Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 132
  1. #41
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Kreu i shoqatës së talasemikëve kërkon mbështetje nga shteti për katër fëmijët e prekur nga virusi i shekullit

    Talasemikët me SIDA, nga Tirana, Elbasani e Lushnja


    Lindita Çela

    Katër fëmijët talasemikë që rezultojnë të infektuar me virusin HIV, jetojnë një një gjendje të vështirë ekonomike. Kështu ka bërë të ditur dje për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së telasemikëve, Musa Zeneli. Fëmijët e infektuar me këtë virus gjatë transfuzionit të gjakut rezultojnë të jenë në një moshë mesatare 12 vjeç dhe jetojnë në Tiranë, Elbasan dhe dy fëmijë në Lushnjë. “Po të kesh një fëmijë talasemik në shtëpi të paktën duhet të shpenzosh në muaj 20 mijë lekë vetëm për të ruajtur gjendjen e tyre normale, ndërkohë që nuk bëhet fjalë sesa mund të shpezohet kur kanë komplikacione. Pjesa më e madhe e prindërve, fëmijët e të cilëve vuajnë nga kjo sëmundje, harxhojnë një shumë të konsiderueshme në muaj vetëm nëpër spitale”, - thotë kryetari i shoqatës së talasemikëve. Fëmijët e infektuar gjatë transfuzionit të gjakut, sipas Musa Zenelit, kanë një gjendje të rënduar ekonomike, madje në njërin nga rastet e identifikuar si i infektuar me SIDA, rezulton që po në të njëjtën familje të jetë i sëmurë edhe një fëmijë tjetër nga talasemia.
    Talasemikët pa përkrahje
    Rreth 35 mijë lekë në muaj shpenzon një familje që ka në shtëpi një person që vuan nga talasemia, ndërkohë shteti kompenson vetëm një ilaç për këta të sëmurë. Sipas kryetarit Zeneli, shteti shqiptar nga një sërë medikamentesh që marrin talasemikët rimburson deseralin si dhe jep një pension prej 650 lekësh, ndërkohë që shpenzimet për këta të sëmurë janë shumë më të mëdha. Zeneli thotë se pjesa më e madhe e fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje janë në një gjendje të rënduar ekonomike, ndërsa rimbursimi që i bën shteti është qesharak. “Vetëm për të ruajtur gjendjen normale të fëmijëve, pa përmendur komplikacionet, një prind shpenzon rreth 35 mijë lekë në muaj, ndërkohë që ne kemi kërkuar që të paktën ilaçet për fëmijët talasemikë të jenë falas”, - thotë kryetari i shoqatës së talasemikëve. Ndërsa për katër fëmijët talasemikë të infekuar Zeneli thotë se janë një gjendje të vështirë ekonomike dhe do ta kenë të pamundur të përballojnë shpenzimet për t’u kuruar edhe nga virusi i SIDA-s. “Do të ishte mirë që shteti të ndërhynte për kurimin e talasemikëve, ndërkohë që për katër fëmijët e infektuar do të ishte mirë që atë t’i nënshtroheshin një trajtimi të veçantë, sepse për familjet e tyre është e vështirë të mbajnë nën kontroll me medikamente për dy sëmundje kaq të rënda për të cilat duhen ilaçe shumë të shtrenjta”, - thotë Musa Zeneli. Vetëm dy ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, bëri të ditur skandalin e infektimit të katër fëmijëve talasemikë gjatë transfuzionit të gjakut. Sipas tij, skandali është mbajtur i fshehtë nga autoritetet e mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që përveç katër fëmijëve të infektuar nga SIDA rezultojnë që edhe 34 fëmijë talasemikë janë infektuar me Hepatitin B dhe C. Këto të dhëna kanë dalë pas ekzaminimit të bërë në 195 fëmijë me talasemi në vendin tonë, nga 500 që numërohen gjithsej. Musa Zeneli thotë se sot pritet që të fillojnë të bëjnë analizat edhe pjesa tjetër e fëmijëve talasemikë, të cilët nuk i janë nënshtruar këtij procesi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Talasemikëve, pas skandalit të infektimit të katër fëmijëve, në pjesën më të madhe të prindërve është përhapur paniku i rrezikut të infektimit nga ky virus vdekjeprurës. Sipas të dhënave të publikuara 2,1% e fëmijëve të ekzaminuar me talasemi janë të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa 18% e tyre me Hepatitin B dhe C. Mësohet se infektimi i katër fëmijëve është bërë nga gjaku i dhuruesve me pagesë, por nuk është zbuluar nga analizat e bëra, për shkak të të ashtuquajturës periudhë dritare, periudhë në të cilën virusi HIV është në trupin e njeriut, dhe nuk shfaqet si i tillë dhe është e pamundur të kapet mes analizave.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #42
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga Genti^Itali
    Sipas kryetarit Zeneli, shteti shqiptar nga një sërë medikamentesh që marrin talasemikët rimburson deseralin si dhe jep një pension prej 650 lekësh, ndërkohë që shpenzimet për këta të sëmurë janë shumë më të mëdha.

    Cfare te jete ky deserali ne anglisht? Ndoshta kane dashur te thone Desferal (deferoxamine mesylate), qe ul hekurin ne gjak? Kurse 650 lek as per rryshfetet neper infermiere e doktore nuk mjaftojne, dihet ajo pune.

    Nejse, eshte shume e trishtueshme te mendosh qe pervec kesaj lloj te veshtire anemie... qe ju duhet te perballin aq sa mund te jetojne, tani ju duhet te kene dhe shqetesimin e sides me gjithe ato ilace qe i kane a s'i kane ne Shqiperi, s'dihet!

    Ja c'thote Top Channel, qenkan 7 dhurues me HIV:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #43
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Nëna e 12-vjeçarit talasemik nga Fieri, pranon pasigurinë për të birin. Prindërit në ankth për analizat

    “Kam frikë për gjakun që merr fëmija”


    B.Prifti

    Valteri, 12 vjeç, ishte i vetmi fëmijë që merrte gjak dje në pavijonin e hematologjisë në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Prej plot 10 vjetësh vuan nga sëmundja munduese e talasemisë. Si të mos mungonte gjithë kjo, tani prindërit e tij mbajnë një peng të madh sa s’bëhet. “Tani fëmija po merr gjak, pasi nuk bën dot pa të. Por nuk di se çfarë tjetër mund të marrë bashkë me të. Jam shumë e frikësuar”. Kështu thotë nëna e tij, Ankela Xhaferraj, nga një fshat i Fierit, që pret në ankth përpara derës. Sipas saj, djali kishte më shumë se dy muaj që nuk arrinte të bënte dot transfuzionin e gjakut. “Djali ka një grup të rrallë gjaku, e për pasojë e ka shumë të vështirë të gjejë gjak. Është 0- negativ”, - tregon ajo, duke renditur vuajtjet pa fund rrugëve të spitaleve në kërkim të shpëtimit. Ajo që ka dëgjuar së fundi pa frikë e ka tmerruar. Nuk pranon dot që fëmija të ketë të njëjtin fat me ata që u infektuan. Por nuk e fsheh se tani nuk ka më asnjë lloj sigurie. Vetëm një gjë e di fort mirë. Djali ka nevojë për gjak, për garancinë lidhur me cilësinë e tij duhet të përgjigjet shteti. Të njëjtën gjë pohon edhe kryetari i Shoqatës së Talasemikëve në vendin tonë, Musa Zenelaj. Sipas tij, mjekësia shqiptare duhet të bëhet shumë më e ndjeshme ndaj kësaj kategorie të sëmurësh. Ai thekson se analizat për këta fëmijë duhet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa pranon se pas neglizhencës për analiza periodike skandali lidhet me mungesën e gjakut e numrin e pamjaftueshëm të dhuruesve të tij. Mungesa e gjakut, sipas tij, do të thotë vdekje për këta fëmijë, po aq sa edhe munges[ e sigurisë së gjakut që marrin. “Nuk kam çfarë të them. Jetëgjatësia e fëmijëve talasemikë te ne nuk mund të krahasohet me vende të tjera, as me Greqinë, ku 80% e të sëmurëve janë mbi 20 vjeç, ndërsa te ne është e kundërta”, - thotë ai, duke pranuar një tjetër mangësi në trajtimin e sëmundjes që vjen që nga parandalimi i saj. Në vendin tonë ka 500 fëmjë talasemikë, shumica të vegjël. Duke qenë se në vend ka rreth 300 mijë bartës të genit të talasemisë, përvit, si pasojë e mosparandalimit të sëmundjes, bëhen lindje të reja, duke sjellë në jetë të tjerë vuajtës të talasemisë.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Virusi AIDS ka infektuar 400 shqiptarë, 67 prej tyre kanë vdekur

    Ne Shqiperi jane dyfishuar rastet e prekurve nga SIDA qe prej vitit 2000,numri i pergjithshem i te cileve ka arritur ne 185.Nderkaq,9 raste te reja jane shenuar vetem gjate pese muajve te ketij vitit.Ministri shqiptar i Shendetesise,Maksim Cikuli,pjesemarres ne takimin e nivelit te larte per kete ceshtje,organizuar nga OKB-ja ne Nju Jork(SHBA) ka shpehur shqetesimin per rritjen e dukshme te te ifektuarve nga "semudja e shekullit" edhe ne Shqiperi.Sipas tij,ndonese jemi nje vend me prevalence te ulet ,ky fakt nuk duhet te sherbeje si argument per te ulur ritmin e luftes kunder kesaj semundjeje."Epidimia mund te parandalohet ,nese do menaxhohen mire burimet financiare.Eshte e rendesishme te kuptojme se mjaft nga aktivitetet e paligjshme jane te lidhura me perhapjen e epidemise"u shpreh ministri shqiptar,duke theksuar nevojen qe sistemi yne shendetesor te perforcoje cilesine e te dhenave,nepermjet zhvillimit te burimeve njerezore,edukimit,fushatave informuese dhe programeve specifike per komunitetin."Ne duhet ta konsiderojme epidemine shume prane nesh dhe luften kunder HIV/AIDS si nje aspekt intergal dhe moral per prosperitet dhe siguri ne rajon"nenvizoi Cikuli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 11-06-2006 më 22:53

  5. #45
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    Eshte fatkeqesi e vertete duke ditur se cmimet e medikamenteve per parandalimin e avancimit te semundjes kane nje kosto jashtezakonisht te larte jo vetem per pacientin , por per tere sistemin shendetesor shqipetar. Gjithashtu edhe kushtet spitalore PRIMITIVE ne Shqiperinuk bejne gje tjeter vec nje ndihmese ne degradimin e shendetit te pacienteve te infektuar .

    Besoj monedha kryesore e Ministrise se Shendetesise eshte informimi i popullates rreth menyrave te infektimit dhe pasojave te semundjes, te pakten te parandalojne infektime te ardhshme.

  6. #46
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne te vertete numri i te infektuarve eshte 800 sipas burimeve te sigurta spitalore por vetem 200 jane zyrtarisht te infektuar. Te tjeret jane te paregjistruar dhe jane burim infeksioni.

  7. #47
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Citim Postuar më parë nga AIRON^BOY
    Sa qenkan shtuar qefllinjt e qeflleshkat ne Shqiperi ....

    problemi me i madh eshte qe kjo semundje nuk meret vetem npm qejfit.
    por jane burime te tjera shume te rrezikshme qe et bejne te kesh frike te shkosh te besh analizat sepse mund ta maresh npm shiringave apo te kesh frike te shkosh te dentisti se mund ta maresh npm mjeteve te punes te pa strerilizuara.
    keshtu qe nuk duhet paragjykuar....

  8. #48
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Eshte e vertete qe eshte nje problem i madh shoqeror, por, Shqiperia duhet te konsiderohet vend relativisht me fat. Nese ne vendet e industrializuara numri i te infektuarve zyrtare duhet shumezuar me 10 per te gjetur nje numer rela, ne vendet ne zhvillim, sic eshte Shqiperia, numri zyrtar duhet shumezuar me 20 ose me 30. Pra, arrijme aferisht, te 4000 - 6000 persona te infektuar, nje tregues pozitiv, duke marre parasysh numrin e larte te emigranteve qe kemi, perdoruesit e droges etj etj. Pra, flitet per mundesine potenciale, qe ne Shqiperi eshte shume e larte per infektim.
    Duhet t'i bej nje korrigjim Kumbulles ne shkrimin e mesiperm. Eshte e vertete qe nder menyrat e infektimit, perfshihet kontakti i gjakut, por, praktikisht te dentistet eshte 0. Nder 62 milione te infektuar (statistika te 2004) me hiv / aids ne bote, asnje nuk e ka marre te dentisti
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  9. #49
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Duke pare temen, mendova, se dhenia e nje informacioni te shkurter mbi Hiv/ Aids do te ishte mire per te gjithe:

    Cdo 7 sekonda nje person ne bote infektohet, cdo 12 sekonda nje person vdes nga hiv / aids
    Deri tani, nuk ka nje kure definitive per hiv / aids. Menyra me e perdorur, eshte "triterapia", nje kombinim ilacesh, te cilet rrisin ose mbajne konstant nivelin e rruazave te bardha te gjakut ne organizem.
    S - Sindroma
    I - Imuno
    D - Deficence
    A - Aquise
    Pra, Sida, eshte nje grup shenjash, qe kane te bejne me paaftesine e sistemit mbrojtes dhe qe eshte e fituar. Pra, Sida nuk eshte e trasheguar.
    H - Human
    I - imunodeficency
    V - Virus
    Pra, eshte specifike per njeriun.
    Nder hipotezat per perhapjen e Hiv / Aids jane 2 me kryesore:
    Ka ardhur nga majmuni, ku gjendej ne stadin e SIV (Simpazeum Imunodeficency Virus). Me pas, eshte kryer nje marredheni zoofile (njeri - kafshe) dhe ka kaluar virusi, dhe hipoteza e dyte, eshte qe ka "shpetuar" nga laboratoret ruse, gjate luftes se ftohte ndaj amerikaneve.... E para eshte hipoteze me e perkrahur

    Jane 3 menyra transmetimi:
    1) Kalimi nga nena te femija (transmetimi vertikal)
    - Para lindjes. Ne varesi te infeksionit qe ka nena, placenta mund te mos ta kryeje funksionin e saj, duke bere shkembimin e gjakut te nenes me femijen
    - Gjate lindjes. Prerja e kordonit umbilikal, mbart rrezikun e kontaktit te gjakut te nenes me femijen. Zgjidhje e pranuar esht elindja cezariane (me operacion)
    - Pas lindjes. Nuk rekomnadohet ushqyerja me gji, sepse transmetohen antikorpet, qe mbartin edhe qelizat inflamatore te hiv / aids
    2) Gjaku. Kontakti gjak i infektuar - gjak i painfketuar, eshte 100% i sigurt infektimi. Raste jane transfuzioni i gjakut (I PAKONTROLLUAR), perdorimi i te njejtave shiringa, kryesisht nga perdoruesit e droges (pa pargjykime)
    3) Kryerja e marredhenieve seksuale TE PAMBROJTURA
    - Marredhenie seksuale vaginale. Ka mundesi shkembimi te sekrecioneve vaginale me ato mashkullore
    - Marredhenie seksuale orale. Shkembim i sekrecioneve te gojes me sekrecionet vaginale (ne rast te cunnilinguis) apo mashkullore (ne rast te fallaçios)
    - Marredhenie sexuale anale. Eshte sjellje e rrezikshme. Biologjikisht anusi nuk eshte i ndertuar per te kryer marredhenie seksuale, sepse ka hemorragji dhe depertueshmeri te larte
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  10. #50
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    SIDA eshte nje fatkeqesi boterore qe po rendon gjithnje e me shume. shqiptaret qe kthehen nga emigracioni po e fusin ate ne vend, prandaj kujdes me jeten liberale seksuale

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •