Close
Faqja 80 prej 230 FillimFillim ... 3070787980818290130180 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 2300
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    bashkimi duhet te ndodh sa me shpejt qe te jet e mundur

  2. #792
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale



    U HARTUA PLATFORMA E SHQIPËRISË NATYRALE









    Harta: Copëtimi i kombit shqiptar në 5 shtete




    · Përfundoi Platforma e Shqipërisë Natyrale.


    Autor i saj është Koço Danaj (Autori është Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale me seli në Tiranë). Platforma do të ketë 250 faqe. Ajo do të përkthehet në sërbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të botohet në mbi 50 mijë kopje. Do të shpërndahet falas ose maksimumi do të shitet 1 euro.



    · Platforma bazohet:

    në Kushtetutën e Republikeës së Shqipërisë që bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore.



    · Platforma bazohet:

    në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që ështëe sot.



    · Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet:


    në faktin se në mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu të cilat kanë të bëjnë me thelbin e kombeve. Mjetet e realizimit të Shqiprisë Natyrale janë dialogu dhe debati demokratik. Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë disa Shqipëri. Prandaj nuk ka me nevojë për gjak. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht Referendumi.




    · Platforma argumenton,

    askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar që respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, nuk është gjë tjetër veçse nacionalizëm i bukur, i dëeshirueshëm, i padebatueshëm.



    · Platforma argumenton tezën:

    se Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duke qenë e tillë, progresist do ta ketë edhe realitetin e saj të nesërm.



    · Shqipëria Natyrale synon:


    shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës siç është sot në paqebërësin kryesor të rajonit të Ballkanit.



    · Shqipërinë Natyrale do të thotë:


    mirëqenie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Prandaj na takon ta bëjmë sa më parë Shqipërine Natyrale.



    · Pas botimit,


    në Tiranë do të bëhet një promovim i gjerë me pjesëmarrjen e Shqiptarëve nga gjitha hapsira e kombit shqiptar si dhe nga Diaspora.











    Ekskluzivisht për www.pashtriku.org






    ( E k s t r a K t )




    P l a t f o r m a



    e



    Shqipërisë Natyrale




    Shkruan: Koço Danaj - Tiranë, 31. 06. 2009





    Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Pas librave, Shqiperia Natyrale, “Te Denuar te Bashkohemi” dhe “Kryengritja e Pambaruar”, eshte hartuar nje Platforme me e plote per bashkimin e kombit shqiptar. Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 100 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.



    Bazamenti i Platformës



    · Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme te perpjekjeve te shqiptareve per tu bashkuar.



    · Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores i cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt i Konferences se Londres 1913.



    · Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore.



    · Platforma bazohet ne betimin e luftetareve te UÇK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, i cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre.



    · Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..... Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe se fundi nga ekspertet e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të mosionit te pambaruar së shqiptarëve .



    Pse tani kjo Platformë


    · Sepse shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë.



    · Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti e pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.



    · Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqiperine.



    · Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.



    · Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë - Prishtinë - Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.



    Cili është tabani historik mbështetës?




    Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese.



    Pavarsisht se bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë vetëm 1912. Eshtë një mospranim në heshtje, por gjithsesi është i tillë.



    Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal Ne momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve.



    Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha:




    · Mali i Zi rifitoi pavarsine e cila i ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.



    · Bosnja fitoi pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.

    · Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.



    · Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.



    Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?




    · Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.



    · Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje.



    Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare. Per kete arsye ne Platforme i jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor.



    Marrdheniet me fqinjet



    · Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kulturen dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem i bukur, i deshirueshem, i padebatueshem, i domosdoshem per stabilitetin rajonal.



    · Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj i neserm.



    Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale




    · Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni i tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.



    · Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi i te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.



    Cfare synon Shqiperia Natyrale?




    Shqiperia Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon.



    Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer - 2




    · Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe i pranojne vete fuqite e medha boterore.



    · Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale.

    - Marreveshja e Londres 1913.

    - Marreveshja e Versajes 1919,

    - Marrveshja e Jaltes 1945

    - Marreveshja e Rambujese 1999,

    - marreveshja e Kumanoves 1999.

    - Marreveshja e Konculit 2001,

    - Marreveshja e Ohrit 2001.

    Shtate Marreveshje per nje komb!!!



    Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani - fuçi baruti.



    Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy:




    · Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale.

    · Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit. Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.



    · Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndërrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës shpjegohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.



    · Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës. Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit

    - Rambuje,

    - Koncul,

    - Oher etj

    te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e vendimeve me Konferencen e Londres 1913.



    Cfare do te thote Shqiperi natyrale?




    Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.



    Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale




    Formimi i Shqiperise Natyrale duhet te kaloje neper disa faza:



    · Faza e pare eshte ndermarrja nga Presidenca e Republikes se Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Ne kete, Presidenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves bashkedrejtojne Keshillin e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave.



    · Faza e dyte duhet te jete krijimi i Konfederates Shqiperi - Kosove dhe e drejta e referendumit. Njekohesisht duhet te zhvillohet edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise - Faza e fundit duhet te jete bashkimi ne nje shtet te vetem i cili do te kete disa pakica etnike brenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte teritorit te Shqiperise natyrale.



    · Ne ndihme te zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet Komiteti i Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen ne gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Komiteti do te marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarise se Komitetit do te jete:

    · Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër! Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç ështe paqe dhe stabilitet rajonal.



    · Shënim


    Platforma do të botohet me ndihmat vullnetare të të gjithë shqiptarëve që e duan atë.



    Me respekt

    Koço Danaj - Doktor i shkencave politike

    Drejtor i Institutit për Prognoza Rajonale

    Tiranë - 31 Maj 2009
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #793
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Tani ne shqiptaret jemi mbushur mend, bashkimi edhe po te ndodhi ate nuk do ta vrejmi fare...
    Është edhe tjetra, ndoshta bashkimi ka ndodhur por ne kemi qene ne gjumë...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-06-2009 më 05:42
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #794
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    [B][QUOTE=biligoa;2244655][CENTER][SIZE="4"][COLOR="Red"]Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale



    Nese nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Bashkimi Shqiptare atehere fare nuk duhet Bashkimi , duke e ditur se kend e kemi fqinje .
    Me mire te jene te trembur , se sa te jeme i trembur .

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Jo jo, nuk pajtohem...gabim je ;;;ai i tremburi edhe te vret para se te vrasish ate..;pse te shkojmi deri ketu ?
    Ose, ku dhe nga cili e more kete filozofi te mbrapshte ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #796
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Jo jo, nuk pajtohem...gabim je ;;;ai i tremburi edhe te vret para se te vrasish ate..;pse te shkojmi deri ketu ?
    Ose, ku dhe nga cili e more kete filozofi te mbrapshte ?
    Te mbrapsht !!??
    Kete filizofi e mora nga babi im ,gjyshi im , Shqiptaret ne Turqi , Camet-Arvanitet ne Greqi e mora edhe nga 100 mijera Shqiptare te vdekur e nga 20 mije femra te perdhonuara , e mos ti numroj me tej .

  7. #797
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64
    Nuk eshte ne pyetje vetem Kosova ketu .. por eshte Cameria Maqedonia perendimore Lugina e Presheves dhe Ulqini Plava e Gucia.

    Patjeter qe do te duhet qe te bashkohen kto pjes te ndara prej atedheut nga EVROPA..
    ajo qe na ndau ne 1912 po pritni qe te na bashkoi ..?? absolutisht nuk do te ndhodh ...!!

    Kam qen per bashkim jam dhe do te jem ...

    Kjo Shqiperi ka lind trima qe nuk njohin 2 krahina
    Kjo Shqiperi ka lind burra qe nuk njohin 2 flamura

    JO SEPSE NE DUAM PO SE ZOTI NA KRIJOJ ...!!

    NJE KOMB NJE FALMUR - SHQIPERI NATYRALE

  8. #798
    Trepca&Chelsea
    Anëtarësuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Kur bashkohet Kosova me Shqiperine, atehere vjen pyetja "cila do te kryeqytet" Kush do jete kryetar" etj.

    "Tuneli bashkon nje komb"

  9. #799
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Pergjigjje per Gezimin Cool

    Nese me te vertet vjen deri tek nje bashkime ashtu siq e kemi pritur ne Shqiptaret me shume e shume vite. Kryeqytet duhet te jete qyteti i Lidhjes se Prizerenit, aty ku edhe jane bashkuar mbi 300 delegat nga te gjitha trojet Shqiptare, me nje qellime. Qershor 1878

    Pra si Kryeqytet Prizereni, ndersa kryetar nuk duhet te kete, une kisha propozuar qe te kemi nje MBRET per te gjithe territorin Shqiptar, ndersa qdo province te kete Kryetaret e saj.
    Dhe mos te harrojm se Kosova dhe Shqiperia jane shtete te sigurta por te dyjat e kane obligim qe ti mbrojne Shqiptaret te mbeture jashta trojeve te coptuara te Kosoves dhe Shqiperis duke fillu me pjesen ma te madhe Qamerin mandej Presheve, Bujanovc, Malsin, Sanxhakun, e besa edhe Toplicen ku mbi 75 fshatra me popullat Shqiptare jane debuar me force ne vitet 1887-1889 nga Toplica, nje ndere ato familje jane edhe te paret e mije.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  10. #800
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kur bashkohet Kosova me Shqiperine, atehere vjen pyetja "cila do te kryeqytet" Kush do jete kryetar" etj.
    Mos u bëj qesharak.

    Grindja se kush do jetë kryeqyteti, do të mund të lindte edhe në Shqipëri, "duam Shkodrën", "jo duam Korçën", jo po Tiranën, duam Durrësin kryeqytet. Po ja që në histori nuk përmendet një problem i tillë.

    Ose grindja për kryetar, ekziston edhe në Shqipëri, jugu janë me socializëm, veriu me demokraci, përse bre shoq nuk e ndajmë dhe Shqipërinë???

    Kujdesuni pak (jo vetëm ti), që të mos lëshoni fjalë veç sa për të thënë diçka. Duke mendu se po thua diçka të mençur, ti në fakt jo vetëm se po flet budallallëk, por mbi të gjitha je duke bërë një veprim më tepër kundër bashkimit kombëtar.

    Atë mur që tjerët me gjak e me djersë e kanë ndërtuar e ende po e ndërtojnë, ti me këto fjalë po ia heq gurët një nga një. Çdo fjalë e këtillë, është një hap më tej drejt shkatërrimit tonë.

    Përse po kontribon negativisht kundër kombit???

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •