Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47

Tema: Absurditet!

  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Flm per ndjekjen Brady te pershendes serish...

    Dialogu i te dashuruarve.

    Me tha:
    Kush jam une?
    Thashe:
    Ti je lumturia
    Qellimi im
    dhe magjia...
    Ti je plage
    qe me dhemb
    Po une valle
    kush mund te jem?
    Tha:
    Ti je strehimi im
    Shpresa ime
    Ti je i pari
    Ti je i fundit
    Ne jeten time…
    Ti je origjina
    E loteve te mi
    Ti je lidhja
    Midis trupit
    Dhe shpirtit
    Tim
    Ti je i cmendur
    Pas meje
    je shterngate
    e forte rrufeje
    Ti je brenge
    perqafim.
    Ti je puthje
    Pergjerim.
    Ti je
    Fruti i pemes
    Ti je dhe
    Hadjuti i zemres
    Ti je i vetmi
    Ne jete qe kam
    Po une, valle
    cila jam?
    Tashe:
    Ti je substanca
    E jetes sime
    Ti
    je dashuria ime
    Ti je fillimi i fjales
    Je pulsi i zemres
    sime.
    Ti je gaz
    Por je dhe dhimbje.
    Ti je vjeshta
    je pranvera
    ti je gjumi
    ti je enderra
    ti je vendi
    ti je koha
    ti je shiu
    ti je bora.
    Ti je lule
    Trendeline
    ti je gonxhe
    jasemine
    ti je strofe
    ne poezine time
    e dashur je vete
    zemra ime.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    lol .. bukur ...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Kush do te me degjoje
    te pakten nje here
    me pas te me mbylle
    ne burg a qeli
    me ka bere te vuaj
    nje trendafil me ere
    ma kane shqyer zemren,
    nja dy sy te zi.

    Mendoj te ulerij,
    me ze te larte
    Megjithese e di
    askush s’me degjon
    Te kerkoj vajzen
    me zemer te arte
    Te kerkoj ate,
    qe zemra me don.

    Ta kerkoj neper shtigje
    pafund te gjata
    Ose midis mureve
    te varreve te zi
    Neper shkrtetira
    te nxheta te thata
    Te rend dite e nate
    dhe uje te mos pi.

    Do rendem ne maja
    te larta dhe shkrepa
    Atje ku ka folezen
    debora e bardhe
    Te vishem me triko
    kepuce e doreza
    Te rrembej vajzen
    qe rri aty lart.

    Kush do me ndihmoje
    Vec nje here te pakten
    Ne maje te me coje
    Qe te takoj vajzen.
    Ti them se e dua
    Lules me vese
    Ne qafe ta shtengoj
    Tere boten te ndez.


    Ndihme kerkova eres
    tufanit te forte
    Dhe kete e bera
    Vec me nje vikame
    Ndihme i kerkova
    dhe bores se ftohte
    Por asgje nuk mora,
    Asnje ndihme s’me dhane.

    Ndihme i kerkova
    Diellit te arte
    Detit te kaltert
    Henes se bardhe
    yllit te shenderitshem
    dhe malit te larte.
    Edhe zemres sime
    Qe qan dite e nate.

    Dielli sme ndihmoi
    Rrezet mi pengoi
    Hena driten humbi
    Erresire leshoi
    Era e forte vajzen
    Pas diellit e dergoi
    Deti u zemrua
    Dallge e shkume leshoi
    Vendosa te kthehem
    Por zemra s’me lejoi.

    Shtegetimin vazhdova
    Mora dhe nje harte
    Qe te gjeja rrugen
    Pas diellit te arte.

    Ndoshta drite e diellit
    Syte do mi verboje
    Ndoshta do me djege
    Do me perveloje
    Do me beje te qaj
    Shume do me mundoje
    por kam dashurine tende
    qe do me ngushelloje
    do me jape kurajo
    shtegtimin te vazhdoj.
    Shume shume e bukur Indrit, te uroj rruge te mbare dhe ta rrembesh sa me pare vajzen qe te pret
    Edhe te tjerat jane te mrekullueshme por kjo me pelqeui me shume.
    Suksese te metejshme.

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Evelyn flm te pershendes

    Fatih: flm edhe ty nderkohe per kenaqeine tuaj edhe nje poezi.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Testament!

    Kur te kem ikur nga kjo bote
    Ti kem mbyllur te dy syte
    Atehere nuk dua me lote
    Nuk ka dobi me loti yt.

    Kur buzet e mija te jene ajsberge
    kur afshi i tyre te zhduket
    Sigurisht do te kerkojne ndonjehere
    Qe me buzet e tua te puthen.

    Kur syte e mi te mos hapen me
    Kur te mbyllur me perde te jene
    Atehere ti mos bej me asgje
    Me s’hapen, jane mbyllur perjete.

    Kur trupi im teresisht i ngrire
    I ftohte si bust te qendroje
    Kur vdekja zjarrin ta kete perpire
    Ne gjirin tend me zjarr s’do coj.

    Kur ne qefinin e bardhe do te jem
    Mbeshtjellur si vello nuserie
    Dashurine tende me s’do ta kem
    Ajo si ngjan kesaj ftohtesire.

    Kur grushtin me dhe mbi mua te hedhesh
    Jo,ti mos hidh asnje lot permbi mua
    Mos qaj,dhe ti nje dite do te vdesesh
    Dhe une do te t’pres kraharuar.

    Sa here qe ne shtratin e ftohte
    Pa mua gjumi do te t’zere
    Mos e mallko asapak kete bote
    Mos mallko, as fatin e mjere.

    Kur une ne kete bote te mos jem
    Atehere do e njohesh vetmine
    Kur nje grumbull dhe persiper te kem
    Me s’ngrihem te te shuaj merzine.

    Sigurisht qe varri i ftohte do te jete
    Patjeter, do mbizoteroje erresire
    Por dashurine varri kurre s’do ta trete
    Megjithese do me leshoje vetmine.

    Sigurisht krimbat syte do mi hane
    Tere trupin tim toka do ta trete
    Por zemren time tek ti e kam lene
    Ta mbash ne zemer si testament.

    S’dua ta grisesh e as ta vrasesh
    S’dua aty te kete tjeter emer
    Dua ta ruash mos ta humbasesh
    Ta mbash perjete ne tenden zemer.

    Kur per te fundit here ne buze t’me puthesh
    Te me thuash perjete lamtumire
    Dua ne qefin, testamentin tend te fusesh
    Dua ta lexoj, me mall plot deshire.

    Nderkohe edhe ne varr do ndjehem me i qete
    Zhabat e krimbat s’ma grisin k’te gezim
    Se lulja plot vese qe kisha ne kete jete
    E imja do mbetet edhe ne amshim.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Fllad vjeshte!

    1.
    Flladi i vjeshtes fluturon
    Ringjall t’varrosuren dashuri
    Permallimin e fjetur zgjon
    Debon perjete t’keqen magji.

    2.
    Vale e detit perplot shkume
    Tutje thellesive me rremben
    Ma shkaterron te brishtin gjume
    Me vone serish,ne breg me kthen.

    3.
    Nis te shkruaj perplot gaz
    Mbi nje leter bore te bardhe
    Fjalen tende pres me pas
    Te me heqe gjigandin ankth.

    4.
    Tere ky zjarr do me prangose
    Kembe e duar me zinxhire
    Valle kjo leter kur do sose?
    Te kerkoje nga ti meshire.

    5.
    Leter pas letere te shkruaj
    Dhe ti nis me fluturim
    Po ta dish sa shume po vuaj
    Do ma falje k’te gabim.

    6.
    Vrasesja pashpirt e zemrave
    Zemren ma rrembeu nder duar
    Me pas u arratis shtigjeve
    Me gjethe vjeshtore mbuluar.

    7.
    Nga pas mundohem ti shkoj
    Plogesht,me hapa te marre
    Ne shteg diku ta ndaloj
    Nga dora zemren tja marr.

    8.
    Ky xhind dashurie me mashtron
    Me grish k’te ndjenje te perflakte
    Me shpirtin e vrare vallezon
    Me kordat e zemres se plagte.


    9.
    Ah mashtohem dhe vallezoj
    Per nje cast tere ankthi tretet
    Dhe kur nektarin e mbaroj,
    Ne fund te gotes, helmi mbetet.

    10.
    Fllad i vjeshtes fluturon
    Rizgjon dashurine e fjetur
    Pije zemres mi ofron
    Dhe ne cast mbetem i dehur.

    11.
    Per nje cast ndjehem i lumtur
    Me vone zemra pikon gjak
    Zhduket tere imazhi i bukur
    Sapo pija te me dale.

    12.
    Ah ky fllad vjeshtor i lehte
    Sa me vret sa me mashtron
    Here zemres mi jep flete
    Dhe me pas e roberon.

    13.
    Ah ne detin a mallengjimit
    Sa larg iki, sa thelle zhytem
    Me perplas vale e trishtimit
    Dhe ne brenge i teri mbytem.

    14.
    Pyet zemra e prushitur
    Dashuri pse erdhe valle
    Tashme afshi me ka ikur
    U shua tutje ne vale.

    15.
    Serish zemra pershperit
    Se kuptoj se c’flet nen vete
    Meshire fllad, perserit
    Mos me flak tutje si gjethe.

    16.
    Fllad i vjeshtes fluturon
    Rizgjon dashurine e fjetur
    Zemren time e gozhdon.
    Dhe ne cast mbetem i vdekur.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Indriti si gjithmone vjen me shkrime interesante ti .. shumee te bukura sidomos ajo Testament !

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    flm Evelyn!
    nderkohe per kenaqesine tende po vendos dicka te thjeshte
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Larg

    Vetem ne keto caste
    ndjej se te kam larg
    dikur te kerkoja falje
    dikur te doja prape.

    Ah tani sa larg
    ne k'te refren kam mbetur
    rri ulur ne prag
    e malli me ka tretur.

    Mall i mykur ,mall i zi
    o ti jete e vetmuar
    pse valle jeton trishtimi
    e njerezit rrine merguar?
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ne shkollen e dashurise!
    Ps.Lexojeni por mos e veproni

    1.
    Dikur një djalë i ri
    Qëndronte poshtë një plepi
    Shtërngonte fort në gji
    Jerlekun që vajza qepi.

    2.
    Jerlekun me ar të qëndisur
    Që plot dritë shëndëriste zjarr
    Me gurë,xhevahire stolisur
    Nga “duararta”margaritar.

    3.
    Atëherë ndër mend djali conte
    Perrinë e bukur si dritë
    Poshtë hijes se plepit mendonte
    e imja do bëhesh një ditë…

    4.
    Cdo cast nën hije qendronte
    Nuk pyeste për vapë,borë , shi
    Vajzen donte te shikonte
    Kish rënë marrëzisht në dashuri.

    5.
    Një natë të qetë
    Ëndërr djali pa
    Dhe vajzës së shkretë
    Të dua i tha.



    6.
    Në mëngjes kur u zgjua
    Shikoi rreth e rrotull
    Sytë lau në krua
    Dhe bota ju bë vorbull.

    7.
    Si s’kish aspak guxim
    Një herë ta takonte
    Plot lot e mallëngjim
    Të falur ti kërkonte.

    -8.
    Ah ëndërr të ish jeta
    Mashtruar djali tha
    Te thuhej e vërteta:
    Në sy loti u tha.

    9.
    Por jo, loti prap rrëshket
    Nëpër faqe si rubin
    E djaloshin po e tret
    Dashuria pa shërim.

    10.
    Djali kurrë se kish kuptuar
    Si u ndanë kaq shpejt,papritur
    E nën plep duke vajtuar
    Dritë e syrit i kish ikur.




    11.
    Po kjo vajzë e ku bëhej?
    Ku të kishte humbur vallë?
    Pse kaq fort ajo krenohej?
    Pse se falte këtë djalë?

    12.
    Në dhomë rrinte e qëndiste
    Letra të dashurit të saj
    qëndiste dhe sërish i griste…
    ditë e natë shfryhej ne vaj.

    13.
    Asnjëherë nuk është munduar
    Vec dy fjale te me thonte!
    Vallë nga c’ëndërr do jete zgjuar
    Pse kaq shpejt të më harronte!

    14.
    Këto fjalë përsëriste
    Zbehur, zhytur në trishtim
    Asgjë zemren më s’ja ndizte
    Askund s’gjente ngushëllim.

    15.
    Me askë s’donte te fliste
    Dukej si një gjetheflakur
    Vaji zemrën po ja griste.
    Sy e faqe ja kish lagur.




    16.
    Më nuk dinte c’të kujtonte
    S’kish c’të humbte as c’të gjente
    Shpirti brenda i valonte
    I ish ndezur porsi shkrepse.

    17.
    Djali i shkretë nga ana tjetër
    Priste castin ta takonte
    Kujtonte dashurinë e vjetër
    Jasemina kur i conte.

    18.
    Sillej djali rreth e rrotull
    Ish kthyer në endacak
    I dukej vetja si lodër
    Njeriu më i pafat.

    19.
    Në ditë djali dëgjon
    Se vajza i është cmendur
    Aspak jetën më se don
    Mer vendimin për të vdekur.

    20.
    Mer një letër borëbardhë
    Mer një stilolaps të zi
    Amanet le nja dy fjalë
    Përplot lot e dashuri.




    21.
    Amanetin kur mbaroi
    Në një libër shpejt e fshehu
    Fort ne dorë thiken shtërngoi
    E me të damarët preu.

    22.
    Gjaku del nga cdo damar
    Zemra ende s’ka pushuar
    U ngjyros letra plot gjak
    Amaneti që kish shkruar.

    23.
    Nën plep të vdekur e gjeten
    Mbi letër një dorë kish vënë
    Ku tregonte te vërtetën
    Tërë ato qe nuk kish thënë.

    24.
    E varrosen poshte,te plepi
    Librin ja vunë tek koka
    Ne brendësi ish amaneti
    Qe dot nuk e tret as toka.

    25.
    Fryu nje erë dhjetori
    Drodhi lis dhe purtekë
    Nga varri letren e nxori
    E flaku tutje ne breg.




    26.
    Sërish murlan i fortë
    Fryu me tërbim
    Që ti dërgonte vajzës
    Letrën si kujtim.

    27.
    Rend murlani,fluturon
    Shtëpinë vajzës ja gjeti
    Në oborr letrën lëshon
    Ku ish shkruar amaneti.

    28.
    E pa vajza,rendi vrullshëm
    Përtokë letrën e gjeti
    Nisi të lexonte ngutshëm
    Se c’farë thoshte amaneti.

    29.
    Duke qarë, letrën lexoi
    Te sqaruar cdogjë gjeti
    Djallezoren botë mallkoi
    Ju drodh zemra si tërmeti.

    30.
    Menjëherë helmin mer
    Duke qarë e kapërdin.
    Lot për jetën më nuk derdh
    Por i derdh për dashurinë.




    31.
    Syri i saj pikonte lot
    Lot të nxehtë qe s’kish te ndalur
    Thonte djalë te desha fort
    Me gjithë zemër të kam falur.

    32.
    Ja sa shpejt dy lule molle
    U këputën që të dyja
    E di Zot pse vdekjen mbolle
    Të faktohej dashuria.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 08-11-2005 mė 09:13
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kriteret pėr njohjen nė Shqipėri tė diplomave tė huaja
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  2. Pėr bukėn e djalit do bėhem prostitutė ose do vetėvritem!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 09:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •