Komisioni dypartiak shqyrton dhe bie dakort mbi pėrmirėsimet qė duhen nė disa ligje
Zgjedhjet, pakt mes PS e PD
Ndryshime nė Kod: Tė ketė vetėm njė raund
--------------------------------------------------------------------------------
al.kre.
TIRANE
Pozita dhe opozita bien dakord qė tė ndryshojnė Kodin Zgjedhor pėr t'i thjeshtėsuar sa mė shumė zgjedhjet. Palėt nuk janė as kundėr idesė pėr njė ndryshim tė sistemit zgjedhor. Nė njė material tė paraqitur nga ekspertėt nė komisionin bipartizan, parashikohen riparimet e Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve tė dhėna nga ana e OSBE-ja dhe ODIHR-i.
Dokumenti ku janė tė gjitha propozimet u miratuara nga pėrfaqėsuesit e pozitės dhe opozitės. Nė kėtė material parashikohen nenet qė priten tė ndryshojnė ligjet e zgjedhjeve nė mėnyrė qė tė mospėrsėriten mė parregullsitė tė cilat u vunė re nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Thelbi i kėtyre ndryshimeve ėshtė thjeshtėzimi i zgjedhjeve. Mbajtja e tyre vetėm nė njė ditė, nė mėnyrė qė tė mos ketė mė probleme, siē ndodhėn nė Zonėn 60. Komisioni ka lėnė tė hapur edhe mundėsinė e ndryshimit tė sistemit zgjedhor, pėr ta bėrė atė sa mė proporcional. Megjithatė nuk ėshtė parashikuar ndonjė ndryshim nė pragun e hyrjes nė Parlament pėr partitė e vogla. Nėse ky prag nga 2.5 pėr qind rritet disi, atėherė shumė nga partitė qė janė aktualisht nė Kuvend, do ta kenė tė pamundur tė futem mė, nėse nuk bashkėpunojnė me PS-nė apo PD-nė, qė gjithsesi e kanė tė sigurt hyrjen nė Parlament. Ndryshimet e tjera kanė tė bėjnė me raundet e mbajtjes sė zgjedhjeve. Nė propozimet e ekspertėve thuhet se ka vetėm njė ditė votimi, ku pėrcaktohet rezultati proporcional. Votimet e tjera mund tė jenė vetėm balotazhe. Pikat e Kodit Zgjedhor qė parashikohet tė ndryshojnė, sipas vendimit tė djeshėm tė komisionit bipartizan, janė edhe ato qė flasin pėr kandidatėt e pavarur, si dhe mundėsia e mbėshtetjes sė tyre nga ana e forcave politike pėr ta ribėrė edhe njė herė skemėn qė kėrkoi tė realizonte PS-ja nė zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas disa prej anėtarėve tė komisionit, pritet qė tė ketė ndryshime tė Kodit Zgjedhor edhe nė lidhje me marrėdhėniet e KQZ-sė me gjykatat apo ndikimin qė do tė kenė gjykatat nė rezultatet e zgjedhjeve. Nė dokumentin e propozuar jepet njė pėrcaktim i qartė i gjithė marrėdhėnieve, duke pasur parasysh edhe rastet e kontestuara nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ku mė shumė se gjysma e zonave elektorale u ridiskutua nga ana e Gjykatės Kushtetuese. Diskutimi pritet tė pėrfshijė edhe mėnyrėn e numėrimit tė votave dhe tė mbajtjes sė procesverbaleve nga ana e qendrave tė votimit. Disa propozime tė bėra nė kėtė komision, parashikojnė qė numėrimi i votave tė bėhet vetėm nga ana e komisioneve tė zonave dhe jo nga qendrat e votimit. Kėrkesa e vjetėr e opozitės ėshtė edhe rikompozimi i KQZ-sė. Kjo kėrkesė s'ka marrė ende njė pėxrgjigje tė prerė nga ana e pozitės.
Marre nga GZ
---------------------------------------------------------------
Cfare mendoni?
Krijoni Kontakt