Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Mediumet dhe politika

    Mediumet dhe politika


    Zhvillimi i gazetarisė dhe veēanėrisht i gazetarisė partiake, nė hapėsirėn shqiptare, kohėt e fundit, ėshtė duke "prodhuar" debate dhe "zhurmė" mbi pasojat, keqndikimin dhe kundėrefektin e kėsaj politike-mediale kundrejt sistemit tonė (edhe ashtu "tė sėmurė") shoqėror e politik. Gazetaria partiake u zhvillua si "bisht" i politikės ditore. Qė nė paraqitjen e saj tė parė, ajo, asesi nuk ishte autonome. Kjo lloj gazetarie, nga "njė bisht politik" u zhvillua shpejt dhe u shndėrrua nė njė kundėrpeshė serioze nė rritje e sipėr, kundėr ligjit, demokracisė, progresit, rendit, sigurisė, pavarėsisė dhe dinjitetit tė shtetit dhe individumit shqiptar!


    Gazetaria "e sėmurė"

    "Ndėrtimi" i vetdijes pėr dhe mbi njė "fourth estate", (dhunė e katėrt) filloj tė zhvillohet, fillimisht, nė Angli. Si platformė dhe tendencė parėsore e saj ishte qė shtypi, pra gazetaria, tė jetė diēka mė ndryshe; jo vetėm njė "bisht" i njė episodi tė parallogaritur politik e ideologjik...
    Ky raport tensionues ndėrmjet politikės dhe gazetarisė "provokon dhe josh" edhe sot institucionet mediale; nga njė anė, sikurse edhe mė herėt, kjo akuzohet pėr "marėdhėnie" shumė tė ngushta e miqėsore nė mes politikės dhe gazetarisė, e nė anėn tjetėr gazetarėve iu "mvishet" se ata janė "misionarė qė ushtrojnė, diktojnė dhe bėjnė" politikėn, por gjithsesi nė forma dhe me mjete tjera!
    Gazetaria "jonė" pėrcaktohet dhe vlerėsohet mė pak si ndėrmjetėsuese e informacioneve sociale, kulturore, ekonomike e politike. Ajo, mė shumė "vetetiketohet" si "njė misionare" qė me mė dėshirė e kujdes ndėrmjetėson dhe ndjek "informacione" partiake, krahionore e bajraktarėsh. Andaj, nė mungesė tė mediumeve profesionale, zbulimi dhe luftimi i dukurive negative nė hapėsiren e kohėn shqiptare (si fjala vjen korrupsionit, kontrabndės, burokracisė... etj.), po bėhet i paefektshėm.


    (Mos)kritika mediale mbi korrupsionin, kontrabandėn dhe burokracinė

    Po u ndriēua dhe u alarmua opinioni publik pėr njė kontrabandė; po "u gėrmua dhe u gjet" e vėrteta mbi sistemin social e shėndetsor tė korruptuar e tė degjeneruar, kjo, kritika, ndriēimi dhe realiteti i hidhur i shoqėrsė, nuk do mirėpėlqehet prej ca "politikanėve, parlamentarėve dhe qevritarėve tanė!". Gjurmimi dhe kritika objektive nuk do ndihmohet, nuk do pėrkrahet, pėrkundrazi, ajo do tė njolloset, vogėlsohet dhe bojkotohet nga mediumet dhe institucionet e tjera publike dardanase. Rreziku qė kėtij lloj institucini medial "t'i shpallet luftė" nga aparati shtetėror dhe politika, ėshte reale dhe i mundshėm...!
    Nė klasėn e "parisė shqiptare", ka mendime se kėto kritika, "gėrmime dhe fshikullime" do e dėmtojnė reputacionin, politikėn dhe moralin e institucioneve tė shtetit "kosovar". Por kėsaj "hipoteze" i kundėrvihet kundėrmendimi shkencor se jo ata qė i publikojnė dhe i nxjerrin nė dritė dobėsitė, dėmtojnė shtetin e kombin, por ēdo individ dhe institucion politik e medial qė ėshtė bashkėpjesėmarrės (maskues dhe "ushqyes" i kėtyre dobėsive dhe jorregullsive), ėshtė "qelizė kanceri dhe pushkatues" i sistemit demokratik dhe moralit tė politikės.
    Gazetaria e shėndoshė, profesionale dhe e pavarur, nė sistemet e qėndrueshme shoqėrore politike respektohet dhe trajtohet si njė grup individėsh; individė, tė cilėt nė shoqėri konsiderohen edhe si elitė. Andaj, kjo "dhunė e katėrt", nė hapėsirėn gjithshqiptare, domosdoshmėrisht duhet tė "riformėsohet e riedukohet" nė njė kundėrdhunė ndaj ekonomisė dhe politikės partiakemafioze...
    Dhembshmėrisht, gazetaria "enklaviste" ėshtė e orientuar kundėr mendimit, orientimit dhe interesit tė opinionit publik; kjo "ka mega aftėsi" pėr tė nxitur reportazhe e lajme tė njėanshme, tė "pjellė" polemika dhe komente monologuese, qė ekskluzivisht "prodhohen" pėr tė sulmuar e pėrlloqur, superlativizuar e tejzmadhuar individė tė paracaktuar partiakė e medialė! "Padashur" kėta "gladiatorė medialė-politikė" ofendojnė, nėnēmojnė, minimizojnė dhe "asgjėsojnė" lexuesin, dėgjuesin, shikuesin¼recipientin e tyre! Nė formatin dhe pėrmbajtjen e tyre mė shumė ka hapėsirė pėr pėrfitim material, se sa pėr emisionet kulturore e shkencore. Mbi hallet dhe telashet e kėtij populli, "bėhet" fjalė pak, fare pak...
    Por, pa punėn e madhe titanike, kėmbgulėse, cfilitėse e tė pandėrprerė mediale, nė luftė me padrejtėsinė, (krimin dhe korrupcionin), me forcat regresive qė pengojnė pėrparimtaren, demokratiken, nė hapsirėn tonė, nuk do tė ketė mirėqenie sociale, ekonomike e politike.


    Fuqia e madhe e mediumeve masive


    Roli i mediumeve masive nė shoqėrinė e lirė dhe demokratike ėshtė i pazėvendėsushėm. Ato na angazhojnė, na lėkundin, ¼ato "zgjojnė shoqėri e kombe nga gjumi letargjik". Nė lidhje me kėtė do tė citoja fjalėt e ish- kryetarit tė SHBA-sė, Richard Nikson, tė shprehura nė njė intervistė tė vitit 1978:
    "Koncentrimi mė i madh i fuqisė sė SHBA-sė, sot, nuk ėshtė nė Shtėpinė e Bardhė, nuk ėshtė nė kongresin dhe nuk ėshtė as nė gjykatėn e lartė supreme. Ajo ėshtė e koncentruar nė mediumet masive. Dhe atė shumė, tepėr shumė¼ Aty ka shumė fuqi e pushtet dhe ata qė e hartuan kushtetutėn, njė ditė do tė kenė teleshe me to. Ata qė e hartuan kushtetutėn, u kujdesėn qė tė ndajnė ndershmėrisht fuqinė e pushtetit. Kryetari ndan pushtetin me kongresin dhe gjykatėn e lartė supreme. Dhe kėshtu, ata kanė njė kontroll reciprok. Por, asnjėherė nuk kishte dhe nuk ka kontroll mbi radion e televizionin. Nuk ka kontroll mbi gazetėn...!"
    Kėto ishin fjalėt e kryetarit Nixon para dy e mė shumė deceniesh. Kėshtu, ėshtė edhe sot.
    Pėrderisa dhe njė superfuqi planetare "pranon" se politika dhe fuqia ushtarake nuk "bėhet" dot pa mediume tė orientuara nga prizmi e strategjia kombėtare, ne, shqiptarėt "kokėtrullosur" bėjmė tė kundėrtėn; orientim dhe investim nė "mediume" partiake, mediume me qėllime pėrfitimi e prezentimi pėrsonal... O tempora o mores!
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Postime
    1
    Tung,deshta me dite se kush eshte autori i ketije shkrimi.
    Kaq per qetash. Me pelqeu kritika.
    Miki nga Prishina (Shqiperi)

Tema tė Ngjashme

  1. Politika shqiptare
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 19:12
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •