Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912
--------------------------------------------------------------------------------
Deri sa krerët e Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare vazhdonin me negociatat e tyre në në lidhje me statusin e Shqipërisë Etnike në Prishtinë dhe Ferizaj, populli shqiptar ishte i gatshëm që në kushtrimin e parë të vërsulet drejtë Shkupit e Velesit, ku sipas patriotit tonë dhe strategut luftarak Isa Boletinit, që na la amanet,”deri në Veles është e jona dhe i takon Shqipërisë etnike. Nga Velesi e poshtë është punë e sllavëve.V.XH.).
Situata politike në Shqipëri ishte e ndjer pushteti dhe administrata turke dita ditës shkapërderdhej ushtria turke nuk ishte në atë nivel si para fillimit të kryengritjes shumë atdhetarë nuk donin më të shërbenin si mercenarë në ushtrinë e sulltanit. Me fillimin e Kryengritjes së Përgjithshme ushtarët shqiptarë me oficerët e tyre treguan pandëgjueshmëri duke lëshuar radhët e ushtrisë turke dhe dolën në mal duke formuar shumë çeta të pavarura dhe duke pritur momentin për të çliruar Shkupin deri në Veles.
Në këtë kohë ishin të çliruara shumë qytete nga Kërçova, Tetova e Gostivari fare nuk funksiononte pushteti turk dhe administrata e saj kishte kaluar në duar të shqiptarëve. Në rajonin mbi Kërçovë kanë vepruar mbi 8 çeta. Më e njohura ka qenë ajo e Nuhi Efendisë.
Në Preshevë, Bujanovc dhe Kumanovë vepronin shumë çeta të lirisë. Në Kumanovë me rrethinë vepronin Adil beu dhe Shukri Efendi Milazimi si oficer të policisë turke, të cilët i lëshuan funksionet e tyre e dualën në mal me 60 ushtarë shqiptarë.
Poashtu në rrethinën e Shkupit grumbullohej me të madhe edhe ushqimi në fshatrat e Malit të Thatë që përfshinte territorin nga Shkupi me fshatrat: Podnozhje, Haraçinë, deri në Kumanovë e Gjilan. Në këtë hapsirë gjeografike përveç ushqimit bëhej edhe regjistrimi i atyre shtëpive që në rastin e nevojës të paraqiten për të dhënë edhe luftarë të ri sipas rrethanave që do të paraqiteshin në operacionet e ardhshme luftarake. Ndërsa në Shkup me rethinë dhe në anën e djathtë të Shkupit në rajonin e Karshiakës, deri mbi “Vodno”, vepronte edhe çeta e kapitenit të dikurshëm turk Ali Efendi Shkupit, i cili kishte dhënë urdhër nëpër të gjitha fshatrat që çdo shtëpi të bënte gati nga një ose dy djem me plotë paisje ushtarke .
Poashtu duhet theksuar se Shkupi tani më ishte i rrethuar nga të gjitha anët me kryengritës shqiptarë. Nga Kumanova, deri në Vodno. Ndërsa nga veri perëndimi nga fshati Bllacë ku vepronte një çetë prej 200 kryengritës, ndërsa në grykën e Dërvendit vepronte çeta e Abdyhraman beut, me 150 ushtarë në pritje të sulmit kah Shkupi..
Përgjigja nuk u kthye në afatin e pritur nga Sultani. Kryengritësit e shfrytëzuan vonesën e përgjigjes nga Stambolli dhe vendosën të marrëshojnë drejtë Kryeqitetit të Kosovës Shkupit. Sipas planit ushtarak të hartuar më parë në fshatin Smirë.
Komanda Shqiptare hyri në Shkup më 12 gusht, pa luftë. Që merret nga diplomatët e kohës si fitore e shkëlqyer e Komandës Ushtarake Shqiptare. Kjo hyrje triumfale e kryengritësve shqiptarë në Shkup i dha një intenzitet edhe më të madh kryengritjes në krahinat tjera të Shqipërisë.
Kryeqiteti i Vilajetit Shkupi tani më ndodhej në duar të kryengritësve shqiptarë, numri i kryengritësve tani më arrinte mbi 30 000 luftëtarë. Hyrja e shqiptarëve kryengritës në Shkup dhe kërkesa për njohjen e autonomisë i frigësoi pa masë shtetet sllave të Ballkanit.
Por kësaj radhe kundër kërkesave shqiptare për pavarësi më e zëshmja ishte Greqia.Qeveria e saj i deklaroi oborit Mbretror të Vjenës se:”kërkesat e shqiptarëve për autonomi e pavarësi prekin thellë interesat më jetike të shteteve të Ballkanit, nëqoftëse vendoset vetëm në dobi të popullit shqiptar.
Kryengritësit shqiptarë e pushtuan Shkupin në tre drejtime, ashtu siç ishte planifikuar më parë nga kolosët e kombit tonë në fshatin Smirë, Bajram Curri, Idriz Seferi dhe Isa Boletini. Komanda supreme shqiptare e dinte mirë se me luftë të drejtpërdrejtë vështirë se mundë të merrej Shkupi kah Kaçaniku. Prandaj komanda shqiptare operoi shkëlqyeshëm në marrjen e Shkupit: ku një pjesë e kryengritësve në formë harku u nisë nga ana e lindjes që të sulmonin Shkupin dhe Kaçanikun, duke i ra Shkupit prapa krahëve.
Këtë detyrë shumë të vështirë ushtarake e morën për sipër dy burra nga më të zotët në mesin e të gjithëve Isa Boletini heroi i Carralevës me Idriz Seferin heroi i Kaçanikut, dy vite më parë. Këta dy komandantë të spikatur të Ushtrisë sonë Kombëtare, e filluan sulmin sipas planit të fshehtë të përgaditur më parë në fshatin Smirë. Pra sulmin për marrjen e Shkupit e filluan nga Karadaku i Gjilanit, nëpër mes malit të Zi të Shkupit, nga fshati Luboten, anës së lindjes duke i rrënë Shkupit prapa shpinës. Ky manovrim i rrezikshëm por tejet efektiv, në taktikën uhtarake, e detyroi komandën supreme turke të heq dorë nga mbrojtja e mëtutjeshme e Shkupit e Kaçanikut, duke hapur rrugën shqiptarëve që pa luftë të marrëshonin drejt Shkupit.
Në këtë aksion luftarak tejet të suksesshëm, me një disiplinë të lartë ushtarake, u treguan vullnetarët nga Presheva, Kumanova e Gjilani, nën komandën e Isa Boletinit e Kadri Preshevës. Në anën e Velesit komandonte operacionin luftarak Sali agë Gjilani, me 2 000 vullnetarë. Grupi i tretë në krye me Zefin e Vogël dhe Bajram Daklanin nga Gjakova, të cilët për në Ferizaj arritën më 11 gusht, ndërsa në Shkup hynë më 12 gusht kah mali i Thatë i Shkupit, me 2 000 luftarë. Më 13 gusht në Shkup hynë Isa Boletini dhe Bajram Curri, i shoqëruar me muzikë dhe flamuj.
Bajram Curri me shokët dhe bashkëluftarët e tij hynë në Shkup
Ndërsa vullnetarët tetovarë nën komandën e Halim Derrallës 3 000-4 000 veta hynë në Shkup, nga Tetova, nëpërmes grykës së Dërvendit.
Tani më në kryeqytetin e Kosovës kishin arritur paria e tërë qyteteve të Shqipërisë, për të marrë pjesë në solemnitetin e shpalljes së Autonomisë së Shqipërisë sipas marrëveshjes të paraparë me përfaqësuesit e qeverisë turke . Për këtë solemnitet në Shkup merrnin pjesë këta atdhetarë. nga Gjakova, merrnin pjesë: Bajram Curri, Riza beu, Ahmed beu, Bajram Daklani, Hysni Curri, nga Peja, Mahmud Zaimi, Qerim beu, Rustem beu dhe Bari beu, nga Prizreni merrnin pjesë, Shani beu Musa Shehu, dhe Jahja beu, nga Mitrovica merrnin pjesë, Isa Boletini me tre djemtë dhe tre nipër. Nga Vuçitërna merrnin pjesë Hasan beu (Prishtina), Zenulla beu, nga Prishtina Xhemal beu, Abduraman beu, vëllau i Shaban pashës, Ahmed Daka, e Ibrahim Kokoli, nga Gjilani Idriz Seferi Kasem Seferi. Nga ana e Preshevës: Sali aga, Bejtulla beu, Hasan Kadriu, nga Kumanova Halil Vaksinca, Ejup H. Hasani, Ahmed beu. nga Tetova, Mehmet Tetova, Halim beu, Abdurahman beu, nga Gostivari Qamil beu, nga Luma merrnin pjesë Islam Spahia, Husein Lita. nga Kërçova Ali Durgomishta. nga Elbasani doktor Xhafer beu, nga Korça: Lutfi beu, nga Shkupi merrnin pjesë shumë atdhetarë por më të njour kanë qenë: Qemal beu, Menduh beu, Ali Efendi Shkupi, Adil efendiu, etj.
Me marrjen e Shkupit, kryengritësit shqiptarë i çliruan të burgosurit që ishin mbi 1 000 vetë, e shtynë në dorë post telegrafin dhe suspenduan shumë qeveritarë dhe administratorë turq dhe përkrahës të tyre në Shkup dhe shumë qytete tjera të Vilajetit të Kosovës. Këto të dhëna i dëshmon edhe konsulli austriak në raportin e vetë nga Shkupi, i cili thotë:” në shumë qytete të Vilajetit të Kosovës janë dëbuar zyrtarët turq dhe janë emruar administratorë shqiptar,( këtu përfshihen edhe qytete të Maqedonisë së sodit) duke valuar në shumë krahina shqiptare flamuri i pavarësisë. Këtyre veprimeve patriotike u ka prirë atdhetari i shquar Nexhip Draga, i cili i pari e ngriti Flamurin Kombëtar në Klubin e Oficerëve në Shkup, flamuri i ynë kombëtar valoi lartë disa ditë me radhë.
Ndërsa Haxhi Abdullah Gjakova që mbante në dorë flamurin kombëtar hyri në klubin e oficerëve turq duke u thënë:”Deri tash ke e juja, sotë e masandej asht e Shqipënisë, çe shtatëqind vjet po na repëni lëkurën, dilni përjashta klubit, s’e sot a ardhë dita e jonë”.
Tani më në shumë qytete shqiptare si në Kërçovë, Gostvar, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Bujanovc, Gjilan, janë çliruar të burgosurit politik, zyrtarët turq janë dëbuar dhe zëvendësuar me administrator shqiptarë. Në bazë të raporteve të huaja diplomatike, nga Kërçova, Gostivari, Tetova, deri në Shkup, fare nuk ka egzistuar pushteti administrativ turk.
Më 18 gusht pas një zhagitje të gjatë të përgjigjes qeveria turke doli zyrtarisht se i pranon 12 pika nga 14, sa kërkonin me marrëveshjen e Prishtinës kryengritësit shqiptarë. Udhëheqësi i këtij memorandumi Hasan Prishtina, me disa udhëheqës të tjerë pa u konsulltuar fare me Shtabin kryengritës dhe krerët e tyre e pranojnë këtë vendim dhe vendosin të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Kryengritësit të bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e garantuar edhe nga Fuqitë e Mëdha. Hasan Prishtina kundër vullnetit të vetë (pasi edhe ai intimisht nuk ishte i kënaqur, këtë të dhënë e verifikojmë në bazë të dokumenteve egzistuese.V.XH.). Ky telegrafisht i njoftoi edhe kryengritësit në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, se kërkesat tona janë pranuar për tërë Shqipërinë, që duhet pranuar si fitore..?.V.XH.).
Ky atdhetar, si mandator kryesor i tërë Shqipërisë në këtë Marrëveshje: shqiptaro-turke. Ky nga presioni që pasoi në këto biseda që vazhduan për disa ditë në Shkup, kërkoi nga komandantët kryengritës që ende qëndronin në Shkup të lëshonin qytetin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.
Tërheqja e kryengritësve shqiptarë nga Shkupi 18-19 gusht 1912
Këtë marrëveshje të cunguar ku qeveria turke nga 14 pikat pranoi vetëm 12 pika e njohu vetëm qeveria e Vjenës. Athina zyrtare kërkoi nga Beogradi, Sofja e Cetinja më 18 gusht 1912, ditën kur Stambolli pranoi memorandumin shqiptar që të ndërmarrin masa që të mos pranohen kërkesat e kryengitësve shqiptarë.
Kundër aspiratave shqiptare për liri e bashkim kombëtar, haptazi u çua kundër dega partisë së e VMRO-së, që vepronte në Qarkun e Shkupit, duke i dërguar një memorandum Kryetarit të Qeverisë Bullgare Geshovit, “që mos të lejojë që Shkupi të hy në kuadër të Autonomisë së Shqipërisë”.
Rusia e rrefuzoi fuqishëm memorandumin e shqiptarëve, duke detyruar Turqinë më 19 gusht 1912, të ndryshojë vendimin e marrë, e nëse i pranon kërkesat e shqiptarëve, këta privelegje ti shtrijë edhe tek popujtë tjerë ortodoks të Ballkanit. Qeveria turke më 23 gusht i shpalli kërkesat shqiptare në fletoren zyrtare, por gjithsesi të reduktuara, duke mos pëmend fare termin Shqipëri apo shqiptarë, me qëllim që të pakësonte presionin e popullatës jo shqiptare sidomos në Vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Kosovës.
Rrezultatet e marëveshjes në Shkup i shpalosi Ibrahim Pasha, dhe njohjen e 12 pikave nga 14 sa ishin të përpiluara në memorandumin e Hasan Prishtinës. Për këtë arsye udhëheqësit e kompanive kryengritës vendosën të mbajnë mbledheje në mbrëmje të datës 18-19 gusht, ku rryma e të moderuarëve u mundua të bindë Isa Boletinin, Bajram Currin, e Idriz Seferin, për ta lëshuar qytetin. Këta arritën që të bindin edhe Bajram Currin që me 19 gusht me shokë ta lëshojë qytetin, duke lënë vetë Riza bej Gjakovën, i cili vendosi edhe më tutje të qëndrojë në Shkup. Por me kërkesën e Riza beut u ndal edhe Isa Boletini.
Korri diplomatik kthimin e Isa Boletinit e kishte kuptuar si moment tejet kritik dhe tentativë të kryengritësve për të marrë pushtetin në Shkup, i cili tani më mbahej vetëm formalisht.
Prandaj nga ky shkak një delegacion i korrit diplomatik të përqëndruar në Shkup nën udhëheqjen e konsullit rus kërkuan sqarim te Ibrahim Pasha për situatën e krijuar në çastet e fundit, për sigurinë e diplomatëve të huaj që të mbesin edhe më tutje në Shkup, pasi disa ishin nisë për Selanik.Ata kërkonin përgjigje nga Ibrahim Pasha, pse shqiptarët nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Por kësaj radhe Ibrahim Pasha, sqaroi bisedat që kishte pasur me krerët shqiptarë dhe garancat që kishte marrë nga ata për siguri personale dhe garanci të plotë për diplomatët e huaj. Duke u garantuar se forcat turke janë në vendet kyçe, të gatshme për të siguruar pikat e zyrtarëve.
Por argumentet flasin ndryshe se këto grupe nacionaliste që vepronin për rreth Bajram Currit, Isa Boletini dhe Riza bej Gjakovës, nuk ishin të kënaqur me marrëveshjen e arritur në Shkup. Për këtë arsye ky grup atdhetarësh nuk pajtohej me rrymën e të moderuarëve që donin intimisht ta shpëtonin Turqinë. Te këta mbisundonte bindja se pa Turqinë nuk mundë të mbijetonte populli shqiptar. Një ndër ta ishte vetë Mehmet pashë Tetova, njeriu më me influencë te Sulltani. V.XH.).
Ky grup radikal nuk pajtohej me 12 pikat e paraqitura, prandaj këta nuk donin ti dorëzonin armët. Posaçërisht kur ishte në pyetje njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe çështja e Autonomisë së Shqipërisë Etnike. Në këto rrethana tejet të tendosura politike Fuqitë e Mëdha nuk donin konfrontim në mes veti, Franca mbante pozicion neutral me Anglinë, Rusia haptazi e sulmoi Turqinë, ndërsa Austria u pajtua me këtë status quo që ekzistone para kryengritjes shqiptare në Ballkan. Për këtë arsye obori Mbretëror i Vjenës lajmëronte konsullin e vetë në Sofje, “se Porta e Lartë nuk don fare të mirret me këtë përcaktim territorial.
Në ato çaste gjendja politike dukej se po shpërthente dhe paniku e kaploi tërë qytetin e Shkupit me rrethinë. Në anën tjetër Ibrahim Pasha, me premtime politike ndaj disa udhëheqësve popullorë e kishte siguruar qetësinë. Ai tani ishte i bindur thellë se kishte futur përçarje në kreun e kryengritësve shqiptarë dhe te ky mbisundonte bindja se shqiptarët nuk do të kenë mundësi që të kthehen përsëri të organizuar në Shkup. Prandaj ky në mënyrë bindëse u deklaroi përfaqësuesëve të huaj diplomatik siguri dhe paqë, se nuk do të ketë më gjakderdhje. Pra për disa lëshime që u bëri shqiptarëve, Porta e Lartë, arriti në fund që të vij deri në paqë dhe më 20 gusht në mëngjes herët kryengritësit shqiptarë u tërhoqën dhe për 24 orë e lëshuan kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës-Shkupin.
Për këto lëshime që kanë bërë krerët e kryengritjes shqiptare me qeverinë turke, më së miri e dëshmon deklarata e Isa Boletinit për dis-harmoninë që ka ekzistuar në mesin e kryengritësve shqiptarë e posaçërisht në kreun udhëheqës ku deklarohet vetë Isa: “Nuk kena luftue për me i sigurue as vetes as kurkujtë grazhde e kulltuqe, na kena vendimin e Kuvendit të Junikut, atë duhet ta mbrojmë. Hallet tona kështu mbrapa i kemi së bashku në vendin tonë. Se çe besa, ça thonë e bëjnë përtej Qyperlisë e deri në Stamboll sështë puna e jonë”. Shprehimisht këto fjalë Isa i thotë pasi arrinë në Mitrovicë,”Hasan Prishtina dhe Zenulla beu kanë vepruar në bazë të interesit personal vetëm e vetëm për tu bërë deputet”.
Siç dihet më në fund si rrezulltat i bisedimeve shqiptaro-turke, që filluan në Prishtinë, vazhduan në Ferizaj dhe përfunduan në Shkup, më 18 gusht të vitit 1912. Nga kjo marrëveshje shqiptaro-turke nuk u arritë të inagurohej Autonomia e Shqipërisë, si pikënisje e vendimeve të marrura në Gërçë. Këto kërkesa mbarë kombëtare nuk arritën të realizohen në shkallën më të lartë të njohjes të sovranitetit të shtetësisë shqiptare, si kërkesë më e lartë në shpalljen e Autonomisë, deri në shkëputje. Kjo shihet më së miri kur kërkesat për autonomi botohen në fletoren zyrtare më 22-23 gusht 1912, ku nga 12 kërkesa të pranuara nuk përmendet fare emri Shqiptar apo Shqipëri. Siç u tha më lartë arsyet dihen se ku mund ti gjejmë. Fuqitë e Mëdha u deklaruan haptazi se nuk duan ta prishin qetësinë dhe janë për ruajtjen e status-quo në Ballkan. Në anën tonë arsyet qëndrojnë në mos unitetin e krerëve shqiptarë, ku shumica prej tyre kanë patur qëndrim proturk, duke përhapur frigë në mesin e popullatës, disa elementë të pa vendosur se “njohja e Autonomisë së Shqipërisë Etnike, do të shpiente kah lufta Ballkanike që do të çonte në dëm të Perandorisë Osmane e të vetë Shqipërisë”.V.XH.).
Këto rrethana të pa qarta politike i ndërpreu fillimi i luftës së Parë Ballkanike, duke ndërprer luftën e gjatë katër vjeçare (1909-1912), të popullit shqiptar, që pati për qëllim një luftë të drejtë çlirimtare për krijimin e Shqipërisë së pavarur. Shqiptarët e Maqedonisë së sodit si pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës dhanë kontributin e vetë të çmueshëm në Kryengritjen e Përgjithshme shqiptare, duke marrë pjesë aktive deri në çlirimin e Shkupit, dhe ngritjen e Flamurit të Pavarësisë. Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë dëshmuan në vepër me udhëheqësit e tyre se janë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës,dhe janë trupi i pandarë i Lëvizjes sonë Kombëtare, duke patur në shpirtë jetësimin e Shqipërisë Etnike, ata kanë qenë në çdo kohë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë dhe veten, në luftë për çlirim e bashkim kombëtar për një Shqipëri të lirë e të bashkuar në trojet e saja etnike.
Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e falmurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt