Daçiq kërkon ndarje të Kosovës në dy pjesë
Publikuar: 08.04.2012 - 21:49
Beograd, 8 prill – Kreu i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq tha sot se serbët dhe shqiptarë mund të pajtohen, por nuk mund të jetojnë bashkë dhe për këtë arsye nevojitet ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës, “si zgjidhje e vetme reale”, sipas tij. Ai këtë deklaratë e dha për një televizion serb dhe në kohën e fillimit të fushatës zgjedhore parlamentare e presidenciale më 6 maj. .
Ai për planin prek katër pikash, që e ka propozuar presidenti aktualisht në dorëheqje Boris Tadiq, vlerësoi se është plan i papërpunuar, por megjithëkëtë “ai plan do të thotë autonomi të serbëve në kuadër të Kosovës”.
Por Daçiq kërkon zgjidhje tjetër. Sipas tij, është i domosdoshëm realiteti, “e kjo është ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës”.
“PËr shkak të situatës në terren, është kyçe që serbët të mebten të jetojnë në Kosovë, kurse ne të kemi qëndrim dhe politikë të qartë e të fuqishme për arsye të së cilës ata do të mbeteshin të jetonin atje”, përfundoi Daçiq. Koha Ditore
Po dalin fjalet e Albin Kurtit ,se ku e ka qellimin serbia me bashkpunetoret e vjeter te cilet sot po e qeverisin kosoven.
Krijoni Kontakt