Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fioton kete vite superligen?

Votues
64. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Elbasani

    24 37.50%
  • Dinamo

    4 6.25%
  • Tirana

    9 14.06%
  • Partizani

    11 17.19%
  • Besa

    3 4.69%
  • Teuta

    4 6.25%
  • Vllaznia

    8 12.50%
  • apo ndonje ekip tjeter

    3 4.69%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 35 prej 65 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 647
  1. #341
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Wind_of_Change
    Ti biem shkurt.

    Elbasani fiton titullin pa tifozllik.


    Që është i joni s'do diskutim fare lol

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia
    Po dolet ju kampion ta kam borxh nje kafe te turizmi , ne te kundert dua nje tepsi me bollokume per diten e veres, OK? ene mo e cyt ma :}}}

    Duke ok plako.Vetëm se po ma ban me hile m'duket.Dashke gjithë atë tepsi me bakllava në shkëmbim të një kafeje....

    Jo jo nuk pranoj....po qe për ndonjë arkë birre edhe bëhet... lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 10-02-2006 mė 12:57
    .........................

  2. #342
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar mė parė nga miki_ro

    Duke ok plako.Vetėm se po ma ban me hile m'duket.Dashke gjithė atė tepsi me bakllava nė shkėmbim tė njė kafeje....

    Jo jo nuk pranoj....po qe pėr ndonjė arkė birre edhe bėhet... lol

    Plako dy arka birra, edhe nje nate me noi motel ku ka moldave me 5 yje po deshe, vetem per harrem sulltani. Megjithate me duket se bastin e fitoj vet. Keshtu qe bej gati tepsine edhe gjej noi furxhi te papam qe te piqen mire.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #343
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Post Tirana: Fitorja, rruga e vetme drejt titullit

    Nė derbin e sotėm pėrballė Dinamos trajneri i Tiranės mendon se skuadra e tij duhet tė luajė pėr fitore

    Dinamo-Tirana, njė ndeshje e madhe derbi. Arkivi i pasur gjatė historisė ėshtė mbushur me dhjetėra ballafaqime tė dy prej mė tė mėdhenjve tė futbollit shqiptar. Ato kanė dhuruar spektakėl dhe surpriza. Kėtė herė, pėrballja, pėr nga pozicionet qė mbajnė kėto dy skuadra nė klasifikim, nuk kėrkon shumė koment. Fusha e "Selman Stėrmasit" prej ditėsh ėshtė gati tė presė njė betejė tė madhe, pėr jetė a vdekje. "Eshtė sė pari fjala derbi ajo qė nėnkupton rėndėsinė e kėtij takimi," - thotė trajneri i Tiranės, Krenar Alimehmeti, nė fillim tė deklarimit tė tij. "Timonieri" bardheblu i ka dhėnė fund dje punės disaditore dhe pėr pėrplasjen e sotme dhe shton se, megjithėse dihet qė nė tė tilla ndeshje fitorja ėshtė gjithnjė e vėshtirė, skuadra e tij nuk duhet tė pajtohet me rezultat tė tjetėr, pėrveē tripikėshit. "Gjithnjė jemi futur nė fushė pėr fitore. Ndoshta sot ėshtė hera e parė gjatė kėtij kampionati, qė Tirana merr pėrsipėr njė mision tė tillė, tė luajė e tė japė maksimumin e mundshėm qė tė fitojė patjetėr derbin, si rrugė tė vetme pėr tė mos e cėnuar pėrmbushjen e objektivit tonė final," - shton Alimehmeti. Gjatė dy javėve tė fundit Tirana ka bėrė tėra pėrgatitjet pėr tė kaluar me sukses Dinamon. Kjo sfidė e madhe derbi duket pėr mė tepėr decizive nė tėrė kampin bardheblu. "E kemi vlerėsuar nė maksimum Dinamon, madje tė gjithė ashtu kanė bėrė. Edhe lojtarėt janė futur nė brendėsi tė rėndėsisė sė madhe qė ka kjo ndeshje pėr ecurinė tonė. Ajo qė mė gėzon mė shumė ėshtė fakti se tė gjithė futbollistėt janė treguar optimistė para derbit. Kam parė nė stėrvitje njė grup qė ka punuar shumė dhe me dėshirė tė madhe pėr tė fituar me ēdo kusht ndaj Dinamos. Pak kohė par ndeshjes po shoh njė grup tė aftė tė pėrballojė me sukses njė sfidė tė tillė, tė rėndėsishme sa nuk ka ku shkon mė tepėr," - vijon Alimehmeti qė drejton bardheblutė nga java e 12-tė e kampionatit. Tirana ka 9 pikė mė pak se kryesuesi i klasifikimit, Elbasani, dhe nuk ka se ēfarė humbet sot ndaj Dinamos, ashtu sikurse edhe blutė nga ana tjetėr kėrkojnė patjetėr fitoren. Prandaj pritet njė pėrplasje e madhe, njė spektakėl i vėrtetė nė fushė gjatė kėtij derbi. Trajneri i Tiranės i ka bėrė llogaritė e para vetėm pėr fitore, teksa i karikon kėshtu bardheblutė para ndeshjes: "Mendoj se vetė lojtarėt do tė zbaviten shumė nė fushė nėse japin gjithēka pėr fanellėn e Tiranės. Kjo ėshtė njė sfidė e rėndėsishme derbi, pėr tė cilėn e kemi diskutuar bashkė me lojtarėt dhe kemi pranuar se nuk na intereson asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores. Besoj se pas sinjaleve tė ndeshjeve tė kaluara dhe pas punės qė kemi bėrė kėto ditė do tė shohim pėrballė Dinamos njė Tiranė ku indidvidi tė jetė i shkrirė i tėri nė lojėn tonė, ku tė ekzistojė qė nga minuta e parė e deri te e fundit grinta e njė grupi tė fortė, ku shpirti karakteristik i Tiranės tė jetė sot kryefjala e ndeshjes."
    Si pėrfrundim, Tirana nuk e mendon humbjen, madje as barazimin nė derbin e sotėm.

    Paradite, njė stėrvitje e lehtė
    Dje paradite, i tėrė grupi bardheblu bėri njė seancė stėrvitore tė lehtė, duke mbyllur kėshtu tė gjithė pėrgatitoren e gjatė pėr kėtė ndeshje tė rėndėsishme, qė mund tė ndikojė nė objektivin final tė bardhebluve. Seanca e djeshme pati karakter tė lehtė fizik. Ishin tė tėrė lojtarėt dhe mbizotėronte njė atmosferė e ngrohtė para ndeshjes sė sotme derbi.

    Nata, nė hotelin "Eklips"
    Nata e mbrėmshme pėr kampionėt nė fuqi kaloi nė hotelin "Eklips". Atje trajneri kishte planifikuar edhe analizėn e fundit, qė do tė pėrcaktonte modulin qė do tė luajė Tirana sot nė derbi dhe deri diku formacionin e parė. Deri dje pasdite kishte hamendje pėr dy role, ndaj edhe gjithēka mbetet tė zbulohet sot, nė orėn 13.30, nė derbin e kryeqytetit. Ndėrsa ashtu siē ėshtė theksuar mė parė, Klodian Duro dhe Elvis Sina nuk do tė jenė tė gatshėm pėr trajnerin Alimehmeti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Flori : 15-02-2006 mė 08:12
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #344
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Post Alimehmeti: Tirana pranon vetėm fitoren nė derbi

    Dinamo-Tirana ėshtė pa dyshim ndeshja mė e rėndėsishme e kėsaj jave. "Vetė fjala derbi nėnkupton rėndėsinė e kėtij takimi," - thotė trajneri i Tiranės, Krenar Alimehmeti, i cili i ka dhėnė fund dje punės disaditore pėr pėrplasjen e sotme. "Gjithmonė jemi futur nė fushė pėr fitore. Ndoshta sot ėshtė hera e parė gjatė kėtij kampionati, qė Tirana merr pėrsipėr njė mision tė tillė, tė luajė e tė japė maksimumin e mundshėm qė tė fitojė patjetėr derbin, si rrugė tė vetme pėr tė mos e cėnuar pėrmbushjen e objektivit tonė final," - shton Alimehmeti. Gjatė dy javėve tė fundit Tirana ka bėrė tėra pėrgatitjet pėr tė kaluar me sukses Dinamon. Kjo sfidė e madhe derbi duket pėr mė tepėr decizive nė tėrė kampin bardheblu. "E kemi vlerėsuar nė maksimum Dinamon, madje tė gjithė ashtu kanė bėrė. Edhe lojtarėt janė futur nė brendėsi tė rėndėsisė sė madhe qė ka kjo ndeshje pėr ecurinė tonė. Ajo qė mė gėzon mė shumė ėshtė fakti se tė gjithė futbollistėt janė treguar optimistė para derbit. Kam parė nė stėrvitje njė grup qė ka punuar shumė dhe me dėshirė tė madhe pėr tė fituar me ēdo kusht ndaj Dinamos. Pak kohė par ndeshjes po shoh njė grup tė aftė tė pėrballojė me sukses njė sfidė tė tillė, tė rėndėsishme sa nuk ka ku shkon mė tepėr," - vijon Alimehmeti qė drejton bardheblutė nga java e 12-tė e kampionatit. Tirana ka 9 pikė mė pak se kryesuesi i klasifikimit, Elbasani, dhe nuk ka se ēfarė humbet sot ndaj Dinamos, ashtu sikurse edhe blutė nga ana tjetėr kėrkojnė patjetėr fitoren. Prandaj pritet njė pėrplasje e madhe, njė spektakėl i vėrtetė nė fushė gjatė kėtij derbi. Trajneri i Tiranės i ka bėrė llogaritė e para vetėm pėr fitore, teksa i karikon kėshtu bardheblutė para ndeshjes: "Mendoj se vetė lojtarėt do tė zbaviten shumė nė fushė nėse japin gjithēka pėr fanellėn e Tiranės. Kjo ėshtė njė sfidė e rėndėsishme derbi, pėr tė cilėn e kemi diskutuar bashkė me lojtarėt dhe kemi pranuar se nuk na intereson asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores. Besoj se pas sinjaleve tė ndeshjeve tė kaluara dhe pas punės qė kemi bėrė kėto ditė do tė shohim pėrballė Dinamos njė Tiranė ku indidvidi tė jetė i shkrirė i tėri nė lojėn tonė, ku tė ekzistojė qė nga minuta e parė e deri te e fundit grinta e njė grupi tė fortė, ku shpirti karakteristik i Tiranės tė jetė sot kryefjala e ndeshjes."

    Kampionati, java e 22-tė
    Sot
    Dinamo – Tirana
    Teuta – Elbasani
    Skėnderbeu – Partizani
    Besa – Shkumbini
    Lushnja - Vllaznia
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  5. #345
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Post Dinamo-Tirana, derbi numėr 119 mes tyre

    Nė 118 ndeshjet e deritanishme, dinamovitėt kanė fituar 42 herė, tiranasit 46, nė barazim kanė dalė 30 takime

    Superfida e kėsaj jave pa dyshim qė do tė jetė ballafaqimi midis dy skuadrave nga mė tė shquarat e futbollit tonė: Dinamo e vendit tė katėrt dhe Tirana njė shkallė mė lart nė tabelėn e renditjes.
    Pavarėsisht se janė disi larg Elbasanit dhe Partizanit, blutė dhe bardheblutė vazhdojnė nė pretendimet e tyre pėr titull. Nė 118 ndeshjet e deritanishme, dinamovitėt kanė fituar 42 herė, tiranasit 46, ndėrsa nė barazim kanė pėrfunduar 30 takime. Golaverazhi ėshtė 158 175 pėr bardheblutė. Me Dinamon si pritėse janė luajtur 59 takime, ky do jetė i 60 ti. Blutė dhe rivalėt e tyre kanė tė njėjtin numėr fitoresh, 22, ndėrsa nė 15 raste ėshtė firmosur paqja mes tyre. Edhe kėtu golaverazhi flet pėr Tiranėn, 84 79. Takimi i parė mes kėtyre dy skuadrave ėshtė zhvilluar mė 26.3.1950, ku dinamovitėt si pritės fituan me rezultatin 1 0. Tirana fitoren e parė ndaj Dinamos e ka arritur mė 29.6.1952 me rezultatin 1 0. Nė kėtė takim bardheblutė kanė qenė ekip udhėtues. Barazimi i parė mes kėtyre dy ekipeve ėshtė arritur mė 6.6.1956 nė shifrat 0 0. Ndėrkaq, golin e 50 tė ndaj Tiranės blutė e kanė shėnuar mė 7.4.1968, kur nė tė vėrtetė ndeshja do tė humbej prej tyre nė shifrat 1 2; tė 100 tin mė 24.11.1985 (Dinamo fitoi 5 3) dhe tė 150 tin mė 19.3.2004 (blutė fituan 3 0). Pėr Tiranėn, goli i 50 tė kundėr Dinamos u shėnua mė 5.3.1972 (barazim 2 2); i 100 ti jubilar mė 18.3.1989 (bardheblutė fituan 2 1) dhe i 150 ti mė 1.12.2001 (blutė fituan 3 1). Takimin e 25 tė jubilar tė luajtur mes kėtyre dy ekipeve mė 21.4.1963, Dinamo e ka fituar me shifrat 3 1, tė 50 tin mė 13.10.1976 sėrish fiton Dinamo 1 0, tė 75 tin mė 27.3.1968 ekipet e kanė barazuar 1 1, tė 100 tin mė 2.4.1999 tiranasit bardheblu e kanė fituar me rezultatin 1 0. Dinamo, fitoret mė tė thella kundėr Tiranės i ka arritur si mė poshtė: 6 0, mė 3.6.1951; 3 0, mė 5.4.1953, mė 1.10.1972 dhe mė 19.3.2004. Ndėrsa fitoret mė tė thella tė Tiranės ndaj rivalit tė saj tradicional janė tė sigluara si mė poshtė: 5 1, mė 4.4.1991; 5 1, mė 20.12.2003; 4 0, mė 4.5.1958 dhe po 4 0, mė 24.5.2000. Barazimi nė sfidat mes kėtyre skuadrave ėshtė arritur nė 30 raste. Nga kėto 7 herė kemi shifrat 0 0, 14 herė 1 1, 7 herė 2 2 dhe 2 herė 3 3. Nė ndeshjet e deritanishme, me fitoren e njėrės skuadėr kanė pėrfunduar 88 takime. Nga kėta, me diferencė tė njė goli kanė dalė 51 prej tyre. Kėshtu, rezultati 1 0 ėshtė fiksuar 25 herė, 2 1 (18 herė); 3 2 (4 herė); 4 3 (3 herė) dhe 5 4 (1 herė). Me 2 gola ndryshim kanė pėrfunduar 22 takime. Prej kėtyre, 10 herė 2 0, po 10 herė rezultati 3 1, kurse 4 2 e 5 3 nga 1 herė. Me tre gola ndryshim kanė dalė 10 ndeshje, nga tė cilat 3 0 (9 herė) e 4 1 (1 herė). Me 4 gola ndryshim kemi 4 raste, nga dy herė rezultatet 4 0 e 5 1. Ndėrkaq, me 6 gola diferencė ka dalė vetėm njė ndeshje, 6 0. Dinamo me nga 4 fitore tė njėpasnjėshme ka arritur dy seritė mė tė gjata kundėr Tiranės. Kurse me 10 fitore tė njėpasnjėshme Tirana ka pasur serinė mė tė gjatė ndaj Dinamos nga 9.12.1995 deri mė 4.11.2000. Kurse barazimet nė seri nuk e kalojnė shifrėn 3. Nė harkun kohor tė viteve 1950 2005, gjatė muajit shkurt kėto 2 skuadra janė ndeshur 6 herė me njėra tjetrėn. Dinamo ka dalė fituese 2 herė, Tirana vetėn 1 herė si dhe tri barazime. Fitoren e fundit kundėr Tiranės, dinamovitėt e kanė rrėmbyer mė 12.3.2005 (rezultati 2 0). Fitoren e fundit kundėr Dinamos, bardheblutė e kanė marrė nė takimin e fundit tė luajtur midis tyre mė 21.5.2005 me rezultatin 1 0. Barazimi i fundit mes kėtyre dy ekipeve ėshtė ai i datės 26.11.2005 nė shifrat 1 1.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #346
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Teuta - Elbasani 0-0

    Elbasani kryesues frenohet nga Teuta


    Komenti

    Teuta dhe Elbasani kanė zbritur nė fushėn e lojės me mendimin pėr ta fituar ndeshjen dhe, duke u nisur nga kjo, mund tė thuhet se tė dy ekipet kanė lėnė nga dy pikė nė kėtė stadium. Rezultati i ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė perfekte mėnyrės se si u zhvillua loja, me njė pjesė tė parė mė tė mirė dhe me mė shumė raste shėnimi pėr Teutėn. Pjesa e dytė ėshtė mė e mirė dhe me raste mė tė rrezikshme pėr Elbasanin. Tė dy ekipet kanė luajtur me variantin taktik 4 4 2, ndonėse trajneri Daja nė pjesėn e dytė ka larguar njė sulmues, Rizvanollin, duke futur Tetovėn, dhe duke rritur cilėsisht lojėn e Elbasanit. Pjesa e parė ėshtė zhvilluar me njė ritėn mbimesatar, me sulme dhe kundėrsulme nga tė dy ekipet. Njė lojė e tillė ka kėnaqur rreth 4000 tifozė nė "Niko Dovana", shumica e tė cilėve kishin ardhur nga qyteti i Elbasanit. Aktivizimi i Ziambos nė formacionin e parė tė Teutės e ka rritur forcėn e sulmit durrsak, nė njė kohė qė ka qenė pikėrisht ky futbollist qė nė minutėn e 12-tė takimit, me njė goditje tė bukur, mund ta kishte kaluar nė avantazh Teutėn, nėse Kotorri nuk do tė bėnte njė pritje akrobatike. Elbasani ka rrezikuar portėn e Teutės nė minutėn e 29-tė, kur Rizvanolli u shfaq nė pozicion tė prirėt pėrballė Kapllanit, por ndėrhyrja e Kapajt shmangu rrezikun. Pas kėtij momenti, Kapllani lėshon njė top tė gjatė drejt sulmit tė Teutės dhe Mancaku nė vrapim shpejtėsie del lojtari i fundit pėrballė Kotorrit, por ndėrhyrja nga pas e njė prej mbrojtėsve tė Elbasanit ka shmangur rrezikun. Mancaku, stoli me Likėn dhe veēanėrisht tifozėria durrsake e kanė kontestuar nė kor vendimin e gjyqtarit Guēe, qė sipas tyre, duhet tė akordonte goditje dėnimi dhe karton tė kuq pėr mbrojtėsin elbasanas, qė, sipas tyre, frenoi lojtarin e fundit. Gjyqtari ka deklaruar simulim tė Mancakut dhe ka vazhduar lojėn. Eshtė Teuta qė rrezikon pėrsėri me Zėren, qė pas njė topi tė akorduar nga Mancaku pėr pak nuk shėnon nė portėn e Elbasanit. Pjesa e dytė fillon me rast pėr Elbasanin, qė fillimisht rrezikon me Qorrin dhe mė pas me Bejzaden. Nė minutėn e 78-tė tė takimit, Tetova jep njė asist pėr Qorrin, qė pėr pak sa nuk shėnon golin e avantazhit. Nė pjesėn e dytė, niveli i lojės fillon tė bjerė si rezultat i lodhjes fizike, nė njė kohė qė Dede qėndron nė lojė, ndonėse ēalon pas njė dėmtimi. Futja nė lojė nga trajneri Daja i Tetovės e ka rritur dukshėm nivelin e lojės sė kėtij ekipi. Tė dy ekipet kanė dalė nga fusha e lojės tė kėnaqur, pasi morėn atė qė dhanė nė fushėn e lojės, nė njė kohė qė dolėn edhe tė pakėnaqur njėkohėsisht, pasi Teuta vazhdon tė jetė nė njė zonė tė rrezikshme, nė njė kohė qė Elbasani nuk arriti tė thellonte diferencėn me Partizanin.

    Deklarojnė:

    Hasan Lika, trajner i Teutės:

    "Zhvilluam njė ndeshje tė mirė. Nė pjesėn e parė luajtėm mė mirė se nė pjesėn e dytė tė takimit. Duhej qė ta kishim zgjidhur problemin e shėnimit tė golit dhe duhej tė ishim mė tė saktė nė finalizim. Nė pjesėn e dytė e ulėm ritmin, ndoshta dhe nga tensionimi i skuadrės. Kam rezerva pėr gjykimin e ndeshjes, qė ishte i njėanshėm. Duhen falėnderuar futbollistėt pėr atė qė dhanė nė fushėn e lojės, pėrballė njė Elbasani tė fortė, qė edhe ai kishte synim tė fitonte takimin. Jam i kėnaqur me lojėn, qė garanton njė ecuri mė tė mirė, por akoma nuk po shkojmė te rezultatet qė na duhen. Mendoj se futbollistėt e stolit qė u aktivizuan nuk e justifikuan atė qė duhej tė jepnin."

    Ilir Daja, trajner i Elbasanit:

    "Mendoj se barazimi ishte rezultati mė i drejtė. Jemi tė kėnaqur, pasi po ruajmė ecurinė pozitive, me gjithė problemet qė kishim nė kėtė ndeshje, ku Dede pėr 70 minuta ka luajtur i dėmtuar dhe Bejzade ėshtė aktivizuar i dėmtuar. Mendoj se me futjen e Tetovės e kontrolluam mė mirė lojėn dhe nė pjesėn e dytė ishim mė mirė. Eshtė herėt pėr tė folur pėr titullin, por mendoj se edhe rezultatet e rivalėve tanė na u pėrshtatėn kėtė javė. Nuk them se do tė shikojmė rezultatet e kundėrshtarėve tanė, por them se ecuria jonė vazhdon qė tė jetė pozitive."

    Tė veēanta:

    - Si rrallėherė, stadiumi "Niko Dovana" ka pasur njė tifozėri prej rreth 4000 vetash.
    - Elbasani, ashtu si nė fazėn e parė, ka barazuar nė Durrės, por kėsaj radhe me rezultatin 0 0.
    - Kapiteni i Elbasanit, Nevil Dede, rreth 70 minuta ka luajtur i dėmtuar nė kėmbė, nė njė kohė qė edhe Bejzade ėshtė aktivizuar i dėmtuar.
    - Tifozėria durrsake dhe stoli teknik i Teutės e kanė kontestuar vazhdimisht gjykimin e gjyqtarit Guēe, aq sa gjyqtari ka larguar nga stoli trajnerin e dytė tė Teutės, Gentian Begejėn.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    -------------------------------------------------------------------------------------------------


    Dinamo - Tirana 1-1



    Shėnues: Salihi 17', Pema 83'.

    Komenti

    Mbyllet sėrish nė barazim derbi i shumėpritur Dinamo-Tirana. Ashtu si nė dy fazat e para, edhe kėtė herė nuk pati fitues midis tė dyja skuadrave, ku golat e Hamdi Salihit dhe Eleandro Pemės vulosėn gjithēka. Nė njė ndeshje tė quajtur pėr "jeta a vdekje", si Dinamo ashtu dhe Tirana, nė njėfarė mėnyre i prishėn punė njėra-tjetrės me kėtė barazim, pasi mbetėn nė tė njėjtat pozita si njė javė mė parė, duke mos pėrfituar njėkohėsisht nga frenimet e Elbasanit dhe Partizanit. Tė dyja skuadrat vinin nė kėtė 90-minutėsh me shumė probleme dėmtimesh dhe skualifikimesh, por sidoqoftė trajnerėt hodhėn nė fushėn e lojės formacionet mė tė mira tė mundshme. Nė mungesė tė kroatit Bonaēiē, lezhjani Bici nuk ndryshoi asgjė nga ajo qė ishte planifikuar prej ditėsh, ku Pema do tė luante i vetėm nė sulm, ndėrkohė qė pas tij do tė vinin Ēaval e Vinēetiē. Ndėrkohė, kampionėt nga ana e tyre kishin bėrė disa lėvizje nė minutat e fundit, ku nė vend tė Merkoēit u aktivizua boliviani Andaveris. Pikėrisht nga kėmbėt e kėtij tė fundit erdhi edhe goli i parė i takimit, ku nė minutėn e 17-tė bardheblutė shėnojnė njė gol mes protestash tė dinamovitėve pėr njė faull tė Patushit nė dėm tė Poēit. Pjesa e parė mbyllet me njė kontroll mė tė madh tė topin nga ana e bluve, por pa rezultat pėrpara portės. Nė fraksionin e dytė tė lojės, trajneri Bici ndėrron skemė, teksa nxjerrė Ahmatajn nė sulm dhe nė mbrojtje luan me tre veta. Falė edhe njė gjendjeje mė tė mirė fizike, Dinamo arrin tė kontrollojė tė gjithė lojėn, madje provon disa herė radhazi, por Hidi nuk lejon prekjen e rrjetės. Nė krahun tjetėr, Salihi ėshtė nė njė ditė tė mirė, ku me anė tė kundėrsulmeve e vė nė vėshtirėsi portierin Lika, qė tregohet i gatshėm pėr t'u kundėrpėrgjigjur. Nė minutat e fundit, s'ka mė skema nė fushė, sepse tė dyja ekipet tentojnė tė shėnojnė, por mė e suksesshme ėshtė Dinamo, e cila gjen golin e barazimit me anė tė Pemės nė minutėn e 83-tė. Mė pas, koha nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė dyja skuadrat pėr tė shėnuar golin e avantazhit, i cili do t'ju shtonte shanset nė luftėn pėr titullin kampion.



    Tė veēanta

    - Nė ndeshjen e djeshme derbi, pėr Dinamon debutuan me sukses dy futbollistė tė rinj, kroati Demagoi Verhas, por edhe Nertil Ferraj, i ardhur nga ekipet zinxhir.
    - Si asnjėherė tjetėr nė kėtė sezon, Dinamo nuk kishte lojtarė pėr nė stolin e rezervave, duke thirrur dyshen e dėmtuar Asllani-Deliallisi, por edhe tė rinjtė Sokoli, Bici e Taēi.
    - Takimin e ndoqi njė numėr i konsiderueshėm tifozėsh, afėrsisht 3 mijė veta nė tė dyja tribunat.
    - Ish-trajneri Bonaēiē, ndonėse ndodhej nė Split, u informua gjatė gjithė kohės pėr rezultatin e ndeshjes nga ana e menaxherit me origjinė shqiptare, Idriz Sulejmanit.





    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al




    Koment personal

    Shikoni pak diferencėn mes "Derbit" kryeqytetas prej 3 mijė spektatorėsh,dhe njė ndeshjeje tė rradhės sė Kampiones sė Dimrit nė Durrės.Njė i ashtuquajtur derbi mbledh vetėm 3 mijė sportdashės kurse Kampionėt kudo tė shkojnė mbushin stadiumet...
    Nė Niko Dovana kishte me shumė se 2500 tifozė nga Elbasanit ēka tregon qė jemi Kampionė tė padiskutueshėm pėrsa i pėrket Tifozerisė.Mė pėlqen gjithashtu fakti qė na serviret si "numėr i konsiderueshėm" ata 3 mijė sportdashės (sė bashku tifozeritė) nė njė ndeshje derbi.

    Sa turp pėr ekipe kaq tė mėdha tė futbollit shqiptar.

    Tani ta filloj pak me kta "Demat e kuq",se e paskan mbushur kėtė nėnforum me lloj lloj deklaratash.Po hė mer zymbyla ku ju ka Miki.. Se ngelėt duke lehur pėr fitore,pėr mposhtje,pėr...pėr...pėr...

    Jeni nė tė vėrtetė (kėshtu si ju katandisur Xhani) pėr telenovelė loool :-)


    Shtttttttttttttttttttt thashė.....targėn ju ;-) loool
    .........................

  7. #347
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Epo kur u bo edhe elbasani moooooo.

    Forca Tiranaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!

  8. #348
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia
    Plako dy arka birra, edhe nje nate me noi motel ku ka moldave me 5 yje po deshe, vetem per harrem sulltani. Megjithate me duket se bastin e fitoj vet. Keshtu qe bej gati tepsine edhe gjej noi furxhi te papam qe te piqen mire.
    Duke ma ba hallall shoku se ime ta pashė ēke shkruar.

    Edhe njė herė ta pėrsėrisi Miki ty se po m'lodhni kot m'duket.Kampionati ėshtė lyer verdh e blu sivjet kėshtu qė harrojeni.Vitin tjetėr edhe mundet....
    Po shikoni mbajeni mirė atė vendin e dytė,se pėrndryshe as pėr nė Intertoto nuk ju shoh

    Sa pėr ato Moldavet s'kam ē'i du plako,se m'kan ardh n'majė tė hundės shtremset lool.Rėndėsi ka qė ju keni nga fillimi (tė gjithė pa pėrjashtim loool) na shikoni targėn El Kampion dhe ne shijojmė vendin e parė pavarėsisht lehjeve tė qenve.Po meqė ti insiston,asaj arkės me birrė (tirone kam qef me e pi ditėn qė do shpallemi Kampion) nuk i them jo.... lool



    Ps.Lunesta s'ta mbushin syrin ne Elbasanllinjtė ty vogėlushe ??!!
    .........................

  9. #349
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga miki_ro
    Shikoni pak diferencën mes "Derbit" kryeqytetas prej 3 mijë spektatorësh,dhe një ndeshjeje të rradhës së Kampiones së Dimrit në Durrës.Një i ashtuquajtur derbi mbledh vetëm 3 mijë sportdashës kurse Kampionët kudo të shkojnë mbushin stadiumet...
    Në Niko Dovana kishte me shumë se 2500 tifozë nga Elbasanit çka tregon që jemi Kampionë të padiskutueshëm përsa i përket Tifozerisë.Më pëlqen gjithashtu fakti që na serviret si "numër i konsiderueshëm" ata 3 mijë sportdashës (së bashku tifozeritë) në një ndeshje derbi.
    Sa turp për ekipe kaq të mëdha të futbollit shqiptar.
    Miki besoj se e di qe Dinamo ka me pak se 1,000 tifoze gjithsej ne Tirane. Nga ata 100 shkojne ne stadium, pjesa tjeter kane qene tifoze te Tirones.

    Sa per tifozet e Elbasanit do jete shume interesante ti shohim se ku do jene kur mos te jene me pretendente per kampion. Besoj se Ruzhdi Bizhuta do jete bosh ashtu sic ka qene edhe dy vite me pare.

    Miki nuk e di ca moshe ke po ne nga fillimi i viteve 90' Durrsi ishte nga ekipet me te mira ne Shqiperi dhe kur udhetonin jashte kishin 5-6,000 tifoze me vete. E sheh ku eshte katandis Durrsi sot me 500 tifoza ne Niko Dovana? Ky mund te jete dhe fati juaj mas 4-5 vjetesh kur Ben Lazes ti mbarojne paret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tulipani Zi : 16-02-2006 mė 19:17
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #350
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Popo car turpi te fitoje elbasani. Po car ben ajo Tirana ime mo?

    si eshte ajo kenga 'gocat si sorkadhe...cunat si petrita'....lolllllllll

Faqja 35 prej 65 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •