do bashkohemi duan apo sduan politikanet dhe armiqte
do bashkohemi duan apo sduan politikanet dhe armiqte
Referat kushtuar 28 Nëntorit
Te nderuar bashkatdhetarë
Motra dhe vëllezer
Te dashur fëmijë
Ju përshëndes përzemërsisht në këtë tubim manifestues kushtuar 28 Nëntorit, ditës së flamurit dhe të shpalljes së paverësisë kombëtare. Njëherësh përshëndes edhe këshillin organizativ të kësaj Akademije solemne.
Sot përkujtojmë festën kombëtare, që shenjon 96 vjetorin e ngjarjes madhore, me rëndësi te veçantë historike.
Kryengritjet e armatosura masovike të popullit shqiptar kundër pushtuesve të ndryshëm deri në kurorëzimin e fitores nuk pushuan dot. Prej kryengritjev ilire antiromake më e madhja ka qenë ajo e vitit 6-9 nën udhëheqjen e Batonit nga fisi ilir i desitiatëve. Se sa ishte e rrezikshme kjo kryengritje pér Romën, dëshmojnë memoaret e historianëve romakë, të cilët ngjarjen e tillë e quajtën: ``Bellum Batonianum`` (lufta e Batonit).
Ilirët gjithashtu u ngritën edhe kundër sundimit bizantin Kryengritjet e asaj periudhe kanë qenë te viteve: 1040-1041,1043-1078,1257-1259 dhe 1260-1270.
Ndër kryengritjet antiosmane në mesjetën e hershme më e dalluara ishte ajo e viteve 1443-1468 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skénderbeut. Heroi ynë kombëtar më 2 mars 1444 në Kuvendin e Lezhës arriti të krijonte bashkimin e parë politikoushtarak mbarëshqiptar.Lidhja Lezhës i bashkoi princat feudalë shqiptarë të cilët u tubuan rreth Skënderbeut duke lënë anash mosmarrëveshjet dhe i bashkuan forcat në luftë për çlirimin e atdheut. Ky unitet ndikoi pozitivisht në zhvillimin e ngjarjeve të ardhshme.
Kryengritjet shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut pasuna në vitet : 1536, 1565, 1570, 1687-1690, 1692, 1700, 1702, 1704, 1708, 1714, 1716, 183O, 1844, 1847, 1855, 1869, 1876, 1877, 1878, 1881, 1893, 1905, 1907, 1909, 1910, 1911 dhe 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Pas periudhës së lavdishme të Skënderbeut vjen epoka e Rilindjes Kombëtare që fillon në vitet 30-40 të shekullit 19 dhe përfundon më 1912. Kjo lëvizje e gjërë popullore shenjon një etapë më të lartë se lëvizjet e më parëshme çlirimtare antiosmane. Ngjarjet më të rëndësishme të saj janë : Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Lidhja Shqiptare e Pejés 1899-1900 dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1900-1912.
Vlenë të theksohet se shqiptarët kanë marrë pjesë edhe në kryengritjen e Ilindenit, që shpërtheu në Maqedoni dhe si rezultat i së cilës doli Republika e Krushevës më 1903. Njëri ndër udhëheqësit e shquar të saj ishte shqiptari Pito Guri. Revolucioni xhonturuk (turqit e rinjë) më 1908 filloi në repartet ushtarake shqiptare të garnizonit té Resnjës nën komandën e majorit shqiptar të ushtrisë turke Ahmet bej Nijazi Resnjës.
Shqiptarët ( arbëreshët e Greqisë apo barbaçët siç quhen ndryshe) luftuan me heroizëm krah grekëve edhe në kryengritjen çlirimtare greke kundër Turqisë më 1821-1829. Arbëreshët e Greqisë që asokohe përbënin 1/3 e popullsisë së vendit, vunë në dispozicion shumicën e forcave të tyre deri në fitorën e pavarësisë së Greqisë. Frymëzusit dhe organizatorët e kryengritjeve antiosmane të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë qenë : Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Pashko Vasa, etj. Qeveria e parë provizore shqiptare u formua në janar më 1881 me Ymer prizrenin kryetar dhe me Shuajp Spahiun nënkryetar.Këtë qeveri e formoi Komiteti Kombëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Ndërsa Shtabin ushtarak prej 15 anëtarësh e komandonte Sulejman Vokshi. Kurse organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës ishin : Haxhi Zeka, Sami Frashëri, Mulla Musai etj. Iniciatorët dhe organizatorët politikoushtarakë , ideologët, revolucionarët dhe patriotët më të shquar, me nje platformë gjithkombëtare konform interesave të popullit, të kryengritjeve të viteve : 1909-1910, 1911, dhe 1912 kanë qenë udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare : Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Abdi Toptani, Vehbi Agolli-Dibra etj. Për zhvillimin e ngjarjeve të mëtejshme rëndësi të madhe pati Memorandumi i Greçës së Malësisë së Madhe, hartuar nga ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, që u miratua më 23 qershor 1911. Ky dokument përmbante 12 kërkesa, ndër të cilat më kryesorja ishte kërkesa për një principatë autonome shqiptare.
Më 21-25 maj 1912 nën kryesinë e Hasan Prishtinës u mbajt Kuvendi i Junikut. Në këtë Kuvend u lidh besa midis shqiptarëve për të vazhduar luftën deri në çlirimin e plotë të atdheut. Njëra gna gjashtë kërkesat e miratuara dominoi ajo që caktonte kufijtë etnikë të Shqipërisë.
Porta e Lartë duke çmuar situatën e krijuar dërgoi një komision turk të kryesuar nga Ferid Sulejman pasha nergut për të biseduar me krerët kryengritës shqiptarë. Pas, deshtimit të misionit të tij, më 1 gusht arrinë në Prishtinë Ibrahim pasha. Por, falë rrymës reformiste, asaj turkomane shqiptare dhe Serbisë, Ibrahim pasha refuzoi kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit shqiptarë. Kryengritësit shqiptarë vendosën t’i realizonin synimet e tyre me luftë të armatosur. Ministri i Drejtësisë turke, Halim pasha kërkoi shpërndarjen e parlamentit dhe dorëheqjen e qeverisë turke, sepse sipas tij, vetëm në ketë mënyrë mund të shpëtonte Perandoria Osmane, përndryshe, shtoi i njejti, nëse shqiptarët do ta merrnin Shkupin, Turqisë do t’i dilte nga dora e tërë Rumelia. Dhe më 5 gusht parlementi turk u shpërnda dhe qeveria turke dha dorëheqje. Kabinetin e ri turk e formoi Qamil pasha. Megjithatë, kryengritësit shqiptarë më 14 gusht hynë në Shkup. Marrja e kryeqytetit të vilajetit në Kosovës troditi Turqinë dhe Serbinë. Serbia vazhdimisht mbante krahun e Turqisë kundër shqiptarëve liridashës e paqëdashës. Më 18 gusht Ibrahim pasha u detyrua të firmoste marrëveshjen me të cilën pranohen kërkesat shqiptare.
Kështu, pas përpjekjeve shekullore, lufta e dretjë, por tejet e vështirë, e popullit të pamposhtur shqiptar, u kurorëzua me fitore. Mirëpo , shqiptarët ende pa e shijuar lirinë e fituar me gjak brez pas brezi, pushtuesit e rinjë: Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi filluan agresionin ndaj tokave sapo të çliruara shqiptarë. Monarkitë e shteteve fqinje, të nxitura nga Rusia, formuan aleancën ballkanike kinse me synim të çlirimit edhe të atyre vendeve që gjindeshin nën sundimin turk, por në fakt për t`i pushtuar, copëtuar dhe ndarë trevat shqiptare. Patriotët shqiptarë duke i përcjellur me vigjilencë mësymjet ekspansioniste të aleatëve ballkanikë u mblodhën në Shkup ku formuan komitetin me emërtim “Shpëtimi”, i cili mori për detyrë imediate mbrojtjen e tërësisë territoriale të katër vilajeteve shqiptare: Manastirit, Janinës, Kosovës dhe Shkodrës. Por sukseset e ushtrive agresore sllavogreke në të gjitha frontet kundër ushtrive turke krijuan kushte të favorshme për grabitjen e trojeve shqiptare. Pushtuesit e rinjë në tokat e okupuara shqiptare vendosën pushtetin e egër ushtarakopolicor dhe ushtruan gjenocid të paparë mbi popullatën shqiptare me synim të shfarosjes totale. Lindhur me të, publicistja angleze Miss Meyri Edith Durham (1864-1943) në veprën: “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” 1920, pos tjerash shkruan: “Pushtuesit e rinjë njëqind herë ishin më të këqinj se pushtuesit turq”. Leo Freundlich në veprën e tij: “Albanische Golgota” (Golgota shqiptare) thotë se gjatë Luftërave ballkanike 1912-1913 pushtuesit serbomalazezë vranë rreth 500’000 shqiptarë. Leo Freundlich ishte austriak me banim në Vjenë, e me prejardhje hebreje. Ky në librin “Akuza që Ulërinjë” shkruan për holokaustin serb me synim të shfarosjes së shqiptarëve. Patriotët e devotshëm shqiptarë bënë përpjekje maksimale për të shpëtuar atdheun e tyre të rrezikuar prej grabitqarëve sllavogrekë. Njësoj u veprua si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Atëbotë Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi tok me veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare organizuan mbledhjen, që u mbajt nën kryesinë e Ismail Qemalit më 5 nëntor 1912 në Bukuresht. Kontribuan në këtë drejtim edhe përfaqësuesit e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, ku u formua Komiteti drejtues i ngarkuar me detyrë të qeverisjes së vendit. Ismail Qemali nga Bukureshti vajti në Budapestë dhe prej atje më 10 nëntor në Vjenë. Gjatë sondazhit Ismail Qemali zhvilloi një varg aktivitetesh të dëndura diplomatike me zyrtarët e shteteve të ndryshme evropiane. Ismail Qemali mbrojti me dinjitet kauzën shqiptare. Platforma e tij politike përputhej plotësisht me atë të ideologëve rilindasë.
Gjatë kthimit për në atdhe Ismail Qemali lajmërohet me telegram nga Triesta si vijon: “Vi me vaporin e parë. E ardhmja e Shqipërisë është siguruar”. Të njejtën gjë në një intervistë me gazetarët italianë në Triestë, të botuar në “Piccolo” e pohoi më 20 nëntor. Pyetjes së një gazetari se çfarë do të ndodhte me arritjen e tij në Shqipëri, Ismail Qemali u përgjigj: “Shpallja e pavarësisë”.
Më 25 nëntor Ismail Qemali zbarkoi në Durrës. Esat pashë Toptani e informoi kryekomandën e Perandorisë Osmane në Stamboll se Ismail Qemal beu me 14 vetë dhe ca te huaj kishte ardhur në Durrës. Më 26 nëntor Isamil Qemali tok me bashkëveprimtarët hyri ne Vlore. Pritja e delagatëve të ardhur nga të gjitha krahinat shqiptare ishte madhështore. Më 27 nëntor parësia e Ohrit dërgoi telegram këso përmbajtjeje:’’ Në veprën tuaj, e cila synon pavarësinë kombëtare, bashkohemi edhe ne``. Më 28 nëntor Kuvendi Kombëtar, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Në proçesverbalin e kuvendit të Vlorës, pos tjerash, shkruan: Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar më 28 nëntore 1912, që e përbënin delegatët e të të gjitha viseve shqiptare, u hap sot, këtu në Vlorë, në orën 4 mbas dreke, në shtëpinë e Z. Xhemil beut. Ismail Qemal Beu si inspirator i parë i mbledhjes ju drejtua të Pranishmëve me këto fjalë: “Shqipëria të bëhet që sot më vete, e lirë dhe e pavarur, nën një qeveri të përkohshme”. Ndërsa me rastin e ngristjes së flamurit kombëtar, të qëndisur nga duart e patriotes së shquar, Marigo Pozios në ballkonin e selisë, ku u mbajt Kuvendi, Ismail Qemali i përshëndeti delegatët në këtë mënyrë: “Vëllezër shqiptarë, oh sa të lumtur e ndjej veten sot, që shoh këtu në Vlorë, kaq burra të mbledhur tok, që me kurreshtje dhe padurim presin përfundimin e këtij tubimi historik, për fatin e atdheut tonë të dashur, plot me gaz e lot ndër sy nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që të ju gëzoj me sihariqin e madh se sot Kongresi Kombëtar shpalli pavarësinë e Shqipërisë”. “Rroftë Shqipëria, rroftë flamuri”, në fund tha Ismail Qemali.
Himnin e flamurit (këngë që i kushtohet atdheut) hartuar nga Asdreni dhe,që nga Bukureshti në Shqipëri e solli Hilë Mosi, e këndoi grupi koral i Korçës. Zanafilla e flamurit tonë kombëtar rrjedh nga principata arbërore e Kastriotëve. Me këtë flamur heroi ynë kombëtar, Skënderbeu më 28 nëntor 1443 shpalli në Krujë pavarësinë e vendit nga sundimi Osman. Luftëtarët shqiptarë të lirisë dhe pavarësisë gjatë gjithë periudhave pas Skënderbeut janë betuar në të njejtin flamur se do të qëndrojnë besnikë të atdheut deri në çlirimin e plotë të tij. Përndryshe, flamuri ynë kombëtar ka një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenare. Ky flamur është simbol kombëtar dhe simbol i nderit, i krenarisë, i mbrojtjes, i trimërisë, i lirisë dhe i pavarësisë. Me këtë flamur, i cili me mijëra herë është larë me gjakun shqiptar, kanë luftuar brezat e ndryshëm për të fituar lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 i njejti flamur u bë edhe simbol i shtetit shqiptar.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall në rrethana tejet të vështira. Synimet grabitqare të monarkive të shteteve fqinje penguan pavarësinë e plotë të shtetit shqiptar. Ushtritë serbomalazeze pushtuan Kosovën, Lezhën, Mirëditën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe rrethuan Shkodrën. Ndrësa ushtria greke pushtoi Tesalinë, Epirin, Himarën dhe Sazanin. Me tradhtinë e Esat pashë Toptanit ushtria malazeze me 23 prill të vitit 1913 mori Shkodrën. Kryeministri serb, Nikola Pashiqi thoshte se s’ka shqiptarë, kurse ai grek Elefterios Venizelos se nuk mund të bëhet Shqipëri.
Në seancën e 5-të bledhjes së dytë të Kuvendit Kombëtar, të mbajtur më 4 dhjetor 1912, kryetar i qeverisë provizore u zgjodh Ismail Qemali kurse nënkryetar Dom Nikollë Kaçorri. Në këtë kuvend morën pjesë gjithsej 63 delegatë të ardhur nga të gjitha krahinat shqiptare. Kabinetin qeveritar e përbënin: Mehmet pashë Dërralla Ministër i Mbrojtjes, Luigji Gurakuqi i Arsimit, Abdi bej Toptani i Financave, Petro Poga i Drejtësisë, Mitat Frashëri i Punëve Botërore, Pandeli Cale i Bujqësisë dhe Lef Nosi për Postë e Telegraf. Punët e Ministrit të Jashtëm i kryente kryeministri. Në këtë Kuvend u zgjodh edhe Pleqësia si organ mbikëqyrës e kontrollues i ekzekutivit me Vehbi Agollin-Dibrën kryetar. Ky e zëvendësonte kryeministrin në rast mungese.
Me shpalljen e pavarësisë, si akt zyrtar madhor e historik i Kuvendit Kombëtar, shoqëruar me ngritjen e flamurit, u hap një etapë e re në historinë e popullit shqiptar. Ismail Qemali ishte një patriot i madh, burrë shteti, diplomat vizionar dhe politikan i aftë. Qeveria e kryesuar nga ai trasoi rrugën drejt zhvillimit demokratik të Shqipërisë.
Por, mjerisht, Fuqitë e Mëdha evropiane nuk e njohën qeverinë demokratike të Vlorës. Rusia madje mohonte ekzistimin e kombit shqiptar dhe përpiqej të pengonte krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Ajo, si përherë, nxiste, përkrahte dhe ndihmonte sllavët dhe grekët ortodoksë në kurriz të tokave shqiptare. Rusia edhe sot e kësaj dite ka qëndrim armiqsor ndaj shqiptarëve.
Armiqtë më të rrezikshëm të brendshëm kundër qeverisë së Ismail Qemalit kanë qenë: Esat pashë Toptani, Beqir Grebeneja, Dervish Biçaku, Arif Hikmeti etj. Ish inspektori i policisë së Manastirit, Tefik Togo më 12 shtator 1913 i dërgoi një letër Ismail Qemalit në të cilën shkruan: “Tradhtarët që dëshirojnë vdekjen e Shqipërisë kanë marrë hov. Mendimi i Esat pashës është që të shpallë mbas dhjetë ditësh një qeveri tjetër nën kryesinë e tij me qendër në Durrës. “Kështu Esat pasha më 16 tetor 1913 formoi kundër qeverinë.
Shkarkimi i Ismail Qemalit nga posti i kryeministrit të Shqipërisë. Nën trysninë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, organ i krijuar më 29 korrik 1913, në Konferencën e Londrës, e cila i filloi punimet më 10 dhjetor 1912, kurse i përfundoi më 12 gusht 1913, Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen më 22 janar 1914. Me atë rast Ismail Qemali deklaroi: “Përdora të gjitha mjetet që të sigurohet tërësia territoriale e Shqipërisë, por besimin që ma dha populli u detyrova t’ia dorëzoj Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ju them lamtumirë dhe lëshoj në duart e perëndisë fatin e atdheut dhe të kombit”. “Ish kryetari i qeverisë kombëtare”. Ismail Qemali.
Parësia e Lushnjës iu drejtua Ismail Qemalit me këto shprehje: “Lajmi i hidhur i largimit nga posti i kryeministrit, të atdhetarit të madh si shkëlqësia juaj, që e bëri jetën fli për shpëtimin e Shqipërisë, u prit me keqardhje të thellë nga ana e gjithë popullit”.
Menjëherë pas dorëheqjes së detyruar të Ismail Qemalit, Komisioni Nderkombëtar i Kontrollit caktoi Esat pashë Toptanin kryetar të delegacionit që vajti në Gjermani për t’ia dorëzuar kurorën e princit të Shqipërisë Vilhelm Vidit. Ky princ me origjinë gjermane në Shqipëri sundoi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator të atij viti me qendër në Durrës.
Qeveria e Ismail Qemalit në plan të parë kishte mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë etnike, por kjo e drejtë legjitime u pengua nga Fuqitë e Mëdha evropiane, nga monarkitë e shteteve ballkanike fqinje, që grabitën me ndihmën nga jashtë, pjesën më të madhe të atdheut shqiptar dhe nga armiqtë e brendshëm, sidomos nga tradhtari i shumëfisht, Esat pashë Toptani.
Se qeveria e Ismail Qemalit bëri përpjekje maksimale për krijimin e një shteti etnik shqiptar dëshmojnë këto fakte:
1. Ismail Qemali me kohë njoftoi autoritetet e shteteve evropiane se Asamblea Kombëtare Shqiptare kishte shpallur pavarësinë e plotë të Shqipërisë etnike dhe se kishte formuar qeverinë e përkohshme shqiptare të ngarkuar me detyrë për mbrojtjen e tërërsisë territoriale të atdheut shqiptar dhe të drejtave jetike të popullit të tij të rrezikuar nga monarkitë e shteteve ballkanike fqinje.
2. Memorandumi i qeverisë së Vlorës i 23 dhjetorit 1912 me të cilin anëtari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, Rasih Dino nga Prveza, i cili më 2 janar 1913 ua paraqiti ministrave të Konferencës. Në këtë memorandum thuhej: “Shqiptarët kërkojnë pavarësinë e plotë të Shqipërisë me kufijtë e saj historikë, etnikë dhe gjeografikë. Populli shqiptar kurrë nuk do të pranojë që të drejtat e tij të cenohen. Nuk mund të sigurohet dot paqja në Ballkan pa njohjen e Shqipërisë së natyrshme”.
3. Shtojca e memorandumit të cekur drejtuar delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, i cili delegacion ia paraqiti Konferencës më 25 janar 1913, ku figuronin të dhënat e sakta statistikore me të cilat argumentohej se trevat e kërkuara ishin të banuara kryekëput ose me shumicën dërrmuese nga shqiptarët autoktonë. Me këtë shtojcë të memorandumit faktikisht kërkohej territori i katër vilajeteve shqiptare të lartpërmendura .
4. Protesta e delegacionit shqiptar i përbërë prej anëtarëve: Rasih Dino, Filip Noga dhe Mehmet Konica e 26 marsit 1913 kundër vendimeve të Konferencës së Londrës, e cila më 22 mars po të atij viti caktoi kufijtë e Shqipërisë së cunguar.
5. Delegacioni shqiptar gjithashtu e njoftoi personalisht edhe nikoqirin e Konferencë së Londrës, Edvard Grein me kërkesat legjitime të qeverisë së Vlorës.
6. Deklarimi i Ismail Qemalit me rastin e dorëheqjes së detyruar: “Përdora të gjitha mjetet që të sigurohet tërësia territoriale e Shqipërisë, por besimin që ma dha populli u detyrova t’ia dorëzoj Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit”.
7. Delegacioni shqiptar, i dërguar nga qeveria e Vlorës në Konferencën e Londrës, ku arriti me 13 dhjetor 1912, kërkoi me këmbëngulje që të njiheshin kufijtë e Shqipërisë etnike, por Fuqitë e Mëdha evropiane vepruan sipas dëshirës së tyre.
Ismail Qemali më 3 shtator 1914 largohej nga Shqipëria. Pas një sondazhi të shkurtër nëpër disa shtete të Evropës më në fund vendoset në Itali. Më 26 janar 1919 ky patriot i shquar në hotelin “Brufani” të qytetit Peruxhas në Itali ndërroi jetë. Dy ditë më pas Mihal Grameno në gazetën “Koha” shprehu ngushllimin si vijon: “Mos qani dhe mos vajtoni, ju o male dhe kodra të Shqipërisë, se plaku i Shqipërisë rron dhe do të rrojë sa të ketë Shqipëri e shqiptarë”.
Lajmi i vdekjes së Ismail Qemalit u botua në gazetën “L’unione Liberale”. Kurse trupi pa jetë i tij, i shoqëruar nga djemtë: Etem, Qazim e Qamil, u dërgua me tren në Brindizi më 8 shkurt, prej nga mandej vazhdoi rrugën në bordin e anijes ushtarake “Alpino” dhe më 10 shkurt arriti në Vlorë. Varrimi u bë më 12 shkurt në orën 10 dhe arkivoli qe mbuluar me flamurin kombëtar.
Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, ua uroj festën kombëtare 28 Nëntorin dhe njëherësh shfrytëzoj rastin të ua uroj edhe 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës.
Në fund dëshiroj që të kam fat të ua uroj gjithë shqiptarëve në të ardhmen sa më të afërtë edhe ditën e festës të shtetit etnik shqiptar.
Prof. Fehmi Kelmendi
Me 27 nëntor 2008, Zvicër
Kosova dhe Shqiperia une mendoj qe duhet te bashkohen ne nje forme federate . Arsyeja pse e them keshtu eshte qe ne kete menyre do te iknim perlasjeve te tipit " jugu po na qeverise keq ose veriu po na qeverise edhe me keq " etj etj .
United States of Albania
Ju lutem moderatoreve ta mbyllin kete teme ! Eshte teme e konsumuar dhe pa pike llogjike.
Pa tjeter qe duhet dhe do te bashkohen. Shqiperia ka nevoje per "maloke" te tjere qe te na shtohen periferite e qyteteve.
Kosova ka nevoje per nje ulkoje qe ta ushqeje me qumesht dhe ta mbroje.
Kushtu qe plotesohemi reciprokerisht perfekt.
![]()
Po ju Hellass-et fushor qe keni zene toka shqiptare kur ju solli turku e keni problem kur vjen nje rrace me superiore se sa ajo evgjito-tartare greke sepse te con per lesh atje ku e keni vendin.Ose ajo rraca e vete shpallur "minoritare" qe i ka ardh goja me i vu epitetet si "malok".
Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 01-12-2008 më 10:44
Betimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:
“Unë , ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre .Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtarë i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim , le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj , qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem , betohem.”
Shqipërinë e pa bërë bëje të bërë, bëje ose vdis !
POne te gjitha gjuhet e botes
PUNE-PAQE-DASHURI-FAMILJE-FAT
Krijoni Kontakt