Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Italianėt deklarojnė shpartallimin e rrjetit ndėrkombėtar. Ja kush u kap

    Kurbin-Roterdam, kapen 26 shqiptarė pėr trafik droge


    Njė tjetėr skandal droge pėrfshin Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė listėn e narkotrafikut ndėrkombėtar. Policia italiane ka deklaruar dje shpartallimin e rrjetit Shqipėri-Itali-Hollandė dhe arrestimin e 26 shqiptarėve nė pėrfundim tė kėtij superaksioni.

    Bėhet fjalė pėr njė organizatė ndėrkombėtare tė trafikut tė drogės, e drejtuar nga shqiptarėt. Rrjeti ishte shtrirė nga Shqipėria nė Roterdam tė Hollandės, duke e kaluar drogėn natyrisht nga Italia. Vetėm nė njė vit, ky rrjet, qarkullonte mė shumė se 230 milionė dollarė.
    Policia italiane e ka koduar gjithė kėtė superaksion "Kurbin", meqenėse ky ka qenė dhe vendi i origjinės sė disa prej shqiptarėve tė pėrfshirė nė kėtė trafik. Pasi janė nxjerrė mė shumė se 70 urdhėra arresti, dje ėshtė vėnė nė pranga Sparak Ēaushi, 30 vjeē, i kėrkuar nė shumė shtete pasi ėshtė i dėnuar me 14 vjet burg me akuzat e "krijimit tė bandės sė armatosur me qėllime terriorise" dhe "vrasje tė dyfishtė". Gjithashtu janė arrestuar edhe Armando Traēi, 24 vjeē, dhe Ndue Kalthi, 49 vjeē. Ndėrsa 31 shqiptarė tė tjerė tė kapur pa dokumente janė pėrzėnė nga Italia.


    Arrestimet
    Mė 27 janar tė kėtij viti policia italiane ka zbuluar njė rafineri pėr pėrpunimin e drogės dhe njė depozitė nė tė cilėn janė gjetur 700 kilogramė marijuhanė dhe 200 kilogramė heroinė e kokainė. Ndėrsa 10 kile tė tjera kokainė janė gjetur nga policia nė bagazhin e njė autoveture, e tipit Toyota Corrolla, e cila nga sa u mor vesh ishte e destinuar pėr tregun anglez. Nė Roterdam janė arrestuar 6 presona, ndėrsa nė Itali vetėm 3, megjithėse ishin nxjerrė urdhėrat pėr tė kontrolluar 70 banesa. Qė nga 22 qershori e deri mė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar, pas hetimeve e ndjekjeve tė vazhdueshme janė arrestuar disa korrierė tė organizatės. Nė Milano mė 22 qershor, dy shqiptarė tė tjerė u kapėn me 3 kilogramė heroinė. Nė Romė mė 17 tetor, u bllokuan rreth 8 kilogramė kokainė tė fshehura nė njė makinė nga njė shtetas hollandez. Edhe 6 shqiptarė tė tjerė, gjithashtu korrierė ndėrkombėtarė tė drogės janė bllokuar nga Roma nė Milano me 13 kilogramė marijuhanė dhe rreth 7 kile heroinė.


    Superhetimi
    Policia italiane pėr njė kohė tė gjatė ka vėzhguar personat e dyshuar dhe i ka ndjekur si nė Itali ashtu edhe nė shtetet e tjera, tė ndihmuar edhe nga Drejtoria Qendrore e Shėrbimeve Antidrogė. Prokurori i ēėshtjes Paolo Albano ka shpjeguar qė hetimet kanė bėrė tė mundur shpartallimin e njė rrjeti tė gjerė trafikantėsh, duke ndėrprerė kėshtu njė burim ndėrkombėtar substancash narkotike. Droga jo vetėm qė shkonte deri nė Itali , por kishte zhvilluar degė dhe nė Belgjikė, duke kaluar nga Gjermania, Anglia dhe Spanja. Nga ky trafik xhiroheshin nė vit rreth 250 milionė euro. Hetimet qė kanė bėrė tė mundur nxjerrjen e 26 urdhėrave arresti pėr 26 shqiptarė tė cilat janė ekzekutuar nė Roma, Milano, Gjenova, La Spezia dhe Capua. Dyshimet, qė sollėn dhe nė gjurmėt e kėtij superrrjeti, kanė nisur rreth 1 vit mė parė pas vrasjes sė njė shqiptari, i cili merrej me trafikun e lėndėve narkotike. Ai ishte emigrant pa leje qendrimi nė Itali dhe u gjet i vrarė nė njė zonė periferike nė S. Marcelloni, e cila njihet si vend me elementė tė shumė kriminalė. Duke ndjekur gjurmėt e grupit tė shqiptarėve nė tė cilin bėnte pjesė viktima, krabinierėt , pas disa ndjekjeve e telefonatave tė pėrgjuara - kanė arritur deri nė rrėnjėt e organizatės me bazė logjistike nė Rotterdam. Tė gjitha detajet e aksionit janė bėrė tė ditura dje gjatė njė konference pėr shtyp nga krerėt e policisė italiane tė cilėt kanė drejtuar hetimet nė bashkėpunim me policinė hollandeze.

  2. #12
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Thumbs up

    pershendetje!
    shqiperi nuk ka se cfare zgjedhe se rrugete e saj jan te zgjedhura nga dikush tjeter, e ka zen cezmen kucedra :b :n e "kuqe" e nuk bene dorheqje. atje nuk vendose praktikisht asnje. ne 1997 jan vrare e u hoqen qafe ata qe ata i perdoren sic ju deshi qefi, i shfrytezuan per ato makaralleqet e tyre, e i vran, e me e bukura eshte se, per doren shoku shokun, per ti hequr qafe, pra vrau shoku shokun. krimi ka qene e do te vazhdoje te organizohet, e do te vriten ata qe kundershtojne "nene Parti". e boll se jan gjera te vjetra e shume e shume te njohura.
    me shume respekt
    eda
    P.S NGRIU E SI RALITETIN E TE VERTETEN MOS TE JETOJME ME ENDRA E PRADHA, E ME ISHALLA E MARSHALLA.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Trafiku

    Gaz. TEMA shkruan:
    --------------------
    Zbulohet rrjeti trafikut tė femrave

    Femra ka punuar si prostitutė edhe shtatzanė

    Artur Llana

    Grupi nė fjalė mendohet tė pėrbėhet nga 4 persona 2 nga tė cilėt tashmė vuajnė dėnimin nė Itali ndėrsa i treti i tyre kėrkohet nga interpoli. Njė grup i fuqishėm i trafikut tė femrave ka rėnė nė duart e policisė.Kėtė e ka bėrė tė ditur vetė policia e Durrėsit e cila ka bashkpunuar nė zbulimin ,identifikimin dhe kapjen e autorve me policinė e Beratit.Kėshtu ėshtė arrestuar shtetasi Kastėriot Dybeku i datėlindjes 08.03.1969 lindur dhe banues nė lagjen Vakėf Berat i cili ka bashkpunuar me tre shtetas tė tjerė duke trafikuar e shfrytėzuar pėr qėllime prostitucioni shtetasen J.A 21 vjec lindur dhe banuese po nė Berat.Ndėrkohė qė burimet policore kanė bėrė tė ditur edhe mėnyrėn se si ėshtė bėrė e mundur identifikimi i njėrit prej autorėve tė ketij rrjeti.Nė portin e Durrėsit ka mbėrritur edhe njė shtetase e cila ėshtė riatdhesuar nga policia italiane.Menjėherė me marrjen nė pyetje tė saj ėshtė bėrė e mundur edhe identifikimi i disa prej autorve tė cilėt e kishin shfrytėzuar femrėn nė fjalė nė Itali.Policia e Durrėsit menjėherė ka marrė tė dhėnat e duhura dhe ka bashkpunuar me policinė e Beratit e cila nga ana e saj ka bėrė edhe arrestimin e e shtetasit K.Dybeku.Ndėrkohė qė nga informacioni i policisė sė Durrėsit rezulton se nė kėtė grup bėjnė pjesė edhe tre persona tė tjera .Dy nga kėta persona janė tė arrestuar dhe vuajnė dėnimin nė Itali me akuza tė ndryeshme ndėrsa njė i tretė ėshtė shpallur nė kėrkim dhe pėr kapjen e tij po punon edhe interpoli.Njė nga tė dėnuarit dhe qė mendohet se ėshtė njė nga mė kryesoret nė funksionimin e kėtij rrjeti ėshtė njė grua rreth tė 30 me inicialet M.B aktualisht ėshtė dėnuar nga drejtėsia Italiane me 12 vjet burg.Ajo mendohet tė jetė edhe sekserja e cila ka bėrė tė mundur dėrgimin e njė sėrė vajzash nė Itali pėr tė ushtruar prostitucionin me qėllimi pėrfitimi.Policia ka bėrė tė ditur gjithashtu se pas femrės e cila ėshtė riatdhesuar nga Italia tashmė nėpėrmjet informacionit janė edhe 5 femra tė tjera tė cilat po punojnė pėr kėtė rrjet trafikimi duke qenė viktima tė tij.Ndėrkohė qė policia ka bėrė tė ditur se gjatė arrestimit nė flagrancė tė shteasit Dybeku ėshtė kapur bashkė me tė edhe njė vajzė e cila mban inicialet XH.M dhe ėshtė e moshės 16. Vjec.Sipas policisė nuk ka snjė dyshim qė edhe kjo ėshtė njė nga ata femra e cila ishte planifikuar pėr tė kaluar matanė Adriatikut pėr qėllime prostitucioni.Nėdrkohė qė bėhet e ditur se shtetesja 21 vjecare e cila tashmė ndodhet e arrestuar ėshtė rrėmbyer nė vitin 1997 nga ku ėshtė dėrguar nė Itali.Personi i cili e ka rrėmbyer ėshtė njė nga 4 personat tė cilat dyshohet se janė bėrthama e njė rrjeti trafiku ku dy prej tyre janė vėllezėr.Kėshtu personi i cili bėhet e ditur se kryen dėnimin nė Itali pasi e ka marrė vajzėn ka lajmėruar tė vėllanė nė Gjermani,ndėrkohė qė mėsohet se ka pasur edhe njė vajzė tjetėr.Por duket se riaydhesimi i vajzės nė fjalė ka bėrė tė mundur edhe identifikimin e njė rrjeti mjaft tė fuqishėm trafikimi i cili vetėm nga burimet e para tė policisė tė cilėt sipas tyre bazohen nė informacione tė qarta flasin pėr tė paktėn 5 vajza tė tjera tė cilat punojnė nė rrugėt e Italisė.Por vetė burimet policore nuk kanė mohuar faktin se numėri i kėtyre vajzave tė cilat janė rrėmbyer dhe dėrguar nė Itali mund tė jetė akoma mė i madh.Mesa duket detajet e dhėna nga femra e kthyer nga policia italiane, e cila tashmė ka edhe njė fėmijė 5 muajėsh pėr tė cilin thotė se ka pėr baba pkėrisht rrėmbyesin e saj ,janė tepėr tė detajura dhe kanė shtuar akoma mė shumė dyshimet e policisė pėr njė numėr tė madh vajzash tė trafikura. Kėshtu vetė 21 vjecarja e kthyer nga Italia ka bėrė tė ditur jo vetėm mėnyrėn se si ka funksionuar rrjeti i cili e kishte aktivitetin e tij nė Torino tė Italisė por edhe fitimin i cili mendohet se ėshtė akoma me rezerva.Kėshtu vetėm pėr njė periudhė tė shkurtėr vajza ka denoncuar sipas policisė se ka pasur njė pagesė prej 1.5 miliard lireta,pagesė e cila ėshtė kthyer nė fitimim pėr tutorėt e saj.Por nėdrsa kjo shifėr bėhet e ditur nga policia vetėm pėr personin nė fjalė mendohet se mund tė jetė akoma mė e madhe pėr tė tjerat ku tė paktėn 5 janė tė sigurta tė cilat kanė punuar pėr kėtė rrjet.Ndėrkohė qė sipas burimėve vajza nuk ėshtė kursyer ne nxjerrin e fitimit edhe gjatė kohės qė ka qenė shtatzanė. Por nuk ka mbaruar me kaq akuza ndaj personave nė fjalė pėr tė cilėt policia ka kėrkuar ndihmė pėr tu riatdhesuar nė vend.Kėshtu emrat tė cilėt janė nė kėtė rrjet trafiku akuzohen sipas policisė edhe pėr njė numėr tė madh vrasjesh tė ndodhura nė qytetin e Beratit gjatė vitit 1997. Tashmė qė emrat e parė janė bėrė tė ditur po punohet edhe nė drejtim tė kėsaj akuze.Policia e Durrėsit ka bėrė tė ditur se vetėm nga Janari e kėtej ,kjo polici ka evidentuar 20 raste tė trafikut tė femrave ndėrsa nuk kanė munguar edhe pėrsonat tė cilat janė arrestuar si trafikant ,ku numėri i tyre shkon nė 21 vetė.Edhe pse jepen shifra tė larta tė kapjes apo zbulimit tė trafikut ky vazhdon tė jetė mjaft i lartė nė Durrės ku vendin e parė po sipas policisė e zen trafiku i femrave pėr tė vazhduar mė pas me trafikun e klandestinėve,atė tė fėmijėve dhe tė armėve.
    ---------------------------------

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22


    Arrestohen 16 persona, trafikonin vajza nga Evropa Lindore




    Hetimet e nisura nje vit me pare mbi linjen e trafikut te vajzave te cilat hynin ilegalisht nga Evropa Lindore ne Itali per te punuar me pas si prostituta, kane vene dje ne pranga 16 persona. Sipas agjensise italiane te lajmeve, ANSA, operacioni i mengjesit te djeshem eshte shtrire ne disa qytete, duke angazhuar mbi 400 agjente te questurave te Prodenones dhe te Triestes. Policia ka njoftuar se, operacioni qe preku dje qytetet e Pordenones, Udines, Vicenses, Venezias, Padovas, Piacences, Ferrares, Bolzanos e Trevisos ka sjelle si rrjedhoje ekzekutimin e 16 urdher-arresteve per personat qe dyshohet se jane pjese e nje rrjeti te organizuar me qellim hyrjen me ane te dokumentave false te vajzave nga Evropa Lindore ne Itali, favorizim dhe shfrytezim te prostitucionit. Policia gjate aksionit ka kontrolluar 22 lokale nate, disa prej te cileve ishin vene nen masen e sekuestros si dhe mbi 50 apartamente. Sipas hetimeve, vajzat ishin te detyruara qe te prostituonin nga e njejta organizate, e cila i kishte sjelle ato ne Itali. Vajzat, te gjitha te reja ne moshes, ishin te detyruara qe ne fillim te punonin ne keto klube nate per te bere striptizem e me vone duhej qe te terhiqnin kliente per t`u vjelur parate.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 05/02/2002
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. turp i madh per ne shqipetaret kush e ben kete tegeti vet shqipetaret. shet shqipetari shqipetarin, sna erdhi as greku, as italiani por vete ne shqipetaret turp. si mund te jap shqipetari shqipetarin, te ule nderin e moralin e ati vendi te vetes vete ne radh te pare. eshte turp nga bota kur ne kerkojem dihme e hiqemi si me te vuajturit e botes, na i bejne me hile ect ect e kur ata shikojne keto maskaralliqe, e poshtersia, te bera nga vete ne. kjo seshte asnje qe me teper pervec se nje vertetim qe i jampim e meshtesim te gjitha ato shpifje qe na ka perhapur serbi me grekun per ne, vite me radh. ne me dashje a pa dashje po ju sherbejme armiqeve keqdashve tane, po e cojme ujin tek burrim cesma e tyre.
    me shume respekt
    eda

  6. #16
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    Albo

    eshte shume e thjeshte. e vetmja rruge eshte qe politikanet shqiptare te mos e drejtojne kete trafik te organizuar.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli shkruan..
    ------------------------
    Autoritetet e policisė; Vajzat nga Mamurrasi do tė trafikoheshin si prostituta nė Kosovė


    Trafik vajzash nė kufirin me Kosovėn


    Qafė- Prush, arrestohen dy trafikantėt si dhe dy vajzat pėr ndryshim dėshmie

    KUKĖS- Policia e Kukėsit ndaloi dje dy persona tė akuzuar pėr trafik prostitucioni. Paulin Nikolli, 32 vjeē, nga Mamurrasi i rrethit tė Kurbinit dhe Pjerin Pistaj, 25 vjeē, nga fshati Kimėz i rrethit tė Pukė, pasi po tentonin tė kalonin pėr nė Kosovė, pėrmes pikės kufitare tė Qafė Prushit (Has) dy vajza shqiptare me qėllim qė t'i shfrytėzonin pėr prostitucion. Burimet thanė se tė katėr personat u arrestuan nė flagrancė nė afėrsi tė kufirit Shqipėri- Kosovė nė zonėn e Hasit. Policia ka marrė masėn e ndalimit edhe pėr D.F, 25 vjeēe, dhe SH .B. 26 vjeēe, nga Mamurasi. Burime nga zyra e trafiqeve nė drejtorinė e policisė sė Kukėsit thanė pėr "Shekulli"-n se dy personat akuzohen pėr shfrytėzim dhe trafik prostitucioni, ndėrsa dy vajzat nga Mamurrasi u ndaluan pasi ndėrruan dėshminė e tyre nė ngarkim tė trafikantėve. Sipas tė njėjtit burim, fillimisht dy vajzat dėshmuan para oficerėve tė policisė gjyqėsore, se ato janė marrė forcėrisht nga dy tutorėt, pėr tė ushtruar prostitucionin nė Kosovė . Mė pas ato kanė ndryshuar qėndrimin para oficerėve tė policisė gjyqėsore tė Kukėsit. 32- vjeēari Nikolli ka deklaruar se D.F ėshtė gruaja e tij dhe ata po shkonin pėr njė vizitė tek tė afėrmit e tyre nė Kosovė, gjė qė ėshtė miratuar edhe nga 25- vjeēarja. Por nė bazė tė investigimeve tė kryera nga oficerėt e policisė gjyqėsore rezultoi se D.M nuk ėshtė gruaja apo e fejuara e Paulin Nikollit dhe ajo nuk kishte asnjė lidhje gjaku me tė. Kėshtu qė tė katėr personat nė fjalė, me miratim edhe tė prokurorisė, do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė burg pėr t'iu nėnshtruar hetimeve tė mėtejshme. Inspektorė tė zyrės sė luftės ndaj trafiqeve thanė se krahas trafikut tė prostitutave tė vendeve lindore nga Kosova nė Shqipėri, njė linjė tjetėr vazhdon tė funksionojė nė drejtim tė kundėrt, pikėrisht nė linjėn Shqipėri -Kosovė. Sipas burimeve tė policisė, vajza shqiptare, kryesisht nga Laēi, Mamurrasi, Shkodra, Puka, Mirdita, rrethe me njė nivel tė lartė papunėsie, detyrohen tė marrin rrugėn drejt Kosovės, ku protektorėt u premtojnė atyre punė si kamariere nė lokale e motele. Por krahas detyrės sė kamarieres, vajzat nga Shqipėria janė tė detyruara qė tė ushtrojnė edhe profesionin e prostitutės nė vendet ku ato janė tė punėsuara. Ditė mė parė policia e Kukėsit ndaloi shtetasen F.B nga Fieri, e cila po udhėtonte drejt Kosovės me pasaportė false. Gjatė marrjes nė pyetje, F.B ka deklaruar se ajo kishte ushtruar profesionin e prostitutės qė nga viti 1992 nė Itali dhe po shkonte pėr tė njėjtin qėllim nė Kosovė. Ndėrkohė, F.B tregoi edhe protektorėt tė cilėt e kishin detyruar tė ushtronte profesionin e prostitutės nė Itali, ku njėri prej tyre ishte kunati i saj i cili kishte detyruar edhe motrėn e F.B qė tė bėnte tė njėjtin veprim nė shtetin fqinj. Pas kėtij deklarimi u arrit tė zbulohen dhe mė pas tė arrestohen autorėt e njė rrjeti tė trafikut tė prostitucionit me destinacion Italinė. Ndėrkaq, Kukėsi ka filluar tė pėrdoret si trampolinė edhe pėr kalimin e prostitutave nga Shqipėria pėr nė Maqedoni. Tashmė edhe Kosova qė ėshtė nėn administrimin e OKB-sė, me njė forcė ushtarake tė NATO-s prej 36- mijė ushtarėsh si edhe me rreth 20 mijė policė e civilė tė OKB-sė ėshtė kthyer nė njė vend tė preferuar pėr prostitutat lindore, por edhe pėr ato nga Shqipėria.
    Bashkim Shala

    ----------------------------
    komenti im.

    Ne kosove perdoreshin ne vitet 90 vajza bullgare si kamariere ne kafiqet e restaurantet e pronareve shqiptare. Kuptohet ato ishin grepi per terheqjen e klienteve dhe sherbenin jo thjesht per shperndarje pjatash e filxhanesh ne tavolina por dhe si prosti.

    Ujqerit e Kosoves tani i kane kthyer Syte tek fshataret e varfra te Shqiperise dhe per kete cakejte tane jane te gatshem te servirin mish te bardhe Trimave Kosovare...

    TURP Kombetar.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Miami Beach, Florida
    Postime
    41
    Tamam turpe. Une per vete shkoj ne Evrope shdo vit dhe e shoh me syte e mi dhe e degjoj me veshet e mi nga Evropianet se Shqiptaret kane marre nje stereotip jashtezakonisht te keq. Me termend te vjen turp te thush qe je Shqiptar. Sado krenar te jesh keto lloj pislliqesh qe ndodhin cdo dite ta mbyllin gojen. Me vjen shume keq qe populli yne dhe emri i Shqiptarit eshte katandisur ne kete gjendje.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    ANDI CIRO
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 07-05-2002
    Vendndodhja: PHILLY BABY
    Poste: 4

    Rreth Krmit Te Organizuar

    Kete me shume e kame si pergjigje rreth asaj qe ka shkruajtur alboja dua vetem te them se eshte nje nga gjerat me abstrakte qe te parandalosht krimin e organizuar se me sa mendoj une sot per sot ne SHqiperi krime te organizuar jane vetem hasmerirat dhe eshte nje gje qe shteti nuk mund ta parandaloj dot ne asnje menyre gjithashtu dhe ne shtet fqinje nuk parandalohen dot krimet e shqiptarve te organizuara se nuk vriten se u zune ketu me grusht dhe ta tregoj une ty po kalove nga lagja ime po zihen per pune droge apo biznes i piset kshu qe policia qe te parandaloj krimin e organizuar duhet te prandaloj organizimet e pista po eshte nje menyre ne rrallimin e tyre duke vene nje ndeshkim shume te rende ndaj krimeve te organizuara i cili ky ndeshkim as nuk e zbaton njeri ne bote se ne Europ eshte nje gabim po per ata qe meren me gjera te pista eshte favor se denimi atje pagohet kurse ne Amerik denimin nuk e paguan dot sikur dhe 1 dite burg te japin keta te kesh leke sa te duash nuk e paguan dot je i dtyruar ta besh denimin,kshu qe jane disa ligje qe duhet te ndryshojne si ne SHqiperia dhe Europ qe te vij ne rralim te krimeve po kuptohet asnjehere ne parandalim te plote.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181

    Nderit te kombit dhe lezetit te muhabetit.

    Ujqerit e Kosoves tani i kane kthyer Syte tek fshataret e varfra te Shqiperise dhe per kete cakejte tane jane te gatshem te servirin mish te bardhe Trimave Kosovare...

    Banditet me sa di une nuk kane kombesi, ata jane si puna e komunistave. Por me sa shikoj nderi i kombit po perpiqet lezetshem tu veshi atyre perkatesi etnike-krahinore.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  4. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  5. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •