Close
Faqja 148 prej 230 FillimFillim ... 4898138146147148149150158198 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,471 deri 1,480 prej 2300
  1. #1471
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Seriozisht e ke kur mendon se Berisha kerkon te fale teritore?Nese ka nje patriot ne politiken shqiptare ai eshte vetem Berisha.Ne konditat e izolimit natyrshem dhe mund te kercenosh dhe te thuash pro ti afrohesh teritorit se ti dergoj rraketat ne Athine, por sot kjo gjuhe nuk shkon, pra c'do gje do te zgjidhet sipas te drejtes nderkombetare.Demokracia nuk ka ardhe vetem per ne, ku deri me sot vetem i kemi marre europes, por ja qe duhet dhe te leshosh ate qe e ke mbajtur dhe te eshte dukur se e ke tenden.Mos bini viktime e retorikave te militanteve partiake.Nano e Rama mund dhe ta bejne nje gje te tille ,pra per te shitur atedheun , pasi dhe grate te dy i kane shite, per te mare kurvva.Ti mund te kesh preferencat e tua por per mua Berisha eshte nje politikan serioz.Dhe ky ka mjaft gabime por derri me sot nuk kam pare nje konkurent me dinjitoz, apo me te besueshem.
    Jam kurjoz , sinqerisht me thauaj, ndjehesh mire qe ti japesh Rames pushtet?
    Boooo... menjehere te zhgenjen o burri i dheut ! Po pse o burr e menderos ! Leri me njeane emrat ! Nuk te zura asnje m.ut-muti ne goje ! Cdo qe e qelb muhabetin ?

    Plani dhe strategjia qe po flasim nuk ka lidhje me asnje emer ! Ne rast se merr pamjen e nje levizje reale kombetare , ajo do ta nxjerre vete emrin !

    Sa per kete palacon me emrin Sali mos me bej te hap barkun per ato qe di dhe qe nje pjese jane te njohura tashme edhe boterisht ! Lere m.utin ne hale dhe mos na e afro ne kuzhine ! Lere te beje lojrat e serbeve ! Kur eshte fjala per atdheun , patrioti e le ne vend te dyte partine , o miku ! Kaq nuk ke arritur te kuptosh nga historia e vendit tone ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 13-11-2010 më 13:09

  2. #1472
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,952
    Vetëm me dashuri dhe respekt për njëri-tjetërin, për vëndin tonë shqipërinë e coptuar në mënyrë mizore, me ndienjën e dhimbjes së madhe e të pa harruar të përbuzjes që na është përplasur në fytyrë për të vetmen arsye se ishim dhe jemi shqipëtarë...vetëm për këto ja vlenë të jemi të bashkuar,të dashuruar me njëri tjetërin,të respsektuar që përçarja e të huajve të mos depërtoj më.Bollë urryem, luftuam, u kacafytëm ndërmjet nesh,tani koha, historia na kërkon të bashkuar e të pa ndarë.

    - Se zoti vetë e tha me gojë,
    Që kombe shuhen përmbi dhe.
    Por Shqipëria do të rrojë,
    Për të,për të luftojmë ne.

  3. #1473
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    antwerp
    Postime
    20
    sa i perket temes:
    mendoj:
    se:
    "Kosova dhe Shqiperia duhet te bashkohen vetem si dy shtete ne Bashkimin Europian"
    PSE?
    sepse:
    nje rol me te madh do te kishin dy shtete shqiptare ne europe, ne vendimmarrje dhe procese politike tjera.
    Kufinjte?
    Me hyrjen e kosoves dhe shqiperise ne BE kufinj nuk do te kete me dhe ky do te llogaritet si nje bashkim, ndonese me zemer jemi te bashkuar si kurre me pare.
    politika: tanime si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi jane formuar klane politike te cilat nuk kane perputhshmeri me njera tjetren, dhe po te bashkohej kosova me shqiperine sigurisht se bota do te qeshte me ne nga meqet e boksit qe do te zhvilloheshin ne parlamentin e perbashket shqiptar. (kjo ishte nje shaka).
    PASTAJ:
    TE Themi:
    PSE MOS TE JETE:
    UNITET STATES OF ALBANIA (Shqiperia, Kosova dhe Lugina)

  4. #1474
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    Vetëm me dashuri dhe respekt për njëri-tjetërin, për vëndin tonë shqipërinë e coptuar në mënyrë mizore, me ndienjën e dhimbjes së madhe e të pa harruar të përbuzjes që na është përplasur në fytyrë për të vetmen arsye se ishim dhe jemi shqipëtarë...vetëm për këto ja vlenë të jemi të bashkuar,të dashuruar me njëri tjetërin,të respsektuar që përçarja e të huajve të mos depërtoj më.Bollë urryem, luftuam, u kacafytëm ndërmjet nesh,tani koha, historia na kërkon të bashkuar e të pa ndarë.

    - Se zoti vetë e tha me gojë,
    Që kombe shuhen përmbi dhe.
    Por Shqipëria do të rrojë,
    Për të,për të luftojmë ne.
    me ndienjën e dhimbjes së madhe e të pa harruar të përbuzjes që na është përplasur në fytyrë për të vetmen arsye se ishim dhe jemi shqipëtarë...
    O Li Tepelena, po na i shpjego perse na urejne?Se jemi me te miret apo me te ligjt?Nese jemi me te ligjt , le te mbetemi te coptuar se keshtu kurohemi me mire.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #1475
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #1476
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,952
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    O Li Tepelena, po na i shpjego perse na urejne?Se jemi me te miret apo me te ligjt?Nese jemi me te ligjt , le te mbetemi te coptuar se keshtu kurohemi me mire.
    Na uurrejnë sepse jemi ne bërthama e lindjes së qytetërimit dhe vazhdimit të egzistencës,sepse na kishte rënë pjesa më e mirë e botës,sepse gëzonim dhe gëzojmë urtësinë që duhet për paqen e zemrave njerëzore,sepse....eh nuk mbarojnë këto,sepse ishim shqiponja...pra për këtë na urrenin sorrat e laraskat e tjera....

  7. #1477
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet dhe e realizueshme.

    Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe zhgëndërr, edhe realitet.

    Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.

    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.

    Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe, atëherë jemi ne fajtorë për këtë.

    *****

    Shqipëria Etnike është plagë e hapur që kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj.



    Shqipëria Etnike është shtiza, mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit, Teutës e Gjergj Kastriotit.



    Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasëve tanë, që nuk kursyen as jetën, as pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.



    Shqipëria Etnike është katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skëterrë për barbarët, pushtuesit, sundimtarët, kolonizatorët dhe armiqtë e saj të të gjitha kohërave.



    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, është Feniks që përgjaket, plagoset, rrëzohet e për liri bëhet pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet, ringjallet dhe bëhet sërish Shqipëri.



    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, sepse i pavdekshëm është kombi shqiptar me rrënjë pellazgo-ilire.



    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është një ëndërr njerëzore e mbarëkombëtare, që do të shndërrohet në një realitet tokësor, me një bukuri engjëllore dhe madhështi hyjnore.



    Të gjitha rrugët çojnë drejt Shqipërisë Etnike.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #1478
    Bre a s'jan bashku akoma?!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #1479
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Te gjitha rruget te cojne ne Bashkimin Europian.

    Sa kohe do t'ju duhet per ta kuptuar?

  10. #1480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2008
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Helikranon Lexo Postimin
    Te gjitha rruget te cojne ne Bashkimin Europian.

    Sa kohe do t'ju duhet per ta kuptuar?

    Te bashkuar me Dardani Cameri,Maqedoni jo te percare dhe copa si na kane bere
    jevgjt greq dhe slavet

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •