Qe do ish mire t'i rrihnim turqit as qe diskutohet, por nuk jam dakord me menyren se si ti arsyeton. Ti thua qe duke u rrite koefiçenti, athere do kemi rast te peshkojme disa skuadra te dobeta dhe duke i rrahur ato do kemi mundesi te ngrihemi edhe me teper gje qe na çon drejt kualifikimit. E ç'rendesi ka se do kesh ne grup tre skuadra si Armenia, Lihtenshtejni edhe/ose Luksemburgu, deri athere kur ti nuk je ne gjendje te perballesh me ato skuadra qe synojne kualifikimin? Skuadra te tilla si ato qe ti permend nuk jane percaktuese, sepse ato rrihen nga te gjithe. Le t'i hedhim nje sy pikeve qe kemi marre ne keto eleminatore:
6 nga Kazakistani- S'kane asnje vlere sepse te gjitha skuadrat e kane rrahe nga dy here.
3 nga Gjeorgjia- As kjo nuk ka rendesi se Gjerogjia eshte poshte nesh.
1 nga Ukraina- Kete e morem pasi Ukraina mori bileten dhe ne e humbem shansin per kualifikim.
3 nga Greqia- Te vetemet pike "me vlere" qe kemi marre. Edhe keto me eufori dhe me inat i marrim. S'kemi mund asnjehere te lujme me te njejtin motivim me skuadrat e tjera.
Qe te kualifikoheshim nuk duhet t'ja falnim tre pike Gjeorgjise ne fushe kundershtare, nuk duhet te rrifeshim nga Danimarka dy here, duhet t'i merrnim nje barazim Turqise, me te cilen lujtem loje te barabarte.
Perfundimisht, nuk ka rendesi hiç se sa skuadra te dobeta do kemi ne grup per aq kohe sa nuk jemi ne gjendje te marrim piket qe meritojme me lojen qe bejme ne ndeshjet me skuadrat e forta qe synojne kualifikimin.
Hajde me nje fitore te merkuren, se me zor po e pres at' neshje...

Krijoni Kontakt