Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Dehje

    Duart,vrapuan neper koke
    Koka shteroi neper duar.
    Syte notuan ne dete flokesh,
    kembet me gjoksin ngaterruar.

    Tamam at'here,afer mengjesit,
    Kur oqeanet zene e flene,
    Ia thitha shpirtin marinarit,
    Dhe ngrita kenge per Atdhene.

    Ja c'domethene te dehesh ndjenjat
    Nates shqiptare, ne bregdet
    Ku ujit' kripur mbyten emrat,
    E une jam personalitet.


    Durres,dhjetor '95-e. Ishim gati njezete veta,dhe aty afer mengjesit kur u ktheva ne dhome, shkrova kete poezi. Te gjithe kishim pire shume, po askush nuk ishte dehur keq. Kendonim pa fund...
    Duam te te dua!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Po une, te desha ca me shume
    nga ti c'mendoje.
    Prandaj te putha gjer ne kraharor.
    Keshtu,per here te pare,pas shume kohe,
    Te zgjova shpirtin burreror.
    E vecova si me te bukuren.....shume dashuri.

    Mireserdhe trebeshina!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Faleminderit Ard!

    Te uroj mirese'ardhjen ne "Te kaluaren time". Faleminderit qe je ketu!
    Duam te te dua!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Zgjatme nje dore,per hir te zemres!

    Thuame ta dii mund te jesh mire
    kur une ndihem keq nga sjellja jote?
    Thuame te lutem,-mos valle t'u luta,
    kur prane me erdhe per njohje?

    Misteri im,te perpiu,e mban mend?
    Madje "legjende"me thirre neper thirrje;
    Dikur u pervelove per nje vend
    tek gjoksi im i thelle,ku te rrije.

    Ej....."Je perralle"-kendonte yti zč-
    "Lerme te te prek"!
    Zeri te dridhej,dhe ti vec qaje
    -Shume keq me erdh,shume keq.
    "Ti qenke yll"-kumbonte zeri,
    "si ty nuk kisha pare
    lerme te te ndjej dhe ngrohtesine
    te pergjerohem zane!

    Thuame te lutem,kam gabuar
    kur etjen shove te buza ime?
    "Ngopjen" e njoh,e kam pranuar
    Mund te ma thuash pa shterngime.

    Askush s'te detyroi tč mč vish;
    Askush s'te detyron mč tč rrish.
    Une s'te kam patur kusheri te pare
    Ti s'me ke patur kurre,as fis as fare.

    Prandaj, nese e ndjen se do te shkosh,
    Te ecte mbare, e qofsh shendoshe!
    Po ndryshe nga ardhja-ne vend te kenges,
    Zgjatme nje dore, per hir te zčmrčs!

    '96-97 Tirane
    Duam te te dua!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    O mik...

    Ja, mbeta shtatzane,por e ligeshtuar;
    Se barku nuk me ka femije.
    Ndaj po te qahem,mik i uruar.

    U mbarsa trungut te lajthise
    Afer shtepise,gjithashtu.
    Rrezes se malit,shtegut te dhise
    Fushes perplot pirgjesh me dru.

    Nje nate te bukur,tek kendoja
    Nuk e degjova zčnč e dytč.
    Hena me thabaroi loja.
    Une pikelluar,qepa syte.

    Tamam at'here,kur humba shpresat,
    Rashe ne nje barre,o miku im
    Ndaj po te qahem per sherim.

    C'pata kerkuar,ndryshe doli
    Ngela shtatzane me veten time
    Qysh ate cast bebja me foli:
    "mami,jamdhimbje dashurie"

    Une ha mengjes,mijera kujtime
    Ne dreke,dhuratat e Atij
    Pas darke pi nga tre premtime
    Prej tre milioneve te Atij.

    Une, kam nje barre, o miku im,
    Shume po me lodh, o mik i mire.
    Ndihmome ta heq, o mik!

    '96 Tirane
    Duam te te dua!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Inisiative e parakohshme

    "Qepe te ardhmen
    ke cfare te duash"
    Tha engjelli i urte i mesnates.

    I kyca zerat kolore te dashurise
    ne cepin e harreses se perkohshme;
    I fsheha pasionet e vajzerise
    Pas xhamit te dritares se zorshme.
    Ia preva kerthizen ēmendurise
    me nervin e deshires se lodhshme.

    (Gjithcka mu duk e kobshme)


    Engjelli i zgjuar,me ndali:
    "Te keshillova qepjen, e dashur
    Jo prerjen.
    Por, ah, ti nuk qenke gati".


    Qeshi dhe fluturoi si engjell.

    1998-Shkup
    Duam te te dua!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Kolaps

    Jetoj ne kohe krismash
    me dhembe thyer nga shterngime dhimbjesh.
    Jetoj ne kohe lufte,kur lufte s'ka
    Por pellgje gjaku,vizatohen dendur-rrugesh.
    Jetoj kohen e xhveshur
    te mbathur nga krimi e prostitucioni.
    Dhe.....
    Nuk kam gjume,s'ha dot ushqim.

    Mengjesi vjen i shpejte.Nata e ngadalte.
    Foshnjat shohin diellin kohe e pakohe.
    Ne syte e diteve te mia,
    Migjeni s'do te ringjallet.
    Jetoj ne kohe karierash
    kur s'bej dot karriere se jam artiste.
    Bredh rrugeve,pa kepuce shpresash fare;
    Dhe?
    Kujt ti drejtohem per hallin tim?

    Nderkohe me iken jeta dite per dite
    Kjo kohe cudirash-me genjen
    Ma rremben jeten me cigare.
    Shkon talenti im
    me iken energjia
    Plakem kohes kurve,qe njezetvjecare.
    Dhe...
    Nuk kam gjume,s'ha dot ushqim.

    Jetoj kohen e zeze plot me pasqyra
    ku tretem para tyre cdo minute.
    Mamaja zien mishin per fundjave
    e shkon sa te sahati te tenxherja.
    Une kthehem po me duar bosh
    pa ia dhene dot,rrogen e pare.
    Dhe?
    Kujt ti drejtohem per hallin tim?


    Fillim viti i '97-es. ( Vite te veshtira shume...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Trebeshina : 03-10-2005 mė 09:06
    Duam te te dua!

  8. #18
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Me ler te iki,qe te me kesh.
    Mos zer te qash,kur une gjithe diten qesh.
    Qe te me kesh akoma,lerme te vi
    dhe,shpirt,mos ndiz shume drita
    kur bejme dashuri.

    Shume te bukura Trebeshina....Suksese

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Kryeqytet i demostruar

    Atje jashte,mishrat thyejne guret dhe qetesine
    Thyejne urine dhe dashurine e re.
    Zemrat njohin perpelitjet brinje me brinje
    Njeriu i shkrete, per nenen ben Bč.

    Atje jashte,kercasin protezat e hershme
    prape si at'here kur shkoi nje perendi
    Rrudhet bulevardi nen dritat e rreme
    Prmendet Skenderbeu,lufton si fajdexhi.

    Atje jashte dhunohen "Romeo dhe Zhuljeta"
    Nga nje Don Zhuan sadist dhe vandal.
    Vallzojne "Bolero-n" dhimbshem mijra veta
    Me kaska dhe shkopa,ne stilin me banal.

    Atje jashte mi shkelen ditet dhe netet
    oret e kujtimeve qe pata lene me art
    Jetet grisen rrugeve, me lehte se fletet
    Kush eshte Jezu Krishti?! Une,kush jam?!!

    Ah,dite te tmerrshme per Shqiperine kur vertet njeriu s'njihte me vehten.
    Duam te te dua!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Ciao

    Faleminderit Unkown! Jam e kenaqur qe je ketu!Mireseerdhe!
    Duam te te dua!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Udhėtimi nė tė kaluarėn!
    Nga besarti nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2006, 12:49
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Rikthim ne te kaluaren
    Nga Juventini nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 07:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •