Kujtesë për Ermir Dobjanin
Nga Bedri Blloshmi
Ka disa ditë që juve morët dhe një detyrë tjetër përveç asaj të Avokatit të popullit. Dolët vullnetar për të monitoruar administratën e majtë që erdhi në pushtet me grykën e pushkës. Juve që rrini kot që nuk bëni asnjë gjë për detyrën që ke marrë përsipër bashkë me një grumbull hetuesish e operativesh. Natyrisht dhe me rrogat e majme. Ku keni qenë ju në vitin 97 - 98, kur qeveria e dalë nga revolucioni hoqi të gjithë ata oficerë që kishte vendosur Partia Demokratike? Fatos Nano hoqi të gjithë ata që nuk mendonin si ai dhe nuk vepronin po si ai. Ju atëherë keni marrë në punë të gjithë ata që morën pjesë në djegien e grabitjen e institucioneve. Ju kërkoni që këta zullumqarë që populli i përzuri me përbuzje me anë të votës të 3 korrikut, të mos preken? Unë kam qenë oficer në Gardën e Republikës me gradën major, n/kryetar i degës të O.R.V, sapo erdhët ju barbarisht na hoqët nga puna bashkë me 30 e më shumë oficerë, dhe na latë rrugëve. Pse nuk e ngrite zërin atëherë, por tani vë ulurimën. Ju mendoni se e keni privatizuar komplet Shqipërinë? Pse keni frikë apo dyshoni që ato mund të pushohen nga puna? Kur ato nuk kanë bërë as gjë, kanë ardhur në mënyrë të rregullt dhe janë punësuar. Jeni ju bashkë me drejtuesit e majtë të shtetit që i kthyet në punë të gjithë gjakatarët, që ju në gjuhën juridike i quani hetues, operativ, apo kryetarë të degëve. Të gjithë ata që dolën në reformën e domosdoshme të 1992, kur u përmbys sistemi gjakatar i bijve të Stalinit. A ke menduar ndonjë herë për ne të mbijeturit e klasës së përmbysur? A e di ti që shumë nga ne nuk kanë shtëpi, punë jo se jo? A e di ti që ne kemi 8 vjet që endemi si çifuti në shkretëtirë për shkak se erdhët ju në pushtet? A e di ti more ombudsman, se marksistë leninistët kanë hequr nga puna edhe pastrueset?! Ku ishe ti, more mbrojtësi i popullit, kur ne protestonim përpara kryeministrisë, se ishim pa bukë, pa punë, pa asnjë lloj përkrahjeje? Juve nga zyra hapnit cepin e perdes dhe na shikonit me kënaqësi kur policia e dalë nga revolucioni na tërhiqte zvarrë? Pse nuk dole tek dera qoftë dhe duke fërkuar barkun? Kush ombudsman duhet të na mbrojë ne? A je ti që ndihmove kriminelin Selim Caka për ta vënë prokuror në krimet e rënda? Juve jeni shprehur se Selimi do ndihmuar se ka merita në grupin e Librazhdit aty në zyrën tënde është bërë dhe pazari se sa do merrje ti dhe sa do merrte një ish hetues nga Librazhdi që ka folenë në presidencë? Selimi ka dalë i dëshpëruar nga përgjigja negative në presidencë dhe te porta duke dalë është shprehur tani më ngelet të vras veten se para nuk kam më, m'i morën të gjitha. Mbas disa ditësh piu helmin që kishte siguruar 28 vjet më parë. Atje ku pësoi krizën nervore se këmbëngulja e tij pushkatoi dy poetët e rinj, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi në këmbim të teserës së partisë.
Unë kam shumë besim se mbi këtë katrahurë do hidhet dritë. Kësaj i trembeni ju që këmbëngulni që ata të mos lëvizin. Sado që gjykatat dhe prokurorët mendojnë se ato gjëra kanë zënë pluhur në gjumë e harresës dhe lidhet miqësore apo ryshfetet astronomike që qarkullojnë. Është gjaku i derdhur dhe mallkimet e nënave që i lanë me shami të zezë në kokë për 58 vjet rresht, janë mallkimet e nuseve të reja, apo ulurimat e fëmijëve në djep që kërkojnë shpagim se i latë të rriten jetimë. Kësaj duhet t'i trembeni se do ndodhë, edhe pse mendoni se jeni të pa prekshëm. Drejtësi nuk ka pasur as një herë dhe as nuk do të ketë, por gjithsesi mendoj se diçka duhet të sqarohet. Kaluan 60 vjet nga lufta e dytë botërore dhe Holokausti kujtohet, por dhe fajtorët dhe pse kanë vdekur janë dënuar dhe në Holokaustin Shqiptar s'ka se si mund të ndodhë ndryshe. Ju nuk latë sigurimsa pa rikthyer në punë, me përjashtim të atyre që kanë vdekur, se dhe ata që janë çmendur marrin shpërblim nga fonde të paprekshme të krijuara nga ju.
Po përfundoj me një thënie që oficerëve të akademisë ruse u vendosnin në gjoks kur niseshin për luftë, apo shërbime të detyrueshme: "Perfas-finem". Të gjithë ata përpara se të bënin çdo veprim kujtonin këtë fjalë, të shkruar në gjoksin e tyre.