Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

    Annan kërkon reforma të thella të OKB-së

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka propozuar reforma të thella në organizatë, përfshirë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit dhe vendosjen e rregullave të qarta lidhur me autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake.
    Në një raport që i është paraqitur OKB-së, zoti Annan thotë se kërcënimet e tanishme globale si krimi i organizuar, varfëria e terrorizmi janë të ndërlidhura dhe përbëjnë një kërcënim universal.
    Zoti Annan tha se siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut ishin të gjitha të ndërlidhura.
    Ai nënvizoi veçanërisht rëndësinë e vazhdueshme të multi-lateralizmit përballë kërcënimeve globale si terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë.
    Ai bëri thirrje për një gjetjen e një përcaktimi të përbashkët për terrorizmin si dhe që vendet të mbajnë nën kontroll armët bërthamore, kimike e biologjike.
    Raporti i tij vjen dy vjet pas pushtimit të Irakut që ngriti pikëpyetje lidhur me rolin e ardhshëm të OKB-së në çështjet ndërkombëtare. (BBC)

    Reformat (CNN):
    Annan propozon zgjerimin e Keshillit te Sigurimit nga 15 ne 24 anetare.
    Ka 2 model ndryshimi:
    I pari: 6 vende te rinj te perhershem, 2 nga Afrika, 2 nga Azia q nga Europa dhe nje nga Amerika te cilat nuk do te kene te drejten e vetos. Siç dihet aktualisht SHBA, Anglia, Franca dhe Kina jane anetare te perhershmem me te drejten e vetos.

    Modeli i dyte:
    Nuk do te kete vende te perhershme por nje kategori e re me 8 vende qe do te sherbeje per 4 vjet. Azia, Afrika, Europa dhe Amerika do te gene nga 2 dhe nje vend jo i perhershem i ndare mes kontinenteve.

    Pabarazia dhe mos-funksionimi si duhet i OKB-se eshte diskutuar shpesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Maskë të re për OKB-në?

    S'është edhe aq e nevojshme, u shkon për shtati edhe kjo që kanë. Madje botës nuk i duhet një imazh i rri i OKB-së, që ndryshon vetëm pamjen e jashtme.

    Ujku ndryshon qimen, por jo dhe zanatin.

    Hopeless

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje fjollat,
    OKB-ja per momentin eshte institucioni me i paanshem, dhe nder te vetmit nga ku mund te pritet paqe ne bote. Nuk do te thote qe OKB eshte e perkryer, perkundrazi ka shume probleme. Si dihet ne OKB jo te gjithe shtete jane te barabarte, ata qe paguajne me shume dhe ata qe njihen si superfuqi jane me te privilegjuar. Po jo gjithmone pabarazia eshte padrejtesi. Ai shtet qe ka privilegje me shume ka dhe pergjegjesi me shume (jo vetem ekonomike, por edhe ushtarake e politike). Kjo eshte drejtesi deri diku.
    Problem me serioz eshte Keshilli i Sigurimi (Security Council). Perberja e tij reflekton situaten e pas Luftes se Dyte Boterore, fitimtaret plus Kina jane anetaret e perhershem. Kjo perberje (sipas shume akademikeve dhe si e vuri ne dukje dhe vete Annan) nuk reflekton situaten aktuale gjeopolitike.
    Por per me serioz se pabarazia ne OKB eshte mos funksionimi. OKB nuk qe ne gjendje te aprovonte nderhyrjen ne Kosove e as ta ndalonte, nuk aprovoi luften ne Irak as e ndaloi. Per keto arsye po humbet besueshmerine ashtu si Liga e Kombeve (League of Nations) para Luftes se Dyte Boterore. Duhet qe OKB-ja te forcohet me teper politkisht (mbase dhe ushtarakisht) po pikerisht atehere do te vihet me ne dukje pabarazia. Askush nuk do ta deshironte nje organizate mbishteterore (supranacionale) qe vepron per interes te nje apo disa shteteve/grupeve/klasave/personave te caktuar.
    Miqesisht SG.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Përshëndetje SG

    Përgëzime për optimizmin tënd. Për fat të keq unë jam pesimiste deri në palcë kur flasim për OKB-në.

    OKB-ja nëse vërtet ka pasur për qëllim misionin që ia parashtroi vetes, ka dështuar plotësisht

    THE UN IS WORKING TO MAKE THE WORLD A BETTER PLACE
    Si të duket?

    MEMBER STATES — LARGE AND SMALL, RICH AND POOR, WITH DIFFERING POLITICAL VIEWS AND SOCIAL SYSTEMS — HAVE A VOICE AND A VOTE IN THIS PROCESS.

    Krahaso

    A DECISION CANNOT BE TAKEN IF THERE IS A NO VOTE, OR VETO, BY A PERMANENT MEMBER.
    Sa manipulative


    THE UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS, PROCLAIMED BY THE GENERAL ASSEMBLY IN 1948, SETS OUT BASIC RIGHTS AND FREEDOMS TO WHICH ALL WOMEN AND MEN ARE ENTITLED — AMONG THEM THE RIGHT TO LIFE, LIBERTY AND NATIONALITY; TO FREEDOM OF THOUGHT, CONSCIENCE AND RELIGION; THE RIGHT TO WORK AND TO BE EDUCATED; THE RIGHT TO FOOD AND HOUSING; AND THE RIGHT TO TAKE PART IN GOVERNMENT.
    Tepër e dhimbshme për shumicën e njerëzve në botë, sidomos kur të lexosh dhe këtë më poshtë

    THE COUNCIL HAS AUTHORIZED MEMBER STATES TO USE "ALL NECESSARY MEANS," INCLUDING COLLECTIVE MILITARY ACTION, TO SEE THAT ITS DECISIONS ARE CARRIED OUT.

    Unë kurrë nuk do të mund ta kuptoj arsyetimin për "programin gjenial" Oil for food të cilin e aplikuan në Irak për sa vite me rradhë. Gjersa Iraku po ngulfatej nga sankcionet, popullata po vdiste nga uria, ata dolën me një programë kaq diskriminuese tu hudhnin ca grimca bukë për naftë. Çka bëhej sikur mos të kishin naftë?

    OIL-FOR-FOOD WAS THE UNITED NATIONS' LARGEST EVER HUMANITARIAN AID OPERATION. THE PROGRAM WAS SUCCESSFUL, AT LEAST IN TERMS OF DELIVERING FOOD AND EXEMPT GOODS TO MOST OF IRAQ'S 26 MILLION PEOPLE. BUT THE PROGRAM WAS ALSO CORRUPT, ALLOWING SADDAM HUSSEIN'S GOVERNMENT TO SNEAK PAST INTERNATIONAL SANCTIONS.
    E sheh kush flet për korrupsion?

    Mendoj se OKB-ja është instrumenti më i suksesshëm i superfuqive për të mbajtur nën kontroll pjesën tjetër të botës.
    Nuk shkoj më tej se më shkakton dhembje koke.

    Respekt
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 23-03-2005 më 13:21

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje serish.
    Ne OKB anetaret e perhershem (le ti quajme superfuqi) kane nje ndikim shume te madh. Me se e vertete. Por dhe detyrimet e tyre jane me te medha se te anetareve te tjere. Kur detyrimet dhe privilegjet jane ne raport te drejte, nuk jemi shume larg drejtesise.
    Pabarazia eshte çmimi qe paguajne shtetet e tjera per te mbajtur superfuqite ne loje. Le te marrim shembull Ligen e Kombeve (League of Nations). Deshtoi sepse shume shtete nuk ishin anetare, dhe me e rendesishmja sepse mungonte SHBA dhe Rusia. Patjeter qe kishte dhe shume arsye te tjera.

    THE COUNCIL HAS AUTHORIZED MEMBER STATES TO USE "ALL NECESSARY MEANS," INCLUDING COLLECTIVE MILITARY ACTION, TO SEE THAT ITS DECISIONS ARE CARRIED OUT.

    Po e drejte ky paragraf cenon sovranitetin, por keto duhet te jene raste shume te rralla "kur paqa dhe rendi ne bote jane ne rrezik". Nje konsensus (gje e rralle kjo) e 5 anetareve te perhershem tregon qe ka me te vertete nje rrezik, per me te per duhen dhe 4 vota nga anetaret e perkohshem te KS.

    Le te sqarojme nje pike, Lufta ne Irak nuk u aprovua ng OKB, nuk mund te gjendet OKB e fajshme, perkundrazi ve ne dukje nevojen per nje OKB edhe me te fuqishme, te afte per te ndaluar veprimet e njeanshme(ose te nje koalicioni te caktuar).

    Le ta shohim çeshtjen nga nje kendveshtrim tjeter, a do te ishte me e mire nje bote pa OKB-ne? OKB-ja ka mangesite e veta, ka bere gabime plot por nese permiresohet/reformohet mund te jete i vetmi institucion i afte per te sjelle/ruajtur paqen ne bote.
    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-04-2005 më 10:02
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Por dhe detyrimet e tyre jane me te medha se te anetareve te tjere. Kur detyrimet dhe privilegjet jane ne raport te drejte, nuk jemi shume larg drejtesise.SG
    Pershendetje SuiGeneris.
    Me lejoni ta shtroj problemin ne nje menyre te tille per t'ju dhene mundesine per te pare nese ajo qe thoni eshte e drejte apo jo.
    Si e shpjegoni qe anetare te Keshillit te Sigurimit jane vetem ata shtete qe kane arsenal berthamor?
    Po ne rastin me konkret, ceshtjen e Kosoves; kemi nje Kine dhe Rusi, anetare me te drejte vetoje ne kete Keshill Sigurie qe do te dalin haptas KUNDER ceshtjes shqiptare. A i afrohet ndopak drejtesise ky lloj qendrimi?
    Ne fakt Kina dhe Rusia, edhe pse jane anetare me te drejta te plota, Lavdi Zotit qe Amerika, kur vjen puna tek shqiptaret nuk eshte e gatshme te beje dhe shume leshime, dhe as te pyese ndonje prej ketyre "fuqive". Ne rastin konkret pyetet Keshilli i Sigurimit vetem per qellime parimore, sepse tashme eshte e qarte se drejtesia nuk mund te vendoset me shtete qe shkelin katerciperisht te drejtat dhe lirite e njeriut, dhe aq me pak te mbrojne interesat dhe te drejtat e kombeve.
    Eshte e vertete gjithashtu qe Rusia dhe Kina nuk kane buxhet te mjaftueshem per te perballuar problemet e brendshme ekonomike, e lere me te flasim per nje sponsorizim te mirefillte te OKB-se sic eshte rasti i Amerikes.
    Edhe po te ishin sponsore te mirefillte, kjo nuk sjell rrjedhimisht nje lloj drejtesie.
    PSH: A mund te blihet apo te luhet LIRIA e shqiptareve si nje pazarllek vetem e vetem se dikush qe qenka me i madh financoka per kete apo ate qellim?
    Une nuk jam aspak dakord me nje qendrim te tille; sigurisht, qe jam dakord qe te jete Amerika dhe Anglia aktori kryesor ne kete fushe, sepse Amerika, te pakten eshte i vetmi shtet me shume pak gabime apo padrejtesi ne kurriz apo histori te veten si shtet; kur vjen fjala per te tjeret, kemi jo vetem padrejtesi dhe dhune, gjenocid dhe krime ndaj njerezimit, por, c'eshte me e renda deri me sot nuk kemi patur as edhe nje pranim te ketij realiteti apo distancim prej te tilla aktesh; cka dmth qe keta shtete endè ne politiken dhe qendrimin e tyre nuk njohin ndryshim dhe as t'i vrase ndergjegja; dmth qe kur vjen koha jane te gatshem te perserisin historine.
    Per mendimin tim, OKB duhet forcuar se tepermi per te mos i lene qasje interesave te ndryshme nacionaliste, dhe duhet patur shume kujdes me nje krijim te mundshem te lobingjeve, sic eshte rasti i kongresit amerikan(psh), ku shtete me servilizem te spikatur si Greqia apo Servia marrin nje rol dominant.
    Nese dicka e tille do te ndodhte edhe me OKB-ne e reformuar, atehere miresevini ne shekullin e 20, ku Izraeli nuk e pyet fare as keshillin e sigurise dhe as ndonje rezolute te vecante apo te pervecme; po ashtu edhe Servia, Greqia,etj,etj,etj.
    Prandaj, rrofte liria dhe barazia. (a mund te ndodhe kjo ne nje bote ku njerezit vriten per nje shishe uje?)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    OKB, Gjermania kërcënon Nanon (Shekulli)
    Arion Sulo

    TIRANË- Si gjermanë që janë, besojnë dhe respektojnë vetëm qëndrimet zyrtare dhe jo deklaratat e intervistat në media, qofshin këto të dhëna edhe nga një kryeministër në “Corriere della Sera”. Kur vjen puna për votën në OKB, për reformën e Këshillit të Sigurimit, askush nuk nxitohet të mbyllë dosjen dhe aq më pak Gjermania, për planin e së cilës kryeministri ynë kishte shprehur simpati në shtator 2004 gjatë një fjalimi në OKB. Simpati e cila u shkërmoq fare papritur, kur në një intervistë në “Corriere Della Sera” të para 10 ditëve, Nano pa asnjë ekuivok u rreshtua përkrah planit italian për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vota e Shqipërisë do të jetë e përbashkët me atë të Italisë”, - tha Nano, për të cilin gazetari italian parashikoi marrjen e një telefonatë nga Berlini. Por nëse telefonata ende nuk ka mbërritur, (ndoshta) është sekretari i dytë i Ambasadës Gjermane në Tiranë, njëkohësisht referent i shtypit, Kristian Jetzlsëperger, i cili i pyetur nga “Shekulli” për këtë qëndrim të kryeministrit, shprehet se “ne besojmë dhe u përmbahemi vetëm qëndrimeve zyrtare dhe shpresojmë që Shqipëria të votojë planin tonë”. Numri dy i ambasadës thotë se zyrtarisht qeveria shqiptare nuk na ka premtuar, por kryeministri Nano e ka parë me simpati planin gjerman për reformën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Paralajmërimi
    I gjendur në një pozicion të sikletshëm, mes mikut Berluskoni dhe fuqisë së gjermanëve, Nano zgjodhi që vota e Shqipërisë në OKB, këtë verë të nxehtë diplomatike, të shkojë në favor të fqinjit perëndimor, pasi ministri i Jashtëm, Fini, nuk shkeli në Shqipëri gjatë një turi ballkanik dhe politika e vizave u shtrëngua shumë. Por nëse italianët u “qetësuan”, tani janë gjermanët që thonë fjalën e tyre, kur kishin marrë dhe një gjysmë premtimi për mbështetje. “Ne do ta vëzhgojmë me vëmendje maksimale çdo votë, të të gjitha vendeve anëtare të OKB-së dhe natyrisht në këtë kuptim edhe votën e Shqipërisë. Nëse Shqipëria nuk do të votonte pro për planin e Gjermanisë, natyrisht që kjo nuk do të mbetet pa pasoja në raportet tona bilaterale”, -paralajmëron Jetzlsperger. I pyetur se cilat mund të jetë këto pasoja, diplomati shton se “pasojat nuk do të thonë se Gjermania do të heqë vëmendjen nga rajoni dhe se nuk do të përkrahë zgjerimin e BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor. Ne ende nuk kemi ide të qarta në lidhje me pasojat. Jemi duke i shqyrtuar këto pasoja. Sigurisht, do të jemi shumë më të ndjeshëm në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin”. Jetzlsperger është i mendimit se vota e Shqipërisë për planin e Gjermanisë do të thotë që Gjermania ta rrisë më tej interesin e saj në rajon, jo vetëm për marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë, që do të thotë ndihmë ekonomike dhe ndihmë për anëtarësim në BE, por edhe angazhim në të gjitha forumet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ka pasur një dialog konskruktiv jo vetëm për reformën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe për një reformë më të përgjithsme të OKB-së. Me paraqitjen e rezolutës ky diskutim mes dy qeverive është zhvilluar edhe me tej. Gjermania mendon që koncepti i saj për zgjerimin e KS-së është edhe në dobi të Shqipërisë.
    “Për Shqipërinë do të kishte avantazh ky plan, sepse, sipas propozimit tonë, për shtimin e vendeve jopermanente Gjermania mendonte që të ishte një nga vendet e rajonit dhe Shqipëria kishte shanse të ishte ajo ose një vend aleat në rajon”.Deklarata e gjermanëve për votën shqiptare në OKB-së këtë qershor, ka një histori jo të shkurtër. Negociatat dhe bërja e lobingjeve kanë filluar qysh në ‘97-ën. Nano ka ndryshuar disa herë qëndrim në lidhje me këtë problem, por duket se tani është përballë provës së vërtetë: të mbështesë planin gjerman, çka do të thotë më shumë ndihmë dhe investime në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani dhe mbështetje e fuqishme për në BE, apo të ruajë miqësinë me Berluskonin.




    Pse duhet zgjeruar Këshilli i Sigurimit
    Propozimi për reformën në Këshillin e Sigurimit, duke e zgjeruar atë nga 15 anëtarë në 25 (rritjen e anëtarëve të përhershëm me gjashtë dhe atyre jo të përhershëm me katër), është bërë nga Brazili, Gjermania, India dhe Japonia. Të katër këto vende mendojnë se reforma është e domosdoshme, për shkak të përshtatjes së përbërjes së Këshillit për të reflektuar realitete aktuale, rritjen e numrit të anëtarëve dhe emergjencën e aktorëve globalë dhe rajonalë. Sipas këtyre vendeve, rritja vetëm e numrit të anëtarëve jo të përhershëm do t’i linte të pandryshuara strukturat tashmë të vjetëruara të vitit 1945. Me këtë reformë do të arrihej sigurimi i një gjendjeje të ekulibruar në një përfaqësim dhe pjesëmarrje të përshtatshme dhe të drejtë të të gjitha rajoneve, si dhe të vendeve në zhvillim. Ky zgjerim do të rriste mundësinë e të gjitha vendeve, por në veçanti të vendeve të vogla dhe të mesme për t’i shërbyer këshillit. Gjermania, Brazili, Japonia dhe India propozojnë që aktorët dhe kontribuesit më të mëdhenj, të nevojshëm për zbatimin e vendimeve, duhet të përfaqësohen si anëtarë të përhershëm.



    Çfarë parashikon plani gjerman

    Sipas këtij propozimi, numri i anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit rritet me gjashtë anëtarë dhe numri i anëtarëve jo të përhershëm rritet me katër, duke mbërritur në 25 anëtarë, ku duhet të ruhen grupet rajonale ekzistuese. Sipas këtij modeli, Afrika, Azia dhe Amerika Latine do të ishin me të drejta të plotësisht të barabarta, meqenëse propozohen të marrin vende të përhershme. Projekti parashikon edhe një vend jo të përhershem për Evropën Lindore. Por edhe krijimi i vendeve të reja të përhershme, sipas këtij projekti, është i nevojshëm për të përligjur më tej nivelin e lartë të donatorëve të mëdhenj të sistemit të Kombeve të Bashkuara, të cilat deri tani nuk kanë pasur një vend të përhershëm, si p.sh, Japonia, (kontribuesja e dytë më e madhe e OKB-së) dhe Gjermania (kontribuesja e tretë më e madhe).



    Brazili, Gjermania, Japonia dhe India


    Projektrezoluta në lidhje me reformën e Këshillit të Sigurisë

    Numri dhe përbërja e KS-së
    1. Numri i anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të rritet nga 15 në 25, duke shtuar 6 anëtarë të përhershëm dhe 4 anëtarë jo të përhershëm.
    2. 6 anëtarët e rinj të përhershëm të Këshillit të Sigurisë duhen zgjedhur në përputhje me skemen e mëposhtme:

    Dy nga shtetet afrikane
    Dy nga shtetet aziatike
    Një nga Amerika Latine dhe shtetet e karaibeve
    Një nga Evropa Perëndimore dhe shtete të tjera

    3. 4 anëtarët e rinj jo të përhershëm të KS-së duhen zgjedhur sipas skemës së mëposhtme:


    Një nga shtetet afrikane
    Një nga shtetet aziatike
    Një nga shtetet e Evropës Lindore
    Një nga Amerika Latine dhe shtetet e karaibeve


    Procedura e zgjedhjes dhe koha e realizuar
    3 faza

    1. Projektrezoluta, zgjedhja e anëtarëve të rinj të përhershëm, karta teknike për amendimin e rezolutës.
    Të gjitha miratohen me 2/3 e shteteve anëtare.

    2. Përcaktimi i anëtarëve të rinj të përhershëm në rrugë elektorale është një proces i ndershëm dhe transparent, duke u garantuar kështu legjitimitet demokratik anëtarëve të rinj të përhershëm.

    3. Debati dhe miratimi i projektrezolutës nga Asambleja e Përhershme në qershor. Zgjedhja për anëtarët e rinj të përhershëm në mes të korrikut. Votimi i kartës teknike për emtimin e rezolutës dy javë pas përcaktimit të anëtarëve të rinj të përhershëm.


    Përfitimet e Shqipërisë nga reforma e Këshillit të Sigurimit
    Nëse Shqipëria do të mbështesë planin gjerman, ajo në mos tani menjëherë do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, pasi sipas projektit gjerman parashikohet edhe një vend nga Evropa Lindore në këtë këshill. Po kështu, Gjermania e angazhuar prej kohësh për një Ballkan paqësor dhe të integruar në Evropën e bashkuar dhe si anëtare e Këshillit të Sigurisë, ajo natyrisht që do t’i kushtonte vëmendje të veçantë këtij rajoni. Nga ana tjetër, Gjermania vetëm në bashkëpunim bilateral me Shqipërinë për 15 vitet e fundit ka dhënë 300 milionë euro grant, por duke llogaritur kontribute shumëpalëshe shuma shkon në 650 milionë euro. Dhe kuptohet, në rast të një vote pro Gjermanisë ndihma do të rritej edhe më shumë, pa lënë mënjanë angazhimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për statusin e Kosovës.



    Nano
    “Ia kam thënë Berluskonit dhe po ua them edhe juve: Pozicioni italian në lidhje me reformën e Këshillit të Sigurimit ka të bëjë me ndryshimin e rrethanave, por për momentin, vota e Shqipërisë do të jetë e përbashkët me atë të Italisë. Është e qartë?”



    Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit


    SHBA
    Rusia
    Franca
    Kina
    Britania e Madhe
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    E kush ua jep sigurine juve qe nje shtet qe mundohet t'i imponohet nje shteti tjeter sovran si Shqiperise, ne rastin e Gjermanise, sic thoni ju suigeneris, qe do ta mbaje fjalen?
    A ka deklarata me te uleta sesa ato qe keni postuar ketu?
    Eshte gati gati e pabesueshme qe ato te kene dale nga goja e nje funksionari gjerman, por, duke ua njohur mire surratin kelysheve te Hitlerit, gjerat marrin nje shpjegim.
    Gjermania dashka te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit ne BE?
    Aha, dmth, perndryshe ne shqiptareve as ne 2022 nuk na takoka per te hyre! Atehere pse kjo Evrope na genjen kaq shume? A thua se integrimi ne nje shoqeri te tille na zgjatka ditet!
    Keto jane kercenime te hapura, dhe rezultati eshte i thjeshte; Shqiperia nuk ka nevoje per miq te tille! Nuk ja kemi nevojen as Gjermanise dhe askerrkujt tjetri qe ecen me mentalitetin e mesjetes, sidomos te shteteve te tilla qe jane shkaktare te dy lufterave boterore, dhe qe c'eshte me e keqja, nuk kane ndryshuar mentalitet.
    Qendrimi antishqiptar i gjermaneve u pa me se miri ne kohen kur kosa e terrorizmit serb po priste koka shqiptaresh ne Kosove!
    Poshte Evropa raciste, me gjithe hienat qe bejne pjese ne te....
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    sssshhhhhh...

    banished, shko pusho me mire.. me keto qe ke shkruar dukesh qe nuk je i kthjellet, sado qe ke vene nje llampe

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Nejse, Darwin...
    Kur te mesoni te lexoni, te pakten ato qe jane shkruar me siper, atehere mund te filloni te mendoni me trute tuaj; them vetem, shyqyr qe kthjelltesia nuk eshte njesoj me servilizmin, se perndryshe Gjermania neonaziste do te kishte te drejte te na kercenonte. Kur te arrini te kthjelloheni juve, atehere ka mundesi qe te uroni qe ato qe jane shkruar me siper te jene thjesht nje thashethem kafeneje, e jo nje qendrim zyrtar i trogloditeve qe banojne ne BE!!!
    Nuk eshte pa vend qe te dallosh qe qendrimet zyrtare evropiane ngjajne me shume se kurre me qendrime adoleshentesh te droguar; menyra sesi mundohen te te diktojne qendrimin dhe mendimin e tyre, menyra sesi te shkelin te drejtat, arbitrarizmi i vazhdueshem dhe servilizmi i pashoq, i theksojne jashte mase keto qendrime.
    Dhe, mos harroni qe po behet fjale per nje Evrope qe nuk eshte gje tjeter pervecse nje dru i kalbur, nje keshtjelle rere, qe mburret me pompozitet dhe mendjemadhesi, vetem e vetem per te ekuilibruar ne nje fare mase fuqine amerikane. Kurre nuk kane per t'ja arritur; kjo eshte, sic tha dhe George Bush-i, Evropa e vjeter... Evropa e kryqezatave pa shkak, Evropa e lufterave boterore, Evropa e katastrofave njerezore...
    Kur te japin shenja ndryshimi, atehere do te kene mbeshtetjen time, sado e paperfillshme qe mund te jete ajo.
    Gjithe te mirat, zemra.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 15:21
  3. Mitrovicë: Të paktën tre policë të Kombeve të Bashkuara u vranë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2004, 13:31
  4. "Dyshimi i Madh" nga Oriana Fallaci
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 13:06
  5. Shqiperia ne Lidhjen e Kombeve (Shqiptar)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •