Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 132
  1. #101
    HIV AND AIDS: BASIC INFORMATION

    Çka është HIV?

    Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.


    Çka është AIDS (SIDA)?

    AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.


    Si infektohen njerëzit me HIV?

    Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

    •Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV
    •Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
    •Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
    •Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

    HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

    •puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar
    •larja në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
    •kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.


    Marrëdhëniet seksuale

    Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura. [/B][/COLOR]


    Droga

    Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.


    Shtatëzania

    Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

    •merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë
    •Lindni foshnjen me operacion
    •ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës


    Dhënja dhe marrja e gjakut

    Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.


    Analiza e HIV

    Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion.

    Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe. Nëse mendoni ta bëni analizën e HIV ju mund ta kontaktoni Sexual Health Information Line (linjën telefonike për informata shëndetsore seksuale) në këtë numër 0800 567 123 të cilët mund të ju tregojnë se çka duhet të bëni dhe ku është vendi më i përshtashëm për ta bërë analizën.


    Tretmanet e HIV

    Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht.

    Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë.

    Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta.

    Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.


    A ka ilaqe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

    Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.


    This document was provided by The National AIDS Trust, November 2003.

    www.nat.org.uk

    Burimi: http://www.multikulti.org.uk/sq/heal...c-information/

  2. #102
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pak permbi historine e HIV/AIDS.
    Ne vitet 80 e ca kur e kuptuan semundjen SIDE dhe nga vinte Kuba ishte i vetmi shtet qe pati mundesine ta ndaloj perhapjen e saj. E beri kete duke i mbledhur te gjithe te infektuarit ne nje vend edhe i lejonte te dilnin me leje nga doktori/shteti per ti bere vizita familjes, s'mbaj mend mire po me duket qe i ndiqte mbrapa edhe nje oficer i shtetit qe te mos arratiseshin.
    Eshte humane apo jo varet nga si e sheh, te vjen keq per te infektuarit qe ishin si te burgosur POR ne nje ane mire beri sepse ndaloi perhapjen e semundjes ku mijera veta te tjere mund te infektoheshin.

  3. #103
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    jam krenar qe jam shqiptar thojn ca ketu....ja cfare ben shqiperia ne asnji menyre nuk do thoja qe jam krenare per ate vend qe lejon keshtu gjerash dhe nuk mer masat ose te denohen personat si doktori ose ato qe marin gjaknat.....se me lart esht then dhe qe ka ndodhur me qytete te tjera ne shqiperi...si me dashe si pa dashe a i ka kerku gje falje ai po pa pik turpi vazhdon te mjekoj...kurse ato prinder ne vend qe ti vi icik keq per ate familie i bezdisin me shume dhe i merzisin ja te ishte femija i tyre si do u nishin ato..eee mer zot kjo dynja esht pa zemer.....
    politikanet meren me korruptimin ku te marin lek etj nuk meren me keshtu gjerash e po turp te ken edhe pse nuk kan turp ato kot sa flas
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 24-02-2010 më 17:38

  4. #104
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Po plumbi ndaj mjekut te duket e llogjikshme?? Ca faji pati mjeku? Mori gjakun nga laboratori edhe ja dha femijes qe te jetonte.
    Plumbin verja atyre qe nuk e kane me ligj kontrollimin e gjakut qe permban SIDEn

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    te gjithe e kemi kete mikrob ne gjak po ne disa fle dhe ne disa zgjohet mos kujtoni se e ka vetem femija......
    Laura sikur ta dije cfare perle ke thene

  6. #106
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo eshte nje situate fatkeqe per te gjithe 'personazhet'...

    Eshte skandaloz fakti qe doktoret (institucionet/infermieret kushdo qe duhet te beje testimin) bejne te tilla gabime (dhe vazhdojne te bejne)...si te ishte vetem 'nje gabim tjeter i parendesishem'. Po ashtu mendoj se 'edukatoret' do e kene bere shkollen ne te njejten klase me doktoret per nga profesionalizmi dhe njohuria.

    Per sa i perket 'persekutimit' te vajzes me vjen shume shume keq qe nje femije e asaj moshe duhet te jetoje nje jete me kete lloj semundje.

    POR si prind, nq se do i kisha femijet ne ate kopesht, nuk do kercenoja se do i hiqja nga kopshti, thjesht qe diten qe do e merrja vesh, do i largoja se me larg te ishte e mundur.

    Gjerat do ishin ndryshe nq se do isha une ne nje mjedis ku dikush kish HIV (atehere ato artikujt edhe mund te hynin ne pune), por kur vjen fjala tek femijet gjerat ndryshojne 100%. Aq me teper qe femijet 4-5 vjecare jane aktive, nq se bie femija çahet, çirret, i dalin hundet gjak etj...Sa trajnim kane edukatoret qe te reagojne ne raste te tilla? Hic fare, perderisa as doktoret s'kane edukate te mjaftueshme per te testuar fillimisht gjakun qe pranojne ne spital.

    U be nje jete qe s'kam qene ne Shqiperi por kur lexoj gjera te tilla, pastaj degjoj ndonje te sapo ardhur qe thote se Shqiperia eshte bere si 'Europa' eshte i pashmangshem reagimi "HUH ?' !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 24-02-2010 më 17:30

  7. #107
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    po dhe mjeku nuk e di thu ti pse nuk puno aty ai...ok po pse nuk na i paska kerku falje te pakten po esht tu na punu si kur nuk ka ndodhur gje kjo nuk esht korekt!
    Me keqardhje te them qe mjeku nuk e ka idene, nuk shifet gjaku me sy edhe thua 'aha paska Side'. Duhet ti besh analizen ndaj virusit. Jam dakort duhet ti kerkoj falje prinderve edhe pse nuk ishte faji i tyre, me teper per keqardhjen e situates se rende qe ndodhet ajo familje nga pasojat e gjakut.

    Mua me acaron fakti qe nuk paska kontrollim te gjakut dhurues ndaj ketij virusi ne Shqiperi.....prsh gjakun tim nuk e pranojne ne perendim vetem nga fakti qe kam jetuar ne Europe gjate kohes kur ishte perhapur semundja e 'Lopes e çmendur' (Mad Cow).
    Per kerkimin e ketij ligji do te luftoja kundra shtetit Shqiptar te isha prinderi i kesaj femije.

  8. #108
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Me keqardhje te them qe mjeku nuk e ka idene, nuk shifet gjaku me sy edhe thua 'aha paska Side'. Duhet ti besh analizen ndaj virusit. Jam dakort duhet ti kerkoj falje prinderve edhe pse nuk ishte faji i tyre, me teper per keqardhjen e situates se rende qe ndodhet ajo familje nga pasojat e gjakut.

    Mua me acaron fakti qe nuk paska kontrollim te gjakut dhurues ndaj ketij virusi ne Shqiperi.....prsh gjakun tim nuk e pranojne ne perendim vetem nga fakti qe kam jetuar ne Europe gjate kohes kur ishte perhapur semundja e 'Lopes e çmendur' (Mad Cow).
    Per kerkimin e ketij ligji do te luftoja kundra shtetit Shqiptar te isha prinderi i kesaj femije.
    edi qe nuk shikohet me sye ajo gje po esht ajo qe ke then dhe ti nuk kam nevoj ti perseris gjerat se ke folur tamam ashtu esht!

  9. #109
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin

    ...si prind, nq se do i kisha femijet ne ate kopesht, nuk do kercenoja se do i hiqja nga kopshti, thjesht qe diten qe do e merrja vesh, do i largoja se me larg te ishte e mundur.
    Fiori.

    Keqardhje, por vendi ku jeton ti aktualisht është mjaft i prekur nga ky fenomen. Dashje pa dashje fëmija yt, ti vetë apo rrethi yt familjar do jeni ( në mos patçi qenë deri tani) në kontakt me njerëz të prekur nga sida, ndoshta dhe pa e ditur fare ju se seç sëmundje mbartin njerëzit e shoqërive që ju rrethojnë (shkolla, punëra, etj.).

    Në vënd të ikjes duhen pregatitur fëmijët tanë dhe ne vetë me përballimin e situatave të tilla. Ikja, eleminon përkohësisht problemin. Askush nuk garanton se aty tjetër ku mund të shkohet, nuk gjehet një problem i tillë. Pregatitja, eleminon përjetësisht problemin. Kudo që të ndodhesh di si të reagosh. Nuk di sa më kupton.

    Gjerat do ishin ndryshe nq se do isha une ne nje mjedis ku dikush kish HIV (atehere ato artikujt edhe mund te hynin ne pune), por kur vjen fjala tek femijet gjerat ndryshojne 100%.
    Jam dakort që gjërat ndryshojnë tek fëmijët, por ja që lind domosdoshmëria e përgjegjësimit të fëmijëve. Njohja e fëmijës me sëmundjet e njerëzve që e rrethojnë, pasojat e tyre dhe mundësitë mbrojtëse.

    Mos nënvleftësoni kapacitetin reagues të fëmijëve. Ata janë në gjëndje të thithin informacion dhe të veprojnë sipas direktiva të dhëna, por duhet punë për të arritur këtë qëllim ( të veprojnë sipas direktivave dhe rregullave të caktuara).

    Një përgjegjësim i mirë i fëmijës vjen nga një transparence e shëndetshme e situatës për të gjithë aktorët përkatës si dhe nga një bashkëpunim i respektues mes tyre: personi i prekur nga sëmundja, personat rrethues dhe familjet e seicilës palë. Të gjithë duhet të "luajnë lojën" e pergjegjësimit.

    Sa trajnim kane edukatoret qe te reagojne ne raste te tilla? Hic fare, perderisa as doktoret s'kane edukate te mjaftueshme per te testuar fillimisht gjakun qe pranojne ne spital.
    Për sa i përket trajnimit të edukatoreve, nuk mund të jap informata për në Shqipëri. Për ketu ku jam po. Jam në muajt e fundit të vitit të të tretë dhe të fundit të formimit superior për edukatore pa shkëputje nga puna ( 3 ditë punë/ 2 ditë shkollë). Mund të konfirmoj që edukatoret e fëmijë pregatiten për shoqërimin e fëmijëve me të gjitha llojet e sëmundjeve apo defiçiencave shëndetësore. Për këtë pregatitje ka tre tipe kursesh specifike " shëndetësi" pa llogaritur pjesën tjetër të formimit që është ana psikologjike dhe sociale e profesionit :
    • Kursi i mësidhënies profesionale " Soins et sante" ( përkujdesje dhe shëndet) pregatit personat si të përkujdesen në përditshmëri për shëndetin e fëmijëve:ndërrim, kremim, mjekim bazik, ndihmë e parë, mbajtje ndër krahë, ushqim.

    • Kursi i pediatrisë, që mua personalisht ma ka nxjrrë shkumën me termat latinisht dhe të dhënat laboratorike të biologjisë, përgatit personat të kuptojnë ç'ndosh në brendësi të organizmit të fëmijës në rast sëmundjesh, si të kujdesemi për to dhe ku të kërkojmë ndihmë ne si profesionale dhe ku të drejtojmë fëmijën dhe familjen e tyre për ndekjen mjekësore.

    • Kursi për fëmijët me vështirësi veçuese ( handicap social apo shëndetësor) pregatit personat si të ndërtojnë projekte integrimi specifique për fëmijët në nevoja te veçanta dhe me cilët persona të antenës medico-sociale të vihen në kontakt për këtë apo atë tip vështirësie. P.sh rasti i kësaj teme: - Si të ndërtojmë një projekt integrimi për një fëmijë me sëmundje transmetuese, me kë të kontakojmë për tu informuar me qëllim që të ndiqet sa më mirë fëmija i prekur dhe të sigurohet siguria shëndetësore e grupit ku bën pjesë ai. (Sigurisht për sekret profesional nuk do transmetohet emri i sëmundjes, por do jepen direktiva ndjekëse për sëmundjet transmetuese).



    Për të gjithë lexuesit e kësja teme.

    Për më shumë informim, kërkoni në google, mbi përqindjen e personave të prekur me HIV, dhe nxirrni perqindjen personale të kontaktit me këta persona dhe me ketë sëmundje. (Sa përqind shans kam unë si person të kontaktoj njerëz të prekur nga HIV, dhe sa perqind shans kam une te kontaktoj sëmundjen.). Mos mu kundërvini mua për rezultat e nxjerra se unë vetëm informacion solla dhe jo sëmundje .

    Weekend të mirë.

    Elna
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 27-02-2010 më 12:28

  10. #110
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Ikja, eleminon përkohësisht problemin. Askush nuk garanton se aty tjetër ku mund të shkohet, nuk gjehet një problem i tillë. Pregatitja, eleminon përjetësisht problemin. Kudo që të ndodhesh di si të reagosh. Nuk di sa më kupton.
    Behet fjale per femije kopshti, pra mosha nga 1 vjec deri ne 5 vjec. Cdo prind do u alarmonte nqs do merrte vesh qe ne kopesht ka nje femije HIV.
    Nqs femija do ishte ne nje moshe me te madhe qe e kupton rrezikun dhe menyrat se si te mbrohet apo te kete kujdes nga kontakti me persona HIV ,edhe mund te shmanget kjo lloje persekutimi.

    Keqardhje per prindrit e femijes dhe femijen e infektuar me kete virus, por edhe prindrit e tjere duhen kuptuar !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •