Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 132
  1. #31
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    O zot sa gjynah qe me vinka

  2. #32
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    shum kafsh kta robt e shpis te ktij fatkeqi,po stu gjend familja pran ne kto raste,kush vall do te gjendet?/
    ehh sa halle ka kjo jet...
    Me vjen keq per te.
    o-le-le firma

  3. #33
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    DURRËS- I vetmuar, i braktisur dhe i përbuzur nga shoqëria, për shkak të sëmundjes SIDA që mbart, 41-vjeçari G. Z ka vendosur që përmes medias të kërkojë ndihmë “për të jetuar”. Nuk ka ngurruar aspak që të dalë përpara kamerave dhe bliceve të fotografëve, ndonëse kjo mund t’i shkaktojë probleme. “Jetoj në mes të katër rrugëve, pa asnjë përkrahje dhe ndihmë nga shteti, pa mundësi punësimi për faktin se jam i sëmurë me SIDA”, thotë 41-vjeçari me lot në sy. Banon në një nga lagjet periferike të qytetit dhe është një nga 120 të sëmurët me SIDA në Shqipëri, të konfirmuar zyrtarisht deri tani. Është babai i një djali, por ai jeton me gruan me të cilën është divorcuar para se të mësonte se vuante nga sëmundja e shekullit. “Për fat im bir dhe ish-gruaja”, nuk janë të prekur nga sëmundja”,- thotë 41-vjeçari.

    Zbulimi i sëmundjes
    Historia e trishtueshme e 41-vjeçarit fillon që në në fund të vitit 2003. Ai ishte prej kohësh dhurues gjaku, por në një analizë të pestë, të bërë në qendrën e dhurimit në Durrës ai rezultoi pozitiv. Analiza u verifikua dhe në Tiranë. “Doktoresha nga Durrësi, me emrin Shpresa më tha se duhej të shkoja në Tiranë për të bërë analiza të mëtejshme. Atje më konfirmuan se isha i sëmurë me SIDA”,- kujton 41-vjeçari. Është shtruar në spital vetëm për 2 javë, sa të përfundonin të gjitha analizat dhe më pas u largua drejt vendbanimit të tij, ku dhe ka mbetur në mes të katër rrugëve. Ai të tregon se është braktisur nga njerëzit e afërt, pushteti lokal nuk po e ndihmon, ndërsa shoqëria e përbuz. “Tashmë një pjesë e njerëzve e dinë që jam me SIDA dhe më shmangen. I vetmi vend ku më ka mbetur të qaj hallin është bashkia. Pres që kryetari i bashkisë të bëjë diçka për mua”,- deklaron ai, duke nënvizuar se punonjësit e ndihmës sociale e kanë ndihmuar deri diku “por unë kam më shumë nevojë për ndihmë”. Atij i duhen lekët jo për bukën e gojës siç shprehet, por për ilaçet që janë shumë të shtrenjta. “Sëmundja po më avancon dhe këmbët kanë filluar të më dridhen”,- vijon rrëfimin e tij 41-vjeçari.

    I rritur në shtëpinë e fëmijës
    Ka lindur Tiranë në një familje me shumë fëmijë. Më pas familja e tij u zhvendos në Shkodër dhe G. Z për shkak të varfërisë në familje është dërguar në shtëpinë e fëmijës. “Kam bërë një jetë të vështirë duke bredhur sa andej këtej, derisa u stabilizova në Durrës dhe krijova familjen time.Por për fat dhe kjo familje m’u shkatërrua dhe mbeta i vetëm. Më pas mësova se isha prekur dhe nga sëmundja”,- thotë i sëmuri me SIDA që për kohën që i ka mbetur kërkon një ndihmë. “Nuk d’i ku të strehohem, ku të gjej paratë për ilaçe dhe ku të ushqehem. Nuk mund të vazhdohet më kështu”,- përfundon apelin e tij G. Z.

    I sëmuri dhurues gjaku
    Rasti i 41-vjeçarit G. Z bëri bujë muaj më parë në Durrës për faktin se ai ishte dhe një dhurues gjaku. Ai kishte dhënë katër herë gjak në qendrën e dhurimit të gjakut në Durrës dhe të katër herët gjaku i tij kishte rezultuar pa probleme. Vetëm herën e pestë gjaku doli pozitiv, gjë që bëri që prokuroria e rrethit të nisë hetimet në lidhje me procedurat e dhënies së gjakut. Kjo pasi gjaku i 41-vjeçarit mund të
    kishte infektuar dhe persona të tjerë që mund të kishin marrë gjak prej tij. Fakti se procedurat e dhurimit rezultuan të rregullta bëri që çështja të mbyllet përsa i përket hetimeve në qendrën e dhurimit, ndërkohë që nuk dihen pasojat që mund të kenë pasur njerëzit që kanë marrë gjak nga 41-vjeçari i infektuar. Ky i fundit deklaron me insistim se nuk e ka ditur se ishte i sëmurë me SIDA, ndërsa mendohet se prej 4 vjetësh G. Z mban në trup virusin vdekjeprurës. Gjithsesi tani për 41-vjeçarin më e rëndësishme është që ai të ketë mundësi ta jetojë kohën që i ka mbetur. Te këtë një strehë dhe ca lekë për blerë ilaçe, por dhe për t’u ushqyer dhe për këtë kërkon ndihmën e pushtetit lokal.

  4. #34
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    edhe un do bashkohesha me green, aq injorant jan sa vihet turpi perpara robve tshpis qe kur thojn ke tshpis kthehesh per cdo gjo.
    shum gjynof per ate vallaj sdi ca me thon mo shum

  5. #35
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    DURRËS- Kur mësoi se ishte mbartës i sëmundjes vdekjeprurëse 41-vjeçari G. Z sapo ishte divorcuar nga gruaja e tij, e cila kishte marrë me vete dhe të birin e mitur. “Sëmundja ishte një goditje e dytë, e rëndë, që më erdhi, në kohën kur sapo isha ndarë nga gruaja”,- tregon me dhimbje 41-vjeçari. Ai të thotë se i qëndron larg të birit pasi ka frikë se mos preket nga sëmundja. “Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me vajza të tjera dhe nuk e di se nga u infektova nga kjo sëmundjë”,- vijon më tej ai. Ai shprehet i kënaqur për faktin se nga analizat që i janë bërë ish- gruas së tij dhe djalit, ata kanë rezultuar negativë,- gjë që do të thotë se nuk janë të sëmurë me SIDA. “Kjo më lehtëson disi, por dhe unë dua që të jetoj .Tashmë nuk kam ashnjë shans dhe endem rrugëve”,- përfundon 41-vjeçari.

    Rastet
    1993, rasti i parë me SIDA
    Gjithsej 125 të infektuar
    5 fëmijë nën 15 vjeç
    40 të vdekur
    2000, 10 raste të reja
    2001, 20 raste të reja
    2002, 26 raste
    2003, 18 raste
    6 raste përmes gjakut
    grupmosha, 20-40 vjeç
    82% , të papunë
    65.7%, emigrantë
    65% pa arsim



    14/09/2004

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    SIDA në Shqipëri: Numri i të infektuarve në rënie

    KOHA JONE

    E Marte, 02 Nentor 2004


    "TE MOS NDALOHEN MARTESAT E TE SEMUREVE ME SIDA"

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kerkuar nga parlamenti shqiptar qe te mos miratoje projektligjin per nje ndryshim ne ligjin numer 9062, "Kodi i familjes i Republikes se Shqiperise". Ky projektligj konsiston ne ndryshimin e nenit 19 te Kodit te Familjes. Keshtu nese ne ligjin aktual behet fjale per detyrimin e personit qe kerkon shpalljen e marteses, t'i paraqese nenpunesit te gjendjes civile, pervec certifikatave te lindjes se dy bashkeshorteve dhe cdo dokument tjeter qe provon se nuk ekzistojne pengesa per lidhjen e marteses. Nderkohe qe ne projektligj, kerkesat e nenit 19 te Kodit te Familjes, barazohen me dokumentet mjekesore qe duhet te paraqesin personat qe kerkojne shpalljen e marteses me te cilat do te vertetohet nese ata jane ose jo te semure me HIV/AIDS dhe me talasemi. Duke iu referuar ketij projektligji, KSHH-ja mendon se ne rastin konkret do te ishin me efektive dhe parandaluese, masat me karakter sensibilizues dhe informues, e jo mjetet e detyrimit ligjor. Sipas KSHH-se, nenpunesi i gjendjes civile nuk ka te drejte te njihet me intimitetet ose gjendjen shendetesore te personave qe kerkojne te lidhin martese, duke perjashtuar ketu ato raste te cilat percaktohen ne nenin 12 te Kodit te Familjes, i cili ndalon lidhjen e marteses se atyre personave qe vuajne nga semundje te renda psikike ose me zhvillime mendore te mete, qe i ben ata te paafte te kuptojne qellimin e marteses. Gjithashtu KSHH-ja mendon se ky projektligj bie ndesh me nenin 8 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe me nenin 35 te Kushtetutes se Shqiperise. Duke marre parasysh keto arsye, KSHH-ja kerkoi nga parlamenti qe te mos e miratoje kete projektligj, edhe pse ky komitet ka parasysh qellimin e mire te hartuesve te ketij projekti.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Duhet ndaluar!

    Perseris:"...nenin 12 te Kodit te Familjes, i cili ndalon lidhjen e marteses se atyre personave qe vuajne nga semundje te renda psikike ose me zhvillime mendore te mete, qe i ben ata te paafte te kuptojne qellimin e marteses. "

    Ateher,dicka nuk kuptoj, çka do arrihej me kete kerkes !?

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    SIDA në Shqipëri: Numri i të infektuarve në rënie

    Alarmimi detyron policinë të hetojë: Eshtë vetëm një legjendë

    Thashethemi për baristen me SIDA, panik në Tiranë


    Gazmend Janku



    Askush nuk mund të thotë se cili ishte i pari që e hapi lajmin. E sigurtë është vetëm se brenda një jave, thashethemi për një bariste të huaj të prekur nga SIDA që hedh gjakun e saj në pijet që shërbehen në dy prej klubeve më të frekuentuara të zonës së ish-Bllokut është përhapur në të gjithë Tiranën. Paniku nga kjo "legjendë urbane" ka pushtuar të gjithë ata që kanë frekuentuar klubet e natës në këtë zonë, pra një numër jo pak të vogël njerëzish. Të dhënat e legjendës flasin për një vajzë të ardhur në Shqipëri rreth një vit më parë së bashku me të dashurin e saj shqiptar. Baristja, rreth të 25-ave ka punuar në periudha të ndryshme kohore në dy klube nate mjaft të frekuentuara, duke patur edhe marrëdhënie seksuale me disa djem, por sipas thashethemeve edhe duke hedhur qëllimisht pika të gjakut të saj të infektuar në pijet e klientëve. Kjo hipotezë e dytë, duket se ka shkaktuar edhe frikën më të madhe tek të gjithë klientët e këtyre dy klubeve.

    Shoqërimi i baristes

    Kjo legjendë për vajzën simpatike, nuk ka vonuar shumë që të mbërrinte edhe në veshët e agjentëve të policisë dhe shërbimeve sekrete. Pas një informacioni të detajuar të agjentëve sekretë, uniformat blu të komisariatit 2 kanë vendosur disa ditë më parë që të hedhin më tepër dritë mbi këtë ngjarje që ka përhapur jo pak panik. Sipas burimeve të Gazetës, vajza e huaj është pyetur nga oficerët e policisë në lidhje me fjalët që ishin përhapur. Ndonëse policia nuk dispononte asnjë provë bindëse që të vërtetonte se baristja ka hedhur në pijet e klientëve të lokalit nga gjaku i saj i infektuar me virusin HIV/AIADS, agjentë të krimeve e kanë pyetur duke dashur të zbulojnë se çfarë fshihej pas thashethemit. Duke iu referuar burimeve të Gazetës, vajza i ka mohuar dyshimet e ngritura ndaj saj, duke shprehur habi mbi shkallën e lartë që kishte arritur imagjinata e njerëzve. Ajo ka mohuar edhe faktin se është e prekur nga SIDA, një fakt që policia nuk mund ta provojë për shkak se nuk mund ta detyrojë vajzën të kryejë analiza. Agjentë të policisë nuk u mjaftuan vetëm me dëshminë e vajzës. Burimet bëjnë të ditur se janë pyetur nga policia edhe persona të tjerë që kanë qëndruar pranë saj dhe në asnjë prej dëshmive nuk ka rezultuar se baristja e bukur të kishte hedhur nga gjaku i saj në pijet e klientëve. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve, policia ka lënë të qetë baristen vetëm me një këshillë shoqërore që të evitonte për pak kohë punën në lokalet e ish-Bllokut. Burimet policore janë shprehur se nuk rezulton të jetë asgjë e vërtetë nga thashethemet e përhapura për mundësinë e infektimit të klientëve të lokaleve nëpërmjet pijeve.

    Motivi i thashethemit

    Përhapja e fjalëve se një bariste e bukur e huaj ka infektuar të rinjtë shqiptarë me virusin e AIDS, nuk kishte dyshim se do të shkaktonte ankth dhe frikë te njerëzit, fakt i cili u vërtetua. Por burimet policore janë shprehur se dyshimet më të mëdhaja janë, që përhapja e këtij thashethemi nuk ka patur për qëllim vetëm krijimin e ankthit te njerëzit, por nëpërmjet këtij të fundit të pakësonin klientelën e klubeve të natës, ku kishte punuar vajza e huaj. Pra një luftë bërrylash mes vetë lokaleve të shumta të natës në këtë zonë. Dyshimet e hedhura nga policia argumentohen me faktin, se nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë fjalët e përhapura. Aq me tepër, që në punën e saj të përditshme, baristja e bukur nuk ka qenë e vetme por përkundrazi ishte nën vështrimin e disa personave, kolegë të punës dhe klientë në banak, të cilët nuk kanë konstatuar në asnjë moment që ajo të hidhte gjakun e saj në pijet që kërkonin klientët. Me pak fjalë, bëhet fjalë për njërën prej "legjendave urbane" që mbeten të tilla gjithnjë.


    Frika e përhapjes së HIV/AIDS edhe në konviktin e Elbasanit

    Rreth tre javë më parë, frika dhe ankthi i përhapjes së virusit HIV/AIDS nëpërmjet pijeve, pushtoi edhe disa prej konviktorëve të Universitetit të Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani". Sipas fjalëve të përhapura, një vajzë mëson se djali me të cilin kishte kryer mardhënie seksuale ishte i infektuar me SIDA dhe vendos të hakmerret. Në ditën e lindjes së saj, ajo fton shokët dhe shoqet për të festuar dhe, sipas fjalëve të përhapura, kishte hedhur në lëngun e frutave disa pika nga gjaku i saj me qëllim për t'i infektuar edhe të tjerët. Përhapja e këtij lajmi shkaktoi frikë dhe panik mes studentëve, ndonëse askush nuk dinte të tregonte me gisht vajzën apo të shqiptonte emrin e saj. Pas verifikimeve edhe ky thashethem rezultoi i pavërtetë por nuk u mor vesh asnjëherë se kush e përhapi. Gjithsesi, frika dhe paniku shkaktoi jo pak probleme te studentët dhe familjarët e tyre.


    HIV nga 150 persona të infektuar, 40 kanë vdekur

    Ndër shqiptarët e deritanishëm, të identifikuar bartës të HIV rreth 150 persona rreth 40 kanë vdekur. Ndërsa po kaq kanë kaluar në fazën e sëmundjes, domethënë të diagnostikuar me SIDA. Të tjerët janë thjesht bartës të virusit, seriopozitivë. I tillë konsiderohet një person i infektuar nga virusi HIV, por që nuk ka shfaqur simptoma të AIDS. Ai mund të jetojë vite të tëra pa iu shfaqur sëmundja, mesatarisht 10 vjet. Në raste të veçanta ka persona që janë identifikuar bartës të HIV që në vitet '80 dhe ende jetojnë. Ndërsa një person i diagnostikuar me SIDA ka manifestuar dukshëm simptoma të sëmundjes, imuniteti i tij dobësohet dita-ditës, duke krijuar terren të përshtatshëm në organizëm për shfaqjen e sëmundjeve të tjera.

    Marre nga Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mjeku: SIDA s'transmetohet në pije

    INTERVISTA/ Flet doktor Erion Dasho: Edhe një bariste e sëmurë nuk është e rrezikshme për të tjerët

    Mjeku: SIDA s'transmetohet në pije

    Pas fjalëve dhjetra klientë interesohen te specialisti


    Legjenda e baristes me HIV që kërkon t'u transmetojë virusin klientëve duke iu injektuar në pije gjakun e saj, ka mbërritur deri në dyert e mjekëve. Dhjetra klientë që kanë frekuentuar klubet e ish-Bllokut, kanë rendur të marrin mendimin e specialistit për të kuptuar nëse rrezikon infektimin nga pijet. Por specialisti Erion Dasho, ish-koordinator i programit kombëtar kundër HIV/AIDS-it në vendin tonë kjo tendencë a "mënyrë hakmarrjeje" e personit të infektuar shpjegohet e parrezikshme. "Më kanë ardhur shumë njerëz për të më pyetur për këtë rast. Dhe të gjithëve u kam kthyer të njëjtën përgjigjje. Duhet të mos preokupohen sepse mundësia që të infektohen nëpërmjet pijeve është shumë e vështirë, pothuaj e pamundur", shprehet Dasho. Megjithatë, sipas tij rasti duhet investiguar, pasi dëshira për të infektuar të tjerët mund të manifestohet në sjellje me risk. Po të mos kryejnë sjellje të tilla, që në vendin tonë nuk njohin precedentë, personat e infektuar mund të punojnë kudo njëlloj si të tjerët, e në këtë rast edhe një kamariere apo bariste a kushdo qoftë mund të vazhdojë njësoj si më parë. Për fat të mirë, në Shqipëri nuk ka patur deri më sot tendenca të bartësve të HIV për t'ua transmetuar virusin njerëzve të shëndoshë, megjithëse e hasur dhe e shpjeguar psikologjikisht me precendetë të përtej kufijve. "Nga 150 persona të infektuar që janë identifikuar deri sot në vendin tonë, të tillë, domethënë të ndërgjegjësuar për sëmundjen që kanë, e megjithatë heshtin dhe kryejnë sjellje që riskojnë të tjerët mund të klasifikohen një ose dy persona", tha gjatë intervistës Dasho. Doktori ka parasysh me këto sjellje, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura a këmbimin e shiringave të drogës, nëse të infektuarit janë përdorues të drogave intravenoze.

    Doktor, a mund të transmetohet SIDA duke konsumuar ushqime apo lëngje ku është injektuar më parë gjaku i një personi të infektuar, pasi gjatë ditëve të fundit flitet për një histori të tillë në një nga lokalet e ish-Bllokut?
    "Unë kam dëgjuar për këtë histori dy ditë më parë. E kuptoj shqetësimin e njerëzve që janë pak të informuar për rrugët e transmetimit të sëmundjes. Por e them me bindje të plotë që përcjellja e SIDA-s nëpërmjet gjakut të injektuar në lëngje apo ushqim mund të ndodhë vetëm teorikisht".

    Ku e bazoni ju këtë përfundim?

    "Së pari dihen tashmë rrugët tradicionale të transmetimit të sëmundjes që janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, këmbimi i shiringave të drogës në përdoruesit (krahas të cilit klasifikohen praktikisht të gjitha rrugët e transmetimit të virusit nga gjaku i një personi të infektuar në gjakun e një personi të shëndoshë) dhe transmetimi i virusit nga nëna te fëmija. Rastin konkret s'mund ta përfshijmë në asnjërën nga kategoritë e mësipërme. Unë them ka vetëm mundësi teorike dhe kam parasysh një situatë të tillë nëse bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme gjaku të hedhur në pije dhe personi që e konsumon atë ka plagë të hapura në gojë. Por e theksoj që edhe në këtë mënyrë është pothuaj e pamundur, pasi virusi nuk është shumë rezistent ndaj rrethanave të caktuara, siç bëhet fjalë të përzihet me lëngje të tjera dhe merret nëpërmjet gojës".

    Duke e klasifikuar të pamundur transmetimin e virusit në këtë mënyrë, mendoni s'u duhet kushtuar rëndësi rasteve të kësaj natyre?
    "Megjithë ç'shpjegova më sipër rasti nuk mund të analizohet kaq thjesht, madje përbën një çështje që duhet investiguar me domosdo. Nëse evidetohen raste të personave të infektuar që përpiqen qëllimisht të përhapin sëmundjen duhen investiguar. Arsyeja qëndron aty që këta persona mund të zgjedhin një rrugë që me të vëetetë mund ta përcjellë virusin, një rrugë eficente që lejon transmetimin, bie fjala mund të kryejnë marrëdhënie të pambrojtura, të shkëmbejnë shiringat e drogës nëse janë përdorues. Këta pacientë duhen trajtuar në qendra këshillimore, por në të njëjtën kohë dhe personat që mund të kenë qenë të riskuar për shkak të sjelljeve me risk duhen trajtuar në qendra sociale për të mos u ndjerë në panik të kotë".


    Vajza, seks qëllimisht pasi u sëmurë

    Një histori e ngjashme bën emër së fundi në statistikat tona për HIV/AIDS-in. Një adoleshente nga një qytet në jug të Shqipërisë u zbulua bartëse e HIV pas analizave. Ky ishte epilogu i një historie të dhimbshme, vajza ishte rrëmbyer disa vjet më parë, ishte detyruar të prostituonte përtej kufijve dhe riatdhesuar para disa muajsh. Gjatë ndërmarrjes më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, ku u depistuan punonjëset e deklaruara të seksit, syresh dhe vajza të riatdhesuara të strehuara në qendrat e viktimave të trafikut, adoleshentja rezultoi HIV pozitiv. Po që prej atij momenti ajo e pa sëmundjen si armë për t'u hakmarrë në emër të historisë së saj. Vajza kreu marrëdhënie seksuale të pambrojtura me një numër të konsiderueshëm personash. Vajza u mor për një trajtim të veçantë psikologjik dhe iu nënshtrua disa seancave me këshillues socialë. Pas të cilave gjendja e saj psikologjike u stabilizua dhe vajza vijon jetën e saj normale.


    Reshpja: Kjo ngjarje të mos dëmtojë të prekurit

    Koordinatori i programit kombëtar kundër HIV/AIDS-it, Klodian Reshpja thotë se është në dijeni të kësaj ngjarjeje për shkak të shqetësimit që është përcjellë deri në dyert e specialistëve. Ashtu si Dasho edhe Reshpja e sheh të pamundur transmetimin e virusit në këtë mënyrë. Por sipas tij raste të tilla, kur persona të infektuar përpiqen qëllimisht të infektojnë të tjerët përbëjnë precedentë penalë, "është njësoj si t'i qëllosh dikujt me pistoletë", thotë Reshpja, duke e komentuar megjithatë si të pashfaqur ende këtë fenomen në vendin tonë. Koordinatori shpjegon se një histori e tillë, e bazuar apo jo mbi fakte reale, do të dëmtojë imazhin e të prekurve nga HIV-i në Shqipëri. Të cilët, sipas mjekut, përveçse të ruajnë me fanatizëm anonimatin e tyre, nuk kanë kryer asnjëherë qëllimisht sjellje që riskojnë të tjerët.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #40
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    SIDA në Shqipëri: Numri i të infektuarve në rënie

    Nga ekzaminimet e bëra në 195 fëmijë talasemikë, 4 janë me SIDA dhe 34 me Hepatit B e C

    Gjaku me SIDA, 4 të infektuar


    Bruna Prifti

    Të paktën 4 fëmijë talasemikë në vendin tonë rezultojnë të infektuar me virusin HIV. Virus që e kanë marrë gjatë transfuzionit, përmes injektimit të gjakut të infektuar. Skandali, i mbajtur i fshehtë nga autoritetet e mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë publik dje nga kreu i këtij institucioni, Maksim Cikuli. Sipas të cilit, krahas pacientëve më të rinj me SIDA në vendin tonë, plot 34 fëmijë talasemikë janë infektuar me Hepatitin B dhe C. “Këto të dhëna të rëndësishme, konfidenciale për emrat e personave të ekzaminuar, nuk janë bërë transparente nga autoritetet e mëparshëm të Ministrisë së Shëndetësisë”,- tha Cikuli, duke pranuar se sistemi i dhurimit, mbledhjes dhe kontrollit të gjakut në vend, ka defekte.
    Ekzaminimet
    Të dhënat alarmante, kanë dalë pas ekzaminimit të bërë në 195 fëmijë me talasemi në vendin tonë, nga 500 që numërohen gjithsej. Analizat mësohet se do të vazhdojnë, por tashmë paniku është mbjellë dhe rrisku i infektimit edhe të të tjerëve, nuk është më habi. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se analizat komplekse të këtij kontigjenti fëmijësh nisën në 27 prill të këtij viti dhe përfundimet dolën në muajin qershor, kohë pas të cilës, pati heshtje totale për gjithë sa ishte zbuluar, për t’u nxjerrë në dritë vetëm dje, nga minsitri Cikuli, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, 2.1% e fëmijëve të ekzaminuar me talasemi janë të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa 18% e tyre me Hepatitin B dhe C. “Nisur nga shqetësime dhe sinjalizime nga burime të ndryshme për cilësinë dhe sigurinë e gjakut të përdorur në vend, (ekzaminime të kryera nga ekspertë të huaj dhe të vendit për gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me talasemi), që në ditën e parë të funksionimit të qeverisë së re, u urdhërua ngritja e një komisioni specialistësh për këto probleme”,- tha Cikuli, duke shtuar se ky komision mori si detyrë të shqyrtojë situatën dhe funksionimin e sistemit të mbledhjes dhe të kontrollit të gjakut. Sipas tij, ndonëse komisioni nuk e cilëson situatën e krijuar të jashtëzakonshme, ministria është e shqetësuar për rastet në fjalë dhe është e angazhuar të ndjekë me përparësi të veçantë secilin prej tyre.
    Dhuruesi i identifikuar
    Dhuruesi që ka shkaktuar infektimin e fëmijëve talasemikë, është tashmë i identifikuar dhe nuk përbën rrezik për infektim të personave të tjerë. Kështu është shprehur dje, Kryetari i Komisionit që është marrë me ekzaminimet në këta fëmijë, Aleksandër Sallabanda. “Rasti është evidentuar dhe gjithçka është nën kontroll të plotë”,- tha Sallabanda. Mësohet se dhuruesi ka qenë dhurues me pagesë, por nuk është zbuluar nga analizat e bëra, për shkak të të ashtuquajturës periudhë dritare, periudhë që sipas Sallabandës, virusi HIV ndonëse është në trupin e njeriut, nuk shfaqet si i tillë dhe është e pamundur të kapet mes analizave. Ç’ka të bën të kuptosh e njëherësh të kapesh nga paniku se nëse merr gjak, e ke gjithherë rriskun dhe frikën e infektimit të mundshëm. Sipas Sallabandës, rastet e evidentuara me hepatit C, janë të papërfillshme, krahasuar me periudhën para vitit 1998, kohë kur nuk përdorej zbuluesi i këtij hepatiti në gjak. “Sa i përket Hepatitit B, vaksinimi që nisi pas vitit 1994 ka dhënë rezultate të dukshme”,- tha ai.
    Defektet e sistemit
    Jo vetëm mungesë transparence nga paraardhësit, por edhe defekte të shumta në sistemin e dhurimit, mbledhjes dhe kontrollit të gjakut. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Cikuli, një nga problemet kryesore të sistemit ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të Komitetit Kombëtar të Gjakut. “Mbledhja e fundit e këtij komiteti rezulton të jetë zhvilluar para 4-5 vjetësh”,- tha Cikuli, duke renditur më pas edhe mungesat e akteve nënligjore në Ligjin 8032, i vitit 1995 “Për shërbimin e transfuzionit dhe kontrollin e gjakut, produkteve të tij dhe transplanteve”. Sipas tij, mangësi ka edhe zbatimi i protokollit të trajtimit të fëmijëve me talasemi, në bazë të të cilit, këta fëmijë duhet të analizohen në mënyrë periodike.


    TURP
    LINDI EDHE "ANDREA"

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •