Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 132
  1. #61
    femi Maska e majda
    Anëtarësuar
    30-03-2005
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    16
    eh qe ta dini ju te dashur forumist(sa per informacion) ne shqiperi ekziston nje OJQ qe ka nje projek, per mua me kryesori, qe quhet HIV/SIDA dhe puna e kesaj OJQ konsiston ne dhenien e seancave te informimit per kete tem neper gjimnaze ( vetem ne gjimnaze sepse esht mosha me e prekur). Por nese ky projekt do te zbatohej si duhet mendoj se do te ishin shum te pakt ne numer te painformuarit. kete e thash mqs "vajza e mire" thot se nuk ka asnje lloj informacioni. pra burimi informacionit eshte por nuk shfrytezohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga majda : 22-06-2006 më 06:10

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Cdo vit Organizata Boterore e Shendetesise, formulon nje raport me numrin e te infektuarve ne cdo shtet, me precizimin qe numri i te infektuarve ne Shqiperi eshte larg se vertetes.

    Nje fakt interesant: shumica e te infektuarve, ne momentin qe njihen me semundjen < flas ketu per ata qe jane infektuar nga mardhenie te pa mbrojtura>
    Shkojne me shume partenere te pa mbrojtur, dhe kete e quajne si nje forme hakmarrjeje.
    Nje rast psh, kishte infektuar 23 vajza, dhe nuk i vinte aspak keq.

  3. #63
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga majda
    eh qe ta dini ju te dashur forumist(sa per informacion) ne shqiperi ekziston nje OJQ qe ka nje projek, per mua me kryesori, qe quhet HIV/SIDA dhe puna e kesaj OJQ konsiston ne dhenien e seancave te informimit per kete tem neper gjimnaze ( vetem ne gjimnaze sepse esht mosha me e prekur). Por nese ky projekt do te zbatohej si duhet mendoj se do te ishin shum te pakt ne numer te painformuarit. kete e thash mqs "vajza e mire" thot se nuk ka asnje lloj informacioni. pra burimi informacionit eshte por nuk shfrytezohet.

    Majda, mos e ke gje fjalen per Shoqaten e Kryqit te Kuq Shqiptar? Nqs po, nuk mund ta quash OJQ, por Organizate humanitare, sepse jane lidhje te tjera qe ekzistojne mes shtetit dhe Kryqit te Kuq, dhe kjo ndodh jo vetem ne Shqiperi, por ne cdo shtet, ku eshte prezent dege e Kryqit te Kuq
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  4. #64
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Varfëri dhe SIDA, 5-vjeçari nga Kukësi, si u infektua nga transfuzioni i gjakut

    Klaudio L., vogëlushi 5-vjeçar, është infektuar kur ishte vetëm 2 vjeç me virusin HIV, pas një transfuzioni gjaku. Por prindërit nga një fshat i thellë i Kukësit, prej tre muajsh rendin sa andej-këndej për lekët e ilaçeve. Tepër e varfër, familja e Klaudios vuan një fatkeqësi të tillë, që as ua kishte pritur mendja. Janë të dy të papunë dhe nuk mund t’i sigurojnë fëmijës së tyre as mjekimet për ta mbajtur në këmbë, pasi kushtojnë shumë. Idajeti, rreth të 40-ave, rrëfen se fatkeqësia e djalit të tij nuk mund të krahasohet. “Jam përpjekur të kërkoj ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë apo në disa institucione të tjera, por askush nuk ka vënë dorën në zemër për djalin tim”. Ai udhëton çdo muaj drejt Tiranës dhe me vete mban përherë fotografinë e djalit që e ka lënë në shtrat të sëmurë. Edhe pse paratë e rrugës në të shumtën e rasteve i merr borxh nga të afërmit e tij, është i detyruar të vijë për të kryer të gjitha analizat e Klaudios. Në zyrat e shoqatës “Gratë e reja kristiane”, Idajeti merr për djalin e tij çdo muaj një pension prej 10 mijë lekësh, me të cilat vetëm sa mban me bukë familjen me pesë veta. “Nga shteti nuk marr asnjë ndihmë, djalin e kam lënë shumë rëndë në shtëpi, nuk di me çfarë t’ia blej ilaçet”, - tregon ai. Sipas tij, “edhe pse i biri është në grupin e 8 fëmijëve që janë të prekur me Hiv-Aids në Shqipëri, shteti nuk i ka siguruar asgjë deri tani. “I bëj thirrje në radhë të parë shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe shoqatave dhe personave që kanë mundësi ekonomike të na ndihmojnë se fatkeqësia na ka rënë mbi kokë”. Punoja si emigrant ilegal në Greqi dhe ia siguroja gjilpërat dhe ilaçet andej, deri para dy javësh. Tani Zoti për ne…!”
    Gjaku i pakontrolluar
    Klaudio 5-vjeçar është sëmurë që prej tre vjetësh, është infektuar në një transfuzion gjaku që ka kryer në Spitalin e Kukësit. Fëmija ka qenë anemik dhe shpeshherë i duhej që t’u nënshtrohej analizave të gjakut në këtë spital. Përpara tre vjetësh Idajeti e kishte dërguar djalin e tij në Qendrën Spitalore të Kukësit për të bërë analizat e gjakut. Në kushte tepër të vështira në atë kohë ky spital kishte mungesa të theksuara mjetesh edhe higjiene. “Mbaj mend që atë ditë ishin vizituar në atë dhomë mbi 10 fëmijë nga të gjitha rrethinat e Kukësit”. Në fillim askush nuk i ka kuptuar shenjat e sëmundjes së fëmijës. Vetëm kur një ditë në shtëpinë e tyre kanë mbërritur disa nga përfaqësuesit e shoqatës ”Gratë e reja kristiane”, të cilat i kanë dorëzuar familjes fletushkat me mënyrat se si duhet të mbroheshin fëmijët nga HIV-AIDS. “E dija që djali ishte i sëmurë, kisha dyshime për këtë po se çfarë ishte sëmundja nuk mund ta kuptoja”, - rrëfen tepër i shqetësuar Idajeti. Kur gjendja e djalit ishte keqësuar dhe ai kishte ardhur bashkë me të në Tiranë, atëherë kishte kuptuar se fëmija e tij do të vuante nga HIV-AIDS për gjithë jetën e tij. “Dua ta mbaj gjallë sa të mundem. Është mëkat të mbyllë sytë një fëmijë 5 vjeç për shkak të mungesës së ilaçeve”, - lutet ai. Më ndihmoni për tim bir të jetojë edhe pak ditë edhe pak muaj”, - thotë Idajeti, i cili tërë familjen e mban me një asistencë 25 mijë lekë.

    Kurimi, një ampulë kushton 100 USD

    Medikamentet me të cilat mund të kurohen fëmijët e prekur nga HIV–AIDS kushtojnë. Vetëm një ampulë, e cila mund të gjendet rrallë në farmaci, kushton afër 100 USD. Zakonisht, në muajt e parë të diagnostikimit HIV-AIDS kurohet vetëm me terapi, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë, në momentin që fillon rënia e flokëve, mjekimi mund të shoqërohet me medikamente dhe gjilpëra të posaçme. Mjekimi ndryshon për të rriturit dhe moshat e vogla, pasi për kategorinë e parë sëmundja përparon më shpejt dhe mjekimi nis menjëherë me gjilpëra të veçanta, që janë tepër të vështira për t’u përballuar dhe duhet të kryhen patjetër nga ekspertë. Ndërsa te moshat e vogla, sëmundja mund të zgjasë 3 ose më shumë vjet dhe personi i infektuar mund të jetojë më gjatë.

    gazeta-albania

  5. #65
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    SIDA, studentja infektoi një 4-vjeçar

    Një studente 22-vjeçare, dhuruese vullnetare, infektoi fëmijën 4-vjeç dhe një 70-vjeçar, që mjekoheshin në spital

    Vajza u zbulua në dhurimin e dytë. Dyshohet se ka dhuruar me vetëdije gjak të infektuar

    ELBASAN-Një studente 22-vjeçare është burimi i infektimit me SIDA të dy pacientëve në spitalin e Elbasanit. Studentja në vitin 2005 i ishte bashkuar një nisme vullnetare të dhurimit të gjakut. Akt që damkosi me sëmundjen e pashërueshme, dy pacientë që në atë kohë trajtoheshin në spitalin e Elbasanit dhe kanë marrë të njëjtin gjak, që ishte i infektuar me virusin HIV.

    Të infektuarit

    Burime zyrtare nga drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan bëjnë me dije se personat e infektuar janë një fëmijë, tani 4 vjeç dhe një burrë 70-vjeçar që mjekoheshin në atë kohë në spital. Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mësohet se në vitin 2005 është paraqitur për të dhuruar gjak dhe nga ana e qendrës së gjakut të Elbasanit i është bërë testi i shpejtë. Gjaku pas këtij testi ka rezultuar negativ, domethënë një gjak i shëndetshëm që mund të përdorej për nevojat e spitalit. Kështu ai u është dhënë dy pacientëve.

    Periudha dritare

    Kështu e shpjegojnë specialistët e shëndetit publik përse-në e përgjigjeve negative. Vajza në momentin e bërjes së testit për të parë nëse gjaku ka qenë i shëndetshëm apo jo, ka qenë në periudhën dritare, kohë kur virusi është në trup por është në kohën e inkubimit dhe nuk shfaq shenjat e sëmundjes. Ende nuk dihet nëse vajza e ka ditur se ishte e infektuar dhe gjithë kjo ka qenë e qëllimshme apo jo. “Virusi i HIV kërkon një periudhë inkubimi që nis nga disa javë deri në 3 muaj për shumicën e personave të infektuar, dhe ndoshta kjo ka qenë edhe periudha që ka bërë që ky gjak të kalojë për konsum në spitale”- thonë specialistët. Testi i shpejtë nuk ka pasur efekt për zbulimin e virusit dhe400 gram gjak janë përdorur për personat që nuk e dinin se mund të përfundonin të infektuar.

    Zbulimi

    Disa muaj më vonë, pas riparaqitjes së vajzës për dhurimin e gjakut nga analizat është verifikuar se gjaku i saj mbartte virusin e HIV-AIDA dhe menjëherë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoria e spitaleve kanë nisur verifikimet për personat që kanë marrë gjakun e infektuar në periudhën kur ajo kishte dhuruar gjak, në vitin 2005. Burime nga Drejtoria e shëndetit Publik në Elbasan konfirmojnë se janë identifikuar dy raste personash të infektuar në spitalin e Elbasanit nga ky gjak. Gjaku është marrë nga një fëmijë 3-vjeç në spitalin Pediatrik dhe një i moshuar mbi 70-vjeç. Dy pacientët kanë qenë të shtruar në spital dhe mësohet se kanë marrë të njëjtin gjak.

    Pacientët nga Elbasani

    Identitetet e dy personave të infektuar përmes gjakut mbahen të fshehur, por sipas të dhënave ata jetojnë në Elbasan. Ditët e fundit, Drejtoria e Shëndetit Publik i ka komunikuar lajmin fatal dy familjeve dhe ka garantuar mjekimin e dy pacientëve për virusin vdekjeprurës. Në këmbim të një gabimi, fatal për të infektuarit, mësohet se të gjitha medikamentet dhe shërbimet mjekësore do të sigurohen falas nga shteti dhe për familjet do të krijohen të gjitha mundësitë për të qenë afër pjesëtarëve të familjes. Dy familjet janë tronditur mjaft nga lajmi dhe një zot e di sa punë i bën kujdesi që do t’iu jepet. Më e vështirë ka qenë për fëmijën tashmë 4-vjeç, i cili nuk kishte shfaqur probleme, pasi virusi ndodhej në periudhën e inkubimit. Sipas burimeve nga drejtoria e shëndetit publik për fëmijën do të bëhet e pamundura për t’i zgjatur jetën, ndërsa kanë filluar verifikimet për të gjitha rastet duke kontrolluar edhe periudhën para këtij dhurimi gjaku.

    Drejtori i Shëndetit Publik, Everest Hoxha, tregohet shumë i rezervuar për masat e marra. Por informacionet janë nisur nga kjo drejtori dhe verifikimet janë bërë nga specialistët pranë saj në Elbasan.

    Studentja

    Dyshohet infektuese e qëllimshme

    Dyshohet se vajza mund të ketë infektuar nëpërmjet rrugëve të tjera virusin e SIDA-s. Ajo nuk ka deklaruar as në Qendrën e Dhurimit të Gjakut dhe as tek persona të tjerë se ishte bartëse e virusit. Ajo dyshohet se ka dhuruar me vetëdije gjak të infektuar sidomos herën e dytë kur edhe ka vazhduar të paraqitet si dhuruese e rregullt. Gjithsesi pritet që edhe nga ana e policisë të nisë një hetim për këtë rast. Situata ka turbulluar mjaft të rinjtë elbasanas dhe të gjithë kërkojnë të mësojnë identitetin e vajzës që infektoi dy persona. Dyshimet se të infektuarit mund të jenë edhe më shumë janë zëvendësuar nga frika për një përhapje nga mungesa e informacioneve ose dashakeqësia. Drejtoria e shëndetit publik konfirmon se janë marrë të gjitha masat dhe në bazë të verifikimeve nga gjaku i dhuruar kanë marrë vetëm dy persona. Tashmë rrethinat e Universitetit dhe i gjithë qyteti i Elbasanit ka mësuar lajmin se një e infektuar ka dhuruar gjak dhe mund të jetë mes tyre pa e ditur se ka sëmundjen e rëndë. Nga ana e drejtorisë së Shëndetit Publik nuk bëhet e ditur se vajza është me banim në Elbasan
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Kulmi i ligesise, t'a dish qe je semure dhe te infektosh te tjere me dashje...nuk gjej dot fjale...

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    58
    Eshte vertete shume e dhimbshme,qe 2 persona te semuren pa meshire nga jeta e pakontrolluar e kesaj studenteje e cila e shpreh ligesine duke marre ne qafe persona te pafajshem eshte vertete tmerr.Zoti paste meshire per te, dhe shpresoj qe te arrije te pendohet per kete veprim qe do ti rendoje gjithe jeten.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ndoka: Gati dosja e skandalit të SIDA-s për prokurorinë

    "Do marrim përsipër asistencën mjekësore dhe psikologjike"

    Ministria e Shëndetësisë po përpunon informacionet për hartimin e një dosjeje të plotë lidhur me skandalin e infektimit me virusin HIV/AIDS të dy pacientëve në vitin 2005 nga transfuzioni i gjakut të pakontrolluar. Kjo dosje me të dhëna, sipas ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, do të dorëzohet në organin e prokurorisë, në mënyrë që të vihen përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata persona që kanë abuzuar me transfuzionin e gjakut të infektuar me virusin vdekjeprurës. Edhe pse ministri Ndoka e ka pasur të lehtë që të pranojë përgjegjësinë për institucionin e shëndetësisë të përfshirë në këtë skandal, pasi në 2005 ai nuk ka qenë në krye të këtij dikasteri, sërish ka pohuar se faji qëndron në teknologjinë e munguar të asaj kohe.

    "Përgjegjësia për gjakun e infektuar është një gabim teknik, që ka ardhur si pasojë e mungesës së teknologjisë bashkëkohore dhe aparaturave që nuk përdoreshin në vitin 2005", ka shpjeguar Ndoka. Aktualisht, analizat e gjakut të dhuruar nga persona me pagesë kryhen vetëm në Bankën e Gjakut në Tiranë. Procedura e verifikimit dhe sigurisë së gjakut ndryshoi vetëm në vitin 2006. Kjo pasi bankat e grumbullimit të gjakut në rrethe nuk disponojnë aparatura moderne, që të identifikojnë në një kohë të shkurtër prezencën e viruseve të transmetueshme. Periudha ditore e konstatimit të viruseve të tilla si ai i HIV/AIDS ka varijuar nga tre deri në gjashtë muaj. Por kjo ka qenë thuajse e pamundur nga bankat e gjakut në rrethe edhe për shkakun se ky element nuk mund të rezistojë kaq gjatë dhe bëhet i papërdorshëm për pacientët që kanë nevojë për të. Aparaturat e reja të instaluara në qendrën kryesore të ruajtjes së gjakut në kryeqytet garantojnë përgjigje analizash në një hark kohor prej 40 ditësh. Kjo bën të mundur evidentimin e viruseve të transmetueshme dhe sipas specialistëve garanton gjak të sigurt. Por sërish ata pohojnë se rreziku për sigurinë e gjakut mbetet gjithnjë prezent.

    Lidhur me rastin e dy pacientëve të infektuar, një fëmije të mitur dhe një të moshuari 70-vjeçar, ministri Ndoka ka premtuar se institucioni që ai drejton do të marrë përsipër asistencën shëndetësore dhe atë psikologjike për ta. Ndërkohë që për personin që është bërë burim i infektimit me virusin e SIDA-s, ministria vazhdon t‘i qëndrojë të njëjtës deklaratë se ka dhuruar gjak vetëm dy herë, në vitin 2005 dhe 2007.

    Gjaku i dhuruar për herë të dytë ka vërtetuar prezencën e virusit të SIDA-s, ndërsa ai i ofruar në 2005 ka qenë shkaku i infektimit të dy pacientëve, pasi nuk është zbuluar. Ministri Ndoka në deklaratën e djeshme ka pohuar se ekziston një mundësi që dhurimi i gjakut të infektuar të jetë bërë i qëllimshëm. Kjo në rast se personi bartës i këtij virusi mund të ketë pasur çrregullime psikike. Por një gjë e tillë është e vështirë që të provohet, edhe pse në eksperiencat botërore shembuj të tillë njihen. Vështirësia qëndron në faktin se për të zbuluar qëndrueshmërinë psikike të studentes, dhuruese gjaku e infektuar me SIDA, është dosmodoshmëri vizita te një mjek psikiatër. Por për këtë, sipas ligjeve në fuqi, është vetë ajo që duhet të japë pëlqimin, në të kundërt nuk mund të detyrohet që t‘i nënshtrohet një ekzaminimi të tillë të shëndetit mendor.

    Ky nuk është rasti i parë i bërë publik kur pacientët në spitalet shqiptare infektohen me virusin HIV/AIDS për shkak të gjakut të pakontrolluar. Dy vjet më parë 4 fëmijë talasemikë u infektuan me SIDA pikërisht nga transfuzioni i gjakut me këtë virus vdekjeprurës. Në atë kohë ish-ministri i Shëndetësisë e konsideroi skandalin si një gabim njerëzor dhe askush nuk u bë përgjegjës.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  9. #69
    Si bie dot gomarit por i bie samarit. Keshtu i thone edhe kesaj pune. Ne vend te vejne para pergjegjsise bluzat e bardha, kerkojne te anashkalojne fajet duke ia hedhur popullit te thjeshte. Per edhe sa kohe akoma do te vazhdojne gjithe keto maskarada te sistemit shendetsor shqiptar?!!!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #70
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    Kulmi i ligesise, t'a dish qe je semure dhe te infektosh te tjere me dashje...nuk gjej dot fjale...
    Nje nder deshirat kryesore e te semureve me AIDS eshte ajo per te infektuar te tjeret.Nisur nga kjo personeli mjekesor ne rradhe te pare por edhe njerezit ne pergjithesi duhet te jene shume te kujdeshem per te parandaluar kete semundje te tmerrshme.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •