Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87

    perkatesia partiake e krahinore

    Edhe perkatesia partiake me duket se ben pjese ne kete urrejtjen tuaj me duket.Krimi i organizuar i vishet i gjithi te majteve sic ben albo qe arrin te quaj edhe te majtet italian si mafioz a thua se kur jane te djathtet ne fuqi i zgjdhkan te gjithe problemet me te e vetem ata dashkan ta luftojne.Ne shqiperi ndyhet cdo gje e hidhet balte mbi gjithkend fare kollaj pa u menduar se shpesh fjalet i djathte apo i majte skane shume rendesi e rendesishme eshte te jesh i paskrupullt.

    pershendetje

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    skafistet

    Zenepe Luka flet..
    KJ.
    ------------
    Une skafisti qe bera 7 mije rruge dhe fitova 7 miliarde leke
    Zenepe Luka Vlore - E thote me gojen e vet: "Jam skafist". Madje e thote me mburrje se eshte taksisti i pare shqiptar ne kanalin e Otrantos ne vitin 1992. Luan Toto, 47 vjecari nga Vlora, ka lene pas "ilegalitetin" dhe ka vendosur te flase hapur. Kam bere 7 mije rruge vajtje ardhje Vlore-Lece me 500 mije klandestine. E duke llogaritur qe ne nje rruge ka marre 1 milione leke te vjetra, ne xhepat e tij jane futur 7 miliarde leke te vjetra. Natyrisht ai thote se rron mire, por jo se eshte miliarder. Nje dore te mire te parave, ai i kane lene burgjeve italiane per tu liruar nga kater arrestimet, per te cilat tregon sevuajtjet e atjeshme kane qene tmerri i jetes se vet. Tmerr per te ka qene gjithashtu edhe te qenit deshmitar i tragjedise se 57 dibraneve te mbytur nga njerezit e policise italiane. Urrejtja e tij per "ata matane detit" eshte shtuar shume ditet e fundit. Kjo pse pak dite me pare ne RAI emri i tij eshte permendur si kriminel dhe trafikant. Nga kjo njeriu i detit kercenon se nese kjo gjueti ndaj tij vazhdon, ai do te marre peng nje perfaqesues te Guardias.

    Kush eshte Luan Toto?

    Jam 47 vjec, jetoj ne lagjen e Ujit te Ftohte. Kam dy femije, djale e vajze. Jam skafisti qe cova rrugen e pare me klandestine kurde drejt brigjeve italiane me tetor 1992. Bera dy rruge ate nate dhe provova shijen e forcen e lekut, 2 milion ne nje nate. Ishte edhe kenaqesia tjeter, qe percillja matane detit njerez qe enderronin nje jete me te mire. Kam provuar burgjet e Puljas, kam pare tragjedi dhe misteret e detit. Ne vitin 2000, u ndava njehere e pergjithmone me trafikun dhe punoj si shofer, ne nje firme serioze. Tashme jam prane familjes dhe skam pse ta fsheh, jetoj mire. Jam i qete shpirterisht pse nuk kam pasur asnje incident. Por syte cfare nuk me kane pare ama dhe une do te flas.

    Rruga e pare e skafit nga Luan Toto

    Ndoshta eshte nje rastesi, por mendoj se eshte edhe nje aresye tjeter. Nga ai grup qe u zgjodhem per te sherbyer si taksiste deti, une isha me i pjekur, i guximshem e mbi te gjuitha isha shofer. Madje kisha edhe deshmine e drejtimit te anijeve me tonazh te vogel. Kishin shume rendesi rruget e para, pasi po celej porta e nje trafiku per here te pare ne Vlore e Shqiperi dhe fillimi ishte celesi i suksesit, apo i deshtimit. Bera dy rruge naten e pare me kurde. Ishte deti i qete sidoqe ishte tetor. U nisa qete-qete nga Skela perballe shtepise dhe po te kisha ngarkese tjeter, do te beja edhe te treten. Pastaj nisen udhet pambarim per 8 vjet qe i kalon 6 mije rruget. Cdo nate beja 2 rruge po e po, por edhe 3.

    A keni pasur aksidente?

    Jo, absolutisht jo. Nuk behet fjale per te vdekur. Por, as perplasje apo defekte ne motorra qe shpesh kane sjelle pasoja. Trafiku kladestin tashme ka nje historik te pashkruar dhe gjithcka dihet jo vetem nga ne, por edhe nga komuniteti. Le te dale dikush e te thote se skafist Luani ka bere kete apo ate. Them se me ka ndihmuar Zoti, por edhe fati. Nuk mund te le menjeane sic thashe, guximin dhe aftesite. Detin gjithmone e kam mundur. Ndoshta edhe pse ai i trembej emrit tim Luan. Por, nese skam pasur vete tragjedi, i kam pare tek te tjeret. Kam pare skafin plot me njerez qe te shkoje ne fund te detit, kam pare shokun tim skafist te vrare nga policia italiane, e cfare s'kam pare. Deti ka aq kufoma sa nuk mund ta mendoje kush, ka aq histori te dhimbshme, sa nuk ka pende ti trajtoje, por mbi te gjitha deti eshte akuzatori me i fuqishem e makaber per policine italiane, per Guardian.

    Keni rastisur ne nje ngjarje konkrete, apo flisni ne teresi nga fjalet e thena poshte e lart ?

    Po, kam pare me syte e mi se si u fundos skafi me 56 dibranet naten duke u gdhire 31 dhjetori i vitit 1999. Jam deshmitar okular dhe jam i gatshem te sherbej si i tille ne se do te behej ndonjehere ndonje gjyq, kam pare gjithcka me syte e mi dhe me vjen te qaj kur degjoj se familjaret e tyre kane shpree te kthehen, se mund te jene burgjeve apo ne shtete te tjera. Jo ata shkuan ne fund te detit dhe nuk duhet ti presin me kurre, por ti vene nje gur zemres.

    Si ndodhi?

    Rastisa qe po kthehesha, pasi bera rrugen e dyte. Ishte ora 3 e mengjezit dhe ndodhesha 10 milje larg bregut te Sazanit. Isha vetem 1 milje larg dhe dallova, pse hapa prozhektorin, qe Guardia fundosi skafin me 57 veta ne bord duke e fundosur. E pashe me syte e mi, dhe nuk e kuptoj se si heshtin policet shqiptare qe kane qene ate nate me sherbim e kane dale me Guardian, cfare shpirti paskan. Le te saktesohen kush ishin me sherbim ne oren 3 te mengjezit te nates se 31 dhjetorit dhe le te perballen me mua. Te vine te deshmojme bashke per ate krim te rende. Por nuk eshte i vetmi krim qe kane bere ata. Kush e qelloi skafistin Peti, qe vdiq ne vend, por sa te tjere jane goditur. Ah o det, qe nuk ke goje. Por nuk ka edhe shtet qe te hetoje, pasi policia italiane vjen deri ne Skele dhe iken e askush nuk vepron.

    Perse jepni kete deshmi te dhimbshme pas 2 vjet e gjysem, mos ndoshta hakmerreni ndaj policise italiane nga qe ju ka burgosur, qe permendeni neper kronika trafiqesh?

    Ku te deshmoja, kujt ti thoshja, cfare gjyq u be dhe une nuk shkova te flas. Por kete u a kam thene shume te tjereve. Natyrisht emisionet telivizive qe gjithe barren ia hedhin shqiptareve, me revoltojne. Une po argumentoj dhe flas une skafisti qe kam percjelle me mijera. Une coja klandestinet ne breg, bukuri, por ata i merrte italiani qe i shperndante, e dinte edhe policia madje ishin ne bashkepunim. Atehere, pse nuk ndeshkohej edhe trafikanti italian? Une di gjithcka dhe po deklaroj se asnje nuk eshte denuar me burg, por cdogje ka renduar mbi kurrizin e shqiptarit, vlonjatit. Bej krahasimin e Puljas ne vitin 1992, para se te niste trafiku me te Puljas sot. Ka ndryshuar teresisht, eshte bere shume e pasur, gati sa Veriu i Italise dhe mireqenien e solli trafiku. Nuk them se edhe ne nuk u pasuruam por edhe u burgosem, u ndeshkuam me humbje njerezore, por morem edhe namin qe nuk po hiqet, megjithese trafiku po shteron.

    Permendet burgun, keni bere burg si trafikant ne Itali?

    Kater here jam burgosur, kam paguar shuma marramendese dhe kam dale, pasi kam bere 2-3 muaj per cdo rast. Heren e pare jam futur me 1994. Pasi me perzune nga brigjet e Puljas bashke me ngarkesen, mu qepen pas dhe me zune ne Karaburun, pra u futen ne ujerat tona dhe askush nuk foli me pas. U futa ne burg dhe me pas e mesova hilen, nderroja emrat, pse mund ta paguaja shtrenjte. Gjithnje jam denuar nen 2 vjet burg, kam paguar thase me para dhe kam dale. Por jane shume shqiptare te burgosur, shume vlonjate. Ata i bejne ditet kokerr me kokerr se nuk kane te paguajne, por te revolton fakti qe nuk gjen ne burg qofte edhe nje italian te akuzuar per trafik. Ndersa shqiptare te pafajshem sa te duash, mbi ta ngrihen edhe akuza false. Heren e fundit u kapa ne vitin 2000, pasi dola prej andej, braktisa edhe trafikun.

    Ne 7 mije rruge qe keni bere me kladestine, sa prostituta, sa droge e arme keni derguar ne brigjet e Puljas?

    Une kam cuar vetem kladestine, kurde, kineze, shqiptare. Ne asnje rast nuk kam cuar ato qe pyesni ju. Une prostituta? Kurre, pse une kam motra, kam vajzen e rritur. Une coja vetem pasagjere, merrja pagen qe me takonte per njerruge dhe nuk doja te dija kush ishin njerezit qe percillja andej. Me trafikun e prostitutave nuk jane marre skafistet, por persona te vecante qe nisin rrugen qysh nga kufiri ku futin kembet, flas per te huajat dhe deri ra ngjiten ne skaf. Pastaj dikush i pret matane brigjeve dhe askush nuk tregon emra, pse eshte trafik me pasoja. Une nuk e di edhe sot, nese femrat qe kam kaluar me skaf ishin prostituta, ishin te fejuara apo grate e kladestineve qe udhetonin bashke. As i kerkonim llogari kujt, as nuk na jepte hesap kush.

    Keni bere trafik kur ishte Mulosmani komisari i Vlores ?

    Po dhe shume rehat. Ai vertete bllokoi ca skafe, por ne niseshim larg portit dhe ajo qe kujtoj ne kete kohe eshte se ai nuk lejonte policine apo karabinerine italiane te shkelte ujrat tona, zbatonte ligjin. Kurse sot, rrezik te hyne edhe ne shtepi brenda, ketu ne Skele. Ne ate vit, perplasja behej ne ujrat italiane, krse ne ujrat tona ishim te qete.

    Sipas perllogaritjeve qe beni, ne 7 mije rruge, nga 1 milion rruga, ju duhet te jeni milarder, apo jo?

    Milarder? Jo. Por para kam fituar. Mos harroni te zbrisni shumat marramendese qe kam paguar avokatet dhe gjykaten per te dale 4 here nga burgjet e te tjera shpenzime. Sidoqofte nje fakt duhet te njihet mire, qe ai lek, eshte fituar me gjak, sakrifice, ne perleshje me dallget per te shpetuar njerezit, ashtu edhe me policine italiane, qe na rrezikonte koken.

    Si ndjeheni tani qe keni hequr dore nga trafiku dhe pse u larguat?

    Ndjehem mire dhe keq. Mire pse kam kaluar me keto duar, me skafin qe drejtoja mbi gjysem milion njerez, qe tashme kane krijuar mirqenie ne Itali e gjetke. Kur i takoj me flasin dhe shprehin mirenjohjen. Besoj se ate qe kam bere une, kete e kane bere edhe dhjetra skafiste te tjere, nuk e kane bere qeverite e ketyre viteve trazicion. Nuk besoj te kete kaluar as nje e dhjeta e numurit qe kam percjelle une, me viza ambasade. Ndjehem mire se nuk me ka ndodhur asnje incident, asnje pasoje ne skafin qe kam drejtuar. Ndjehem keq se skafi im mbante 15 familje me buke dhe tani qe eshte goditur trafiku, natyrisht iken edhe te ardhurat. Po mire beri shteti qe e kufizoi, pse shpetoi njerezit nga vdekja, jo nga skafistet, por nga Guardia, Policia Kufitare Italiane.

    Te vime tek pyetja e fundit. Jeni shprehur se do te merrni peng nje perfaqesues te Guardia ne Vlore, si guxoni, nuk keni frike per ndonje pasoje?

    Cila do te jete pasoja? Une guxoj per te mbrojtur te drejten time, pse shteti im nuk kujdeset. Cfare kane me mua qe me bejne kriminel, kryetrafikant kur une kam qysh ne vitin 2000 qe punoj si shofer dhe jam ndare me trafikun e kladestineve. Une do te gjej te gjitha format per te kerkuar te drejten, do ti hedh edhe ne gjykaten nderkombetare, pse me kane krijuar probleme. Nese ata duan te godasin me te vertete trafikun, le te ndeshkojne trafikantet e tyre, qe jane maestrot e trafikanteve shqiptare dhe marrin shuma kolosale, ndersa shqiptari eshte argat. Nese kane nevoje per emra dhe fakte, jua them une, porItalia eshte shtet demokratik dhe te mos rendoje shqiptarin padrejtesisht, pse edhe trafikun e kemi bere nga halli, per te fituar. Nuk kemi qelluar me arme, nuk kemi vrare njeri, vecse na kane vrare. Ne jemi te humburit, te ndeshkuarit, te fituarit jane ata, qe nuk flasin, qe pasurohen prej nesh, qe ngarkojne padrejtesisht shqiptaret. K`tu duhet te luaje rolin e vet shteti, qe duhet te jete i bindur se shtetasi i tij nuk ka bere as nje te dhjeteb e asaj qe flitet. Kjo eshte deshmia ime publike.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiperi-Itali, bie grafiku i krimit

    Te dhenat aktuale te policise italiane pohojne nje ulje rreth 75% te trafikut te qenieve njerezore ne krahasim me janarin 2002. Nje kurbe te tille pershkojne dhe shifrat per trafikun e lendeve narkotike, numri i arrestimeve dhe sekuestrimeve

    Elida Domi

    Shifrat e trafiqeve nga Shqiperia ne Itali kane ardhur duke u ulur brenda 4 muajve te pare te ketij viti. Pas nje raporti te Kryeministrit italian Berluskoni disa dite me pare, ministria e Brendshme italiane ka publikuar dje te dhenat zyrtare. Nepermjet zyres nderlidhese te misionit INTERFORCE ne Shqiperi, jane mbledhur statistikat e te gjitha llojeve te veprave penale te konstatuara ne shtetin fqinj qe nisen nga Shqiperia ne forma trafikimi. Keshtu, qe nga janari e deri ne fillim te muajit maj, numri i klandestineve rezulton i ulur deri ne masen 75%, ashtu si dhe trafiqet e lendeve narkotike, armeve, etj. Ne muajin prill shenohen 181 klandestine te zbarkuar ne brigjet italiane (ne Lece, Bari apo Brindizi) ne krahasim me 775 te kapur ne janar ne te njejtat qytete bregdetare. Nderkohe qe ne lidhje me trafikun e lendeve narkotike rezultojne se policia e shtetit fqinj ka zbuluar e me pas sekuestruar rreth 1 ton marijuane e hashish ne dy muajt e pare te vitit, ndersa ne mars dhe ne prill te dhenat tregojne numrin zero. Sipas ministrise se Brendshme italiane, i njejti reagim i ulet i trafikanteve shqiptaro-italian eshte ndiere dhe ne trafikun e armeve te bllokuara ne pikat portuale. Nje rast i vetem eshte shenuar ne muajin janar. Nderkohe, ne mes te majit ne qytetin e Romes u bllokua nje sasi armatimi dhe u arrestuan 3 shqiptare dhe 1 italian, por policia ende nuk i ka zbardhur rrethanat ne te cilat kane hyre ne territorin e tyre municionet e kapura. Ne permbledhjen e veprave kriminale deri ne 2 maj rezulton se, numri i klandestineve shenon 2040 gjithsej, 6 prej te cileve jane mbytur ne fillim te marsit gjate tentatives per te emigruar ne Itali. Me fillimin e stines se nxehte dhe qetesise se detit, tentativat e skafisteve per te derguar ne bregun tjeter klandestine ka qene ose e paket, ose ata jane kapur ne tentative ne ujerat shqiptare. Nje nder shkaqet kryesore te cilat duket se kane ndikuar ne kete renie kane qene dhe masat e ndermarra gjate ketij viti nga qeveria italiane. Dy operacione te ndermarra nje ne shkurt dhe nje ne maj kane ndikuar ne spastrimin e nje pjese te shtetasve shqiptare qe qendronin ilegalisht ne Itali qe te ktheheshin ne Shqiperi, (me teper se 300 vete). Kjo politike e ndjekur aktualisht nga ana e qeverise se kryesuar nga Berluskoni duket se ka qene dhe shkaktare e nje pengese te tille, bashke me organizimin e policise financiare ne Shqiperi e ne Itali.



    Shifrat ne 2002



    Janar



    Klandestine te kapur-998



    Arrestime per favorizim-16



    Sekuestrime arme e mjete-16



    Lende narkotike-866 kg



    Shkurt



    Klandestine te kapur-639



    Arrestime per favorizim-1



    Mjete te sekuestruara-2



    Lende narkotike-236 k



    Mars



    Klandestine te kapur-191



    Arrestime per favorizim-1



    Sekuestrim mjeti-1



    Lende narkotike-0



    Prill



    Klandestine te kapur-212



    Arrestime per favorizim-1



    Sekuestro auto dhe skaf-3



    Lende narkotike-0




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 05/24/2002
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Itali, 100 shqiptare ne pranga

    Genova - Policia italiane ka perfunduar ne oret e para te mengjesit te djeshem nje maksioperacion per arrestimin e shqiptareve te dyshuar dhe te akuzuar per pjesmarrje ne rrjetet kriminale. Forcat e ALBA-s kane arritur qe me ane te nje operacioni te koduar "Kanun" te arrestojne 100 shqiptare ne keto rrethina, per te cilet policia kishte informacione per iplikime ne aktivitete kriminale. Sipas agjensive italiane te lajmeve policia per shqiptaret e arrestuar ka patur akuza nga me te ndryshmet. Bien ne sy akuza gjithperfshirese per pjesmarrje ne organizatat mafioze, implikim ne trafik klandestinjesh ne brigjet italiane, shfrytezim prostitucioni, duke rekrutuar kryesisht vajza te reja, sidomos te mitura, favorizim te trafikut te drogave, ose lendeve narkotike. Por mes te tjerash per disa prej tyre rendojne akuzat e dyshohen per vrasje, dhune barbare mbi vajzat prostituta dhe ndaj atyre qe kane refuauar abortet. Ky eshte nje nder operacionet me te bujshme te autoriteteve italiane kunder elementeve te inkriminuar shqiptare te instaluar ne qytetet veriore dhe ato qendrore te Italise. Ne operacionin qe ka zgjatur disa ore kane marre pjese qindra forca te karabinierise se Genovas, por te drejtuara nga ato te ALBA-s. Here pas here policia italiane ka goditur rrjetet shqiptare te trafiqeve te te gjitha llojeve ne vendin e tyre, duke kthyer mbrapsht shpesh shqiptare te dyshimte, por pjesa me e madhe e tyre jane arrestuar me akuza konkrete te implikimit ne keto trafiqe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    WoW

    WoW...

    Qe kur paskemi nje shtet ?!


    ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Miami Beach, Florida
    Postime
    41
    " Tragjedia e jetes eshte se plakemi shume shpejt dhe te menēur shume vone"
    Haha sa e vertet. Shume e bukur. =)

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministrat e brendshėm tė Evropės diskutojnė pėr forcimin e kufijve tė Shqipėrisė

    Italia, masa tė rrepta ndaj trafikantėve

    TIRANĖ - Trafiqet e paligjshme qė futen nga Shqipėria drejt Italisė kanė detyruar sėrish strukturat shtetėrore italiane, nė marrje vendimesh pėr masa ekstreme ndaj kėtyre fenomeneve. Senati italian ka vendosur dje identifikimin nėpėrmjet shenjave tė gishtėrinjve tė emigrantėve qė ndodhen nė Itali, ndėrsa kapėrcimet e paligjshme tė kufjve kanė vėnė nė lėvizje ministrat e brendshėm tė Evropės, tė cilėt dje nė Romė, kanė diskutuar pėr masa tė reja pėr parandalimin e tyre.

    Masat e Senatit italian

    Senati italian, vendos pėr tė tjera masa shtrėnguese pėr t’i prerė rrugėt trafikut klandestin. I mbledhur dje, Senati italian, ka diskutuar dhe vendosur rregjistrimin e tė gjithė emigrantėve, nėpėrmjet marrjes sė shenjave tė gishtėrinjve. Sipas kėsaj sjellje mė tė fundit, senatorėt besojnė dhe synojnė nė indetifikimin e elementėve keqbėrės, por edhe nė identifikimin e emigrantėve pa leje qėndrimi nė Itali.

    Vendimi mė i fundit i Senatit italian, vjen pas njė sėrė masash tė tjera qė policia italiane ka aplikuar muajt e fundit ndaj klandestinėve, kryesisht atyre qė vijnė nga Shqipėria. Vala e spastrimeve tė emigrantėve pa dokumenta tė rregullta, pason vendimin e qeverisė italiane pėr hedhjen nė veprim tė Flotės sė saj Luftarake Detare pėr parandalimin e trafikut klandestin nga Shqipėria drejt Italisė.

    Nga tė dhėnat e Ministrisė sė Brendshme italiane, mėsohet se pėr katėr muajt e parė tė vitit 2002, nga Shqipėria drejt Italisė, kanė zbarkuar 2040 klandestinė, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė meshkuj, por edhe fėmijėt, gjithėsej 226, pėrbėjnė njė numėr tė konsiderueshėm. Duke preferuar mė tepėr brigjet e Leēes, Barit e Brindizit, nė njė pjesė tė madhe tė tyre, trafikantėt, kanė zbarkuar nė Itali edhe sasi tė mėdha droge, e cila ka mundur tė kapėrcejė pa pengesa, policinė dhe doganėn nė portet shqiptare. Mė se njė herė qeveritė e vendeve fqinjė, kanė kėrkuar nga qeveria shqiptare marrjen e masave pėr parandalimin e trafiqeve, por ėshtė pėrballur me heshtjen dhe indiferentizmin e kėsaj tė fundit.


    Polici evropiane pėr ruajtjen e kufijve


    Roma, kryeqyteti italian, ėshtė shndėrruar dje nė njė tryezė pėr ministrat e brendshėm tė 28 vendeve evropiane, tė cilėt nė qendėr tė bisedimeve tė tyre kanė pasur ruajtjen e kufijve nga kapėrcimet e paligjshme. I rritur shumė nė vitet e fundit, kapėrcimi i paligjshėm i kufijve, bashkė edhe me fenomenet negative qė pason kėtė kapėrcim, ka kushtėzuar qė ministrat e brendshėm tė 15 vendeve tė Bashkimit Evropian dhe 13 ministra tė vendeve kandidate, tė diskutojnė jo pa shqetėsim pėr gjetjen e rrugėve dhe mundėsive pėr forcimin e kufijve.

    Ideja e krijimit tė njė policie ndėrkombėtare pėr ruajtjen e kufijve, duket se ka gjetur mbėshtetjen mė tė madhe nga 28 ministrat e brendshėm evropianė. Duke diskutuar pėr kėtė variant, u ra dakort krijimi i Policisė Kufitare evropiane, e cila do tė patrullojė e do tė ruajė nė tė gjithė gjatėsinė e tyre kufijtė qė ndajnė shtetet evropiane.

    Problemi i kapėrcimit tė paligjshėm tė kufijve, prej vitesh ekziston edhe midis Shqipėrisė dhe vendeve fqinje. Mė se njė herė, kėto kufij janė shfrytėzuar nga trafikantėt pėr kalimin e ndėrsjelltė tė mallrave tė ndaluar, pėrfshi armė, drogė dhe kontrabandė. Nė morinė e kėtyre trafikimeve nė kėto rrugė e mėnyra "tė rėndomta" Shqipėria, drejtuesit e lartė tė saj, janė vėnė mė se njė herė nė qendėr tė kritikave tė raporteve ndėrkombėtare.

    Njė raport i para pak ditėve i Komisionit Evropian, e rendiste Shqipėrinė nė krye tė listės sė trafikut njerėzor. Shqipėrinė, krahas Kosovės dhe Rumanisė renditej nė kėtė raport nė tre vendet e Ballkanit qė mbajnė "peshėn" e "furnizimit" tė Evropės me klandestinė nė masėn 15 pėrqind, nga rreth 100 mijė prej tyre qė synojnė kalimin ilegal nga Lindja nė drejtim tė Perėndimit.

    Nė njė raport tė tyre dy gazetarėve amerikanė David Binder e Preston Mendenhall, i klasifikojnė shqiptarėt si kontrolluesit kryesorė tė trafikut tė femrave. Kėtė trafik mė sė shumti e kontrollojnė shqiptarėt qė i shesin e ndihmojnė nė trafikun e armėve me para. Vlerėsime negative ka bėrė edhe "Amnesty Interational". Nė raportin vjetor tė "Amnesty International" tė publikuar kėto ditė, thuhet se Shqipėria mbetet njė problem pėr krimin e organizuar dhe trafiqet. Krimi i organizuar, trafiku i drogės, i grave, fėmijėve dhe emigrantėve klandestinė, mbeten problem pėr Shqipėrinė.

    Artur BEGA
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Eshte teper e thjeshte te luftosh "krimin e organizuar".
    Puna e pare eshte te ndash mafien nga shteti te cilat sot ja nje dore, dhe duke bere kete ai shkaterrohet shume shpejt.blu b

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Harmonies

    Nuk kam aspak deshire te etiketoj kriminelet nga perkatesia Partiake ose krahinore.
    Krimi ndosh ne nji vend te caktuar nga autore te caktuar. Kur ata jane nga Vlora do them "Zagaret e Vlores".. kur jane nga Kosova do them lahperet e Kosoves e keshtu me radhe.

    Sot do theme qelbaniket e Korces qe po e bejne Korcen "Bordello nderkombetare".
    Lexo ketu.KOHEN TONE c'thote..

    "50 prostituta te punesuara ne motele
    Korce - Ne motelet e rajonit te Korces jane punesuar rreth 50 prostituta, te cilat u sherbejne me zanatin e tyre klienteve te ndryshem. Nje kontroll i Drejtorise rajonale te ndihmes ekonomike, ka evidentuar rreth 50 prostituta ne motelet e ngritura ne zonen e Korces, ate te Pogradecit dhe te Devollit. Kete e ka bere te ditur publikisht drejtori i kesaj drejtorie Shemali Vojkollari, sipas te cilit numri me i madh i prostitutave qarkullon ne Korce dhe Devoll, madje ne kete rreth te fundit edhe ne zonen kufitare te disa fshatrave. Qellimi i drejtorise rajonale te ndihmes ekonomike eshte thjesht evidentimi i personave qe perfitojne padrejtesisht ndihmen ekonomike, qofte edhe duke punuar si prostituta. Nuk dihet ende nese ky konstatim pra ekzistenca e nje rrjeti prostitutash ne rajonin e Korces ka vene ose jo ne levizje policine lokale per te luftuar fenomenin e prostitucionit neper motele. Por fakt eshte se nga ana e policise kontrollet jane sporadike, me aksione te rralla qe perfundojne me shoqerimin per disa ore ne komisariat te prostitutave dhe vendosjen e ndonje gjobe per strehuesit e tyre. Nderkaq, ne Korce ka edhe raste kur prostitutat punojne te pavarura duke i marre klientet ne shtepite e tyre. Ne kete qytet njihen te pakten dy prostituta qe menaxhohen nga nenat e tyre, te cilat i shoqerojne dhe u sigurojne klientet e ndryshem, kundrejt pagesave relativisht te ulta.

    G.Ashimi
    -----------

    Cben Servo Pellumbaj, deputeti stalinist i Korces?

    Korca furnizon Greqine me Prostituta dhe Parlamentin me deputet Bolshevik.
    Dhiz iz Korca now.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Gjendja eshte e rende

    Fatalitet

    Cmund te thuash tjeter

    Duket se e mira eshte transformuar ne te keqe dhe e keqja ne te mire

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  4. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  5. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •