Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fioton kete vite superligen?

Votues
64. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Elbasani

    24 37.50%
  • Dinamo

    4 6.25%
  • Tirana

    9 14.06%
  • Partizani

    11 17.19%
  • Besa

    3 4.69%
  • Teuta

    4 6.25%
  • Vllaznia

    8 12.50%
  • apo ndonje ekip tjeter

    3 4.69%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 58 prej 65 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 647
  1. #571
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Federata sėrish ngre supet pėr ngjarjet e fundjavės sė kaluar, duke ia lėnė kompetencė komisioneve juridike 28-03-2006

    Fajtor Partizani, heshtje pėr Kavajėn

    Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit vazhdojnė tė mendojnė se ky institucion nuk ka tė bėjė fare me ngjarjet e ndodhura nė Peqin dhe nė Kavajė dhe se gjithēka do tė qartėsohet nga komisioni i disiplinės. Kėshtu, dje, vetėm me insistimin e njė turme tė madhe gazetarėsh, njėri prej drejtuesve tė federatės, shefi i sektorit tė garave, Hito Hitaj, ka dalė pėr tė folur pėr median. Sekretari i pėrgjitshėm i FSHF sė, Arben Bici, nuk ka pranuar qė tė flasė pėr kėtė ēėshtje, duke i thėnė zėdhėnėsit pėr shtyp se nuk mund tė thotė dot asgjė, sepse nuk ėshtė kompetencė e tij (?!!!). Nė daljen para gazetarėve, edhe njė herė shefi i sektorit tė garave ka pohuar se komisioni i disiplinės, qė do tė mblidhet ditėn e mėrkurė, do tė qartėsojė tė gjitha ngjarjet. "Po, komisioni do tė mblidhet tė mėrkurėn dhe do tė marrė nė shqyrtim tė gjithė dokumentacionin. Do tė jenė komisionet juridike ato qė do tė vendosin dhe jo Federata e Futbollit," ėshtė shpehur Hitaj. Ky i fundit ka konfirmuar dje se federata nuk ka ndėr mend dhe nuk do tė pėrzihet me dy ngjarjet e sė shtunės. "Nuk ėshtė e vėrtetė se tė dyja ngjarjet janė tė lidhura me njėra tjetrėn. Ato janė tė shkėputura dhe nuk mund tė bashkohen. E vetmja pikė e pėrbashkėt ėshtė ndoshta fakti qė ato po pėrdoren pėr t'iu kundėrvėnė federatės. Gjithsesi, unė mund tė them se tė gjithė dokumentacionin qė kam nė rrugė zyrtare do t'ia kaloj komisionit tė disiplinės. Pėr fakte tė tjera do tė pajis komisionet, nė qoftėse kėto tė fundit do ta kėrkojnė njė gjė tė tillė. Po kėshtu, unė nuk di qė komisionet juridike tė federatės do tė bėjnė ndonjė hetim pėr problemet e ndodhura nė futboll," ėshtė shprehur Hito Hitaj.

    Hitaj: Nė Kavajė s'u shit ndeshja

    Njėshi i garave, Hitaj, ka konfirmuar edhe njė herė mendimin e tij nė lidhje me ndeshjen Besa Elbasani. Sipas tij, ajo qė ka ndodhur nė Kavajė ka qenė njė ngjarje jonormale. "Pėr mua ka qenė njė ndeshje, tė cilėn nuk e ka marrė pėrsipėr policia. Nuk kam fakte qė ėshtė shitur ndeshja. Disiplinės do t'i paraqesim tė gjitha dokumentet qė kemi nė dispozicion," ėshtė shprehur Hitaj. Gjithsesi, ky i fundit ka konfirmuar se federata nuk ka hapur asnjė hetim pėr kėtė ndeshje, e cila ėshtė skandaloze, pasi njė popull i tėrė akuzon ekipin e Besės pėr shitje ndeshjesh. Madje mėsohet se federata nuk ka ndėr mend ta bėjė njė gjė tė tillė. Po kėshtu, Hitaj ka konfirmuar se rregulloret nuk e lejojnė qė komisioni i disiplinės tė hapė njė hetim nė lidhje me kėtė ēėshtje. I vetmi organ qė mund tė hetojė pėr kėtė gjė ėshtė Prokuroria Shqiptare, e cila deri tani nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. As federata, tė paktėn pėr tė larė gojėn, nuk e ka ēuar ēėshtjen nė prokurori. Jo vetėm kaq, por drejtuesit e federatės janė dukur tė qetė dhe vazhdojnė tė mendojnė se nuk ka ndodhur asgjė. Por nga ana tjetėr, rreth 5000 veta kanė bėrtitur nė stadium se ndeshja ėshtė shitur. Nė dritėn e kėtyre fakteve normalisht dhe moralisht federata duhet tė kishte hapur njė hetim nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Tė paktėn pėr t'u mbyllur gojėn tė gjithė atyre qė mendojnė se futbolli ka marrė tatėpjetėn, duke dalė nga shinat normale tė garės.
    FSHF-ja shpall fajtor Partizanin


    Shefi i sektorit tė garave, Hitaj, nė lidhje me problemin e ndeshjes nė Peqin ėshtė shprehur se nė kėtė rast tė kuqtė do tė jenė ata qė do tė ndėshkohen. Sipas tij, Partizani ka udhėtuar nė Peqin duke menduar se do tė ndodhė hataja. "Por ja qė ndeshja shkoi normalisht dhe Partizanit nuk i ėshtė mohuar asgjė. Unė ju them juve se si mundet, ose mė mirė, a keni parė ndonjėherė njė gjest tė atillė qė kanė bėrė lojtarėt e Partizanit ditėn shtunė nė Peqin? Pastaj mė kot janė deklaratat e Starovės, i cili sulmon ashpėr federatėn. Ne nuk jemi faktorė nė ato ngjarje dhe nuk mund tė marrim pėrsipėr asgjė, pėrfshi fajin," ėshtė shprehur Hitaj.

    Faji gjithmonė mbetet jetim
    Si zakonisht, faji mbetet jetim, ose nuk ka pronarė tė ligjshėm. Meqenėse garat janė organizatore tė kampionatit duhet tė ishin ato qė do tė pėrgjigjeshin deri nė njė pėr ngjarjet e ndodhura nė dy stadiume tė kategorisė sė parė. Por kjo gjė nuk ka sesi tė ndodhė, pasi federatės i intereson mė shumė qė tė mbyllė ēėshtjet nė kėtė kohė tė trazuar. Njė hetim i prokurorisė pėr trukim ndeshjesh nė Kampionatin e 67 tė tė Futbollit do tė ishte goditja pėrfundimtare pėr kėtė federatė, e cila vazhdon tė jetė nė "luftė" me shtetin shqiptar.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #572
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Ja vlen ta lexosh !!!

    Mbreme ne Televizionin Koha ne emisionin “Sport Fokus”, presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka folur rreth skandalit te fundit ne takimin Besa-Elbasani ku presidenti i Beses eshte akuzuar per shitjen e ndeshjes. I ftuar ne kete emision ishte dhe sulmuesi i Elbasanit Skerdi Bejzade (ARUSHA VERDHEBLU), po ashtu edhe shume gazetare te tjere.

    Fjalet e Z.Bizhdilit ne emison:

    E ftoj Refik Halilin nje nga donatoret e Sk.Tiranes te vij ketu ne studio perball meje dhe te ballafaqohet me mua pasi me ka ofruar 70 milion leke qe te mposhte Elbasanin, dhe me ka then qe plus edhe Partizani edhe Dinamo do te japin leke vetem te mposhtesh Elbasanin. Nuk mundet te rrija pa e thene kete gje kur ata me kane akuzuar mua per shitjen e ndeshjes kunder verdhebluve, une asnjehere nuk kam shitur dhe nuk do te shese ndeshje ta kene te sigurte te gjithe, dhe tifozave te Beses ajo sjellje nuk i kishte aspak hije, por une personalisht (Bizhdili) them qe ate dite ne stadium ka pas tifoza te ekipit te Partizanit dhe Tiranes, une personalishte shton Xhati kam pare 100 veta nga Tirana te cilet me kane folur ate dite dhe mendoj qe ata e kan kurdisur kete skenar, sepse po ta shikoni kroniken pas ndeshjes ne protestat qe ka pas para stadiumit do te shikoni qe aty asnje nuk e kalon moshen 15 vjec dhe duket qarte qe dikush tjeter i ka nxit ata njerez. Tifozat e Beses duhet ta dine mire qe nuk jane Barcelona qe te lozin gjithmone mire, dhe ne nese ka pas ndonje leshim nga futbollistat e mi ne kete ndeshje shume mire e kane bere keshtu si erdhen punet . Une e kam gjetur klubin ne kategorine e 2 ne nje gjende te turpshme dhe me force me pasion dhe me shume investime e kam nxjerr ne super lige. I pyetur nga gazetari ne studio per ceshtjen Raklli , ai eshte pergjigjur qe Raklli nuk ka luajtur per arsye demtimi, nje gje te tille ai e ka bere edhe ne ndeshjen kunder Tiranes kur ka dal ne nxehmje dhe me pas ka thene qe nuk mundet te luaj,

    Gazetari ka nderhyre dhe i ka thene qe eshte folur qe Raklli te ka hedhur ne fytyre fanellen ,

    Bizhdili eshte pergjigjur qe nuk me ka dalur mua ai burre nene qe te me hedhi fanellen ne fytyre. Gazetari ka vazhduar dhe ka thene qe ju Z.Bizhdili nuk keni qene ne tribune ne pjesen e 2-te, Bizhdili eshte pergjigjur qe une per vete nuk merrem me llafe , Gazetari tha qe madje ju jeni pare ne shoqerine e presidentit te Elbasanit Laze ne nje nga lokalet afer stadiumit kur keni ndjekur pjesen e 2-te, Bizhdili eshte pergjigjur qe aty prane nuk ka as lokale. Une nuk shes dhe blej ndeshje ka shtuar ai (Xhati) nuk ka asnjeri qe mundet teme korruptoj mua me leke qofte ky Laze apo Halili, e Xhani.
    Z.Bizhdili ne fund ka shtuar qe nuk e kuptoj pse keta president te klubeve te tjera fusin hundet ne ekipin tim, duhet te dine dicka keta qe me akuzojne mua , 1- Donatoret e Tiranes kan shitur ndeshje nderkombetare dhe tranieri aktual i Tiranes Mirel Josja eshte larguar nga pankina e Tiranes pasi ka akuzuar Donatoret per shitje ndeshje ne Austri dhe tani eshte perseri ne krye te kesaj skuadre, 2 -Xhani ka dosjet dhe hetime penale te hapura, por une nuk i kam futur hundet ne punet e tyre dhe po keshtu i them atyre mos te fusin hundet ne ekipin tim, dhe problemet e mija.


    Fjalet e Skerdi Bejzades ne emision:

    Ne kete ndeshje ne ishim pergatitur seriozishte e dinim qe perballe kishim nje ekip shume te forte por qe nuk ishte shume i motivuar per fitore, megjithate ashtu si erdhen gjerat une them qe nuk kan qene tifozat e Kavajes ata qe krijuan trazira aty ka pasur disa njerez qe ne i njohim edhe me fytyra qe nuk jane tifoza te Beses. Ndeshja edhe mundet te fitohesh nga Besa asaj nuk i dihet pasi kishte edhe 20 minuta loj. Une i them te gjithe kolegeve te mi futbollista ta provojne njehere te luajne ne nje ekip rrethi jashte Tiranes dhe ta shikojne sesa te zote jane sepse ne kemi shume presione te ndryshme por e kemi mbajtur gjithmone koken drejt dhe kemi pare vetem rrugen drejte titullit. Tifozat tone na kane kerkuar qe ne te shpallemi kampion ne stadiumin “Dinamo” kunder Tiranes dhe ne do tja plotesojm kete deshire dhe do te festojm qe ne Tirane titullin kampion mbas 22 vitesh. Gazetari e ka pyetur Bejzaden se a keni te veshtire rrugen drejte titullit ne keto 8 jave, Skerdi eshte pergjigjur qe ne do te fitojme edhe kupen per ti mbyllur gojen te gjithe ketyre spekullimeve qe kane hapur tani dhe se Elbasani e meriton titulin kampion, por veshtiresi do te kemi sepse duke pare keto cmime (70 milion leke) qe i jepen nje ekipi per te mposhtur Elbasanin ndonjehere ekipet jo qe do na lozin forte por edhe do te na kafshojne ka ironizuar Bejzade. Dhe Bejzade ne fund ka shtuar qe ne cuditemi sesi na e vene ne dyshim titullin kampion ne kemi qe nga java e pare qe jemi ne vendin e pare, edhe ne kampionatin e vjetshem kur rivalizonim me Tirane per kampionatin, kemi pare nje ndeshje qesharake ne Durres ku edhe Tirana ka fituar lehte dhe ne menyre te dyshimte me rezultat tenistik 3-5 , por asnje nga ne nuk ka folur dhe te thote qe do te bojkotojme kampionatin.



    Marrė nga http://kf-elbasan.lydo.org/


    Koment personal

    Kam pėrdorur shumė herė termin Presion i gjithanshėm qė i ushtrohet Elbasanit.Tashmė ėshtė kthehur nė luftė tė hapur ekipit qė ktheu spektaklin,bukurinė,sportdashėsin,seksin e bukur,dhe interesin pėr futbollin shqiptar.Mė vjen keq pėr ju sportdashės qė nuk arrini tė vlersoni ecurinė dhe mundimin e njė ekipi i cili ka qenė historikisht dhe ėshtė pilon moraliteti pėrsa i pėrket pislliqeve qė bėhen nė futbollin shqiptar.Ju pėrshėndes dhe jeni tė ftuar tė gjithė nė Fiestėn e madhe qė kanė pėr tė organizuar tifozėt verdh e blu me rastin e shpalljes Kampion mbas 22 vjetėsh,sigurisht mbas kapėrcimit me sukses tė 8 betejave nė vazhdim.Ēka tregon dhe karakterin e sportdashėsve elbasanas...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 28-03-2006 mė 09:58
    .........................

  3. #573
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Nncncncnc o njerz po ju gazetat shqiptare lexoni .

    Ja ēa funksjoni kane gazetat atje dhe stafi qe i rrethon , Laze ose Bixhdili telefonojne nje mik qe u punon ne redaksine e sportit shqiptar dhe shkurt dhe paster i kerkohet nje nder si shume te tjere , Degjo i dashur a me ben nje nder meqe u perlym keq fare ne kavaje si une ashu edhe bixhdili (miku thote pa he fol ta degjojme nje her ) Lazja me bixhdilin , nderi qe kerkojme eshte ky , me na qendis nji artikull per Refikun ene Xhanin bashke !! Te premtoj qe nuk do kesh nevoje me prek pune me dore per te pakten 5 vjet .kupto ti ??
    patjeter zoti bixhdil e rregulloj une at pune , pa merak fare , ka mor fund ai muhabet !!

    Ja si funksjonon , te ishte ashtu si thoni ju ne sdo kishim nevoje ti kishim dhon beses 70 milione me rraf elbasonin , po ja kishim dhon me na shit 3 neshjet qe dolen barazim me neve , I plasi t.r.a.p.i Refikut me harxhu lek per kundershtaret me rraf elbasonin , thu ti ne jena rael madridi , rrini amon mos nigjoni ca flasin gazetat , se skeni as fakte , te nxjerri bixhdili ose laze deshmitar qe ky skandal me verte ka ndodhur , telekomin aty e kane , te gjindet telefonata qe mund te jete bere midis te dyve nqf se eshte bere nje e tille, apo vetem llafe , gam gam kot , ashu e kemi kollaj gjithe !!

    Hajt tung

  4. #574
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    hahahaha ... keto te shkrijne duke qesh
    Po pse mer ca do thote Bizhdili "E shita ndeshjen"
    Rraklli nuk futet ne loje se merr vesh qe ndeshja ishte e shitur, traineri Shulku largohet nga pankina dhe braktis skuadren ne minuten e 65' te ndeshjes.
    Bizhdili bashke me Lazen largohen nga tribuna kur mbaroi pjesa e pare.

    Pse mer, e doni me deklarate ju qe ndeshja u shit ... pfffff, vk ketij muhabeti!
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  5. #575
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    Nncncncnc o njerz po ju gazetat shqiptare lexoni.
    Po kė tė lexojmė o Tit ato afrikane..?!

    Citim Postuar mė parė nga Tit Interisti
    Lazja me bixhdilin , nderi qe kerkojme eshte ky , me na qendis nji artikull per Refikun ene Xhanin bashke!
    Tė dogji eee?! Pale pale i dole dhe nė "mbrojtje" dhe atij rrumpallės ose Presidentit mė injorant qė ka sot pėr sot Superliga shqiptare.

    Si sju vjen zor xhanėn...

    Citim Postuar mė parė nga Tit Interisti
    rrini amon mos nigjoni ca flasin gazetat,se skeni as fakte
    Pikėrisht atė them dhe unė...

    Citim Postuar mė parė nga Tit Interisti
    apo vetem llafe , gam gam kot,ashu e kemi kollaj gjithe !!
    Ah mor Tit,pikės i ke rėnė...

    Ps.Pash at Zot shko shiko Interin dhe line Superligės se qenke shumė dredharak..Tamam se tefiku juaj (do bojkotojė gjė Superligėn,si vendosi..?)..lol
    .........................

  6. #576
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    O Miki e para punes leni sarkazmat se ste shkojne , dredharak une ? epo se ēa ka per tu heq si dredharak ke ai postimi im vetem nga ty po e lexoj ? nejse v/k !! Ti te jesh aq i sinqerte vje edhe i thua 2 fjale si burrat qe edhe zoti Z.Laze i juaj eshte i perlym kom e dur ne kte muhabet , ne blerjen e ndeshjeve sic ishte rasti kavajes , mos me dil ktu duke u kap mas bishtit me ca artikuj se ca i paska thene Refiku Bixhdilit e leshi preshi , ti me sqaro mu pazarin e Lazes nqf se akoma ka ngel nji tifoz elbasonlli i sinqerte ??

    Une tironen skom pse ta mbroj kur eshte e perlyme , e thashe ne ndeshjen e kupes qe ndeshja mu duk e shitme , po faktikisht nuk ishte ashu . Nuk kam pse te shtirem mbi gjona qe ndodhin dhe do te vazhdojne te ndodhin ne shqiperi !! Ama kur nigjoj ca tifoza si puna jote qe mundohen te lajne Mu.tin me shurre normal qe te vje inot , aq me teper duke akuzu ekipin e tirones per pazarlliqe ne kampjonat ,ne vend qe te shofesh dylberat e tu .

    Edhe ato lol-at mos mi hudh sa per sy e faqe se tek e fundit as me njef as te njof . Flit ate qe mendon, ironine leje ne elbason .

    hajt shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 28-03-2006 mė 19:08

  7. #577
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Seshte hera e pare qe shiten e blihen kampjonate ne Shqiperi. Ai presidenti i Vllaznize Cela i blente ndeshjet me karburante, sot lojtaret shiten per 2 bugace e gjysem, neser dreqi e di se cfare do perdorin. Shqiperi-marrezi.

  8. #578
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    aq me teper duke akuzu ekipin e tirones per pazarlliqe ne kampjonat ,ne vend qe te shofesh dylberat e tu.
    Ne nuk jemi marrė aspak se ē'bėn njėri a tjetri nė Superligė,shikojmė vazhdimėsinė e ekipit tonė tė zemrės ndėrsa janė pikėrisht tė tjerėt ata qė nuk binden dot me idenė qė jemi kryesues tė merituar.Nuk binden dot me idenė qė njė super ekip si "Dylberat" (pres tė kėrkosh falje pėr etiketimin injorant qė sapo ke bėrė,nė rast tė kundėrt di shumė mirė si tė ti plas surratit dhe unė etiketime kaq injorante) po ju ul kokėn nė fushėn e blertė ekipeve mė tė mira tė Superligės.Nuk binden dot me iden se kemi tifozerinė mė tė madhe momentalisht nė Shqipėri dhe qė jemi pikėrisht ne qė i kemi kthyer ngjyrat,dhe interesin futbollit shqiptar.Po jemi pikėrisht ne,ata "Dylberat" qė ekiketon surrati jot pa pikėn e turpit qė jua kemi ulur kokėn dhe jua mbushim dhe ju stadiumet me gjallėri...

    Ekipin e Tiranės hapi kokėrdhokėt e syve dhe lexo mirė,nuk ta ka akuzuar askush (tė paktėn direkt) me akuza tė tilla,edhe pse gjith Shqipėria flet qė ekip mė curvė si ajo Tirana juaj nuk ka.Ti thua qė ke pas dyshime,por ja qė nuk dolėn tė vėrteta pasi Tirana qenka ekipi mė i pastėr "moralisht" nė Superligė..
    Dhe le mėnajnė "ndershmėrinė" e Tiranės dhe hidhesh tek Ekipi ynė...

    Jo mor byrazer jo nuk ka pas shitje ndeshjesh tė paktėn Elbasani zyrtar nuk ka tentuar diēka tė tillė.Nqs exemplarė si ty,ai morri i vogėl,Rrumpalla,Tefiku keni kontestime bėjini tek organet pėrkatėse ti japin zgjidhje kėtij problemi.Kshu me llafe si curvat e kqija nuk po merrem mė se fillon e mė dhemb koka nga budallalliqet qė lexoj.

    Unė si tifoz verdh e blu nuk ulem kaq poshtė sa tė merrem me llafe (siē bėni ju) por shikoj rezultatet,historinė,dhe vazhdimėsinė e ekipeve pėrkatėse.Respektoj kundėrshtarėt dhe u jap atė ēka meritojnė.Mbaj lart ēunat tanė pasi e meritojnė,janė gladiatorė tė vėrtetė.Nuk ėshtė kaq e lehtė pėr njė staf teknik tė pėrballojė krejt i vetėm gjithė kėtė luftė qė i bėhet.Kėshtu qė i jemi pranė ekipit me ēdo mėnyrė,e do i gjendemi pranė ēdo lojtari personalisht kur ėshtė nė ditė tė mira e kqija...

    Dhe diēka tė fundit,nė gjithė llucėn ka quhet "Superliga shqiptare",jemi ekipi i vetėm qė kemi njė ekilibėr nė staf dhe nė rezultate.Ky ekilibėr pasqyron shumė qartė dhe objektivat e ekipit...

    Ju jeni aq "Fanatics saqė para ca kohėsh na dilnit me parrullat "Tė ikin donatorėt sė shkatėrrun Tiranėn" kurse tani i jeni futur Duros.Para njė jave jua kishte fajin Elbasani dhe kėrkonte Tefiku tė bojkotonte Superligėn...

    Do vendosni njė herė kush jua ka fajin

    Nejse se e zgjata shumė dhe kisha vendosur tė mos i hyja kėsaj valle thashethemesh qė keni marrė.Unė shikoj qė Elbasani ėshtė qė nga javėt e para tė sezonit nė krye tė renditjes dhe shikoj qė kemi mposhtur pothuajse tė gjitha ekipet (me pėrjashtim tė Partizanit,qė e pėrgėzoj pėr 3 fitoret direkte ndaj nesh) kėshtu qė ne vazhdojmė rrugėn drejt objektivit tonė tė vetėm.Shpalljes Kampion...

    Dhe kemi pėr tju vėrtetuar akoma dhe njė herė pse jemi ekipi mė i mirė.

    Gjithashtu ftesa pėr tifozėt e Tiranės ėshtė akoma e vlefshme ta festojmė titullin me Kupat e mblėshtjella kėtė vit me shiritat verdh e blu,vetėm me kusht qė tė kėrkoni falje pėr etiketimet fshatarēe,injorante dhe aspak dinjitoze qė i keni bėrė sportdashėsit elbasanas.

    Sė fundi mė duhet tė falenderoj moderatorėt e kėtij nėnforumi pasi bėjnė njė punė tė shkėlqyer duke na fshirė ca plera/shkrime pa vlerė..

    Ps.Mirėse vini nė Kryeqytet,Mirėse vini nė civilizim... (Ah kjo mendjemadhėsia,arroganca prej injoranti deri ku do shkojė..?! )

    Ēdo tė mirė



    *Bojkotoj dhe unė qė tani e tutje ēdo aktivetit tė kėtij nėnforumi...

    Duam padoganėn,duam padoganėn.... ah jo...

    Duam paret tona,duam paret tona.... ah jo...

    Duam qetėsi dhe respekt pėr spektaklin dhe sportdashėsin qė kemi afruar nė stadiumet shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 29-03-2006 mė 05:14
    .........................

  9. #579
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Nuk kam c'bej vecse te bie dakort me Mikin kur vjen tek risia qe ka sjell Elbasani ne kete kampionat, megjithese ndeshja me Besen ka shume mundei te kete qene e shitme.

    Perpara se ti versulemi Elbasanit duhet te mendojme pak se sa i dobishem ka qene ai qytet me ekipin e tij ne kete sezon. Ndoshta ekziston njefare xhelozie tek kryeqytetasit per arritjet e nje ekipi jo-kryeqytetas po s'duhet harruar qe kampionati nuk eshte monopol i Tiranes. Biles duhet pergezuar ky ekipi qe ka rifreskuar nje Superlige te Lodhur.

    Nqs Elbasani fiton kete kampionat do te behet ekipi i peste me i suksesshem ne Shqiperi me 2 tituj (Mbas Tirones 22, Dinamos 16, Partizonit 15 dhe Vllaznise 9) duke kaluar Skenderbeun, Teuten dhe Flamurtarin qe kane nga 1 secila.
    Risia sjell gjithmone frike tek njerezit qe nuk jane pjese e saj.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #580
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Disiplina "skuq" Partizanin, pėrkėdhel Besėn

    Komisioni i disiplinės, i mbledhur dje nė FSHF, duket se e ka "skuqur" pak ekipin e Partizanit pėr ngjarjet e ndodhura nė Peqin ditėn e shtunė. Kėshtu, disiplinori, i cili ėshtė mbledhur nė mesditė, ka diskutuar gjatė nė lidhje me ndeshjet e zhvilluara kėtė fundjavė nė Kavajė dhe Peqin, ku ka pasur probleme. Disiplinori i ka parė me kujdes tė gjitha dokumentet dhe nė fund ka marrė vendimet pėrkatėse. Tė kuqtė janė ndėshkuar nga disiplinori, por jo shumė rėndė. Dhėmbi ėshtė pezulluar 4 javė, por korēari ka pėrfituar nga pendimi qė ka shfaqur nė media. Kardek ėshtė pezulluar 8 javė pėr goditje me kokė tė gjyqtarit Pashaj. Gjoba tė majme kanė marrė edhe Delain Gallo, Allmuēa dhe Halili. Ndėrkaq, pėr takimin Besa Elbasani, disiplinori ka vendosur qė t'ia japė ndeshjen nė tavolinė Elbasanit dhe tė pezullojė njė javė fushėn e Kavajės. Pra, duket qartė se si Partizani dhe Besa janė ndėshkuar minimalisht. Me atė qė kanė bėrė nė fushėn e lojės kėto dy skuadra mund tė ishin dėnuar edhe mė rėndė nga komisioni i disiplinės. Vendime tė shumta ka pasur edhe nė kategoritė e tjera tė futbollistėve, ku nuk kanė munguar sėrish ndeshje tė dhėna nė tavolinė.

    Ja vendimet e plota tė disiplinės:

    Klubi "Besa", pėr trazirat e ndodhura nė ndeshjen Besa Elbasani, si rezultat i mosmarrjes sė masave tė mjaftueshme organizative dhe sigurisė sė mjaftueshme pėr zhvillimin normal tė saj, nė bazė tė KDS sė e humbet takimin me rezultatin 2 0, si dhe dėnohet me pezullim tė fushės 1 (njė) ndeshje e 200.000 lekė gjobė.
    Futbollistėt Igli Allmuēa, Delain Sasha, Alpin Gallo dhe Mahir Halili, pėr gjeste nė shkelje tė etikės sportive nė ndeshjen Shkumbini Partizani, nė bazė tė Rregullores sė Veprimtarisė Futbollistike dhe KDS sė, dėnohen me nga 20.000 lekė gjobė secili.
    Futbollisti i Partizanit, Paulin Dhėmbi, pėr gjestin fyes ndaj gjyqtarit nė ndeshjen Shkumbini Partizani, nė bazė tė KDS sė, duke marrė nė konsideratė edhe pendimin e thellė tė shfaqur publikisht nga ky lojtar si dhe rrethanat nė tė cilat ka ndodhur kundėrvajtja, dėnohet me 4 (katėr) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekė gjobė.
    Futbollisti i K.F. "Partizani", Alain Kardek, pėr goditjen me kokė ndaj gjyqtarit nė ndeshjen Shkumbini Partizani, nisur nga dinamika e ngjarjes qė rezulton nga pamjet filmike, nė bazė tė KDS sė dėnohet me 8 (tetė) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekė gjobė.


    Sa per dijeni: Nje lojtar i cili prek me dore, tallet, ofendon, apo i hedh fanellen albitrit pezullohet e pakta 4 muaj larg nga fusha e blerte.

    Falenderoni Zotin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 30-03-2006 mė 11:09
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 58 prej 65 FillimFillim ... 8485657585960 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •