
Postuar më parë nga
ARIANI_TB
Plotesisht jam dakord me kete vlersim te Guri i Vendit.
Bashkimi Kombetar i Shqiptareve mund te mos jet ai bashkim i enderrave te Shqiptare me decenice e shekuj te tere. Bashkimi Kombetar i Shqiptareve mund te mos jete ai bashkim ku jetrat e tyre flijuan shume heronje te Kombit tone sic jane: Skender Beu, Ismail Qemajli, Isa Boletini, Avni Rustemi, Hasan Prishtina etj. Bashkimi Kombetar i Shqiptareve mund te mos jete edhe ai bashkim ku rreth ketij betimi u rreshtuan dhe rane per kete ideal shume deshmore te Kombit tone te luftes se fundit ne Kosove. Ndonese ky Bashkim i Shqiptareve mund mos te jete edhe bashkim patriotik.
Por mendoj qe Ky Bashkim i Shqiptareve duhet te jete i domosdoshem dhe obligativ do thoja. Me kete Bashkim Kombetar - vet Shqiptaret si Popull e Komb do kishin perfitime si nga ana aspekti Politik, po ashtu edhe nga ai Ekonomik.
1) Aspekti Politik!
Duke pasur parasysh fqinjet tane, e sidmos fqinjet - armiqet tane shekullore Serbet dhe Greket, te ciet ende kane ato orekset e apetitet e tyre per ti okupuar e uzurpuar tokat - territoret e Shqiptareve. Bashkimi Kombetar i Shqiptareve do e zbente, do e bente shuarjen e orekseve dhe apetiteve te ketyre armiqeve tane ndaj tokave - territoreve tona. Me Bashkim Kombetar - Shqiptaret do kene mundesine shume te madhe qe te krijojne - formojne nje Ushtri efikase si nga ana e personelit, e si nga ana e mjeteve luftarake per te mbrojtur ne cdo kohe, dhe ne cdo moment tokat dhe territoret e tyre.
2) Aspekti Ekonomik!
Natyrisht qe me Bashkimin Kombetar - Shqiptaret do kene perfitime edhe nga aspekti Ekonomik. Duke u bazuar ne ate se Ekonomia e tanishme boterore eshte nje Ekonomi Neo Kapitaliste - nje Ekonomi e Eger Boterore, qe do thote se fuqite e medha me vendosjen e pushtetareve servil (kelysheve) te tyre ne pozita ne ato shtete te rendit te dyte dhe te trete boteror. Mundohen qe permes ketyre pushtetarev servil ta mbajne nen kontroll te rrept te tyre edhe ate Ekonomi jo aq te zhvilluar te ketyre vendeve - shteteve te rendit te dyte e te trete boteror. Tani Shqiptaret sic jane te ndare. Te ndare padrejtesisht po nga keto shtete te fuqive boterore, asnjeher nuk do kene mundesine te zhvillojne ekonomine e tyre ashtu sic deshirojne e pretendojne. Vetem te Bashkuar ne nje Shtet te vetem, shqiptaret do kene mundesi, ndonese jo edhe aq shume te madhe, por do kene shume mundesi qe tju bejne perballje ekonomike jo vetem vendeve te rajonit, por edhe me gjere. Natyrisht se edhe te Bashkuar do kete veshtiresi. Por gjithsesi te Bashkuar Shqiptaret do e kene shume me lehte, se sa keshtu te ndare.
Bashkimit Kosove - Shqiperi do te perfitonin edhe Shqiptaret ne Iliride, edhe Shqiptaret ne Lugine te Presheves, edhe Shqiptaret ne Malesi te Madhe, si dhe Shqiptaret ne Cameri. Sepse ateherash qe te gjithe keta Shqiptar ne trojet e tyre qe i permenda, me bashkimin Kosove - Shqiperi do ishin ndjere me superior dhe me te fuqishem per te kerkuar te drejtat e tyre, e per tu bere zot ne shtepite e tyre.
Natyrisht se ka edhe shume nga ato vende, shtete, individ e politikane qe jane kunder Bashkimit Kombetar Shqiptar.
Kunder Bashkimit Kombetar Shqiptar jane Serbia, Greqia, Rumunia, Bulgaria, ndonese edhe Turqia, e thuajse gjitha shtetet rreth nesh qe jane. Serbia e Greqia jane kunder Bashkimit Kombetar te Shqiptareve sepse qellimi i ketyre eshte qe sa ma shume te okupojne territoret e Shqiptareve. E kete mundesi e kane vetem kur Shqiptaret jane te ndare keshtu sic jane. Rumunia e Bulgaria kane frigen qe me Bashkimin Kombetar te Shqiptareve nuk do kene rol te vecant ne ballkan. Te njejeten gje ndonese mund te thuhet edhe per Tuqine, ku Bashkimi Kombetar i Shqiptareve do thote me pak superioritet i ndikimt Turk ne Ballkan.
Kunder Bashkimit Kombetar jane edhe minoritet si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi. Ne Kosove kunder Bashkimit Kombetar jane minoriteti Serb, ashkalinje, turk, boshnjak, malazias, goran e magjyp. Ndonese kunder ketij Bashkimi Kombetar te Shqiptareve jane edhe vet disa Shqiptar qe e quajne veten Kosovar dhe me mish e shpirt propagandojne per krimijim e Kombit Kosovar sic jane: Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu e Migjen Kelmendi. Ndonese Halil Matosha, Nexhmedin Spahia e Migjen Kelmenda ka edhe ne kete forum. Mendoj qe kunder Bashkimit Kombetar te Shqiptareve jane edhe minoriteti grek ne Shqiperi.
Natyrisht se me se shumti kunder Bashkimit Kombetar te Shqiptareve jane nje pjese dermuese e politikaneve si ne Tirane, ashtu edhe ne Prishtine. Me sakt kunder Bashkimit Kombetar jane pikerisht pushtetaret servil ndaj nderkombetareve si ne Tirane, ashtu edhe ne Prishtine. Keta pushtetar e permendin Kombin vetem ateherash kur duan te vjedhin e te pasurohen per veten e tyre, te pasurojne familjaret e tyre, te pasurojne farefisin e tyre, te pasurojne partite e tyre, te pasurojne militante te tyre. Keta pushtetar servil e permesin Kombin vetem ateherash kur karriget e tyre apo koolltuket e tyre jane ne rrezik. Ndersa kur ne skene dalin ata qe me te vertete duan Bashkim Kombetar te Shqiptareve (LVV - Albin Kurti, PDU Shpetim Idrizi dhe AK Kreshnik Spahiu) keta pushtetar servil (Hashim Thaci e Sali Berisha ) ndaj ketyre neo kapitalistave nderkombetar, dhe militante te tyre neper forume e neper gazeta te ndryshme bejne propagande te papare, propagande te eger ndaj LVV, ndaj PDU e ndaj AK.
Pos tjerash keta pushtetar te korruptuar, te shantazhuar, te cilet kane marr pushtetin si ne Tirane, e si ne Prishtine me ane te votave te vjedhura e te manipuluara, na thojne qe prioritet kryesor ne agjenden e tyre poltike eshte BE, eshte hyrja ne BE. Keto jane vetem genjeshtra te ketyre. Sepse me keta ndonese per momentin Bashkimi Kombetar eshte i pamundur. Por hyrja ne BE eshte vetem nje enderr e ketyre pushtetareve servil dhe mashtrim i tyre per popullin.
Krijoni Kontakt