Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ukrainë - Shqipëri (2:2)

    Komebtarja shqipetare me 8 dhe 12 shator ne kuader te eleminatoreve per Boterin Gjermani 2006 do te ballafaqohet me Ukrainen dhe Turqine.

    Më 8 tetor, kuqezinjtë do të përballen në Dnjepro me Ukrainën, të parën në grupin tonë dhe të kualifikuar tashmë për në finalet e Botërorit 2006, dhe 4 ditë më pas me Turqinë që lufton për vendin e dytë në grup në "Qemal Stafa".

    Suksese!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri i kombëtares publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës 28-09-2005

    Brigeli zbulon kombëtaren anti-Ukrainë-Turqi

    Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, më në fund është bërë i gjallë, duke publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Ukrainën dhe Turqinë më 8 dhe 12 tetor. Ndryshe nga ndeshja me Kazakistanin, Brigeli do të ketë në dispozicion edhe Klodian Duron dhe Adrian Aliajn, të cilët kanë munguar së fundi për shkak se njëri nuk kishte ekip (Duro), ndërsa tjetri (Aliaj) vuante një dëmtim dhe nuk ishte aktivizuar me Brestin në ligën e dytë franceze. Ndryshe nga sfida e fundit zyrtare me Kazakistanin, jashtë ekipit kombëtar ka mbetur mesfushori që luan në Zvicër, Ansi Agolli, i cili nuk bën pjesë në planet e Brigelit për trasfertën në Ukrainë dhe ndeshjen në shtëpi me Turqinë.

    Për sa i përket pjesës tjetër të grupit, janë po ata lojtarë, të zakonshmit në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2006. Në listë figuron edhe emri i gjigantit tonë kuqezi, njëherësh kapiten i kombëtares, Igli Tares, i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, në miqësoren me Azerbajxhanin dhe në sfidën zyrtare me Kazakistanin. Sikurse dihet, kuqezinjtë tanë, në dyjavëshin e parë të tetorit, do të përballen me dy nga ekipet më të forta të grupit të dytë eliminator. Pa pikë dyshimi që ndeshja me Turqinë do të jetë në epiqendër të të gjithë grupit 2, pasi do të vendosë se cila skuadër do të kualifikohet për të shkuar në eliminatoret e Botërorit të Gjermanisë. Sikurse është planifikuar nga FSHF-ja dhe trajneri Brigel, skuadra nën e gjermanit kuqezi pritet që për dy ndeshjet në fjalë të grumbullohet në Gjermani. Kombëtarja do të akomodohet në Karlsruhe, ku do të bëjë përgatitjet e duhura për dy sfidat e radhës me Ukrainën dhe Turqinë nga data 3 deri më 6 tetor.

    Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Ukrainës për të zhvilluar takimin e parafundit eliminator. Menjëherë një ditë më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës për t'u përgatitur për ndeshjen vendimtare në grupin e dytë kualifikues me Turqinë. Themi vendimtar, sepse tri skuadra, Turqia, Danimarka dhe Greqia synojnë vendin e dytë, për ta vijuar më pas luftën në play-off, për një vend në fazën finale të Botërorit 2006. Nga ana tjetër, kombëtarja jonë synon të lërë kësaj here dy skuadra pas, çka do të mundësonte një short më të favorshëm për europianin e radhës. Në këtë luftë është e përfshirë kombëtarja jonë dhe Gjeorgjia, se cila do të zërë vendin e pestë.


    Ja lista e ekipit kombëtar

    Ilion Lika
    Isli Hidi
    Elvin Beqiri
    Armend Dallku
    Tefik Osmani
    Besnik Hasi
    Adrian Aliaj
    Lorik Cana
    Ervin Skela
    Edvin Murati
    Blendi Shkëmbi
    Altin Haxhi
    Elvis Sina
    Redi Jupi
    Altin Lala
    Klodian Duro
    Florian Myrtaj
    Edmond Kapllani
    Erion Bogdani
    Alban Bushi
    Igli Tare
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Andej nga Ukraina s'e di ç'behet por ne Turqi ndeshjes me Shqiperine po i jepet rendesi e madhe. Ne çdo emision lajmesh Arnavutluk, Arnavutluk...

    Ne rast se Greqia nuk fiton ne Danimarke, ndeshja me Shqiperine do jete percaktuese. Pra, kemi rastin te mbesim ne histori, sepse Turqia eshte nje prej ekipeve me te forta ne Evrope edhe pse nuk ka kaluar nje sezon te mire eleminatoresh.

    Ne kete ndeshje Turqise do i mungojne tre lojtare baze te formacionit te Galatasarajit: Hakan Shykyr, Hasan Shash dhe Ymit Karan. Eshte nje mundesi qe edhe Emre te mos jete i gatshem plotesisht sepse nuk ka dale nga demtimi akoma.

    Suksese KUQEZINJTE! Inshallah s'na zhgenjejne...

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me mire te marrim ne pike sa me teper qe mos katandisemi neper grupe ku ka 4 ekipe qe ndodhen ne 20 vendet e para te renditjes FIFA.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Fitorja me Turqin do tna ngrej ne renditjen boterore sepse esht ndeshje decizive.

    Mendoni cfare eshte mire per Shqiperine, komtaren, dhe moralin per pergatitjen e eliminatorve Euro 2008 dhe jo planeve me mir Turqi sesa Greqi ose Greqi sesa Turqi...

    Rezultati pozitiv sidomos ndaj Turqis do ndikoj shum per Euro 2008, ne qofse arrijm te mundim Turqin qe do fusi cdo gje per te fituar, do tregoj qe kemi shance te mundin dhe ekipe te tjera te nivelit te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 06-10-2005 më 16:59

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Verejtje:

    Nese edhe ne vazhdim do te debatohet per preferenca personale se eshte me mire Turqia apo Greqia te futet ne Boteror 2006 kjo teme do te mbyllet, ju me kete sa shtoni urrejtjen mes njeri-tjetrit ketu ne forum, dhe cdo teme qe ngjall urrejte sipar rregullave mbyllet ose shlyhet e tera.

    Te gjithe postimet qe nuk kane te bejne me kombetaren tone do te shlyhen nga kjo teme, keshtu qe beni mire t'ju shmangeni komenteve per Turqine dhe Greqine duke shkruar dicka per Shqiperine, edhe vetes suaj i beni mire edhe neve moderatorve na lehtesoni punet :

    Me respekte, Une
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Postime
    1
    Shpresojme se paku 1 pike

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sa e parashikoni rezultatin ne Ukraine???

    Un mendoj se do arrijm barazim ose nje humbje te ngushte...

    Per barazimin mendoj 1-1 ,kurse per humbjen e ngushte 0-1 Ukrainen

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542

    Talking

    Ishalla Ukraina e nenvlerson ndeshejen ngaqe eshte kualifikuar, ndersa me Turkun ma mer mendja qe do te jete nje ndeshje e veshtire per te dya palet edhe pse mendoj qe Turqia do fitoje. ((





    Forca SHQIPERIA!!!!

  10. #10
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    me thene te drejten mendoj se ndeshja me ukrainen ka per te qene nje zhgenjim per ne. Megjithese me shume mundesi ukraina ska per te nxjerre disa nga lojtaret titulare ne fushe (ose kane per te lozur pjeserisht) nuk mendoj se mund te kthehemi me pike nga ukraina. Tek skuadra e ukraines pervec cilesise se 2,3 lojtareve qe njihen (si Shevcenko e ai lojtari i leverkusenit qe tani spo me kujtohet emri) eshte me e admirueshme kompatibiliteti dhe disiplina e ekipit. per me teper ne kesi rastesh lojtaret qe sluajne ne 11 e pare kane shume motovim pasi per ta eshte nje mundesi shume e mire per te treguar veten.

    Ndersa per ndeshjen me turqine nuk di cte them po nje gje eshte shume e sigurte; qe ka per te qene nje ndeshje shume e forte. ( lum si une qe kam per ta ndjekur ne stadium )
    To look life in the face....

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •