Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Nga Napoli bėnte kontrabandė cigaresh dhe investonte nė Shqipėri

    Pranga klanit tė lidhur me politikanėt shqiptarė


    --------------------------------------------------------------------------------

    NAPOLI

    Shpartallohet nė Itali njė prej klaneve mė tė fuqishme mafioze me lidhje dhe nė Shqipėri. Me veprimtari nė Napoli qė prej viteve '70, klani Mazzarella kishte krijuar lidhje tė fuqishme me trafikantėt shqiptarė, duke fuqizuar shumė kontrabandėn e cigareve.

    Gjithashtu janė duke u hetuar dhe lidhjet e kėtij klani me politikanė dhe njerėz tė pushtetshėm nė Shqipėri, pasi nėpėrmjet biznesmenėve napoletanė dhe ndihmave ndėrkombėtare, kishin financuar projekte nė vendin fqinj.

    Janė 29 fletė-arreste qė janė ekzekutuar njė ditė mė parė, nė qytetin e Napolit, qė tė gjitha tė lidhura me veprimtarinė mafioze tė klanit Mazzarella. Por sėrish kapoja i kėtij grupi Ciro Mazzarella, vazhdon tė jetė person nė kėrkim. Akuza e pėrbashkėt e anėtarėve tė kėsaj bande ėshtė vėnie gjobash dhe kontrabandė cigaresh. Hetimet janė ndjekur nga ana e prokurorisė sė Napolit, e cila ka hartuar njė listė tė gjatė me veprimtaritė e paligjshme qė kryente kjo familje. Kohėt e fundit, kjo familje kishte shtrirė lidhjet e saj nė Shqipėri dhe falė lehtėsirave qė u janė krijuar nga njerėz me pushtet nė Shqipėri, kishin arritur tė krijonin shtigje tė reja pėr kontrabandėn e cigareve. Por jo vetėm kaq. Nėpėrmjet investimeve ndėrkombėtare dhe financimeve tė biznesmenėve napoletanė, klani Mazzarella, kishte marrė pėrsipėr dhe zbatimin e disa projekteve tė rėndėsishme nė Shqipėri.

    Klani Mazzarella ushtron aktivitetin e tij mafioz nė qytetin e Napolit, qė prej viteve '70. Gjatė kėsaj kohe, veprimtaria e tyre ėshtė karakterizuar nga konfliktet e shumta qė kanė pasur me Raffaele Cutolon dhe "Alleanza di Secondigliano", ku janė shėnuar dhe njė numėr i madh viktimash, derisa mes kėtyre dy klaneve ėshtė vendosur paqja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Legeni Ndre Legisi

    Legenit Ndre Legisi, nji rrugac i njohur neper bordellot e Tiranes dhe minister "anti-korruposion" i Partise se Dritero Agollit i del genjeshtra por a skuqet Ndrio se.


    G.SH thote..
    -----------------
    120 dosjet qė ministri antikorrupsion ka denoncuar nė prokurori

    Legisi i "rrėmben" medias "paditė" pėr korrupsionin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trėndafile Visha

    TIRANE

    Sherr" pėr dosjet "Legisi" nė Prokurori. Dy ditė mė parė ėshtė "ftuar" nė njė takim special nė organin qendror tė akuzės, kreu i Ministrisė Antikorrupsion, Ndre Legisi. Burime nga ky institucion pohojnė se pėr rreth 1 orė ėshtė diskutuar pėr 120 dosje zyrtarėsh tė lartė, pėr tė cilat Legisi ka deklaruar publikisht se ia ka pėrcjellė ish-kryeprokurorit, Arben Rakipi.

    Tė hutuar nga "formulat" e radhės sė Metės (ka deklaruar nė njė takim partie nė Sarandė, se i ka dorėzuar Rakipit 300 dosje) dhe tė Legisit, pėrfaqėsuesit e akuzės e kanė ftuar kėtė tė fundit, tė tregojė se pėr ēfarė dosjesh konkrete e ka fjalėn dhe cilėt janė 120 zyrtarėt e famshėm tė denoncuar si tė korruptuar. Pas njė ore debat, ėshtė sqaruar se 120 dosjet nė fjalė gjenden jo nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, por nė tė gjitha organet hetimore tė vendit. Dje, zėdhėnėsi i organit tė lartė hetimor, Agim Neza, ka pohuar se, 120 dosjet e pėrcjella nga Ministria Antikorrupsion, vėrtet i janė dorėzuar organit tė Prokurorisė, por "heronjtė" e tyre (tė pandehurit) nuk janė vetėm zyrtarė tė lartė, por edhe roje, policė e drejtues institucionesh nėpėr rrethe. I pyetur pėr "VIP"-ėt Antikorrupsion, Neza, vė nė radhė njėri pas tjetrit: ministrin Hajdaraga; ish-kreun e Energjitikės, Priftin; ish-kreun e Rrugėve, Shamkun, drejtorin e TVSH-sė, Mazin, kryebashkiakun Rama dhe ish-zėdhėnėsin e Metės, Gėllēin. Por a janė vėrtetė kėto "trimat" qė ka paditur institucioni "Legisi". Njė kthim nė kohėn kur daton hetimi tė thotė se 120 dosjet korrupsion u faturohen vetėm rojeve, shoferėve dhe pėr hatėr tė sė vėrtetės vetėm 1 dosje siglon zyrtarė rrethesh (dosja e "tokave"). Hetimet pėr Hajdaragėn (kėtu e 3 vjet mė parė) kanė nisur pas shkrimeve tė medias; pėr Priftin dhe Mazin mbi bazėn e materialeve tė KLSH-sė; pėr Ramėn e Gėllēin pas denoncimit publik tė misionit "Aisberg". Kėshtu del qė Legisi nuk i ka sqaruar saktė pėrfaqėsuesit e akuzės. Mė tė shumtit e emrave tė mėsipėrm, janė meritė e medias dhe e jo e Ministrisė Antikorrupsion.
    -------------------------

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e uragani
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    ajer
    Postime
    6

    Ahhhhhhhhh!

    Mjere Shqiperia per djemte qe ka......
    Po pse mo djema kush do ta ndertoje shqiperine ndihma juaj 100$ qe dergoni ne muaj ne Shqiperi?!!!!!!!!
    O mendjendritur, o shkencetare, oratore e filozof!
    Po a ke keni vrare ndonjehere mendjen se po te mos jene ata djem qe rrezikojne koken ne biznese te forta (pervvec prostitucionit) Shqipetaret vdesin nga uria?!!!!!
    Pse o gjithe ajo valute qe del nga Shqiperia nga futet thoni ju?
    Nga portofolet tuaja te zbrazura?!
    Ameriken e ndertuan ganksteret e jo barketharet(barketharet punuan te "fortet" hodhen leket).
    O mendimtare medioker e te deshtuar, Anglia sot e kesaj dite ka nen "hyqem" vende te tjera dhe predikon me te madhe per demokracine. Amerika e imagjinoni c`bene per popullin e vet. Po pse o vetem ne duhet ti respektojme rregullat e lojes?
    Jo c`do gje qe thuhet behet, ose e thene ndryshe " e thena me te beren jane larg".
    Lereni ore popullin te ece perpara!!!!!!!
    Per kete e kam pasur qef Berishen une qe e linte popullin te bente c`te donte.
    Pse mo vetem per kredo politike ne ambjentet e politkies boterore duhet te ndalojme shqiptaret per te bere LEK.
    Qe te rrise mirqenjen dhe per te kapur ritmet dhe parametrat e vendeve te zhvilluar, Shqiperia nuk ka rruge tjeter.
    Fjala krim mbase tingellon ashper, por eshte e vetmja menyre per te mbijetuar.
    Lerini ore teorirat.
    Lereni popullin ta gjeje vete rrugen per tu mekembur.
    Vetem per te nxjerre se kjo qeverisje eshte skandaloze shkruani tema te tilla.....
    Mire ju edhe une qe kemi shkolle pozicionohemi ne nje vend edhe ushqehemi po ata qe jane "drunj" si thoni JU te vdesin kur nuk kane me se te merren apo te punojne ne Shqiperi?
    Mos me jepni arsye kot qe qeverite te hapin vende pune, sepse do t`iu merrja per naive. Te gjitha vendet e botes kane probleme me papunesine (ner ato edhe vende te ekonomikisht te fuqishme). Nuk ka mundesira te tjera Shqiperia keto jane ritmet e saj dhe per mendimin tim jane ritme te pershpejtuarn nga kjo kategori.
    Nejse, nejse...........
    Une shpreha ate qe mendoje.
    Ju thoni ate qe mendoni por jo nje shkrim i juaji po as nje polici, ushtri apo shtet nuk e ndan dot shqiptarin nga ethet e "arit", te lekut, pasurise.
    Atij qe i eshte lezetuar leku nuk i ndahet me, qofte me masat qe mund te marre njera qeveri apo tjetra, njeri shtet apo tjetri.
    Apo ju vjen turpe juve ne ambjentet qe jetoni se po ju flliqin shqiptaret qe merren me kete pune?

    "Hajduti kur vjeth nuk mendon se po demton viktimen po se po perfiton vete". Kuptoheni drejt kete.
    OU!
    Sa paskam shkruar moreeee!
    Qenkam shejtan une, nuk e dija............


    P.S mos me paragjukoni me fantazite tuaja se une jam nje prej tyre... dmth mos u lodhni te me fajsoni...
    PIK

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Fillon operacioni "Duart e pastra" nga Sollaku

    Ndonese pa zhurme dhe buje deklamuese, Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku po paraqitet shume me i gjalle dhe fleksibel se sa paraardhesi i tij. Ish-prokurori Arben Rakipi luften ndaj korrupsionit dhe paaftesise, brenda organit te akuzes, me sa duket e paska pasur nje teori pa zbatim konkret, pasi faktet e ketyre diteve po tregojne se prokurore ne Tirane e disa rrethe, ku jane kontrolluar, dalin te perzier me afera. Nuk shpjegohet ndryshe fakti qe Sollaku po gjen perdite ne punen e tij prokurore te implikuar, dosje disavjecare te mbetura sirtareve, prokurore qe lajmerojne me pare te pandehurin se sa eprorin e tyre, pra nepunes te shtetit qe kane abuzuar. Dhe Sollaku ne te gjitha rastet eshte duke bere detyren; i ka shkarkuar, pezulluar dhe ndonje edhe per ndjekje penale.

    Keto dite jane shkarkuar nga detyra shume prokurore. Shkeljet e konstatuara nuk u kane lene me atyre vend ne drejtesi. E filloi me Tiranen dhe po vazhdon ne disa rrethe, te cilat jane nen kontroll.

    Ndersa duket se Sollaku e ka lene shume prapa zhurmen politike qe u be me shkarkimin e Rakipit dhe emerimin e tij, dhe po realizon ne organin e akuzes operacionin "duart e pastra" . Eshte per te ardhur keq qe kjo mbetet nje reforme e pjesshme ne drejtesi, pasi ky operacion brenda vetvetes duhet te kaloje pragun e prokurorise dhe te shkoje edhe ne dyert e gjykatesve. Kjo pasi gjykatat dhe gjyqtaret mbeten pothuaj po ato, te akuzuar per shperdorim detyre. Sadoqe ndryshojne kushtet e tyre, rregullohen godinat, sallat e gjyqit, rriten pagat, nje pjese e togave te zeza serish ruajne te njejtin profil. Njefare perjashtimi po perpiqet te beje kryetari i gjykates se Tiranes Sokol Como, i cili eshte ne eficence te plote, porse duhet ta perkrahe ne nismen e tij perkushtuese edhe Keshilli i Larte i Drejtesise. Ndersa ne rrethe ka plot raste abuzimesh te hapura e flagrante. Natyrisht qe brenda rradheve te tyre ka edhe kurajoze dhe te drejte, por nje pjese jo e vogel ka deficensa profesionale. Shume syresh, nxjerrin nga salla si te pafajshem kriminele te rrezikshem. Zbresin denimet. Fshehin provat. Behen pale, etj. Prandaj Prokurori i Pergjithshem zoti Sollaku ka filluar, nga pak e perdite, pa u ndjere e pa bere zhurme ne media, operacionin per largimin nga rradhet e prokurorise te atyre qe jo vetem jane te paafte, por edhe te atyre qe jane majmur me parate e lirimit te krimineleve. Ndaj duhet pergezuar operacioni "Sollaku".

    Ai po pergatitet per me vone, kur te nise operacionin e madh ndaj politikaneve dhe administrates se larte qe jane perzier me afera dhe kane dosje nen hetim. Prandaj ai po pastron njehere vathen e prokurorise qe me pas te nise vrullin e pandalur ndaj atyre qe jane kupola e mafias dhe trafiqeve.

    Por e keqja ka anuar ne krahun tjeter, pra ne duart e gjyqtareve.

    Duke u mbeshtetur tek pavaresia e tyre, disa gjyqtare nuk marrin ne pergjegjesine eduhur pasojat qe sjellin vendimet qe japin. Kjo ndodh edhe per nje arsye tjeter. Sepse ata jane gjendur prej 5 vjetesh nen nje kontroll te mjegurllt nga Keshilli i Larte i Drejtesise.

    Ne kushtet kur po zgjidhet Presidenti i ri i vendit, kjo situate duhet te merret parasysh. Kreut te ri te shtetit i del si detyre e rendesishme, si funksion kryesor, vendosja e rregullit ne gjykata. Kjo behet duke treguar "tolerance 0", me ata gjyqtare te cileve u gjenden prova se kane shkelur ligjin. Ashtu sic po ben Sollaku me prokuroret. Vetem atehere do te mund te kthehet besimi tek drejtesia.

    Vetem ne kete rast, pra me kryerjen e reformave ne te dy anet, Shqiperia do te arrije te plotesoje edhe nje nga kushtet e perseritura qe ve BE per integrimin e vendit tone.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  4. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  5. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •