Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 66
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Per Lule portokalli

    Faleminderit qe me lexon! Nuk kane mbetur dhe shume poezi ne kete fletore qe ime me, e ka ruajtur me aq kujdes... Megjithate, jam e gezuar qe ti je ketu!
    Duam te te dua!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107
    Dikur, nje komshia ime,perveēse bente bakllava te shkelqyer,kendonte nen ze vargje qe mua me benin pershtypje dhe kur mora vesh per vdekjen e saj, duke qene se isha larg e s'mund te merrja pjese ne funeral, e qava sipas menyres sime...Shkrova keshtu nje "koment" per te fundit vargje te saj...

    Kur thote nena(qan nena)-Bir o bir
    Behet lume e behet gjir.
    Kur thote motra(qan motra)-ooo vella
    Pika motres qe s'i ra.
    Kur thote ēupa(qan ēupa)-o baba,
    Eshte me radhe e me sera.
    .......
    Duam te te dua!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Koment

    "Kur thote nenair o bir,
    Behet lume e behet gjir."


    Cahen ret'e duket qielli,
    Firon shiu,skuqet dielli.
    Zen'e qeshin buzt'e ēara,
    Marrin jet'qarjet e para.

    Lind nje engjell,vajz'a djale
    Ka nente muaj qe con fjale.
    Nena ze dhe i merr ere,
    Nene-zeza,nen'e mjere.

    S'diti kush,kur mbolli fare
    Se fara qe per ne are.
    Deshi ate qe krijonte,
    Pas ta linte kur te shkonte.

    Dasmen deshi ti gezoje,
    Mjaltes-mjaltes ti kendoje.
    Ndaj,kur e qan" Bir o biiiir"
    S'ka si te mos behet gjir.


    Kur thote motra:"O vella"
    Pika motres qe s'i ra.


    U mekuan ne nje bark,
    Moren nga i njejti gjak.
    Nga nje sise qumeshtin e pine,
    Bashke ia hoqen nenes zine.

    Bashk'e qane dhe babane,
    Motra mbeti me vellane.
    Te dy u rriten me halle,
    Per sho-shoqin hodhen valle.

    Kur martuan dhe femijte,
    Prap' te dy ngelen te zinjte.
    Ndaj kur qau:"O vellaaa"
    Pika motres, qe s'i ra.


    Kur thote ēupa :"O baba"
    Eshte me radhe e me sera.


    Cupen e rriti dhe martoi,
    Djali' saj e trashegoi.
    Ndaj, kur vajza qan babane
    Ka dhe radhen dhe serane.



    Tirane '97.
    Duam te te dua!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Legjenda e Anes

    E lau fytyren engjellore,si ēdo here,ate mengjes.
    U pa ne pasqyren e ciflosur,si ēdo mengjes,ate dite.
    Kaloi rruges se vjeter,si ēdo dite,per ne shkolle.
    Strukur banges se ngushte,mendoi per Ate.
    ...
    Qene njohur buze perroit,ku rridhte nje burim.
    Uji pat qene i ftohte dhe vjeshta ne tundim.
    Fjalet,perdellyese,si gjethet ne rrezim,
    Buzet sapo-formuar,lengezuar ne premtim.

    Kish pesembedhjete vite mbi supet rrumbullake,
    Gojen si qershi dhe ecjen fluturake.
    Ne reēipeta vetja i dukej qesharake,
    Dhe numeronte ditet,e vogla,pas ēdo darke.

    U sheqeros si enderr, e bardha qaf'e saj,
    I ēelte dashuria,larushet syt pa faj.
    Lasdronte kokes'vogel,si luleshqerre ne maj,
    i vetmi premtim qe pat dhen' goj'e saj.
    ...
    Keshtu,i kish premtuar djaloshit te burimi,
    Se do t'ish e tija,posa te behej viti.
    Dhe plot nje vit me pas ne bangen shumevjeēare,
    Mezi qe priste mbremjen,e bindura manare.
    ...
    Aty afer mesdites,ish thene t'ia niste shiu;
    Te voglen mezirritur,e keqja seē e ndihu.
    Me zemer perpelitur hodhi te tretin hap,
    Kembeshqyer,lebetitur,pa veten nen nje rrap.

    Poshte trupit te panjohur, u kthye ne ulkonje,
    Por,bisha qe m'e eger, e la fare pa goje.
    I hapi syte me shprese,djalken e saj mos shihte,
    Por jo qe jo..Dhe shiu,s'kuptohej se nga vinte.

    Nga siper qau qielli,menxyren qe ia pat,
    Pas bresherit'syve te saj,toka s'mbet e that';
    Dhe pyllit legjendar,vjeshta s'u duk e verdh'
    E skuqi dhun'e ndyre;I pari gjak-u derdh.
    ...
    Kur nuk e pa te vinte,djaloshi vu merak;
    Burimit ku e priste,zemra i rrahu tak,
    Dhe zhaurim'e ujit iu be si kuje vaji,
    Dhe guri ku qe ulur, i frikshem,si gur varri.
    ...
    Te nesermen mbi djalin,rende rane ca kembana;
    Ai si zokth i trembur,vrapoi per tek Ana;
    TI thoshte qe e priti gjithe naten te burimi,
    Ti thosh qe shume e donte,asaj qe vet' e rriti.

    I shkreti,as mendonte qe Ana e kish lene,
    Njehere e pergjithmone,asaj nate me hene.
    Kur djalin,gjumi zuri,ashtu me rroba veshur,
    ANEN lekundte era,degeve te rrapit-xhveshur.

    Se kembet nuk e mbajten per deri te burimi,
    Se zemra s'i duroi,per deri te takimi;
    Se s'kish ē'ti falte djalkes,e vogla mezi-rritur,
    Atij qe shume e donte,-ne diten e shumepritur.
    ...
    E lau futyren engjellore,si ēdo here,ate mengjes;
    U pa ne pasqyren e ciflosur,si ēdo mengjes,ate dite;
    Kaloi rruges se vjeter si ēdo dite per ne shkolle;
    U struk banges se ngushte,mendoi per Ate.
    ...
    Por nuk e lane te gjoren,banges te enderronte;
    S'ia lane as vajzerine,dashuris'tia dhuronte;
    Tani buzeqesh trishtueshem permbi fotografi,
    Mbi varr lotet e syve,ia fshin vetem nje bli.


    Me eshte shume i dashur ky krijim, sepse ka zene vend ne mua ashtu sic kjo ngjarje e dhimbshme,e cila me ngacmoi aq thelle saqe perballe saj s'mund te rrija indiferente sikur te mos kish ndodhur asgje... Berat '97-e.
    Duam te te dua!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Post-poezi per Anen

    Faqet ti kafshuan dhe floket ti prene,
    kur pem'e bajames
    ēelte neper enderra.

    Ti qave,ulerive
    per fatin e shqyer,
    Dhe jeten e theve
    per nderin e perlyer.

    Ti ike, u fshehe
    ne oret qe pasuan,
    Me gjaku u hengre
    xhindet te kafshuan.

    Degjova per Ty
    Dhe erdha te gjeta
    Ti flije e vockel
    Mes varresh te shkreta.


    '97-e
    Duam te te dua!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Alibi

    Erdhi e keputur mbremja, kesaj te diele;
    Cau neper biseda politike,e sfilata mode;
    Shau dendur tensionin e ulet;
    Protestoi per protestantet e shtirur;
    U pengua kembeve te te dehurve,
    E ju desh te kercente ne dasma emigrantesh.

    Nxitoi te ulej sa me pare
    rreth ores pese e nje ēerek.
    Nxorri kartviziten e saj
    dhe u shtri sa gjat'e gjere:
    E diele,24 nentor 1996.
    Une mora urbanin e qendres.

    Veshi im i lire,degjonte "Shqipen e andeve"
    e, kurse trupin tim,
    e shtynin trupa te panjohur.
    Pas bytheve te mia, ferkohej nje esterik.
    Ne gjithe kete mish-mash
    dikush nxorri ēakmakun dhe ndezi cigaren,
    ne urbanin e pare te mbremjes.

    Mesit te mbremjes,
    Nga salla e Teatrit Kombetar,
    Une ndiqja shfaqje dhe derdhja lote,
    dhe dashuroja nje Fernando
    qe e takoja per here te pare.
    (paēka se e kam shoke vite me radhe)

    Mbremja,mori fund.
    U shkri nga "Polifonia e shiut te nates".



    1996,Tirane
    Duam te te dua!

  7. #57
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    E Dashur Trebeshina.

    I kam lexuar shume here kto shkrime dhe jam shume shume i kenaqur per shkrimet e tua.
    kto shkrime mbajne brenda tyre nje jete reale nje kujtim nga e kaluara,dhe me pelqen qe ti more inisiativen dhe i solle ktu mes nesh qe te na falje kte kenaqesi leximi.
    mendoj qe ate fjalen qe kam then qe vertet shkruan pak por ato pak qe shkruan kan shume kuptime,te vleresoj ty dhe vleresoj shume shkrimet e juaja


    me shume respekt

    Eduardi.... Urime
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Jo!

    E shtrive krahun,po per ē'fare?
    Per te qelluar nje femer?
    Po mire:
    Qello mbi nje parfum;
    Mbi nje lule,
    Mbi nje tufe flokesh,
    Mbi nje pelhure ndjenjash,
    Mbi nje pale buze,
    Mbi nje pjate me qershi.
    Qello mbi lote,
    Mbi buzeqeshje,
    Mbi perkedheli,
    Mbi ngrohtesi.
    Qello mbi shikimin me delikat
    te universit,
    A mundesh???
    A nuk plandosesh
    para ketij pylli te paane?
    A s'behesh vemje
    perfund kesaj puhize ledhatare?
    Ah,Ne qofte se te pelqen,
    kerko pak prej saj dhe do ta kesh.
    Sepse femra eshte femer dhe di te fale.
    Po krahun, a krahun
    kurre mos e shtri drejt saj!!!
    Kryekeput, gabim fatal.



    1994-Tirane; Ne ato vite te veshtira, (me kujtohet) vajzat e reja kishin nje barre te madhe mbi shpatulla: Rrolin kryesor ne ate perdhunim psiqik e fizik qe perpiu popullin tone. Ishte vertet e dhimbshme por jo rralle shikoje skena ku nje djale qellonte nje vajze ne emer te injorances. Une vete e kam provuar guston e ketij dis'humanizmi te papershkrueshem. Ne nje kohe ku s'mund ti qaheshe kujt, ngushelloheshe neper flete te bardha duke ndare me to te zezen e jetes.
    Duam te te dua!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Ed,

    faleminderit! I sjell keto shkrime te miat, per te kujtuar nje te kaluar edhe pse jo shume te larget; Ishte nje jete vertet "makaber", dhe personalisht mendoj, qe ato vite kane qene prova me e veshtire per mbijetese. Ne ato vite edhe dashuria, kishte shije te tharte. Perqafime Ed; Faleminderit qe kuriozon dhe vlereson kete teme!
    Duam te te dua!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107
    Eh, "jeta" ime; Sa here ti kam privuar kenaqesite!
    Duro-te thosha-se do te vije nje dite!...

    Ti ikje kok'ulur,gdhendeshe ne vite,
    Ne tituj demode,shemtuar u skalite.

    Tani me dhimbset trupi yt i hidhur!
    Ka mbetur copetuar, zinxhiresh i lidhur...


    '98-
    Duam te te dua!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Udhėtimi nė tė kaluarėn!
    Nga besarti nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2006, 12:49
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Rikthim ne te kaluaren
    Nga Juventini nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 07:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •