Mbi dyzet vite të jetës i kaloi nëpër shtretërit e grave të panumërta, të rangut e moshave të ndryshme dhe ai beson se është njohës i mirë i jetës dhe dashurisë...
A i mungon letrave të përkthyera në gjuhën shqipe ky “sevdalli maskara”?
Në memoaret e dashnorit të madh e mondan, Xhakomo Kazanova (1725 – 1798), paraqitet një tabllo e paharruar e shekullit 18. Në mbi 5000 faqe përshkruan Kazanova, të gjithë ato që përjetoi gjatë dyzet vitesh. Paraqitja haptas, pa kurrfarë kompromisi, njihet si më e pashembullta në historinë e letërsisë evropiane. Memoaret na ofrojnë një jetë të larmishme, jo të zakonshme, gjurmët e së cilës përshkojnë tërë Evropën. Si oficer paradash, violinist teatri, gjysmë kriminel i lirë, e luan sallonesh, paraqesin vetëm disa situata të jetës së tij. Aty përshkruhen njerëz, vende dhe shoqëri, si dhe personalitet e njohura si Frederiku i Madh, Volteri dhe madam Pampodur, paraqiten me përpikmëri, deri në detaje. Kështu, zhvillohet në brendi të syrit të lexuesve një pamje fascinuese e jetës politike dhe shoqërore, e kohës së rokokosë.
Në gjuhën shqipe mund të numërohen me gishta shkrimet mbi Xhakomo Kazanovën dhe atë shumë shpesh në formë të shtrembëruar, patjetër të mitizuar. Duke analizuar figurat letrare të një sfondi të specifikuar për kohën e ndodhive, Kazanova bie në fazën e zhvillimeve të shpejta teknike e shoqërore, sidomos e theksuar me ndërrimin e roleve të gjinive. Në kohën e emancipimit të femrës, mashkulli luftonte për kompensimin e identitetit të figurës së gjinisë së fortë, pra, për të fituar siguri dhe identitet.
A i mungojnë me të vërtetë letrave të përkthyera në gjuhën shqipe, memoaret e këtij “sevdalliu maskara”, si haset shpesh te ne?
Vetë kopertinat e memoareve janë të praruara, me fjalë të mëdha por të një formati të vogël.
Çka është, pra, dashuria? Në pikëpamjet e Xhakomo Kazanovës, “dashuria është një stoli e vendosur në xhepin e vogël të jelekut të qejfliut”. Por ai beson se është një njohës i mirë i jetës dhe dashurisë, i fatit dhe barnave, i ushqimit, i skllavërisë dhe artit, pra, tërë këto ky i njeh sikur se xhepin e jelekut të vet ;”për aktin e dashurisë, nevojitet patjetër iluzioni”.
Pikëpamjet e Kazanovës, janë në të shumtën e rasteve, po aq të pashije sikur se paragjykimet e tij të paskrupullta, si p.sh: “ Në Poloni, gratë në përgjithësi janë të shëmtuara”.
Mes paragjykimeve dhe urtive të Kazanovës, humorit të tij i bie një erë e keqe; “ Kurrë nuk e kam kuptuar, si mundet një baba ta do aq butësisht bijën e vet tërheqëse, kur asnjëherë të vetme nuk ka fjetur me të në shtrat”. (???!!!)
Krijoni Kontakt