Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 132
  1. #91
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nuk gjej dot fjale te shpreh sa keq me vjen per kete femije, por ne te njejten kohe me dhimbset me shume femija ime sesa e asaj tjetres. Te jem realiste. Te jesh ne dijeni te situates dhe te bej nje sy qorr dhe vesh shurdhe se bej pra.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Fëmija im ka frekuentuar dhe frekuenton struktura kolektive. Fakti që mes fëmijëve që shkëmbehet çdo ditë fëmija im të ketë edhe ndonjë të sëmurë me sëmundje nga më të ndryshmet nuk përjashtohet.

    Unë punoj që 10 vjet në botën kopshtore dhe 5 vite paraprake kam punuar me fëmijë të moshës së shkollës fillore. Pak a shumë deri tani i bie të kem shoqëruar përgjatë këtyre viteve diku 300 fëmijë në përditshmërinë e tyre shkollore apo kopshtore. Fakti që mes tyre të ketë patur ndonjë fëmijë me ndonjë sëmundje delikate nuk përjashtohet. Ndryshimi është se ka një sektret profesional dhe mjekësor për të respektuar si dhe një proçedure rrethanore për të ndërtuar. Kështu askush nuk cënohet as psiqikisht, as fizikisht.

    Tani duke u bazuar në komentin tuaj, i bie që të mos dal nga shtëpia fare as unë as fëmija im?!



    Sa për informim, do shqetësohesha më shumë nëse në strukturat kolektive që frekuenton fëmija im, apo dhe unë vetë, të ishte prezenca e Hepatit C, sepe shpërndarja e tij është shumë më e thjeshtë se ngjitja e sidës. Nëse për sidën duhet kontakt të gjakut me gjak për tu infektuar, me hepatitin C, mjafton një çikëlzë pështyme për t'ia transmetuar dikujt tjetër.

    Përsa i përket rastit të sidës, do informoja fëmijën tim mbi sëmundjen në fjalë si dhe do e informoja gjithshtu mbi veprimet që duhen bërë dhe masat që duhen marrë për të mos u infektuar me sëmundjen.P.sh. në rast plagosje të fëmijës së sëmurë, të mos prekte në asnjë mënyrë gjakun e fëmijës, por të thirrte menjëherë shoqëruesit madhorë (edukatoret, prindërit, kujdestarët).

    Nga vetë kujdestarët/kujdestaret do kërkoja që të kujdeseshin në mënyrë të veçantë për mospërzierjen e sendeve të higjenës personale (furça dhëmbëve, krëhëri, kremrat etj) si dhe përdorimin e dorezave medikale për mjekimin e fëmijës së sëmurë, me qellim që të mos infektohet vetë kujdesatari/kujdestarja dhe për pasojë të infektojë fëmijët e tjerë për të cilët kujdeset.

    Elna
    Zonja Elna nuk di c'tju theme , mbase keni te drejte , por nuk para e besoj se nje femije 4 apo 5 vjec do ti kuptoje , apo do ti respektoje ato keshilla qe do perpiqeshe ti shpjegonit

  3. #93
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    pergjigju asaj qe pyet marya elnen

    Citim Postuar më parë nga _Morena_ Lexo Postimin
    Tamam sjellje kafshesh , jam kurioze nese dicka e tille do u ndodhte femijeve te tyre cdo benin me tej keta soj njerzish .
    Ne shqiptaret jemi secili per vete , zoti per te gjithe , nuk kemi piken e solidaritetit , dhe duam te ecim perpara ...
    Sic ka shkruajtur dhe larte antarja Elna me pak informim ndoshta mund te gjehet nje zgjidhje pa jua dramatizuar jeten ketyre personave te cilet nje zot e di se ne cgjendje do jene ..
    nuk eshte sjellje kafsherore jo...perse duhet te jene te shqetesuar preinderit e femijeve te tjere.e din ti,e di une e din nje pjese e vogel qe sida nuk perhaper pse rri me nje njeri me sida.po hajde mbushu mendjen nenave te ketyre femijeve qe i kane femijet e tyre me te njejtin femije me sida..eshte e ulet te sillesh ne menyre te tille kundershtuese ndaj pranise se kesaj vajze po ske cben...une per vehte nuk do pranoja qe femija im te ishte pjese ne te njejtin kopsht me kete femije...me dhimbset shume ajo vogelushe qe padrejtesisht eshte e denuar edhe nga semundja edhe nga shoqeria por per zotin me shume me dhimbset femija im...te jemi realiste..te mos fshihemi pas gishtit tone..dhe te behemi patriote...99.99% nuk ka rrezik infektimi te te tjeret...po ai 0.00001% ku shkoi...se kurre nuk mund te themi se 100% jane te sigurte te tjeret..

    ja pra kur ti gjykojme me pare duhet ta vendosim vete vehten ne nje pozite te tille...dhe te japim ide

  4. #94
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Duhet me shume informacion nga shteti per perhapjen e kesaj semundjeje.Jam shqiptare dhe me vjen keq qe ne menyren e informimit dhe konceptimit jemi shume mbrapa.

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    te jemi realiste..te mos fshihemi pas gishtit tone..dhe te behemi patriote...99.99% nuk ka rrezik infektimi te te tjeret...po ai 0.00001% ku shkoi...se kurre nuk mund te themi se 100% jane te sigurte te tjeret..

    ja pra kur ti gjykojme me pare duhet ta vendosim vete vehten ne nje pozite te tille...dhe te japim ide


    Rreziku i infektimeve

    Rreziku 0.00001% i infektimit mund të ndodhë kudo ku ka shkëmbim publik. Transporti publik apo shërbimet publike janë ilustrimi më konkret për këtë rast. Sa herë mbahemi në mbajtëset publike nëpër autobuza, furgona, e trena? Sa herë prekim dyer, doreza dyersh apo sende të ndryshme nëpër supermarketet? Sa herë shkëmbejmë duart me njerëzit që takojmë? etj... Mjafton një plagëz e vockël nëpër duar për të bërë kalimin e viruseve nga sendi i kontaminuar në trupin e shëndoshë.

    Kush na garanton ne që ato mbajtëset e autobuzit, në çastin paraprak nuk u preken nga njerëz të sëmurë me sëmundje të ndryshme? Kush nga garanton ne që dyert, dorezat apo sendet nëpër supermarkete nuk u prekën apo provuan në minutin paraprak nga ndokush me sëmundje ngjitëse? Kush na garanton ne kur shkëmbejmë duart në takim me dikë të njohur apo të saponjohur që nuk shkëmbejmë edhe mikrobet apo viruset tona nga ndonjë minipuçërr gati e padukshme apo një miniplagosje sa një majëz gjilpëre?



    Dëshmi nga experienca profesionale

    Për kuriozitet pyeta sot në punë mbi një ndodhi të tillë. Mësova që në kopështin ku punoj ka patur jo një por disa raste të tilla. Për të mbrojtur fëmijët si dhe ekipin shoqërues, informacioni mbi sëmundjen e fëmijës ka mbetur i kyçyr në drejtori. Këshillat specifike nga drejtoria kanë qënë përdorimi i dorezave njëpërdorimshme për përkujdesjen hygjenike dhe shëndetësore ndaj fëmijeve përkatës ( mjekim plagësh, ndërim pampersi, etc). Mospërzierja së sendeve personale midis fëmijëve ( furçë dhëmbësh, krëhëra, kremëra) është rregull i përhershëm për fëmijë të sëmurë apo jo.



    Parapregatitja mbrojtëse

    Për parapregatitje, kudo që të shkohet duhet të parashikohen mjete mbrojtëse (kryesisht doreza njëpërdorimëshe si dhe qeskë e veçantë për gjuajtjen e tyre si dhe pecetëza njëpërdorimëshe për plagët apo hundët).



    Pozicionim personal

    E kuptoj që është ankthuese, por për çështje transmetimi, ka sëmundje tjera që në kolektivitet janë shumë më lehtësisht ngjitëse se sida. Mundohuni të kuptoni që është sëmundje që ka marrë përmasa të mëdha. Me dije apo me padije, me dashje apo pa dashje, të gjithe kemi qenë ose do jemi të paktën një here në kontakt me njerëz mbartës të kësaj sëmundje. Për një mbrojtje sa më të mirë të njerëzve rreth e rrotull ia vlen më mirë informimi mbi sëmundjen, sesa mohimi i saj. Kur dihet sëmundja gjehet dhe si mund të mbrohesh prej saj. Por kur nuk dihet sëmundja, nuk di as si të mbrohesh prej saj as nga kush të mbrohesh.

    Për mendimin tim, përgëzime prindërve të vogëlushes që kanë patur kurajon të njoftojnë njerëzit rreth e rrotull mbi sëmundjen e fëmijës së tyre. Nëse ulemi dhe analizojmë, i bie të jetë akt dashamirësie për tjerët rreth e rrotull. Indirekt i kanë të njoftuar të marin masa mbrojtëse. Do ishte mirë që kjo dashamirësi e tyre të mos keqpërdoret nga rrethi social i tyre, por së bashku të rindërtojnë një jetë të gjymtuar nga pajkujdesia mjekësore në shqipëri.

    P.s. Askush nuk i garanton ato prindërit e tjerë që një rast i tillë nuk mund të përsëritet me fëmijët e tyre apo dhe ata vetë nëpër spitalet tona. Më mirë le të ngrihen kundër kushteve në mjekësinë shqiptare se kundër një fëmije që nuk bëri asgjë keqazi për të merituar çfarë i erdhi.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 24-02-2010 më 09:18

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Rreziku 0.00001% i infektimit mund të ndodhë kudo ku ka shkëmbim publik. Transporti publik apo shërbimet publike janë ilustrimi më konkret për këtë rast. Sa herë mbahemi në mbajtëset publike nëpër autobuza, furgona, e trena? Sa herë prekim dyer, doreza dyersh apo sende të ndryshme nëpër supermarketet? Sa herë shkëmbejmë duart me njerëzit që takojmë? etj... Mjafton një plagëz e vockël nëpër duar për të bërë kalimin e viruseve nga sendi i kontaminuar në trupin e shëndoshë.

    Kush na garanton ne që ato mbajtëset e autobuzit, në çastin paraprak nuk u preken nga njerëz të sëmurë me sëmundje të ndryshme? Kush nga garanton ne që dyert, dorezat apo sendet nëpër supermarkete nuk u prekën apo provuan në minutin paraprak nga ndokush me sëmundje ngjitëse? Kush na garanton ne kur shkëmbejmë duart në takim me dikë të njohur apo të saponjohur që nuk shkëmbejmë edhe mikrobet apo viruset tona nga ndonjë minipuçërr gati e padukshme apo një miniplagosje sa një majëz gjilpëre?

    Për kuriozitet pyeta sot në punë mbi një ndodhi të tillë. Mësova që në kopështin ku punoj ka patur jo një por disa raste të tilla. Për të mbrojtur fëmijët si dhe ekipin shoqërues, informacioni mbi sëmundjen e fëmijës ka mbetur i kyçyr në drejtori. Këshillat specifike nga drejtoria kanë qënë përdorimi i dorezave njëpërdorimshme për përkujdesjen hygjenike dhe shëndetësore ndaj fëmijeve përkatës ( mjekim plagësh, ndërim pampersi, etc).

    Mospërzierja së sendeve personale midis fëmijëve ( furçë dhëmbësh, krëhëra, kremëra) është rregull i përhershëm për fëmijë të sëmurë apo jo.

    Për parapregatitje, kudo që të shkohet duhet të parashikohen mjete mbrojtëse (kryesisht doreza njëpërdorimëshe si dhe qeskë e veçantë për gjuajtjen e tyre si dhe pecetëza njëpërdorimëshe për plagët apo hundët).

    E kuptoj që është ankthuese, por për çështje transmetimi, ka sëmundje tjera që në kolektivitet janë shumë më lehtësisht ngjitëse se sida.

    Mundohuni të kuptoni që është sëmundje që ka marrë përmasa të mëdha. Me dije apo me padije, me dashje apo pa dashje, të gjithe kemi qenë ose do jemi të paktën një here në kontakt me njerëz mbartës të kësaj sëmundje. Për një mbrojtje sa më të mirë të njerëzve rreth e rrotull ia vlen më mirë informimi mbi sëmundjen, sesa mohimi i saj. Kur dihet sëmundja gjehet dhe si mund të mbrohesh prej saj. Por kur nuk dihet sëmundja, nuk di as si të mbrohesh prej saj as nga kush të mbrohesh.

    Për mendimin tim, përgëzime prindërve të vogëlushes që kanë patur kurajon të njoftojnë njerëzit rreth e rrotull mbi sëmundjen e fëmijës së tyre. Nëse ulemi dhe analizojmë, i bie të jetë akt dashamirësie për tjerët rreth e rrotull. Indirekt i kanë të njoftuar të marin masa mbrojtëse. Do ishte mirë që kjo dashamirësi e tyre të mos keqpërdoret nga rrethi social i tyre, por së bashku të rindërtojnë një jetë të gjymtuar nga pajkujdesia mjekësore në shqipëri.

    P.s. Askush nuk i garanton ato prindërit e tjerë që një rast i tillë nuk mund të përsëritet me fëmijët e tyre apo dhe ata vetë nëpër spitalet tona. Më mirë le të ngrihen kundër kushteve në mjekësinë shqiptare se kundër një fëmije që nuk bëri asgjë keqazi për të merituar çfarë i erdhi.

    Elna.
    Elna mos flit si duhet te jete ne teori, por cfare behet ne praktike
    Me sa kuptoj deri tani nuk paske patur rastin te jesh ne kontakt me nje person qe paska VIH, femije qofte ky.
    Mendoj se kur me te vertete do qelloje te jesh ne kontakt besoj se do ndryshosh mendim e veprim.
    Mendoj se prinderit duhet te kene kujdes per femijet e tyre sidomos kur rasti eshte i deklaruar dhe i njohur, ndersa nqs nuk do ta dinin atehere nuk kane pse ti vene fajin vetvetes pastaj i bie qe femijet ashtu sic thua ti me mire mos ti lene te dale nga shtepia , po te duhet te ruhen nga gjithshka.
    Ato viruset dhe mikrobet qe hasim c'do dite neper dyer e autobuza nganjere jane te nevojshme se te bejne te te rrisin imunitetit , kur ne nje moment VIH nga perkufizimi quhet virus imuno deficience human dhe po e hengre , E HENGRE

  7. #97
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Elna mos flit si duhet te jete ne teori, por cfare behet ne praktike
    Me sa kuptoj deri tani nuk paske patur rastin te jesh ne kontakt me nje person qe paska VIH, femije qofte ky.
    Mendoj se kur me te vertete do qelloje te jesh ne kontakt besoj se do ndryshosh mendim e veprim.
    Me dëshminë që solla nga experienca profesionale, i bie që kem shoqëruar dhe fëmijë me sida. Nuk kam qenë e informuar dhe as do jem në të ardhmen. Kjo etape bën pjesë në sekretin profesional. Ky sekret kalon nga dosja mjekësore tek drejtoria dhe mbetet aty.

    Ato viruset dhe mikrobet qe hasim c'do dite neper dyer e autobuza nganjere jane te nevojshme se te bejne te te rrisin imunitetit , kur ne nje moment VIH nga perkufizimi quhet virus imuno deficience human dhe po e hengre , E HENGRE
    Kush na garanton që ai virusi paraprak nuk ishte HIV. Nëse personi që ishte para meje në autobus, është i infektuar me HIV dhe rastësisht i ka dalë një minipuçërz në dorë. Kur mbahet tek mbajtësja autobuzit, nga fërkimi i dorës me mbajtësen i mbetet një minivirusi infektues. Pas tij p.sh, vete e mbahem unë tek e njëjta mbajtëse me dorë të prerë pakëz ( sa mezi allohet) nga pregatitja e drekës së mëparshme, a kam shanse 0000.01% të infektohem apo jo?

    E kuptoj ankthin, por më mirë parapregatitje për tu mbrojtur se paralizim ankthues.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 24-02-2010 më 09:36

  8. #98
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Elna flet bukur por ne praktike kur e di qe dikush ka HIV/AIDS do i trajtosh ndryshe. Llogjikoje sa te duash me veten tende, stigma eshte aty. Mbase une isha teper e re ne moshe kur pata kontakt me personin e pare qe kishte AIDS, ne fakt ka qene edhe nje rast tjeter por nuk e kam parasysh fytyren e personint sepse sa mbarova pune ika me vrap.....mbetet per te pare si do reagoj serisht (shpresoj te jem me e qete brenda vetes).
    Qendrrova profesioniste por perbrenda ne mendimet e mija ishte tjeter pune...nqs e di qe e mori HIV/AIDS ne menyre seksuale mendon menjehere 'aha vete e pati fajin'...natyra njerezore ti vesh faj diku.

  9. #99
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Elna, leri teorirat kshu kot ne ajer me kush na garanton ne, e kush na ruan ne. LoL

    Ne rradhe te pare ne ate shkolle apo kopesht ska profesionalizem. Sepse deklaruan hapur qe ky femije eshte e infektuar nga semundja e shekullit. Duke filluar qe nga kjo gje me elementare per te mbajtur kete semundje ne rekordet e tyre, dhe jo per tu bere publike lart e poshte, cfare mund te mendosh per sherbimin e tyre brenda. Pastaj dihen kushtet ne shqiperi . Ti nisesh me eksperiencen tende jashte ku eshte si nata me diten. Nuk ka kujdes aty , nuk mban njeri pergjegjesi.

    Pastaj ato shembujt qe na jep ti kush na garanton ne e bla bla... nese nuk e di njeriu qe ti mbart nje virus i cfaredo qofte ska si te mbrohet. Eshte instinkt ne fakt. Nese une e di Elna ka virus te gripit te derrit fjala vjen, apo dhe thjesht nje virus te thjeshte une ste afrohem. Te pelqen apo ste pelqen ty.

  10. #100
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Elna, leri teorirat kshu kot ne ajer me kush na garanton ne, e kush na ruan ne. LoL

    Ne rradhe te pare ne ate shkolle apo kopesht ska profesionalizem. Sepse deklaruan hapur qe ky femije eshte e infektuar nga semundja e shekullit. Duke filluar qe nga kjo gje me elementare per te mbajtur kete semundje ne rekordet e tyre, dhe jo per tu bere publike lart e poshte, cfare mund te mendosh per sherbimin e tyre brenda.
    Jam dakort me ty që mungesa e profesionalizmit e shton ankthin e situatës, si dhe jo vetëm ankthin por dhe mundësinë e transmetimit.

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Eshte instinkt ne fakt. Nese une e di Elna ka virus te gripit te derrit fjala vjen, apo dhe thjesht nje virus te thjeshte une ste afrohem. Te pelqen apo ste pelqen ty.
    Nëse kam virusin e derrit H1N1, apo shumë viruse tjera që të transmetueshëm nepërmjet shkëmbimit të frymëmarrjes apo pëshhtymës, ke shumë të drejtë të mos afrohesh. Mundësia e transmetimit është shumë e lartë.


    PINK = kshu kot ne ajer me kush na garanton ne, e kush na ruan ne

    Soni =Qendrrova profesioniste por perbrenda ne mendimet e mija ishte tjeter pune...natyra njerezore ti vesh faj diku.
    Në të dy rastet e mësipërme flet frika dhe jo llogjika (dija mbi sëmundjen). Nuk them që sida nuk është ngjitëse. Është ngjitëse, është sëmundje delikate, por nuk ngjitëse nga jeta shoqërore e përditshme.

    Elna
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 24-02-2010 më 13:19

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Skrapar, bruceloza ka infektuar qumeshtin.
    Nga angeldust në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 18:50
  3. Kompjuterat e infektuar nga viruset në 24 orët e fundit
    Nga besart në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 09:39
  4. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •