Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    8

    Keqtrajtim i policisë italiane ndaj udhëtarëve shqiptarë

    Me ftese te ambasadorit shqiptar ne Hollande, mora vizen hollandeze. Me dt. 24 te ketij muaji mora avionin per ne Milano dhe te nesermen destinacion Hollanden. Ne Malpensa me ndaluan pa asnje shkak dhe kam qendruar per 3 ore ne izolim me nje maroken. U perpoqa te respektoj faktin qe policia kufitare ka te drejte te verifikoje ne rast keqkuptimesh por nuk po kuptoja perse duhej te qendroja nen trysnine e presionit psikologjik. Kerkova te lajmeroja familjen time e cila priste ne ankth pa asnje pergjigje dhe kerkoja arsyen e ndalimit por asnje spjegim. Me lane ne tranzit dhe po ate mbremje e shoqeruar me police, u ktheva me Tirane. Askush nuk me jepte sqarim. Ne avion duhej te ngjitesha nga shkallet e pasme dhe ky ishte poshterim per mua. Nuk pranova te ngjitesha andej por policet me thane qe ky ishte urdher dhe ata duhej ta zbatonin. Kerkova pasaporten pasi ishte e imja dhe e rregullt por ishe e pamundur ta merrja. U ngjita ne avion dhe stjuardesat me shikonin me dyshim. Aty kam qare me ngasherim pasi isha e mbushur por edhe e mpire njekohesisht dhe nuk me pelqen te qaj ne sy te te tjereve sepse nuk dua te me meshirojne. Ato u perpoqen te me ndihmonin me se te mundnin. Njera me ofroi celularin e saj per te lajmeruar familjen pasi nuk e dinte qe do te kthehesha mbrapsht. U spjegova atyre qe kisha nje biznes dhe trajtoja persona me status diplomatik dhe nuk e meritoja kete qendrim te shtetit italian. Ne Rinas me periste polici i cili me shoqeroi ne Komisariatin e Rinasit. Me izoluan ne nje dhome dhe me sqaruan qe duhej te prisja derisa te ekzaminohej pasaporta dhe viza. Me sistemuan ne nje dhome por gjithsesi une isha nje e ndaluar pa te drejte, madje me te drejta te neperkembura. u perpoqa ta menaxhoja mire situaten emocionale sepse ishte eksperience e paparashikuar. Policet tane te Komisariatit te Rinasit, jane sjelle shume mire me mua. Te gjithe e respektonin etiken profesionale. Kur duhej te me pyesnin, trokisnin me pare ne dere dhe me kane ndihmuar ta suportoj situaten e rende psikologjike. Ata respektuan procedurat dhe une qendrova deri ne mengjes ne komisariat. Pasaporta rezultoi e rregullt, edhe viza gjithashtu. Ne mengjes isha e lire. Jam teper e tronditur nga ngjarja. Shqiptarit nuk ja kane ulur hunden pashallaret e jo me nje rrembythje italie. Me c'te drejte me izolon ai mua me nje maroken ne nje dhome? Kete nuk e lejon etika profesionale kurrsesi! Me c'te drejte me shkakton kete stres ku per tre ore kam qene nen presion psikologjik te tmerrshem? Nuk ka te drejte askush te me cnjerzoje mua!!! Kush ma paguan demin? Demi psikologjik eshte i pallogaritshem ai do te mbetet perjete i pashlyer.
    Fatin tone e ka endur djalli. Perendia i ka qepur vetem anet.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me vjen shume keq qe te ka ndodhur nje gje e tille. Por c'ti besh? S'ke c'ti besh?
    Ky eshte vetem nje motiv me shume per te gjithe ne, qe te punojme me shume, e me mire, qe te ecim para me hapa sa me te shpejte. Sa me shume dhe me shpejt qe perparojme, aq me shume do na respektoje bota.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ministrja e Integrimit shprehet se brenda një viti BE do të liberalizojë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë

    Troshani: Për një vit liberalizohen vizat

    “BE është në favor të një liberalizimi të mëvonshëm të vizave për qytetarët shqiptarë”

    Shekulli

    TIRANË - Ministrja e Integrimit, Arenca Troshani, ka deklaruar dje në se liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë pritet që bëhet brenda një viti. Lajmi i bujshëm vjen një ditë para fillimit të raundit të negociatave të palës shqiptare me grupin negociator të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në deklaratën e përbashkët që pritet të firmoset sot nga të dyja palët dhe që do t’i bashkangjitet nenit 79 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit thuhet se liberalizimi i vizave varet nga zbatimi i reformave në Shqipëri. “Palët janë në dijeni të rëndësisë që i kushton populli dhe qeveria shqiptare perspektivës se liberalizimit të regjimit të vizave, por progresi varet nga zbatimi i reformave në Shqipëri, në fusha të tilla si fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit të jashtëligjshëm dhe forcimit të kapaciteteve administrative në kontrollin e kufirit dhe në sigurinë e dokumenteve”. Kjo është deklarata shtesë e cila që t’i bashkangjitet nenit 79 të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, e lexuar dje nga ministrja e Integrimit, Arenca Troshani. Ministrja e Integrimit theksoi se deklarata nuk sjell detyrime për palët, por që gjithsesi është shumë e rëndësishme që të theksohet se Bashkimi Evropian është shprehur në favor të një liberalizimi të mëvonshëm të vizave për qytetarët shqiptarë, “por kjo në të njëjtën kohë varet gjithashtu nga plotësimi i kushteve që qeveria dhe shteti shqiptar do të jenë në gjendje që të plotësojne për aq sa ka kërkuar BE-ja”. Troshani u shpreh optimiste se kushtet që janë vendosur në deklaratë përkojnë shumë mirë me angazhimet që qeveria shqiptare i ka vënë vetes në programin e saj qeverisës.


    Negociatat
    Sot dhe nesër do të zhvillohet raundi i dhjetë i negociatave Shqipëri-BE, ku pritet të marrë pjesë kryenegociatori Rehnard Priebe. Dy nenet më problematike që do të diskutohen në raundin e dhjetë teknik të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit janë neni 61 që ka të bëjë me regjimin mbi shit-blerjen e pronës, si dhe neni 79, i cili parashikon deklaratën e përbashkët mes dy palëve mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në ditën e dytë të negociatave drejtuesit e dikastereve më të rëndësishme do të bëjnë të ditur për palën komunitare programet e tyre për problemet që kanë sjellë pengesa në përfundimin e negociatave. Diskutimet e ditës së dytë krahas asaj teknike, pritet që të jetë edhe e karakterit politik, ku qeveria do të prezantohet me ministrat më të rëndësishëm të saj. Pala negociatore do të kërkojë të njihet edhe me projektin e Ministrisë së Drejtësisë për hapat që do të hidhen nga ky dikaster për përmirësimin i kushteve nëpër burgje.



    Teksti i propozuar nga pala komunitare është si më poshtë


    Deklaratë e përbashkët në lidhje me nenin 79

    Palët janë të vetëdijshme për rëndësinë që i kushton populli dhe qeveria liberalizimit të regjimit të vizave. Ndërkaq, progresi është i varur nga implementimi i reformave kryesore në çështje të tilla si forcimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit ilegal dhe forcimit të kapaciteteve administrative në kontrollin e kufijve dhe sigurimin e kufijve.


    Votimi në Strasburg. Do të kthehen edhe qytetarët nga vendet e treta. Në këmbim, lehtësi për vizat




    29/09/2005
    KATEGORIA: Politike


    Thua te jete e vertete ?

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Irena... Monika, aman mos qaj. Prinderit e mij kane pashaporte Amerikane, e megjithate, kur ndaluan ne Milano para disa vitesh -- nja 3-4, besoj, sepse humben disa gjera ne avion, iu desh te kontaktonin me policine per tu shpjeguar situaten. Kishin problem me karten qe blene per telefonin dhe pyeten nqs kishte mundesi te perdornin telefonat e zyres per te telefonuar Ameriken dhe Shqiperine (sigurisht, do e paguanin vete prinderit e mij telefonaten jashte-shtetit... s'e kerkuan falas) dhe nje polic hundeperpjete Italian u thote me ate Anglishten e vet cope-cope, "Nuk eshte Amerike ketu qe te beni telefonata te tilla. Ne Shqiperi s'ka telefona fare." Keshtu pra, mos u merzit se qenkan probleme te perditshme keto.

    S'i di ligjet andej, biles me frikeson fakti qe disa police mund te detyrojne dike te shkoje nga shkallet e pasme (te izoluara, dmth), ndoshta edhe mund ti hedhesh ne gjyq por s'di sa do ia vleje. Keto lloj problemesh qe nderpresin udhetime, edhe pse te ftuar nga shteti me te cilin bejne biznes, e kam vene re sidomos me kompanite e vogla ne Shqiperi kur ka konkurence midis kompanive. Dmth s'je e vetmja. Njera firme paguan dike qe merret me keto pune qe mos u japi vize kesaj firmes tjeter, dmth te mos mundin te bejne biznes jashte kufirit. Luajne me taksat e firmes, u hapin probleme imagjinare me pashaporten, ku i dihet. Po edhe Italianet, ne pergjithesi, ama popull qe jane... s'ngeli shtet ne Europe qe s'po nxjerr dufin tek ndo nje shtet tjeter.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Eh sa shqiptare e hane keshtu kot fare. Per sa kohe shqiperia nuk forcohet si shtet aqsa te na respektojne kudo ku shkojme sic respektohet gjermani a francezi, keshtu do perfundojme ne shqiptaret neper dhoma aeroportesh. Ti Monika ik e bej nje ankese formale prane amb italiane ne tirane e mos e ler ceshtjen pasdore.

  6. #6
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Monica me vjen me te vertet keq per kte veprim ofendim qe kan treguar ndaj teje

    dhe sa duhet te na poshterojne kshu dhe sa?
    dhe pse ndodh kjo sepse ne jemi shqiptare?
    kur do vij ajo dite qe dhe ne te respektohemi ne bote si te gjithe
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    une kam qene ne torino nje 1 vit , dhe kisha dokumenta te rregullta ,por policia financiare qe mbahet si me e keqe me ndaloi nje here ne nje bllok qe kishin bere ne ruge dhe pasi pane qe isha me pashaporte shqiptare , me uhtruan kontroll intensiv duke me kthyer krejt makinen jashte.
    thjesht nje kontroll rutine
    pa informuar dhe pa pasur asnje shkak me kontrolluan edhe ne trup ghoja mos kisha gjera te ndaluara.
    pas ghysem ore isha duke u larguar dhe nje italian qe ish me mua me tha;
    shqiptaret dhe marokenet kontrollojen ne mase.

    dhe duke e pare italanin i thashe;
    a te ngjaj une me nje maroken ty mo qurash?
    gjithesesi

    cdo kush mund te ankohet ne institucionet perkatese duke mare sqarim dhe demshperblimin e duhur.

    por kur mentaliteti dhe sjellja eshte perghithesuar nga te huajt kundrejt shqiptareve , atere e vetmja gje qe mund te bejme eshte vec ti neglizhojme dhe te harojme.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    8
    Ju falenderoj te gjitheve per suportin. Une do te perpiqem ta ndjek problemin sepse jam e fyer deri ne palce. Policia ka te drejte te verifikoje dhe kundrejt ketij fakti jemi sensibel perderisa jemi qytetare, por gjate verifikimit nuk kam pse te vuaj. E theksoj edhe njehere se policet shqiptare e njohin etiken profesionale me mire se policet italiane te cilet nuk e meritojne Evropen me sjelljet e tyre. Me kane bere shume dem.
    Fatin tone e ka endur djalli. Perendia i ka qepur vetem anet.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e McBlind
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    ku te me kapi nata !!!
    Postime
    29
    nejse raste te tilla me ne shqiptaret ka plote. Ja edhe rasti im, une kam kohe qe jetoj ne Holland dhe gjithmon udhetoj prej Athine por ne muajin maj te ketij viti mu desh te udhetoja prej Selanikut. Sapo u paraqita ne sportel per te dhene bagazhet dhe verifikimin e dokumentave. Ajo vajza sapo pa shqiponjen ne pashaport u be sikur pa kucedren, lajmeroi direkt policin, ushtrin, zjarfikset . Dhe per per kohe prej 20 sekondash te jene mbledhur aty reth meje: polica, ushtar, kaptera dhe oficera. Epo per nje cast thash se ky eshte fundi. Pasi me mbajten aty ne kembe nja 30 minuta dhe filluan ta kontrollonin pasaporten duke i rene me mjete te forta pastaj me moren per pyetje ne nje zyre.Pse do ikesh ne Holland ? pse kjo?? pse ajo??? Dhe atje e "kalova" testin per se mbari dhe me lane te udhetoja. Prandaj mos u merzit se sa me shume mendon aq me shume merzitesh. Ky eshte fati yne. Sic thote cdo peralle ne fund. Princi me princeshen jetuan te lumtur edhe ne akoma vuajme neper aeroportet e botes.

  10. #10
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Monika,

    Ti ke shumë të drejtë të revoltohesh, sepse ajo që të ka ndodhur ty është me të vërtetë shumë poshtëruese.
    Ti nuk duhet t’a lesh pas dore këtë çështje dhe duhet të ankohesh patjetër tek ambasada italiane. Edhe sikur mos të nxjerrësh gjë në dritë të paktën t’a kuptojnë italianët që ne nuk na marin kollaj nëpër këmbë.
    Më e mira do të ishte që kjo ankesë të bëhej në formë zyrtare nga qeveria shqiptare sepse ashtu ka edhe më tepër peshë, por qeveria shqiptare është plerë dhe sahanlëpirëse e të huajve. Ajo duhet të zbatojë të njejtat rregulla për vizat siç zbatojnë dhe të huajt kundra nesh. Nsq një shiptar kontrollohet në Itali për 3 orë edhe italianët duhet të vijnë me viza në Shipëri dhe të kontrollohen për 3 orë. Vetëm kështu vihet në vend dinjiteti i popullit tonë. Po kujt t’i thuash. Qeveritë shqiptare kujtojnë se duke i bërë qefin dhe duke qënë raja me të huajt ata do të na duan më tepër. Të huajt të respektojnë vetëm atëhere kur i tregon vendin. Deri do plumb siç thotë populli.

    Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  11. #11
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Me pak fjale po i permbledh te gjitha bile dhe problemet qe kemi ne emigrantet ketu ne Itali pak rendesi ka jemi Student apo jo.Motren me ne **** fatit qe na solli ketu dhe i uroj vetes qe mos te arrij kurre dita qe Italianet te vijne per emigrim ne Shqiperi sepse kam per tu be Kriminel tek ata.Mos u merzisni se keni qene tranzit te gjithe ne Itali.Mendoni neve qe jetojme ketu.Mekaq mendoj se u pergjigja.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    monik .. a ke shkuar tek besnik Mustafa?
    po tek viz-dhenesit?
    po tek ambasada italane?

    tundi te tera dyert e mos le kusur..

  13. #13
    Socialist Maska e Genti
    Anëtarësuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Me Vje keq por dhe policia kot nuk te keqtrajto ne shqiptaret kemi mar emer te keq gjitheandej dhe e meritojme disa se ai qe rrin ne pune te vet nuk i thote gje askush..

    Genti
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Brari
    monik .. a ke shkuar tek besnik Mustafa?
    po tek viz-dhenesit?
    po tek ambasada italane?

    tundi te tera dyert e mos le kusur..
    Kam derguar kerkesa informative, 2 cope te tilla dhe asnje pergjigje nuk kam marre! Ne Ambasade me kane pritur me kembet e para. Zonja italiane dukej se vuante nga krizat e menopauzes sepse sapo u shfaqa une ne sportel, filloi ulerima histerie te papara dhe kerkonte te dinte se me c'te drejte une insistoja per rihyrje ne Itali. Perderisa ke nje vize, kjo eshte arsyeja e hyrjes ne nje shtet. Ulerinte te dilja une jashte por insistova te takoja konsullen dhe konsullesha kerkoi fakte prej meje por te dokumentuara me shkrim dhe ende nuk kam marre pergjigje! Prandaj e kam titulluar: "Sa vlen shqiptari" sepse nuk vlen as per Shtetin e vet. T'i ndodhe ndonje europiani kjo qe me ndodhi mua, cfar ben shteti valle?
    Fatin tone e ka endur djalli. Perendia i ka qepur vetem anet.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    8
    Besnikun e ka zene gjumi perderisa ende nuk eshte pergjigjur. Eshte detyre e tij edhe kjo apo jo? Nejse me mire ta kete muhabetin grure me te huajt se me shtetasit e vet. Ate qe deshi e mori. Tani duhet thene : Mora voten, te dhj.. kalin! Shpresoj te me mirkuptoni vellezer! E bukura eshte se asnje gazete nuk u prononcua, madje as televizionet. Me thane se nuk perbente sensacion. Sic duket sensacion perben gjoksi me silikon i Pameles.
    Fatin tone e ka endur djalli. Perendia i ka qepur vetem anet.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    me vjen keq percfare te ka ndodhur, dhe une po te isha ne vendin tend do ti shkoja deri ne fund, ndoshta shteti yne fle gjume dhe te drejtat e shqiptarve neperkemben ne kembet e politikaneve te shitur, sepse ata skane as patriotizem, as dinjitet, por kjo sdo te thote ne asnje menyre qe te dorzohesh, jemi ne ata te poshteruarit te diskreminuarit qe duhet te ngrejme zerin ndryshe azgje sdo ndryshoj vecse do disriminohemi akoma me shume.
    failure is not an option!

  17. #17
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    Eshte turp i madh nje ngjarje e tille per shtetin SHQIPTAR per Qeverine e NDYRE qe kena, e cila nuk mbron shtetasit e vet, te cilet merren neper kembe nga plehra te shteteve te ndryshme, e vetmja arsye eshte se ata jan ITALIAN edhe ne jena SHQIPTARE... nuk ta ka fajin ITALIANI ta ka fajin Shteti Shqiptar, i cili nuk merret fare me emigrantet, i cili nuk sheh fare se ca behet me emigrantet neper bote..

    Turp te kete qeveria jone e cila nuk i sheh kto ngjarje, kta vetem dine qe kur vjen nje i huaj ne shqiperi, e trajtojne sikur te jete ndonje ambasador, vjen italiani edhe me barboni me plehra vjen ne shqiperi edhe gezon te drejten te hape biznes te bej cte doje, per arsye sepse eshte ITALIAN... kurse shqiptaret skan te drejte te dalin jashte shteti lere te kerkojne te drejta per hapje biznesi ne shtetet e huaja...

    monika me vjen keq per kte qe te ka ndodh ty sepse nuk je as e para as e fundit, me vjen keq me verte qe perdoren akoma kto menyra per nje shtetas shqiptar... TURP PER QEVERINE TONE TURPPPPPPPPP

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Eshte per te ardhur keq por nuk kemi cfar te bejm na ka qelluar fati i keq qe jemi katandisur si nje kope delesh ne nje livadhe e nuk pergjigjet kerkush per ne, prandaj ju keni shume te dejt por te drejten nuk ke per ta gjetur ..................
    se qeveria jon eshte shume e prokupuar per ju atje e per te tjeret jashte , te uroje te jeshe mire me shendet e mundohu ta kaloshe ...........

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •