Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Leter e hapur...(lol)

    E hene, me 9 shtatuer 2002

    Fort i dashtuni miku i jem X...!

    Sa keq qe vetem sot e paskam pamun Sophian tande te mrekullueshme. Sophian qe me tronditi perfundimisht dyshimet e mia per ty.

    Tani ne gjuhen letrare.

    X-i, po ca ke bo, mor jahu? Si ke qene i here, masanej po i shofim ato punet e artit. Une mire jam, me pune shume, po hajt mo shtyhet. Pacientet me shume teka, lal, here kane qejf me u sheru , here s'po dun as te shohin veten ne pasqyre dhe keshtu hop na e bejne me dore dhe ikin njehere e forever. E di qe te kam pase ca kohe ne mendje une ty? Shume miqesisht kuptohet, me vjen si keq kur mendoj se je vetem, e pashe tek ajo poezia qe kishe postuar, me pelqeu, ishe shume i thjeshte dhe shume i ndjeshem aty. Pas atij fodullekut tend te jashtem une shoh nje ndjeshmeri dhe nje thjeshtesi qe i kane hije nje njeriu qe do bohet i modh i dite.(pa shaka kjo e fundit)
    Degjo tani,
    Ne lidhje me Sophian: Ajo qe ke shkruar eshte fantastike, FANTASTIKE...Por mos shkruaj me si ajo, ok? Ja pse, ta shpjegoj nje cike:
    Ti ke bere nje tregim te paster filozofik, perzierje koherash dhe karakteresh, personazhesh historike, ne nje mneyre te rrjedhshme, me nje stil fantastik(mos me lodh tani se sgjej dot fjale tjeter) , Sophia, femra e bukur, seksi, e embel, poetike etje tj. Bekimi dhe mallkimi i nje burri, jeta dhe vdekja e garantuar e tij, e jashtzakonshmja dhe rutina tek ajo njeherazi, dhe ne fund? ZHGENJIMI...(me thuaj nese e kam kuptuar tamam)
    Ne kete kuptim tregimi e ka plotesuar funksionin.
    Por i dashur, me thuaj, kjo menyre e te shkruarit deri ku mund te te coje? Ta them une, mos u lodh shume. Deri tek 7 pellgje kaptuar..dmth, o miku im filozof, pasi te kesh shkruar shume shume dhe tre tregime si ky, do ngresh duart perpjete dhe do thuash: mbi kete toke nuk ka me tema, atehere? Po nisem ne boten tjeter.IDIOT, IDIOT...E kupton cfare rruge i ke hyre? Mblidhe trurin njehere e mire. Shihi gjerat me thjeshte, shfrytezoje aftesite filozofike per te bere art, dhe mos bej te kunderten, pra te shfrytezosh artin per te bere filozofi.
    A di ndonje filozofi ti, psh qe te me tregoje mua sesi, pasi te ngrihem ne mengjes, te percaktoj vete
    orarin e merzise, orarin e lumturise, budallallekut filozofik, e keshtu me radhe deri sa te shkoj ne ate vdekjen e vogel te pernatshme?
    Po dite , ma thuaj, te pakten do i besh nje sherbim shoqerise civile...
    Miku im, sinqerisht mua me shqeteson ajo qe ty te shqeteson, dmth frika qe ke nga e zakonshmja. Miku im : jeta eshte RUTINE, mos e harro kete, pranoje, pranojeee....Pajtohu, ti nuk je perendi, je nje soj bagetie, inteligjente, por qe papritur pasi pertyp ndonje fije bari te helmet, do vish ne thiken time, ok?
    Keshtu, o mik i larget dhe i afert, djalosh i embel dhe cinik, o fryt i nje amalgame edukatash dhe filozofish, qe kerkon nje shteg drite mes territ, po shtigjet jane shtigje , o miku im, dhe kujdes se honet presin me goje hapur...
    Me frymezove, s'kam c'them, po llomotis dhe une tani si beni ju shkrimtaret, nejse mo, edhe popullit i falet nganjehre te sillet si mbreterit.
    Eshte nje moment ne jeten e gjithsecilit, kur bilancet e jetes shumezohen ose pjesetohen me zero, njerezit e afert ne gjak te ngjajne njelloj me komshinjte, edhe me keq se ta nganjehre, rruga ku ti shkel perdite besnikerisht, te duket e urryeshme, te vjen ta kapesh ta perdredhesh me te dyja duart, ta sjellesh qark e qark vetes dhe kur te perplaset leshueshem nga dora jote inatcore te beje pluhur e hi ndonje cift tjeter kullash binjake, dhe ti te zgerdhihesh i lumtur qe me ne fund ke bere dicka qe beri zhurmeeeeeeeee. E ke kuptuar qe kryefjala e botes eshte Zhurma?


    Ēuno? Je i lumtur , ti lal? Nuk je... Po ēa dreqin ke pra qe sorrollatesh kot me kot. Gjeje dreqin e lumturise, ose kopjen e saj dhe mos e lesho. Kjo eshte sfida qe njeriu mund t'i beje vdekjes, te tjerat jane pallavra: nderi, morali, e llaka llaka...

    Te iki une tani? Misioni perfundoi apo deshtoi?

    P.s Me rastin e vitit te ri, jap fjalen , besen dmth (kuptohet qe kush ze ne goje besen dhe kush e ka me shume problem ate, ka probleme pabesie, dihet tani kjo gje) do t'ju bej te njohur identitetin tim te "lavdishem"

    Pentesilea e perulur deri ne toke duke bere temena



  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    ti qenke gjalle, me trembe per ca kohe. Sa per sofian, lum kush e lepiu e s'i ngeci ne fyt...

    Henri duke pritur zbulimin e identitetit te Pentes

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    meqe e kam pare sophian...!
    profesoresh mua me duket se nuk ke dituar aspak ta komentosh aq me teper ti ke folur per autorin e sophies jo per sophien.
    Ti je doktoresh ne psikopati ama ne letersi nuk ia thu gjithmone.
    Me fal nese do te te thosha se edhe psikologjizimin e autorit apo te krijuesit te sophias e ke pershkruar me ndjenje (pothuaj meshire e keshillimi) ky eshte gabimi yt me i madh. (dmth as si mjeke nuk je shume bindese.
    Si do qe te vije identitei yt i zbuluar nuk besoj se do jesh ajo qe kujton se je !!!
    Shumica e mjekeve te cmendurive jane viktima te pacienteve te tyre. Dmth tek keto mjek fillon e nuk mbaron cmenduria.
    Me vjen keq per ty qe nuk je bere se paku rrecituese vec kete lloji profesioni (dhe shtesen ne kritike te mos e kishe bere)
    Sophia..., autori jane vertete magjike te bejne llafazane keshtu me ka ndodhur ne mua, vecse une kam llapur krejt ndryshe me ty!!!
    BYE!
    Sa per autorin e sophias do te shtoja...(nuk te ben te madh numri i sophifve, po vlera qofte edhe e te vetmes sophi)!!!
    Lere me pastaj po te realizosh tri te tilla.
    (nuk te ben te madh filozofia e kthyer ne art, apo arti i filozofuar apo pordhi kali ne dere te pentesileas, talenti dhe puna.
    A je apo nuk je i lumtur ty (i dashuri krijues i sophis) nuk ka shume rendesi per letersine dhe per ate qe do behs ti ne letersi.
    etj etj etj!!!!
    Kjo letra e hapur nuk me pelqeu fare fare!
    me fal pentesilea per sinqeritetin.
    Po vertete ishte e dobet, ndonese e ke shkruar me shume thjeshtesi dhe bindje se ka per te na lene me goje hapur.
    BYE!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    aman te keqen me ndimoni te lexoj nje cike per sophian dhe autorin e saj se jam shume kurioze pas letres se hapur plz me ndimoni ku ta gjej .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •