te perkrahnin Elbasanin kur ishin pretendente per 3 fazat e kampionatit per ta fituar vete bashke me tifozet e Bese, Tirona dhe Dinamos.

    Nejse urime edhe njehere. Do kisha vajte ne Selman Stermasi te Shtunen, po te isha ne Tirane, thjesht te festoja me Elbasanllinjte. Do jete me te vertete atmosfere fantastike dhe do te na beje te harrojme gjithe pislliqet qe behen ne futbollin tone per nje dite.

    Faleminderit lal.


    Shpresojme ta nisim festen qe ne Tirane
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •