Trebeshina,
Ky edhe mund të jetë një kthim i yti në të kaluarën, por për mua ishte një zbulim i një poeteshe që vërtetë ka vlerë të madhe. Të faleminderit për kënaqësinë e ofruar gjatë leximit të vargjeve tua.
Trebeshina,
Ky edhe mund të jetë një kthim i yti në të kaluarën, por për mua ishte një zbulim i një poeteshe që vërtetë ka vlerë të madhe. Të faleminderit për kënaqësinë e ofruar gjatë leximit të vargjeve tua.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
Une gjithashtu vleresoj gjithe shkrimet e tua.Faleminderit qe i kushtove kohen tende-te djeshmes sime! Je perhere i mirepritur!
Duam te te dua!
Neteve kur hena eshte e plote,
jam me e plote se kurre.
Neteve kur hena ze e ha'et
vesh pizhamate,ha dhe ndonje molle.
Neteve kur hena mbetet gjysme
pervec te tjerash,shoh televizor
dhe perkedhel macene bardhe.
Neteve kur hena behet draper,
humbas ne zbehtesine e saj,
e, vec te tjerash,
me dhimbsen te droguarit,
ndaj lutem,lutem gjate.
Neteve pa hene,me shuhen netet.
Mbes lakuriq dhe fare vetem.
Neteve te tilla,te rrembej Ty.
Ne keto net,bejme dashuri.
Gjate dashurise, Ti peshperit:
"Te dua,te dua.....
-O zot,mi ndricon netet
si hen'e plote".
Neteve kur hena vjen e plote,
me gjen me te plote se kurre.
'96-Vlore
Duam te te dua!
Sa e cuditshme jeta!Deri sonte e doja te djeshmen time dhe sonte i urrej te dyja ,te djeshmen dhe te sontmen.Athua a do ta dua ndonjehere te nesermen,pa te sontme e pa te kaluar ?
Bera ate gabimin e zakonshem,hyra mbrenda ne ty, ne pjesen tende ku deren e le hapur vetem per mua.Nuk e gjeta veten time aty,apo isha une ajo e thermuara qe kerkoj strehim ne kendin tend sekret,dhe ku te tjerat benin valle mbi thermiat e mia te bera pluhur harrese,dhe ti nuk i ndjeje klithjet e mia per ndihme.E dija qe prej kohesh qe isha mbyllur ne kafazin tend te arte, dhe hapje deren vetem kur doje te degjoje vaj bilbili,me japje ca dromca fjale dhe mbyllje prap kafazin tend,por nuk harroje te me japje nga aty te pi lotet e tu per ta shuar etjen me uj te kriposur.Kot u mundova te mblidhja grimcat e trupit tim neper hapsiren tende , me nuk e dija cila grimce i takon unit tim,ishin shtypur nga vallezimet e dehura te atyre qe triumfuan mbi mua, mbi shpirtin e lodhur nga stinet sibiriane te jetes sime.
Sa do te doja ne kete moment te i bej "delite" te se kaluares qe ta shpetoj te ardhmen,por me mungon tastieri i jetes.
Ndoshta neser do te jete me mire!
P.S Trebeshina,me pelqyen shume shkrimet tuaja,te lutem vazhdo!
Mua gjithashtu me pelqeve Ti, aty me lart.Qendro serish ne "te kaluaren time", e\i dashur "Foleja"; Shesh ne te kaluaren e tjetrit, kuptojme te kaluaren tone. Mireseerdhe!
Duam te te dua!
Ne shtepine numer nje, te rrugices sime,
ne oren tre te mengjesit,luhet "shah";
Perdet nen peshen e tymit te cigareve
luajne dhe ato,me lehjet e para te qenve.
Brenda mureve te asaj shtepie
tradicionalisht,Jeta eshte e menduar.
Ne shtepine numer dy,kur ora ka tre,
Ija i hedh kupa-djalit te pafat
Kurrizi ka kohe qe persekutohet
edhe pse nga ligjet e duarve te ngrohta.
Poshte tavanit te asaj shtepie,
Jeta, kerkon sherim dhe paqe.
Shtepia numer "tre"-s'e njeh oren "tre";
Askush s'i ka thene,se bota ka dhe ore.
Per Te,ka drite dhe erresire replei
Ka diell,shi, kur e kur dhe bore.
Rrotull vesheve te shurdhuar te nje plaku,
Jeta,lutet te vdesi shpejt.
Ora "tre" e mengjesit, ne shtate shtepi te tjera,
Ne rastet me te shumta,fle per tete pale qefe;
Dyert ndihen mire me celsa dhe lloza
njerezit po ashtu-ne shtreterit e perhershem.
Carcafeve,me eren e nates se gjate,
Jeta,enderron si zakonisht.
Numrin njembedhjete,e ka shtepia ime;
Ketu, s'eshte vetem imja -ora"tre";
Pasi ha darken ne kembe dhe nxituar,
I zgjoj per dialog tre-kater personazhe.
Neper rremujen e odes sime,
Jeta nxjerr koken dhe vazhdon...
Mars 1996.Tirane
Duam te te dua!
Kur s'bej gje,
kepucet me duken te renda dhe i heq.
Me to dhe rrobat gjithe zhul
qe mbase ty te duken rroba.
Vertitem si dru,mbi nje gur
qe kur ponoj me eshte krevat,
e aty pastaj, heq nje torture;
Se dua te shkul cfare kam mbi koke
Mbase jane tela ose gjemba,
po kurren e kurres floke.
Edhe nuk i dua.
Me pengoje qe te perpelitem rehat
neper llaēin me akull
qe me perbejne mua,
kur une s'bej gje
dhe kur ty te dukem rruges
si aktore super seks.
Shtator 1996.Tirane
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Trebeshina : 04-10-2005 mė 04:19
Duam te te dua!
Ik, ikti neper netet e uiskit
me fustane balloje moderne.
S'ka gje se koken e ke bosh.
Une te njoh,te shoh jo rralle.
Ti s'me njeh,
nuk me ke pare asnjehere
se koken s'mund ta kthesh nga dera ime
perkarshi tendes.
Ti sonte ne orgjite e tua
as qe e con ndermend
qe dikush mund te te shohe
dhe te pikturoje portretin tend absurd
ne stilin me klasik.
Ik,pispillosur ne ndyrje
dhe fshihu sa te duash pas xhamave te zinj;
Per mua ata jane transparente,
te shoh tek xhvishesh lakuriq.
Ik dhe vetem ik!
Me neverit orgazma jote!
Sa here te ndjej qe iken,
ve dushin per tu lare.
Duhet te kete qene korrigu i '95-es. S'e di ku eshte ajo vajze....
Duam te te dua!
Kam pak kujtime bardh'e zi
dhe shume te tjera ngjyra-ngjyra.
E kam provuar racizmin tend
ne shijen e nakatosur
te diteve te mia
Jeta ime.
Ne rruget e kalbura te fatit tim,
ka copra pelikolash te hedhura.
Shfaqja e tyre,me zgjon deshiren
per nje eksperiment
"bardh'e zi".
Po ja qe mes ngjyrave fallco,
perballem me pamundesine
per te zbuluar
romantizmin e shpirtit tim.
Bardh'e zia,ritmi i cdo ndjenje
ka ikur bashke me vitet e shkuara...
Ne vend te saj
zgerdhihet ne shemtim
"Zia e bardhe","Zia e bardhe","Zia e bardhe"...
C'kolor i peshtire!
1997-Gostivar
Duam te te dua!
Krijoni Kontakt