Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Me dhimbsesh,koha ime!

    Mbrapa deriēkes sime

    Ngrihet nje bote e madhe.

    Pas portes tende,

    Rrezohen jete.

    Me dhimbsesh,Koha ime!

    Berat, fundviti i '97-es
    Duam te te dua!

  2. #32
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga Trebeshina
    Mbrapa deriēkes sime

    Ngrihet nje bote e madhe.

    Pas portes tende,

    Rrezohen jete.

    Me dhimbsesh,Koha ime!

    Berat, fundviti i '97-es

    shume shume bukur.me pelqeu shume kjo.urime oj trebeshina
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_
    Sa e cuditshme jeta!Deri sonte e doja te djeshmen time dhe sonte i urrej te dyja ,te djeshmen dhe te sontmen.Athua a do ta dua ndonjehere te nesermen,pa te sontme e pa te kaluar ?
    Bera ate gabimin e zakonshem,hyra mbrenda ne ty, ne pjesen tende ku deren e le hapur vetem per mua.Nuk e gjeta veten time aty,apo isha une ajo e thermuara qe kerkoj strehim ne kendin tend sekret,dhe ku te tjerat benin valle mbi thermiat e mia te bera pluhur harrese,dhe ti nuk i ndjeje klithjet e mia per ndihme.E dija qe prej kohesh qe isha mbyllur ne kafazin tend te arte, dhe hapje deren vetem kur doje te degjoje vaj bilbili,me japje ca dromca fjale dhe mbyllje prap kafazin tend,por nuk harroje te me japje nga aty te pi lotet e tu per ta shuar etjen me uj te kriposur.Kot u mundova te mblidhja grimcat e trupit tim neper hapsiren tende , me nuk e dija cila grimce i takon unit tim,ishin shtypur nga vallezimet e dehura te atyre qe triumfuan mbi mua, mbi shpirtin e lodhur nga stinet sibiriane te jetes sime.
    Sa do te doja ne kete moment te i bej "delite" te se kaluares qe ta shpetoj te ardhmen,por me mungon tastieri i jetes.
    Ndoshta neser do te jete me mire!
    Foleja_,

    Ishte ky njė ndėr postimet tua mė tė mira (nėse nuk e marrim nė konsiderim atė temėn e hapur nga ti: “ Voglushja ime”).
    Bartė shumė mesazhe nė vehte dhe shumė porosi qė tė lėn tė kuptosh gjendjen tėnde emotive. Kėrkoj falje nga Trebeshina, qė nė temėn e saj i bėj kėto komente, por mu duk me vend tė jap mendimin tim nė postimin tėnd.
    Uroj qė e ardhmja jote tė jetė mė kuptimplote se e kluara (tė tashmen e din ti vetė).
    Si mike tė respektuar dua tė tė dėshėroj gjithė tė mirat qė sjell jeta pėr ty dhe familjen tėnde, qofshi gjithėnjė tė lumtur…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Per "Poetin"

    Mos me kerko falje, s'ke bere asnje gabim! Madje eshte shume humane te dime t'i qendrojme prane njeri-tjetrit, qofte edhe ne mendim.Respekte
    Duam te te dua!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Provo, per te jetuar!

    Mjaft i perkedhele vitet qe shkuan,
    kot perpelitesh neper to!
    Asaj qe blove nuk ke ē'i bluan;
    Zjarrin e shuar, nuk ke ē'e do!

    Dielli vertet,qe shume i nxehte,
    por ende ngroh-po qe se sheh.
    Floket i pate aq te arte,
    Me bukur ndrijne,nese i kreh.

    Mjaft u venite ne varrime!
    Vdekja asnje nuk ka rinuar.
    Provo dhe qeshu nder agime,
    Ne do dhe qaj,-Duke jetuar!




    Kete poezi-keshille,ia pata kushtuar shoqes sime "Aida"; Por asnjehere s'pata guximin t'ia jepja. Ishte aq e trishtuar sa kisha frike mos e keqkuptonte dhe ne kete menyre refuzonte dhe shoqerine time. Sot,di qe eshte nje mama e mrekullueshme....
    Duam te te dua!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Perpiqu te zgjohesh!

    Prej vitesh buzagazi yt,
    bredh neper filxhanet e kafese
    dhe le ne to
    gjurmet e hidhura te virgjerise.
    Ne puse fjalesh
    mbytet aroma
    e trupit tend te skalitur.
    Karriget prej druresh te lire,
    zvarre e heqin jeten tende
    -prej bote te shtrenjte.
    Qielli i fantazise superkolor,
    te humbet persegjalli
    ne tymin e cigareve te mia.

    Nuk e kuptoj kete "pjese" absurde".
    Ajo nuk te meriton ty!
    Te lutem si mikja me e mire:
    "Grise dhe zhduke
    ne humnerat e kudogjindeshme"!

    Eshte zgjidhja me e mire,
    moj rregjizore' brishte dhe e pergjumur!




    Kjo gjithashtu i eshte kushtuar nje mikeshes sime te dashur,"Andetes".Poezine-keshille, ia ngjita nje mbasdite te tavolina e barit qe ne frekuentonim, dhe pergjoja pas xhamit reagimin e saj......Ne ate tavoline, ajo dhe sot bashkeshorti i saj-pine kafen e pare. Tirane 1995
    Duam te te dua!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Per "eagle"

    Faleminderit! Une mendoj se t'u dhurosh kenaqesi njerezve edhe pse s'i njeh,eshte nje sadisfaksion: Une -atyre qe me lexojne. dhe Ata qe me lexojne- nderkohe ,shume kenaqesi me japin mua.
    Duam te te dua!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Pasionit tim

    Mbaje veten

    Bebja ime e shtrenjte!

    Te linda

    se desha te te rrit.

    Ti

    duhet te vdesesh

    shume kohe

    pas meje!

    Tirane '98
    Duam te te dua!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Nje edhe nje bejne vetem nje.

    Nuk ish mengjes me lule bletesh
    ai mengjes.
    Vesa kish ngrire rrugeve te pista
    ate mengjes.
    S'ma puthen trupin enderrimet
    si ēdo mengjes.
    Hengra nje zenke me komshiet
    per mengjes.

    Kembet e pira neper nate,
    U eselluan ne kepuce.
    Duart me thonjte e gjate
    I futa prape nen bluze.

    Qe kurse linda e dashurova
    Diellin e zellshem,diellin-djale;
    Prape si ēdo here iu pergjerova
    te me afrohej mbi nje kale.

    Por ate dite,oh,ate dite
    Ai me qeshte nuk di si.
    Dhe ulerinte si i marre:
    "Sot erdhi dita qe te vi"

    Une u hutova neper gota
    U kalla tymrave lloj-lloj
    U thosha loteve:"ē'dreq qenka bota
    me kete jete kesisoj?"

    Une si une,me treqind koke,
    me mijra trille neper to,
    Pata harruar ē'me tha "dielli",
    Zieja mendimet per gliko.

    Nuk kish gjarprinj helmues
    ajo mbremje.
    Trupi im qe shuar
    ate mbremje.
    U parfumosa per ne shtepi
    si ēdo mbremje.
    Por,ē'me perpiu mbremja
    si asnje mbremje.

    Buzeve te saj,i mblodha buzet,
    Mora nje koke dhe thashe te shkoj.
    Treqint magnete m'a ndalen udhen,
    sikur te qene treqind dragoj.

    Dhe kisha prane nje ēudi,
    jo si ato ē'krijoja une.
    Ishte vertet ēudi-njeri
    Ia ndjeja eren neper hunde.

    Turbull degjoja neper veshe
    pyetjen per emrin tim.
    Une s'desha ta degjonin muret
    ndaj belbezova buzeve te tij.

    Oh,c'mrekulli kur dialogojne
    Goja me goje,gjoksi me gjoks;
    Fryma me frymen,zemra me zemren,
    gjakrat rinore tek levrojne.

    Gjumin,nisi maleve me bore
    ajo nate.
    Pas shume kohesh,prinderit dashuruan,
    ate nate.
    Une nuk fjeta vetem
    si ēdo nate;
    Sheroja shpirtin e semure
    si asnje nate.

    Nuk ndezem drita per t'u pare,
    ndriēonim qe te dy.
    Fjale nuk hengrem,as nuk pime,
    ushqyem syte me sy.

    Edhe kenduam gjithe naten,
    ate me te vjetren kenge;
    Une isha vajz'e ai djale,
    Ai qe Diell dhe une Hene.

    Dhe "nata" shkoi ne ēmendi
    Kur pyeti "Sa bejne nje dhe nje";
    E kishte ditur fundin "dy",
    Po doli nje dhe vetem nje.

    "Relit"...Tirane '95-se
    Duam te te dua!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Emri im

    Sonte,e ushqeva me drite qiriu,
    Emrin tim,te zbehur ne politese.
    Sonte,eshfrenova me pasion te riu,
    Emrin tim te mbytur ne pendese.
    Sonte,e dalldisa me dallge enderre,
    Enrin tim te thare ne nje hu.
    Sonte,e qellova me fjale zemre,
    Emrin tim te ftohur,ptu ptu ptu.

    Sonte,i festova nje ditelindje,
    Emrit tim te vogel dhe pa fat.
    Sonte,i kendova neper dridhje,
    Emrit tim te nderur kat me kat.
    Sonte i qerova erotike te zgjedhur,
    Emrit tim qe flinte tek nje nder.
    Sonte i fala nje mashkull te bredhur,
    Emrit tim,qe burri-i qe derr.

    Sonte,perkedhelur me rri trupit,
    Emri im qe larg me pati shkuar.
    Sonte zemeruar i rri turpit,
    Emri im,qe turpi e pat zgjuar.
    Sonte,fle si shqerke permbi mua,
    Emri im prej kohesh marinar.
    Sonte, parfumon ai,si grua,
    Sonte pervelon e djeg si zjarr.


    '96-Tirane
    Duam te te dua!

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Udhėtimi nė tė kaluarėn!
    Nga besarti nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2006, 12:49
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Rikthim ne te kaluaren
    Nga Juventini nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 07:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •