Prit se ndoshta vdes dhe ky i fundit.
Kush?
Ai qe perpelitet andej nga rradhet e mesit!
Po sikur ta mbulojme me urdher-shkresen qe erdhi mbreme? Ndoshta e pershpejton vdekjen!
Thua?
Nuk humbasim gje, pastaj edhe kinemaja mbyllet shpejt sot. Mos harro qe eshte vetem dite jave
Ku e ke lene shkresen?
Ne sirtarin e fundit, afer melcise se atij tipit te paduruar nga Bullgaria .
Heh, tip i lezetshem ai!
Shume, te mbahet mend se si e la melcine?
E mbaj mend, e la bashke me kerkesen per kundershtim deportimi. E mbaj mend se ate dite hengra per here te pare ushqim tailandez dhe me pelqeu aq.
Une kisha bere nje fergese melcie te lepije buzet.
Ceshte fergesa?
Nje tip gjelle etnike nga nje vend qe na u quaka Shqiperi. E mesova nga nje syresh prej andej qe kerkonte te ngulte rrenje.
Cu be me te?
E dergova te hante ushqimin e te emes .
Hahahahahaa, i madh je
Cdo gje me karar pra! Ti e di mire.
Si duket?
Kush?
Miku yne qe po na le pa film sot.
Me duket se po jep shpirt. Hajde ikim, ai duket qe nuk ka me fuqi!
Po sikur te na shohe njeri?
E kush do te na shohe? Keta te mjeret jane njerez pa shtepi, nuk ua fishkellen njeri. As zerat nuk ua degjojne dot jashte ketyre mureve. Pastaj per cdo ankohen? Qe ne kryem detyren si oficere parandalues?!?! Per kete pune kemi ligjet or babam. Me ligjet ne dore bejme shterpe edhe me cilesoret e ketyre pashtepive.
A e di qe nuk ka pune me te bukur se kjo e jona?
Pse?
E ku tjeter mund te besh eksperimente te tilla or lum miku. Nje copez e vogel e botes te vjen te pergjerohet nder duar per nje cati e ti u tregon mundesi per shtepi te vetendertuara nga foshnja. Mua ndonjehere me ze nje makth qe do te me cajne ujqerit e mjerimit te tyre, se aq kane vuajtur nder sirtaret e mi saqe u mbaj mend vetem piskamat e shpirtit.
Ama te bertitur qe bejne!!!!!
Tua mbledhesh mjerimin ben edhe djallin te ulerase nga dhimbja.
Ke te drejte.
Ikim?
Eja
Nderkohe ne salle, mjerani qe eshte ne vdekje e siper lexon nje leter:
Leter drejtuar Bashkesise Njerezore per Mbikqyrjen e Traktatit mbi Levizjen e Lire te Tokesoreve te Cfaredolloj Kombesie .
Te nderuar anetare te BNMTLLTCK
Ju lutem me anen e kesaj letre tju terheq vemendjen ne nje akt padrejtesie qe eshte kryer ndaj personit tim, tash 7 vjet te shkulur per arsye personale nga cepi i botes ku u lera.
Kam qene shembullor ne sjelljen time, jo per te rregulluar opinionin me ndonje engjell te cuditshem qe vlereson qenien time ne baze te nje sistemi vlerash morale. Thjesht sepse me dhimbet vetja dhe ata si une. Nuk di te shaj, nuk di te zihem. Capkenlleqet e mia jane kufizuar ne disa mililitra vodka me shume se cme mbante mideja dhe ndonje fjale me teper kundrejt kujtdo qe kish nje buzeqeshje te embel ne buze dhe nje pale shale magjike.
Kurre, ne asnje cast te cmuar anetare nuk kam kerkuar rrezimin e sistemit perendimor te strukturave shoqerore, biles e kam vleresuar ate si me te suksesshmin qe mbijeton ne sistemet e sotme njerezore.
E megjithate une vazhdoj te trajtohem nga autoritet si bastard, boshllek njerezor, i padeshiruar. Arroganca e ketyre hetuesve behet gjithnje e me e padurueshme dhe me duket sikur u be 7 vjet qe luaj cic-mic me toga formularesh.
Nuk mundem me te dashur anetare, te ulem ne gjunje e te pergjerohem per nje vend ne qetesine qe ofron perendimi. Kam takuar e buzeqeshur per shume idiote, te gjithe te bindur per pozicionin qe kishin ndaj meje. Dhe te gjithe, pa perjashtim, e kane shfrytezuar per te mbushur boshlleqet e tyre personale.
U be shtate vjet te nderuar anetare, qe lejet me jepen vetem per shkak te kembenguljes sime. Sot me kane lene te kalbem ne nje ndertese me miliona te tjere. Edhe hijet na i kane mbyllur neper sirtare. Zemrat na i mbajne peng neper kuticka anash pyetjeve idiote.
A keni qene ndonjehere i denuar per genocid ne cfaredolloj vendi te botes? PO JO
E kush mund te duroje te tilla tallje? Me thoni ju, njerezoret mbi njerezore, zotat e levizshmerise.
Kerkoj pergjigje sa me pare. Me duket se ketu as ulerimat nuk na degjohen dhe na kane rrethuar me qener te uritur.
Nenshkruar
Nje refugjat i lindur .
Krijoni Kontakt