Në aspektin juridiko-politik Kosova nuk është e bashkuar me Shqipërinë, arsyet janë konkrete që secili nga ne i kupton, por në aspektin praktik patjetër se ekziston ura e komunikimit, e bashkëpunimit reciprok politik, ekonomik, shoqërorë e kulturorë.
Elita politike shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosovës tashmë ka deklaruar se bashkimi do të ndodh në Bruksel. Mendoj që ata e dëshirojnë bashkimin, por marrëveshjet tashmë ekzistojnë, të cilat e pamundësojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kosova ka pranuar këtë status të përcaktuar nga pakoja e Ahtisarit.
Lidhja emocionale kombëtare duhet të ekzistojë si nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe tek ata të Kosovës, sepse kemi një prejardhje të njejt, kemi një gjuhë të njejt një kulturë të njejt. Jemi vëllezër dhe motra.
Për mendimin tim, Kosova është e bashkuar me Shqipërinë.
Unë kamë një ëndërr: "Që ne shqiptarët të jemi të aftë të kultivojmë shkencën e marrëdhënieve kombëtare, duke jetuar në dashuri, harmoni dhe në paqë."
Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.
Respekte
Krijoni Kontakt