Pse Dritëro Agolli ia ndryshoi mbiemrin Hashim Thaçit?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur një axhendë të ngjeshur, por edhe tejet të veçantë. Thaçi i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agollit, për kontributin në pavarësinë e Kosovës. Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Kosovë, pasi sipas tij rilindësit, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ishin për një republikë të përbashkët. “Lidhja e Prizrenit ishte për një republikë.
Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit. Shkrimtari po ashtu i korrigjoi mbiemrin Presidentit të Kosovës: Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “h”-në do të ta heq, do të them Taçi sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglosaksone. Në Kolonjë, kemi: Taçi i sipërm e Taçi i poshtëm . Ndërkohë presidenti Thaçi e falënderoi shkrimtarin që u bë frymëzim për të gjithë për lirinë e Kosovës edhe kur të tjerët shpresuan pak.https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...4D8Shp0wvdyUCg
Krijoni Kontakt