Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime

    Sotir Papahristo, njeriu i arsimit

    Sotir Papahristo, njeriu i arsimit

    E Premte, 30 Shtator 2005

    Pedagog i talentuar me veprimtari te frytshme praktike e teorike, drejtues e organizator i shquar arsimi, perkthyes e studiues prodhimtar ne fushe te pedagogjise, intelektual erudit, helenisti dhe humanisti Sotir Papahristo i dha vendit dhe popullit te vet, nga jeta e tij fatmiresisht e gjate, 56 vjet te mira pune me rendiment te begatshem

    Dr. Iljaz Gogaj

    Bir i nje prifti fshati, Sotir Papahristo u lind me 11 dhjetor 1887 ne katundin Vembel ne lindje te qytezes se Bilishtit. Me 1912, pushtuesit greke ia nderruan emrin, duke e quajtur Boshori. Mesimet e para i mori ne shkollen e fshatit, ku nuk pati mesues per te qene, te cilet me metodat e tyre te cala, "me lane shume te dobet, - thote vete Papahristoja, - gje qe e ndieva kur u regjistrova ne Gjimnazin e Korces". Disa te aferm paten nderhyre qe te shkonte ne Manastir, per te vijuar shkollen ne gjimnazin serb te atjeshem. Mirepo shpejt, me deshiren dhe vendosmerine e tij, u largua nga Manastiri dhe me kujdesin e te atit, qe ishte prift i kenduar, vijoi Gjimnazin grek te Korces. Megjithe zbrazetite dhe mungesat nga Manastiri, me inteligjencen dhe etjen per mesim i kaloi shpejt dobesite fillestare dhe erdhi e u be nje nga nxenesit me te mire te gjimnazit, per ta perfunduar ate me sukses me 1907.

    Pastaj me ndihmen e disa miqve te babait, Mitropolia e Korces i siguroi nje burse, per te vijuar studimet ne Fakultetin e Filologjise te Universitetit te Athines, te cilen e priti me kenaqesi. Pas pese vjet studimesh, me 5 tetor 1912, mori diplomen me perfundime te lavderuara. U kthye ne Korce dhe, me merite vetjake, u emerua ne Gjimnazin e Korces, ku per dhjete vjet rresht, deri me 1922, dha greqishten e vjeter, latinishten dhe historine e pergjithshme. Keto vite te turbullta me shqetesime te medha per Korcen dhe per gjithe Shqiperine, profesori i ri i Gjimnazit grek, i perjetoi me dhimbje prej shqiptari te vendosur. Me qendresen e tij paqesore, e cila e kaliti dhe e brumosi me etje si atdhetar, provoi bindshem se bente pjese ne ata jo te pakte shqiptare, te cilet studiuan ne shkolla te huaja dhe ku perthithen etshem kulturen, pa u bere pre e saj dhe e politikave e ideologjive, qe mund te fshiheshin rrezikshem prapa tyre. Ai e beri prone te tij gjuhen dhe kulturen klasike helene dhe e shnderroi ate ne arme per t'u bere perpjekes i vendosur per kulturen ne gjuhen e pasur dhe te bukur te nenes.

    Ngjarjet e medha te 1920-tes, sollen ndryshime te rendesishme ne jeten e vendit per konsolidimin e Pavaresise dhe te zhvillimit te brendshem politik, shoqeror e kulturor. Pas mbylljes se shkollave greke dhe debimit te mitropolitit famekeq, Jakovit, Sotir Papahristoja i perterire, nisi t'i perkushtohej me tere energjite e tij arsimit shqip, duke u bere shpejt nje figure kryesore. Me 30 janar 1922, pati fatin te martohet me Evdhoksi Manon, bije e nje familjeje te degjuar korcare. Fale dhuntive njerezore dypaleshe dhe dashurise se ndersjellte, ata bene nje jete bashkeshortore, qe sic na e thote vete Papahristoja ne kujtimet e tij "me harmoni e dashuri te pashembullt".1)

    Punetor i merituar i arsimit, Sotiri mori pjese si delegat i Korces ne Kongresin Arsimor te Tiranes me 1922, ku ra ne sy per pergatitjen e larte profesionale dhe prirjet perparimtare per reformimin e shkolles shqiptare. Pas kesaj, u emerua kryeinspektor i shkollave te prefektures se Korces. Ne kushtet e veshtira te shumanshme te kohes, Sotir Papahristoja u perpoq per t'i vene shkollat ne udhe te mbare. Me durim e ngulm perpara veshtiresive, me pasion per punen dhe me dashuri per vendin lindor, qe priste gjithnje ringjallje nga bijte e tij intelektuale, Papahristoja, beri shume e shume, qe te gjente zgjidhjet me optimale per problemet e shumta qe i dolen perpara si mesues e inspektor. Atij iu desh te behej edhe mesues i mesuesve me ane kursesh kualifikimi. Pa marre parasysh veshtiresi e ndalesa dhe pa u trembur nga kercenimet e shumta te elementeve grekomane, Papahristoja eci perpara ne udhen e tij prej misionari atdhetar per shkollimin e bijve te popullit. Me mbeshtetjen edhe te autoriteteve arsimore ne kryeqytet, sidomos te ministrit te Arsimit, Rexhep Mitrovica, puna e tij ndoqi sukses pas suksesit, duke qene gjithnje shume aktiv edhe me artikuj te ndryshem pedagogjike ne shtypin e kohes. Shkrimet e tij pasuan njeri-tjetrin ne gazeta e revista, ku pervec ceshtjeve te drejtperdrejta te arsimit, ai rrahu edhe ceshtje te kultures ne pergjithesi, te artit, te muzikes dhe te sportit.

    Ne postin e inspektorit te arsimit te qarkut te Korces, ai tregoi cilesi te rralla organizimi, duke punuar me ngulm e optimizem per te vene ne udhe te themelte punet e shkolles, sipas shembullit te kombeve te tjera te perparuara. Ne raportin e zakonshem te fundit te vitit shkollor 1923-1924, ai shenonte edhe keto: "Sic e kemi shkruar edhe here te tjera, gjendja e arsimit te kesaj prefekture, ndodhet edhe larg prej shkalles, ne te cilen duhet te arrije. Kjo shkalle, do te arrihet natyrisht, dalengadale sipas normave historike te zhvillimit te kombeve. Ceshtja eshte duke u permiresuar gjithmone dhe per kete guxon kjo inspektori qe te siguroje ate ministri". 2) Sistematik dhe i palodhur sic qe, pasi mbaronte inspektimin, ku futej ne cdo qelize te punes se shkolles, bente pastaj nje konference pedagogjike me trupin mesimor perkates, duke analizuar punen e secilit mesues, nje per nje. Pastaj po te ishte nevoja, behej edhe ore mesimi shembullore, per te demonstruar praktikisht, kete apo ate ceshtje te ores se mesimit, qe duhej ndricuar apo sqaruar mire. Disa vjet me vone, sintezen e punes se Papahristos si inspektor arsimi i prefektures se Korces, e beri "Gazeta e Korces", kur shkruante: "Si inspektor i arsimit te Korces, ka vepruar me zell e zotesi te rralle, me konferencat e mesimet pedagogjike, keshillat dhe udhezimet e vlefshme qe u jepte arsimtareve te qarkut shenoi nje stacion te paharrueshem ne zhvillimin e arsimit fillor te Korces".3)

    Sukseset e dukshme ne punen si inspektor arsimi ne prefekturen e Korces, bene qe emri i Sotir Papahristos, te dale nga kufijte lokale e te njihet kudo ne qarqet arsimore ne mbare vendin. Autoritetet perkatese ne kryeqytet, diten te vleresojne personalitetin njerezor dhe intelektual te Papahristos dhe ne mars 1925, ai u ftua ne Tirane, per te marre ne dore drejtimin e arsimit shqiptar ne postin e drejtorit te Drejtorise se pergjithshme te Arsimit shqiptar, qe ne ate kohe zevendesoi Ministrine e Arsimit.

    Ne krye te puneve te arsimit shqiptar Sotir Papahristoja qendroi pak kohe, por fale kompetences profesionale, vullnetit, energjive dhe atdhetarizmit, ne ate kohe 5-mujore ne Drejtorine e Pergjithshme te Arsimit, u be pune voluminoze dhe mjaft frytdhenese, e cila i sherbeu shume shkolles shqiptare ne rrugen e rendesishme te mekembjes se saj.

    Kur e mori ne dorezim Papahristoja Drejtorine e Pergjithshme te Arsimit, ne zyrat e saj kishte pak ligje, rregullore e programe, ose nje pjese e mire e atyre qe ishin, duheshin ndryshuar e perterire. Se pari, u be ligji i kategorizimit te arsimtareve per t'u dhene fund ankimeve te arsimtareve dhe crregullimeve, te cilat ridhnin nga mungesa e nje ligji qe te rregullonte statusin e arsimtarit. Pastaj u hartua Ligji organik i dikasterit te arsimit, rregullorja per arsimin fillor, si edhe rregullorja e njesuar per konviktet e shkollave te mesme. Po ne dikasterin e arsimit, mungonin specialistet e kualifikuar per t'iu pergjigjur detyrave qe kerkonte koha, gjithnje ne zhvillim. Prandaj ai thirri ne Tirane nje komision specialistesh te njohur e autoritare, si Aleksander Xhuvani, Leonidha Naci, Mirash Ivanaj e Ndue Paluca. Ky komision, me ne krye Papahriston, punoi per 3 muaj rresht dhe beri keto pune te rendesishme: a- programin per shkollat e katundeve; b - programin per shkollat plotore 6-klaseshe; c - programin per shkollat Normale mashkullore dhe femerore, d - programin dhe rregulloren per kopshtet e femijeve; e - programin per gjimnazet shteterore; e - modele oraresh te ndryshme per shkollat fillore; f - shqyrtoi disa tekste mesimore dhe u dha pergjigje autoreve qe prisnin perfundimin.4)

    Ne lidhje me librat shkollore, Papahristoja i shqetesuar per abuzimet qe beheshin ne shitjen e tyre dhe per shume parregullsi ne shperndarjen e tyre nxorri nje qarkore te botuar ne "Revisten Pedagogjike", ku me masa te posacme, u vihej fre shperdorimeve dhe futej ne udhe te mbare shperndarja e tyre ne te gjithe vendin.5)

    Te kesaj kohe jane celja e disa shkollave te mesme dhe rimekembja e disa te tjerave. Me rendesi eshte celja e disa shkollave fillore-konvikt ne zonat malore te vendit.

    Per kualifikimin e mesuesve, Papahristoja ka meriten qe gjate pushimeve verore shkollore te vitit 1925, u organizuan kurse kualifikimi per mesuesit e shkollave fillore. Gazeta "Zeri i Korces" e dates 5 gusht 1925, lajmeronte: "Drejtoria e Pergjithshme e Arsimit, nen drejtoratin e te palodhurit prof.Sotir Papahristo, per permiresimin e arsimtareve te qyteteve dhe aq me teper te katundeve, vendosi me kohe qe te hapen kurse pedagogjike ne te gjithe qytetet qendra te Shqiperise".6)

    Megjithe veshtiresite dhe pengesat e shumta, puna e Papahristos po ecte perpara me ritme te shpejta dhe po jepte perfundime te lakmueshme. Mirepo nje dite papritur ai dha doreheqjen nga posti me i larte i arsimit shqiptar. Po pse valle kjo doreheqje, nga nje njeri i punes se kualifikuar dhe te ndergjegjshme, prej te cilit shkolla shqiptare, kishte te drejte te priste shume? "Gazeta e Korces", na thote: "Aty-ketu, flitet se qe i shtrenguar nga pengimet qe e ndalojshin per te veme ne zbatim mendime perparimtare, te cilat kishin per te vene ne udhe te mbare arsimin e kaq vuajtur shqiptar".7) Me konkretisht, atehere u fol se, Papahristoja i drejte, nuk mund te duronte nderhyrjet e shumta qe i beheshin nga pushtetare, ose autoritete te tjera, per bursa studimi dhe per emerime mesuesish. Aq me teper, Papahristoja i ndershem, nuk mund te pranonte rryshfetin. Sado te paplota qe te jene keto argumente, jane te besueshme, po te kemi parasysh koherencen e personalitetit te tij, qe kishte dhene dhe do te jepte gjithnje prova te nje karakteri te qendrueshem dhe te paperlyer. Kur dorezoi celesat e dikasterit te arsimit, Papahristoja e vuri veten ne nje prove te madhe, duke mos pranuar qe te zhgerryhej rreth kolltukut te pozites se larte shteterore. Ishte personifikimi i intelektualit me cohe te zgjedhur per burre shteti. Shtypi i kohes shfaqi keqardhje te madhe per largimin e Papahristos nga kreu i puneve te shkolles shqiptare. Elementet perparimtare, diten ta vleresojne me nota lartesisht kualifikuese punen e tij. Gazeta "Koha" e Mihal Gramenos e quajti hic me pak, por kolosale vepren e tij ne krye te dikasterit te arsimit. "Per punen qe beri zoti Papahristo si drejtues i pergjithshem i arsimit, cdo levdim na duket i vogel", - shkruajti gazeta e mirenjohur demokratike. Dhe me tutje vijonte: "Me te vertete, ne nje kohe teper te shkurter beri aq shume pune, sa qe mund te themi se u vune themelet e arsimit"8) Duke lene menjane panegjerizmin e ketyre tiradave, eshte fakt se krahas Mirash Ivanajt e Rexhep Mitrovices, edhe Sotir Papahristoja ben pjese nder titullaret me perparimtare dhe me te perkushtuar te zyres se larte te shkolles se shtetit shqiptar ne vitet '20-'30 te shekullit XX-te.

    Deshira e Papahristos ishte qe te kthehej ne Korcen e tij te bukur dhe te dashur. Dhe ashtu u be. Ne shtator 1925, profesor Sotir Papahristoja u emerua drejtor administrativ i Liceut. Posti i drejtorit administrativ te asaj shkolle te rendesishme, nuk nenkuptonte thjeshte pune administrative dhe shkresurie, por edhe mjaft pune te tjera te rendesishme mesimore pedagogjike. Ishte nje vleresim dhe nje nder qe i behej te parit shqiptar ne ate vend pune. Ne kete mes, Papahristoja u vu ne prove te veshtire ne nje trupe pedagogjike, ku pjesa me e madhe, deri atehere ishte franceze, mesues me nje barre kulture e me pervoje. Kete prove, Papahristoja e kaloi me sukses me nje veprimtari, e cila nuk ra kurre me poshte se ajo e francezeve.

    Vijon ne numrin e ardhshem

    Shenime

    1) Sotir Papahristo: "Jeteshkrimi im"

    2) AQSH, FMA, dok.dt.26.5.1924

    3) "Gazeta e Korces", Korce, dt. 1.9.1933, nr.1880

    4) "Gazeta e Korces", Korce, 5.9.1925, nr.215

    5) "Revista Pedagogjike", Tirane, 1925, nr.3

    6) Gazeta "Zeri i Korces", Korce, dt.5.8.1925, nr.85

    7) "Gazeta e Korces", Korce, 5.9.1925, nr.215

    8) Gazeta "Koha", Korce, dt.5.9.1925, nr.236

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime
    Sotir Papahristo, si drejtoi Liceun e Korces

    Opinioni qytetar i Korces, qe ia njihte vlerat birit te tij te mencur dhe qe ne te njejten kohe, ishte ne dijeni te disa parregullsive dhe mosmarreveshjeve, te cilat demtonin disiplinen e shkolles, e mirepriti ardhjen e tij ne krye te Liceut. "Gazeta e Korces" dha njoftimin me 15 shtator 1925: "Dje mori ne dorezim Liceun, drejtori administrativ profesori z. Sotir Papahristo, shpresojme se pas kesaj, duke u rregulluar pas sistemit te ri e duke qene nen drejtimin e nje arsimtari te mbaruar do te hyje ne rrugen e mbarevajtjes".9) Shpejt, doli mire ne pah, hija e pedagogut autoritar dinjitoz ne permiresimin dhe forcimin e disiplines, themelit te punes se shkolles. Shtypi lokal, besnik i kronikes se qytetit te Korces, njoftonte ne nentor 1927: "Informohemi se drejtori i Liceut tone (ketu eshte fjala per Papahriston) ka marre masa energjike per edukaten dhe sjelljen e jashtme te nxenesve."10) Pak vjet me vone, ne raportin e fundit te nje viti shkollor, vete Papahristoja, do te shkruante se mesimet kishin vijuar rregullisht dhe nuk kishte pasur mungesa te teperta. Kjo ishte arritur sic shprehej ai, "nga rreptesia me te cilen ishte zbatuar ne vjetet e kaluara aplikimi i nenit 46 dhe 65 i rregullores zyrtare".11) Papahristoja kishte rreptesi, por rreptesi fisnike, qe nuk dinte te fyente kurre. Ishte rreptesia e shpirtit te letrarit, jo ajo e kamzhikut te xhandarit. Ajo rreptesi, e cila njeh zbatimin e rregullit dhe te disiplines, ne radhe te pare me shembullin vetjak.

    Mesuesit franceze do ta cmonin me notat me te merituara pedagogun, qe fliste pak e bente shume. Ne te vetmen te perkohshme "Lyceum", qe botoi Liceu i Korces me 1937, lexojme kete vleresim mjeshteror: "Nje dekret i jepte Liceut rregulloren definitive qe, pak a shume e inspiruar nga ajo a Gallata Sarajt, themelonte nje drejtim administrativ per te siguruar vazhdimisht dhe aty per aty mbarevajtjen e Liceut dhe per te theksuar karakterin kombetar te ketij instituti. Kjo qe detyra ne te cilen e thirri ne tetor Z.Papahristo. Ay do te mbushte ne menyre te lumtur kete detyre delikate ne saj te nje butesije dhe lakushmerie qe shpjegonte saktesia e formimit te tij platonik."12)(nenviz.ig) Dhe konkretisht, ne shperblim moral ndaj punes se mirenjohur, qeveria franceze i dha profesor Papahristos ne vitin 1931, dekoraten "Oficer d'Academie". Ishte ai vit, kur qeveria franceze, njohu zyrtarisht ekuivalencen e defteses se matures te Liceut te Korces.

    Ne fillim te vitit shkollor 1933-1934, profesor Papahriston e therrasin per nje detyre e rendesishme ne kryeqytet. Prape Korca e shfaqi pezmatimin per largimin e birit te saj, te cilin e donte ta kishte prane, per perparimin dhe nderin e arsimit te qytetit me tradita. Mirepo detyra e re, ishte me e rendesishme. Ministri qe e thirri, ishte figura me autoritare e arsimit shqiptar, te kohes. Qe nje zgjidhje fatlume ajo e ministrit Mirash Ivanaj, kur emeroi Sotir Papahriston drejtor te institucionit te porsakrijuar prej tij, Institutit Femeror "Nana Mbretneshe" ne Tirane. I urte, i mencur, i mbajtur shik, person i lindur per edukator i ushqyer mire ne gurren e klasikeve dhe te humanisteve, zor se mund te gjendej person me i pershtatshem per te drejtuar nje institucion me permasa kombetare, qe do te edukonte dhe do te pergatiste per jeten vajzat shqiptare, per te cilat kishte aq shume nevoje vendi. Pastaj, njeri me jete shembullore familjare, me kujdesje e respekte te ndersjellta basheshortore, me regjim jetesor prej gjermani, i menjanuar nga veset e kohes, Papahristoja gjeti vetveten ne ate fole kombetare qe do te rriste dhe edukonte vajza te kulturuara. Bashkepunetore te tij u zgjodhen nga drejtues shkollash te rendesishme te vendit si: Ahmet Gashi, Anton Deda, Karl Gurakuqi. Vete ministri i Arsimit perzgjodhi trupen pedagogjike, ku benin pjese mesueset e merituara autoritare si:A.Jakova, H. Nushi, A.Marashi, J.Filce e E. Mistura e te tjera. Keshtu Papahristos iu besua nje ekip mesimdhenes te klasit te pare, qe do t'i jepte mundesi per pune te suksesshme. Edhe shtepine e banimit e zgjodhi mu prane shkolles. Ne kete menyre, ai do t'ia kushtonte tere kohen e punes dhe te paspunes, shkolles dhe konviktit, te cilin e kontrollonte rregullisht.

    Duke i pasur nxeneset nga rreth 4-5 shkolla te ndryshme te vendit me formim arsimor dhe familjar heterogjen dhe me mosha te ndryshme, por te ardhura ne te njejten kohe ne shkollen e re, Papahristos iu desh nje pune e mundimshme per t'i prure te gjitha ne emerues te perbashket ne radhe te pare per zbatimin e rregullave te shkolles. Dhe puna e trupes pedagogjike, e prire me mjeshteri nga Papahristoja, ia doli shpejt ne krye me sukses ndermarrjes se veshtire. Instituti shpejt u fut ne udhen e suksesit pedagogjik, sipas vizionit te Papahristos.

    I ndergjegjshem per veshtiresite e drejtimit te nje institucioni femeror, ne nje vend te prapambetur, drejtori e perqendroi vemendjen mbi te gjitha, tek ceshtjet delikate dhe me shume pergjegjesi, te edukimit te vajzave te reja qe mblidheshin per here te pare ne nje institucion te madh. Veprimtaria e tij eshte e gjithanshme. Ai vezhgonte edhe ndiqte gjithcka. Pervec punes me nivel pedagogjik dhe kujdesit ateror per nxeneset brenda mureve te shkolles, ai u rrek shume, per te ruajtur shkollen femerore nga ndikimet dhe nderhyrjet e rruges. Rregulli filloi qe me porten kryesore te hyrjes. Atje caktoi si roje nje grua te jashtezakonshme, sic ishte Leftera Stefa (e ema e aktorit te njohur Mihal Stefa). Ajo grua burrereshe, nuk lejonte asnje person te hynte ne oborrin e shkolles pa lejen e drejtorit. Eshte e njohur nje ndodhi kur u perlesh me disa te rinj te rruges qe, nje mbasdite donin te hynin me force ne konvikt. Papahristoja e cmonte shume punen e ndergjegjshme te asaj gruaje. Nje dite i paskesh thene: "Te lumte, moj Leftera, me punen qe ben, meriton te marresh edhe nga rroga ime".13) Dhe Leftera behej me krahe perpara vleresimeve te drejtorit. Asaj, sipas rastit, nuk i kishte munguar edhe ndihma materiale nga ana e drejtorit.

    Po keshtu, drejtori vuri rregull te rrepte per takimet e rregullta me prinderit ose me kujdestaret. Vetem diten e diel nga ora 13 deri ne oren 16. Pervec kujdesit per porten, per te mos u dhene shkas vajzave te dilnin kohe e pa kohe nga kufiri i shkolles, drejtori kishte lejuar nje hallvaxhi te zgjedhur prej tij, qe te hynte per te shitur ne oborrin e shkolles.

    Lartesine e nivelit te kerkeses dhe te personaliteti te tij, me principe te larta morale dhe te paperkulura perpara cdo lloj autoriteti, e tregoi publikisht atehere kur keshilli pedagogjik i Institutit, perjashtoi per nje vit nga shkolla te bijen e ministrit te Brendshem, Musa Juka. Ajo, duke kundershtuar noten e dobet qe i ishte vene ne solfezh mesuesja Jorgjie Filce, e kishte grisur detyren me shkrim, Papahristoja nuk u terhoq dhe nuk u trand aspak nga nderhyrjet dhe presionet e ndonje autoriteti shteteror per te terhequr vendimin e marre.

    Per te qendruar sa me larte ne misionin e edukatorit te kohes, Papahristoja u tregua i rrepte ndaj teprimeve te tualetit, veshjes, qendrimit dhe sjelljes se disa mesueseve, qe donin te "evropianizoheshin" para kohes. Jashte mureve te shkolles, sigurisht qe ato ishin te lira, te visheshin dhe te silleshin si te donin, po ne klase, duhej te ishin model i cdo dukurie dhe sjelljeje ndryshe, sipas Papahristos, nuk kishin vend ne ate shkolle. Ne kete mes, drejtori i Institutit Femeror, pati qe ne fillim, mbeshtetjen e patundur te ministrit Mirash Ivanaj. Po Papahristoja me edukaten familjare, me kulturen, boten e tij shpirterore dhe pjekurine e moshes, diti te ndertoje marredhenie te mira me vartesit, qe u mbeshteten gjithnje ne respekt te ndersjellte. Si specialist i afte, por edhe njeri i thjeshte pa kurefare ambicie, Papahristo synonte per t'i ngritur ne shkallen e merituar te gjithe mesuesit e shkolles qe ai drejtonte.14)

    Ndersa ishte intelektual me horizont dhe tejpamje te kthjellet njeri praktik, per ceshtjet e disiplines, nuk toleronte dhe nuk falte lehte. Kishte parime te vetat pedagogjike. P.sh. per ceshtjet e programit dhe ne pergjithesi te normave te tjera pedagogjike, nuk u tregua kurre pedant, por gjithnje krijues dhe zhvillues origjinal. Prandaj, duke marre parasysh shumellojshmerine e formimit arsimor dhe edukativ, si edhe dobesine ne mesime te nxeneseve te cilat kishin ardhur nga shkolla te ndryshme, per provimet e para te matures te vitit 1935, ai i kerkoi Ministrise Arsimit: "E quajme te nevojshme qe te perserisim ketu edhe njehere mendimin tone qe kemi shfaqur me goje shpesh here do te deshirojme ne personalisht nje butesi e nje indulegjence pak me te madhe kundrejt maturanteve, sidomos normalisteve, per arsye se keto, sic dihet, kane qene elemente te ardhur prej shkollash te ndryshme me programe te meta e me personel shume here te paposacem".15) Ndersa per programin mesimor, ne menyre qe ai te qasej sa me afer nevojave praktike te shkolles dhe te botes shqiptare ne pergjithesi, ai do te raportonte per lenden e matematikes nder te tjera edhe keto: "Nxeneset duke u marre me teper me ekuacione algjebrike se sa me aritmetiken praktike, e lene pas dore kete te fundit dhe keshtu behen ndofta te zonjat n'algjeber, po mbeten te dobeta n'arithmetiken praktike, domethene pikerisht n'ate lende qe asht e domosdoshme per karieren e mesuesit."16)

    Ne vitet '20-te dhe sidomos ne vitet '30-te, ne baze te zhvillimit te pergjithshem arsimor, ne shkollat shqiptare, u duk nje veprimtari e larmishme dhe e dendur jashte mesimit, e cila ndikonte shume ne formimin e nxenesve dhe qe shpesh i kalonte me sukses muret e shkolles, per te ndikuar edhe me tej. Per keto veprimtari, dallohej edhe Instituti Femeror "Nana Mbretneshe". Nga libri "10 vje mbretni" botuar me 1938, po shkepusim keto rreshta qe i perkasin ketij Instituti: "Jane proverbiale manifestimet qe zhvillon ky institut per mbylljen e cdo vjeti shkollor, ato japin te kuptosh dy te verteta, qe i bien ne sy menjehere kujtdo qe ndjen prirjen per shfaqjet qe e prekin shpirtin njerezor. Njera nga keto, asht pergatitja e elementit ne sheshin e shfaqjeve intime artistike dhe e dyta ajo e arritur prej ketyre vajzave brenda periudhash te gjata studimesh".17) Ne kete veprimtari, dhane ndihmese edhe specialiste te jashtem qe nuk punonin ne Institut, te cilet fale reputacionit qe gezonte Papahristoja, shkonin me kenaqesi te ndihmonin per organizimin e shfaqjeve artistike. Dhe Papahristoja gjithnje mirenjohes, do te dinte qe t'i shperblente ata, jo vetem materialisht. Ne vitin 1935, ai do te falenderonte publikisht artistin e njohur Sokrat Mio ne gazeten "Vatra" e cila dilte ne kryeqytet, me keto fjale: "E ndjej per detyre te shfaq boterisht falenderimet me te nxehta z. Sokrat Mios, i cili me energji te pashoqe duke mos perfillur mund e lodhje u perkujdesua per pergatitjen e dekoracioneve te skenes ne festimet e Institutit".18)

    Ne fund te viteve '20-te dhe ne fillim te viteve '30-te, ne shkollen shqiptare, kishte filluar te frynte ere progresive, ku mesuesit po i ngrihej autoriteti dhe po e ndjente veten gjithnje e me shume misonar se sa rrogetar. Ndermjet arsimtareve po krijohej nje atmosfere autoriteti dinjitoz, qe frymezohej nga idete fisnike per pergatitjen e qytetarit te ndershem, te ditur dhe mbi te gjitha atdhetar. Per brumosjen e atdhetarit, shkolla shqiptare derdhi lende te pasur, e cila zuri vend ne shpirtin e shkollareve. Nje klime e tille i jepte dore te mire Papahristos me shoke, qe te begatonin me tej vepren e tyre per pergatitjen serioze te brezave te rinj te kombit. Duke vleresuar vepren e Papahristos ne kete rrafsh, gazeta "Drita" e kryeqytetit ne qeshor 1937, shkruan kesisoj: "U mbushen 4 vjet prej themelimit te ketij Instituti kaq te vlefshem dhe megjithe pengimet te nje natyres se ndryshme te cilat u shfaqen ne fillim, Instituti ka bam perparime te lavderueshme ne cdo pikpamje." Dhe me tej shtonte: "Me zellin dhe me durimin e lavdueshem te drejtorit te tij dhe te profesoreve i zhduken shume nga te metat dhe shume nga pengimet e shfaquna ne fillim te jetes se tij".19)

    Vijon ne numrin e ardhshem

    Shenime

    9) Gazeta e Korces, Korce, dt.15.9.1925, nr.218

    10) Gazeta e Korces, Korce, 1.11.1925

    11) Gazeta e Korces, Korce, 1.11.1925

    12) Revista "Lyceum", Korce, viti 1937

    13) Fotini Jupi: "Kujtime"

    14) AQSH, FMA, dok. dt.28.6.1935

    15) AQSH, FMA, dok. dt.28.6.1935

    16) AQSH, FMA, dok. dt.28.6.1935

    17) "Dhjete vjet mbretni", Tirane, 1938

    18) Gazeta "Vatra", Tirane, 7.7.1935, nr.362

    19) Gazeta "Drita",Tirane, dt.21.12.1938,nr.633

    20) Gaetano Petrotta: Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo, 1931

    21) Revista "Bota e re", Korce, viti 1936, nr.3

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,098
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime
    Papahristo, studiues i pedagogjise

    Vijon nga numri i kaluar

    Nga dr. Iljaz Gogaj

    Si nje punetor me pervoje ne praktiken shumeplaneshe arsimore, me formimin e tij teorik dhe me prirje ne fushen e letrave, Papahristoja dalloi edhe si studiues ne fushe te pedagogjise. Me disa dhjetera artikuj ne gazeta e revista dhe me 13 tituj librash origjinale, te pershtatur ose te perkthyer, Papahristoja veproi me mendesi prej shkencetari. Duke vleresuar studimin e Papahristos "Qeverimi i femijeve ne shkolle", botuar ne Tirane me 1928, albanisti i njohur italian Gaetano Petrota, ne librin e tij te njohur "Popolo, lingua e letteratura albanaese" (Palermo 1931), e cmoi lart kete studim me fjalet: "Sotir Papahristo drejtor i Liceut te Korces, ka shkruar nje veper interesante pedagogjike per disiplinen e shkolles, pra nje punim qe sillet rreth regjimit disiplinor te femijeve gjate jetes se tyre shkollore. Dhe vepra e ketij mesuesi te ditur, perben nje ndihmese te cmuar ne letersine shkencore shqiptare".20) Ne listen e shqiperimeve te paraluftes te Papahristos, hyjne edhe kater tituj librash fetare: "Ora e shpirtit", "Doktori izraelit", "I biri i shtepise se Davidit" dhe "Pjese nga Gojarti".

    Ne shkrimet e tij pedagogjike, ku me pak e ku me shume, Papahristoja rrahu te gjitha ceshtjet themelore te mesimit dhe edukimit qe dalin para shkolles, familjes dhe shoqerise shqiptare. Vecanerisht i shqetesuar duket Papahristoja ne ceshtjen e madhe te permbajtjes mesimore te shkolles, me ate cfare merrte nxenesi si dituri dhe me cfare brumosej ai si i qytetar ne shkolle. Ne nje artikull studimor botuar ne revisten "Bota e re", ne gusht 1936, duke polemizuar me disa dogmatike te kohes per ceshtjen e permiresimit te programeve mesimore, Papahristoja, si mendimtar i lire dhe i perparuar, kerkon qe mesuesi te beje pune krijuese te diferencuar sipas niveleve te shkolles dhe te nxenesve, sepse vetem keshtu do te lulezonte personaliteti njerezor, sipas dhuntive me te cilat e kishte pajisur natyra. "Nje mesues me dije te gjane mbi mjeshterine e tij, me nje dashuri per pune dhe me nje deshire per permiresim, - thekson Papahristoja, nuk mund te rrije ne nivelin qe gjindet, por kerkon e vezhgon gjana te reja. E per te mbrime kete gjendje, duhet ta leje menjane programin e te mos behet skllav i tij". Pastaj me tutje, duke kerkuar clirimin e mesuesit nga vargonjte e programit, ai do te shtoje: "Programi i zbatue pike per pike, asht nji zinxhir qe e lidh mesuesin kembe e duar e nuk e le shpirtin e tij te kullose lirisht ne fushat pedagogjike qe atij i tregon teoria dhe praktika, e ndihmon qe te bjere shpejt nen rutine. Ja ku na del perpara rutina, ky zinxhir skllaverimi i mendjes njerezore, ky krimb qe na bren e na paralizon shpirtin e qe na mekanizon trurin.(nenviz.ig) Programi dogmatik i tille sic asht zbatue deri me sot nder ne e ushqen me duket kete krijese te rrezikshme".21)

    Prandaj Papahristoja do te kerkonte qe me ndihmen e inspektoreve dhe ne bashkepunim me ta, mesuesit te nxiteshin te studjonin e te perpilonin projektet e tyre qe mbi ate baze, te ndertonin programe ne perputhje me nivelin e kerkesat e kohes ne Shqiperi dhe jo te merreshin shabllone, sikunder ishin marre nga bota e jashtme.

    Sipas llojit, sasise dhe nivelit te lendes qe do te jepej ne shkolle mbas programit, i vinte radha metodes se si do te jepej lenda. Edhe ketu Papahristoja, rrefeu kompetence prej didakti te dores se pare. I pergatitur me toeorine herbartiane, ai nuk donte te mbetej rob i asaj dhe, fale kultures se shendoshe te perthithur ne studime serioze, si edhe nxitjes qe vinte nga realiteti, ai i rekomandonte mesuesit shqiptar, shtigje dhe hapesira per t'i dhene frymemarrje te lire ores se mesimit, brenda stadit te zhvillimit dhe nivelit te nxenesve.

    Puna e bere ne Institutin Femeror "Nana Mbretneshe" dhe pervojat e fituara ne praktiken mesimore te atjeshme, e shtyten Papahriston te thellohet ne studime te arsimimit dhe edukimit te femres shqiptare. Ne nje artikull te rendesishem me titull: "Rendesia e edukates femerore dhe e zhvillimit te saj ne Shqiperi", ku citohen disa emra autoritare te pedagogjise e te filozofise boterore, i botuar ne gazeten "Shtypi" ne Tirane ne dhjetor 1938, Papahristoja deklaronte: "Atje ku eshte lene pas dore edukimi i gruas, atje nuk ka mundur te lulezoje nje qyteterim i vertete dhe tere perfundimet e tij te shkelqyera."22) Duke i bere thirrje opinionit shqiptar, per rendesine e edukimit te femres, Papahristoja do te citonte Jul Simonin: "Kur edukon mire nje djale, pergatit per shoqerine nje burre te mire: por kur pergatit nje vajze, i jep shoqerise nje familje te re". Me ne fund, Papahristoja do te bente apel per arsimimin e shendoshe te vete femres shqiptare, sepse ajo e meritonte per dhuntite qe i kishte falur natyra, dhe do te shtonte: "Vajza shqiptare eshte pajosur prej natyre me dy cilesina shume te vlefshme:me zgjuaresi te jashtezakonshme dhe me nje etje e deshire te pakufishme per dituri e per kulture".23)

    Gjate viteve te karieres arsimore ne Korce, si intelektual me interesa te gjera kulturore dhe si atdhetar qe donte te rilevonte historine e vendit te tij te lashte, Papahristoja me veprimtarine e vet, doli nga muret e shkolles dhe u duk shpesh ne tribuna tubimesh publike si lektor i kualifikuar. Me fjalime, leksione apo biseda te hapura, te ngjizura me lende qe evokonin ose pasuronin historine, te mbajtura ne raste pragfestash apo pervjetoresh te rendesishem historike, Papahristoja e renditi veten ne sferen e figurave me te dalluara shoqerore e kulturore te Korces dhe me gjere. Gazeta "Besa" e kryeqytetit, njoftonte ne mars 1933: "Para nje shumice teper te madhe populli, z.Sotir Papahristo drejtor i Liceut, mbajti nje konference publike ne lokalin e kinemase "Majestik". Oratori i shquar mbajti temen "Alesandrit te madh perse ju dha titulli i madh". Drejtor i nje shkolle te madhe te rendesishme, sikunder qe Liceu i Korces, me bagazhin, me oratorine dhe me pathosin patriotik, bente qe ai te degjohej me vemendje dhe te veshtrohej gjithnje me admirim nga mbare populli i Korces dhe sidomos nga rinia shkollore.

    Ne te njejten kohe, me nismen e prefektit te Korces Ismet Kryeziu dhe te kryetarit te bashkise Vasil Avrami, Papahristoja me kolege te tjere intelektuale korcare me konferencat publike kulturore, vijuan e pasuruan nje tradite te hershme, duke ia begatuar jeten kulturore qytetit te tyre. Me tere ndihmesen ne fushe te studimeve te pedagogjise, te historise se pedagogjise, dhe historise ne pergjithesi, Papahristoja renditet pa me dyshje nder studiuesit me ne ze te cilet referuan dhe publikuan punet e tyre ne vitet '20-'30 te shek. XX.

    Veprimtarine aktive aq frytdhenese te Papahristos e frenoi pushtimi fashist i vendit. Me ndjenjat e tij delikate atdhetare, ai e ndieu peshen e rende te pushtimit. Eshte me interes te shenohet se Papahristoja i papertuar dhe i palodhur kurre, qe dikur bente raporte analitike te gjata shumeplaneshe, tani ne raportin e fundit te vitit shkollor 1938-1939 i ishin mpire duart dhe nuk shkroi vecse dy faqe e gjysme, pa bere kurrefare komplimenti per pushtuesin, sikunder mjerisht bene disa te paket qe rane ne gracken e ndikimit fashist. Ky frenim ishte me shume nje proteste. Ministri i atehershem e transferoi Papahriston ne Shkoder per arsye "teknike". Kjo ishte nje goditje e rende per pedagogun e vjeter atdhetar, po goditja me e madhe ishte per vete Institutin, qe te Papahristoja kishte gjetur ate drejtues qe nuk do t'i kthehej me kurre. Per me keq, u pushua nga puna, sepse bente pjese ne listen e arsimtareve antifashiste, sipas dekretit te Mekembesise se Pergjithshme te dates 31.10.1940 nr.528. Pas nje viti u rimor ne pune si mesues i greqishtes se vjeter se "ishte pushue gabisht", thuhej ne dokumentin e dates 19.6.1941,nr.5610/7.25).

    Pas Luftes, pedagogu i ditur dhe me shume pervoje ne fillim,dic me pak se dy vjet, punoi ne Institutin Femror, tashme te quajtur shkolla pedagogjike. Pastaj do ta shohim te jape e te marre me vocerraket e nje shkolle 7-vjecare ne Tirane, sepse me formimin e tij borgjez, nuk mund te jepte mesim ne nje shkolle te mesme. Per me keq, Papahristoja do te pinte nje kupe te forte helmi, me vdekjen e te birit 17-vjecar i cili ishte vullnetar ne hekurudhe. "Me gjendjen shpirterore qe ndodhesha, - shkruan Papahristoja ne kujtimet e tij,-nuk ishte e mundur te jepja mesim me nxenes, sepse me delte perpara fytyra e djalit."26) Prandaj kerkoi te linte arsimin. U caktua perkthyes ne Institutin e Shkencave, por si intelektual me fryme te "vjeter" dhe person me nje vajze te martuar ne Itali, mbetej gjithnje i dyshimte. Me pas u emerua ne Ndermarrjen e botimeve "Naim Frasheri". Nis per Papahriston tashme nje periudhe e re krijimtarie ne fushen e shqiperimeve nga letersia e lashte, pune te cilen ai e kish nisur qe ne rinine e hershme.

    Perkthimi i klasikeve greke eshte dukuri e rendesishme ne kulturen e nje populli. Venia ne qarkullim e kryeveprave te lashtesise nga dora e nje mjeshtri helenist, do te ishte nje ushqim i pazevendesushem kulturor per ata qe kishin interesa ne ate fushe. I arsimuar edhe vete ne shkolla klasike, Papahristoja ishte mekuar qe ne rinine e hershme me klasiket greke, prandaj dhe i dashuruar me ta, iu fut perkthimit te tyre me perkushtim shembullor, duke na dhene njera pas tjetres veprat e Eskilit, te Sofokliut, Euripidit, Aristotelit dhe koloseve te tjere te lashtesise. Deri ne mesin e viteve '60-te, nga dora e Papahristos doli perkthimi i gjithe veprave te Eskilit, Sofokliut, Euripidit dhe kater komedi te Aristofanit, qe bejne te gjitha njezet tituj. Ne vitin 1962, u botua antologjia "Proza antike greke", qe perben ngjarje te vecante per kulturen tone, sepse deri atehere kjo fushe kishte mbetur "terra incognita" per lexuesin shqiptar, i cili me ate veper, mundi te formoje nje ide sado te vogel per kete gjini letrare te lashtesise greke. Ne listen qe i perket periudhes 20-vjecare 1945-1965, bejne pjese edhe rreth 10 titujt te tjere, ku hyn edhe vepra monumentale e Tuqidhidhit "Historia e Luftes se Peloponezit". Ne kete vellim pune, nuk jane perfshire me mijera faqe me perkthime dokumentesh historike dhe pjese nga veprat e historianeve te lashtesise, te cilat mbeten gjithnje me perkthyes anonim.

    Ne gusht 1965 puna e mjeshtrit do te nderpritet ne menyre drastike nga goditja e madhe qe mori me vdekjen e te shoqes, bashkeshortes se adhuruar Edhoksise. Pas dy vjetesh doli ne pension, por megjithate, nuk iu nda asnjehere punes, sepse ajo e mbante gjalle, sic eshte shprehur ai vete.

    I strukur ne shtepine e tij, i plakur nga vitet dhe i mpakur nga vuajtjet qe i solli jeta ne moshe te shtyre, ai punonte ne qetesine e vetmise se trishtuar. Pervec nje Eqrem Cabej, miku i tij i vjeter, po thua nuk kujtohej njeri tjeter per ta pare. Plaku i gjore, nuk kishte pasur kurre goje per te folur per vete. Goja e tij ishte pena me gjuhen e saj te mprehte, qe u kishte folur mendjeve dhe shpirterave te atyre te pakteve te kohes qe merrnin ne dore shqiperimet e tij.

    Pena e Papahristos nuk pushoi deri sa mbylli syte me 21 shtator 1979, per te na dhene ne gjuhen tone ende vepra madhore te klasikeve, nje pjese e mire e te cilave mbeten ne doreshkim ne shtepine e tij, ose ne ndermarrjen e botimeve, nen peshen e pluhurit te harreses.

    Shenime

    20) Gaetano Petrotta: Popolo.lingua e letteratura albanese, Palermo, 1931

    21) Revista "Bota e re", Korce, viti 1936, nr.3

    22) Gazeta "Shtypi", Tirane, dt.14.12.1938

    23) Gazeta "Shtypi", Tirane, dt.14.12.1938

    24) Gazeta "Besa", Tirane, dt./11.3.1933, nr.499

    25) AQSH, FMA, dok,.dt.19.6.1941, nr.5610/7

    26) Sotir Papahristo: "Jeteshkrimi im"



    Botuar tek Korrieri 1-4 tetor 2005.

Tema tė Ngjashme

  1. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 07:03
  2. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 16:07
  3. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51
  4. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42
  5. Formula e shpėtimit tė njeriut
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 19:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •