
Postuar më parë nga
Antiproanti
Bota e sotme nuk eshte bota e djeshme, e para 20, 50, 100 apo 500 viteve. E njejta vlene edhe per njeriun bashkekohor.
Sot ekzistojne rregulla, kontrata, instanca dhe interesa nderkombetare, te cilat nuk lejojne qe ne marredhenjet ne mes popujve dhe shteteve te mbizoteroje ligji xhungles apo natyres. Fakti qe, megjithate, ka pabarazi dhe padrejtesi te natyrave dhe niveleve te ndryshme, nuk ka lidhje direkte me ligjin e natyres, por eshte pasoje (ne shume raste) e pashmangshme e vete rregullave , kontratave dhe interesave nderkombetare resp. e keqperdorimit, keqinterpretimit, mosrespektimit te duhur...te tyre.
Asnje shtet, as superfuqia me e madhe (sidomos ne Europe) nuk mund te arsyetoje veprimet/mosveprimet e saj me forcen apo perdorimin e forces, pa pasoja negative. Jo pse nuk mundet, por sepse nuk e lejojne rregullat, kontratat dhe interesat e caktuara nderkombetare. Interpretimi i ndonje nderhyrje te dhunshme ushtarake eshte ceshtje tjeter shume e komplikuar, por e cila, megjithate, nuk mund te shpjegohet automatikisht si nderhyrje e bazuar ne ligjin e natyres. Se a pajtohemi une, ti apo shumica me interpretimin e vlefshem te nje vendimi apo veprimi, eshte problem tjeter.
Ka njerez qe p.sh. nenshtrimin e nje populli tjeter e shohin si te drejte. Prandaj, per keta cdo kundershtim dhe kunderveprim i nje fuqie i mbeshtetur ne rregulla, mekanzma dhe interesa te caktuara nderkombetare apo i mbeshtetur vetem ne force eshte automatikisht dhe ne mase te njejte i padrejte.
Nuk eshte asgje e pazakonshme qe njerezit nuk pajtohen me veprime dhe vendime te bazuara ne rregulla te perbashketa, nese te njejtat (ne nje moment te caktuar) rrezikojne interesat e tyre. Nderkohe qe veprimet dhe vendimet e favorshme i perkrahain dhe i kerkojne, duke u mbeshtetur pikerisht ne te njejtat rregulla.
Fakti qe ne fund duhet te ekzistoje nje instance e plotefuqishme, e cila e ben te mundur realizimin e nje veprimi apo vendimi te drejte ose te padrejte, nuk mund te shpjegohet si ligj i xhungles. Eshte e kunderta...
Dhe nuk duhet harruar se bota dhe sidomos shtetet qe nga fillimi nuk kane qene te ndara drejte dhe te barabarta. Gjithashtu, ne nje bote me tregje kryesisht te hapura, me zhvillim te ndryshem ekonomik, shoqeror, politik..., me zona te ndryshme klimatike etj. eshte absolutisht e pamundur te kete barazi dhe drejtesi te mjaftueshme...
Sidoqofte, nga nje perspektive e caktuar cdo veprim mund te interpretohet si i bazuar ne ligjin e xhungles. Edhe vete ekzistenca e botes, njeriut dhe cdo gjeje mund te deklarohet vetem si iluzion etj...
Krijoni Kontakt