Close
Faqja 12 prej 230 FillimFillim ... 210111213142262112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 2300
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,963
    Asnjehere nuk ka patur Shqiperia mendimin per tu ber e madhe.Sepse nuk ka patur nevoj ti bije kujt me qafe.Shqiperia duhet te behet etnikisht e bashkuar.Atje ku bukes i thuhet BUKE dhe ujit UJE,jan shqiptar.Asgje nuk e ndalon bashkimin e popullit shqiptar.Me natyren nuk mund te matet askush dhe raca shqiptare esht e natzrshme ne vatren e saj.Asgjeri te mos mundohet ta ndaloj.Nuk e ndaloj dot as Romaku per 8 shekuj dhe as Turku per 5 shekuj.Nuk mund te ndalet lumi, as era, as dielli.

  2. #112
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    me kand me u bashku?
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78909
    te bashkohemi ti vajtojme shkinat bashk me ta ?!!

    Po se nenat shqiptare qe ende nuk i kan as eshterat e femijve te tyre, -as varret s'dijne ku i kane, se ua mbajne shjkijet peng tash 10 vjet, -nuk nuk arrijne ta prekin sentimentin e popullit t'shqipnise.

    Vec nji shkine qi ia paska denu burrin partia e enverit i shkriu n'vaj gjithe forumin.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #113
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    Ne Jemi 1 komb (Kosove, Shqiperi, Cameri, Maqedoni, Male te ZI, dhe Serbi) dhe jemi ne proces te bashkimit kombetar...

    E provum me lufte ama nuk kemi ende fuqi edhe pse vullnet kemi...

    Duke iu falemnderu Shqiperise qe i vuri themelet e demokracise, dhe u zhvillua jashtzakonisht shpejt, ne si shqiptare te Kosoves me ndiHmen e Shqiperise, ne shqiptaret e Kosoves u vetedijesuam ne menyre masovike.

    Ju kisha preferu me ndegju kangen e DUDA(KOSOVE), NOIZI(SHQIPERI) - Kosove Shqiperi.... nder te tjera thot, a ki kryq a xhami, mu hiq so tu ma ni hajde me pi gezuar Shqiptari...

    Te rroje populli Shqiptar ...

    Forca qofte mbi ne
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Une mendoj qe pavarsia e Kosoves do te jete (ose eshte) fitorja me e madhe kombetare shqiptare qysh pas krijimit te shtetit shqiptar.

    Bashkimi mbetet thjesht nje teknikalitet. E rendesishme eshte popujt tane te veprojne si nje, ne kuptimin qe duhet te kete nje hapesire mbareshqipetare ekonomike, arsimore, kulturore etj. Te tjerat do te vijne natyrshem.

    Kjo eshte ajo qe me duket me realiste. Bashkimi me duket akoma si enderr, sepse vete politikanet e Shqiperise, si plehra dhe hajdute dhe te shitur tek greku qe jane, do ta kundershtonin duke qene se do t'i prisheshin ekuilbrat e zhvatjes dhe shitjes tek greket.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bashkimi nuk eshte ne dor te liderave.. se te ish ne dor te tyre ish ba moti..
    te behet kosova shtet i njohur nderkombetarisht.. e ma von dhe bashkimi bahet..

    kush ngre ceshtje bashkimi vend e pa vend..vec vnon shkopa nen rrotat e procesit te pamvaresise..

  6. #116
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga godel
    Une mendoj qe pavarsia e Kosoves do te jete (ose eshte) fitorja me e madhe kombetare shqiptare qysh pas krijimit te shtetit shqiptar.

    Bashkimi mbetet thjesht nje teknikalitet. E rendesishme eshte popujt tane te veprojne si nje, ne kuptimin qe duhet te kete nje hapesire mbareshqipetare ekonomike, arsimore, kulturore etj. Te tjerat do te vijne natyrshem.

    Kjo eshte ajo qe me duket me realiste. Bashkimi me duket akoma si enderr, sepse vete politikanet e Shqiperise, si plehra dhe hajdute dhe te shitur tek greku qe jane, do ta kundershtonin duke qene se do t'i prisheshin ekuilbrat e zhvatjes dhe shitjes tek greket.
    Ke shume te drejte!

    Shqiptaret duhet te edukohen tashme rreth fenomenit Grekthithes, i cili eshte si nje kancer per te gjithe ne! Na kane futur kthetrat me ekonomine dhe biznesin e tyre hipokrit, dhe nuk po na lejojne qe te perparojme dhe qe t'i afrohemi endrres tone te bashkimit!

    Po te behet Kosova e pavarur, kjo do te jete nje fitore e madhe per te gjithe sepse do jemi ne gjendje te kemi nje partneritet akoma me te fuqishem dhe do t'i tregojme botes se sa te lidhur qe jane Shqiptaret me njeri tjetrin, brenda dhe jashte kufijve.

    Maqedonia, Greqia dhe Mali I Zi mund te rrine te qete qe nje dite gjithe trojet Shqiptare do te bashkohen. Nuk ka asnje menyre se si nje komb mund te copetohet ne kete forme sic na copetuan ne dhe t'a pranoje nje gje te tille. Kurre s'ka per te ndodhur, prandaj ata mund te sigurohen qe sa me shume te unifikohen Shqiptaret, aq me shume do te kerkojne ate qe u takon!

    Dhe s'ka politikan apo mbret apo perendi qe mund t'a luaje kete nga vendi. Kot sa lodhen! Dhe ata e dine qe kot lodhen se ne fund do t'a humbin luften, por per momentin po mundohen t'a shtyne sa t'a shtyne!
    As qe du me dit!

  7. #117
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Flet dekani i Departamentit të Historisë në Indiana University, Bernd Fisher

    “Enver Hoxha nuk ishte i interesuar ta aneksonte Kosovën në Shqipëri”

    Aktualisht në Kosovë dhe Shqipëri ka pak entuziazëm për një bashkim të mundshëm të tyre


    Abit Hoxha

    “Enver Hoxha nuk ishte i interesuar për ta aneksuar Kosovën në Shqipëri”.Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”-n Bernd Fisher, një historian dhe autor i shumë librave për Ballkanin dhe shqiptarët, posaçërisht i spikatur në studimet për periudhën e Luftës së dytë Botërore.

    Pas një analize rreth situatës dhe faktorëve politikë në Shqipëri gjatë LuftësAntifashiste Nacionalçlirimtare, studiuesi i njohur perëndimor, konkludon në faktin se në këtë vendim të liderit komunist shqiptar ka pasur peshën kryesore influenca e emisarëve të Titos në Shqipëri, të cilët kanë ndikuar për mos t’u vënë në diskutim rishikimi i kufijve të paraluftës. “Enver Hoxha, nënvizon Fisher, përkundër tenndecave të tij nacionaliste, nuk ka qenë në gjendje të kundërshtonte Titon dhe filozofinë e tij për ta pasur Shqipërinë një nënsatelite të ish-Federatës Jugosllave”. Ndërkaq, autori i librit të njohur “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” vë në dukje faktin se edhe shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje vet të imponojnë ndonjë pozicion për shkak të represionit serbosllav. Në opinionet e tij për situatën aktuale në Kosovë, Fisher ndalet gjatë në gjykimin e faktorëve që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit final të pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmërinë e saj. Sipas tij, ideja e një bashkimi të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, është vetëm një iluzion, pasi siç vë në dukje Fisher vet shqiptarët nuk janë shumë entuziastë për një alternativë të tillë...

    Profesor Fisher, tani keni publikuar një artikull në librin e redaktuar nga Ana di Lellio, që mban emrin ‘The Case for Kosova’, çfarë përmban ky artikull?

    Libri është një përpjekje për të kundërshtuar disa mite të shpërndara për Kosovën, të cilat përhapen nga ata që sugjerojnë se kosovarët nuk kanë të drejtë morale për pavarësi të bazuar në histori dhe faktorë të tjerë të ndryshëm. Miti, të cilit i adresohem është se kosovarët kanë përkrahur nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Argumentoj se edhe pse ka pasur rezistencë të kundërt dhe bashkëpunim me italianët dhe gjermanët, ky bashkëpunim nuk ka pasur lidhje me pranimin e situatës në botë, qëllimet e boshtit, apo supozimet se boshti mund ta fitojë luftën. Në Kosovë, boshti nuk ka gjetur partnerë ideologjikë si në Kroaci dhe Serbi. Disa shqiptarë kanë bashkëpunuar sepse boshti i ka mbrojtur ata nga serbët dhe i ka ndihmuar të bëjnë shtetin (edhe pse kukull shtet), i cili i është afruar një shteti etnik shqiptar.

    Cila është pasoja e Luftës së Dytë Botërore në situatën e tanishme në Kosovë?

    Besoj se situata nga Lufta e Dytë Botërore është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për Kosovën, por për Ballkanin në përgjithësi. Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë ka pasur efektet e tij në egërsimin e situatës e posaçërisht në vuajtjet e shqiptarëve nga serbët. Duhet të kujtojmë se më shumë qytetarë në Jugosllavi janë vrarë nga bashkëqytetarët e tyre sesa nga invaduesit e jashtëm në luftë dhe derisa Tito ka mundur të shtypë këtë tërbim, rritja e nacionalistëve etnikë sikurse Millosheviçi, me dëshira të këqija është kthyer menjëherë dhe shpesh është inkurajuar të kthehet në sipërfaqe. Nacionalistët serbë argumentojnë se ata po i rregullonin gabimet e kaluara, disa mitike e disa të vërteta. Kosovarët u bënë viktima të historicizmit. Historia vështirë se vdes në Ballkan dhe fatkeqësisht Lufta e Dytë Botërore është ende mjaft e pranishme në forma të ndryshme te ne.

    A ka ndonjë lidhje mes shqiptarëve dhe Gjermanisë naziste, në relacion me situatën e tanishme në Kosovë?

    Po, natyrisht, shumë nga ata që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës thonë se nuk e meriton, sepse nuk ka merituar të drejtën e pavarësisë për shkak të bashkëpunimit të disa shqiptarëve me gjermanët gjatë luftës. Disa serbë i shohin shqiptarët sikurse turqit, apo nazistët, si armiq historikë dhe të përjetshëm.

    A është kjo arsyeja pse shqiptarët e Kosovës nuk u bashkuan me Shqipërinë pas luftës?

    Kosovarët nuk u bashkuan më Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht për shkak të represionit të trupave jugosllave menjëherë pas luftës dhe sepse Enver Hoxha nuk ishte i interesuar të aneksonte Kosovën në Shqipëri. Lëvizja e Hoxhës ishte shumë e influencuar nga emisarët e Titos dhe ata me sukses e kanë inkurajuar të kundërshtojë ndryshimin e kufijve të paraluftës.

    Menjëherë pas luftës, Shqipëria u bë diçka si nënsatelit, shumë e varur nga jugosllavët dhe Hoxha përkundër tendencave të tij nacionaliste nuk do të ishte në gjendje t’i kundërshtonte Titos. Gjithashtu ka edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë atë se Hoxha dhe lëvizja e tij ishin të dominuar nga toskët e jugut, të cilët kanë pasur pak interes në rritje me popullatën shqiptare gegë, të cilët në Kosovë e dëshironin këtë bashkim. Kështu që ka pasur arsye vendore dhe ndërkombëtare për pozicionin e Hoxhës. Kosovarët nuk kanë qenë në gjendje që vetë të imponojnë ndonjë pozicion për shkak të represionit të Jugosllavisë.

    Si i shihni zhvillimet politike rreth statusit final të Kosovës?

    Mua më duket se negociatat mes serbëve dhe shqiptarëve kanë prodhuar shumë pak rrugë të progresit, por nuk jam i sigurt nëse është pritur ndonjë progres nga to. Eshtë e mundur se bashkësia ndërkombëtare ka bërë këto negociata t’u japë pjesëmarrësve një përshtypje të pjesëmarrjes në proces. Ndërkombëtarët do t’i mirëprisnin disa kompromise, apo çështje të vogla, por unë besoj se vendimi për pavarësi është bërë. Asnjë politikan serb, i cili pret të jetojë nuk mund të pranojë publikisht një Kosovë të pavarur. Përkundër votimit të fundit në Parlamentin e Serbisë, besoj se shumica e politikave serbe presin të shtrëngohen të pranojnë një Kosovë të pavarur dhe disa edhe preferojnë ashtu, pasi në këtë mënyrë ata nuk do pranojnë përgjegjësinë për humbjen e territorit. Disa, besoj se do të kishin dëshirë të shihnin pavarësinë e Kosovës me forcë sa më shpejt, në mënyrë që të vazhdojnë me konstruktimin e shtetit të tyre. Serbia, sikurse Kosova, është duke u mbajtur peng nga kjo çështje dhe pak mund të arrihet pa u rregulluar ky problem.

    Mendoni se shqiptarët do të mundohen të bashkohen në ‘Shqipërinë e madhe’ pas statusit final?

    E kam parë këtë pyetje dhe mund të them edhe pse konkludimet e mia nuk mund të konsiderohen shkencore, ka pak entuziazëm në Kosovë dhe Shqipëri për këtë çështje.

    Besoj se kosovarët dhe shqiptarët kuptojnë se kjo është diçka që komuniteti ndërkombëtar do ta shikonte si shumë negative dhe nuk besoj se ‘ndjenja’ për “Shqipërinë e Madhe” vlen të rrezikojë aleancat ndërkombëtare, të cilat do të luajnë rol të madh në zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë.
    Natyrisht, pak shqiptarë që do të luftonin për “Shqipëri më të Madhe”. Pas pavarësisë së Kosovës, bashkë shqiptarët dhe kosovarët do të punojnë për përgatitjen e shteteve të tyre për anëtarësim në Unionin Evropian, i cili nuk do të ndodhë shpejt, por do të ndodhë në kohë të mirë. Kur kjo të ndodhë, çështja e “Shqipërisë së Madhe” do të jetë edhe më pak e rëndësishme sesa është tani. Unë besoj se ne po evolvojmë ngadalë jashtë konceptit të strukturës së shtetit tradicional kombëtar siç ishte formuar në shekullin e XVII dhe Unioni Evropian është një hap shumë i madh në këtë drejtim. Ndoshta shqiptarët dhe kosovarët do të na tregojnë ne se do të bëhet faza e ardhshme e zhvillimit politik në Perëndim.

    A ka rrezik të mundshëm për ‘balancin e forcave’ në Ballkan nëse Kosova bëhet e pavarur?

    Nuk besoj se një Kosovë e pavarur do të rrezikojë ndokënd. Në fakt, unë mendoj se do të jetë një forcë për stabilitet në regjion.
    Nuk besoj se ky proces do të motivojë edhe një valë tjetër të lëvizjeve për pavarësi në regjion. Pavarësia e Malit të Zi nuk ka sjellë ndonjë katastrofë dhe pse pavarësia e Kosovës duhet të sjellë? Pavarësia do ta lejojë Ballkanin që më në fund të shkojë përpara dhe të krijojë jetë dhe perspektivë për banorët. Ka shumë çështje që ende duhet të rregullohen, duke përfshirë edhe statusin e minoriteteve, jo vetëm serbëve, por edhe minoriteteve të tjera në Kosovë dhe çështjen e kthimit.

    Me dëshirë politike, ndoshta me dëshirë më të madhe politike sesa është demonstruar deri më tani, kjo mund të ndodhë.

    Po rreziku nëse Kosova nuk bëhet e pavarur?

    Sinqerisht, mendoj se kjo nuk është në pyetje. Pavarësia do të ndodhë më shpejt sesa mendojmë. Mendoj se frika më e madhe tani është tek një lloj ndarjeje territoriale në sajë të ‘decentralizimit’, i cili do të ketë efektet e ndarjes. Mendoj se kjo çështje ka potencialin të çojë në një jostabilitet të vazhdueshëm dhe dhunë të mundshme, pra kjo duhet të shmanget.

    A ka ndonjë rrezik të konfliktit nëse kosovarët nuk marrin ‘çka dëshirojnë’?

    Mendoj se të gjithë e kuptojnë se kosovarët nuk do pranonin të ktheheshin më në Serbi. Ky nuk është opsion dhe nuk ka alternativë tjetër përveç pavarësisë.

    Parashihni bashkëpunim të mundshëm në nivel federal, apo konfederal ndër shtetet ballkanike?

    Mendoj se kjo është mundësi reale dhe do të ishte mjaft avantazh për Kosovën, posaçërisht nëse Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në Unionin Evropian në vitin 2007, siç është edhe e paraparë. Shtetet e Evropës Perëndimore kanë reduktuar rrezikun e konfliktit pas Luftës së Dytë Botërore, duke u lidhur në mes tyre ekonomikisht dhe kanë krijuar prosperitet. Ekonomia është çështje me rëndësi në këtë mes. Një profesor imi i vjetër gjithnjë thoshte se ‘barku i zbrazur krijon vrima në flamuj’. Bashkëpunimi mes shteteve ballkanike do të jetë një hap me rëndësi drejt stabilizimit politik dhe ekonomik regjional.

    Mendoni se bisedimet në Vjenë do të përfundojnë pa një rezultat të mirë për shqiptarët e Kosovës?

    Frikësohem se bisedimet e Vjenës do të arrijnë shumë pak, shpresoj ta kem gabim. Por, me apo pa progresin në Vjenë, Kosova do të arrijë shumë shpejt pavarësinë dhe do të kontribuojë për stabilitet në regjion.

    Me çfarë po merreni tani, profesor Fisher?

    Jam posaçërisht i interesuar në çështjet e Ballkanit gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe kjo është tema e librit tim të ardhshëm, i cili vjen menjëherë pas librit tim ‘Burrat e Ballkanit, diktatorët dhe liderët autoritarë të Evropës Juglindore’, i cili së shpejti del nga shtypi në dhjetor dhe pres edhe kopjen në gjuhën shqipe.

    Kush është Bernd Fisher

    Bernd Fisher është një personalitet i fushës së historisë dhe autor i shumë librave për Ballkanin dhe shqiptarët. Ai është një nga analistët më të njohur për problematikën e periudhës së Luftës së Dytë Botërore, pëër të cilat ka bërë disa botime të rëndësishme. Në bibliotekën shqiptare është i njohur mes të tjerave për hulumtimet rreth jetës së mbretit Zog dhe njihet më së miri me publikimin e tij “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” e publikuar për herë të parë në vitin 1996. Në mjaft nga botimet e tjera ka tërhequr vëmendjen për analizat e plota rreth faktorëve që çuan në shpërbërjen e përgjakur të ish-Federatës Jugosllave. Aktualisht është profesor dhe dekan i Departamentit të Historisë në Indiana University

    Veli Llakaj: Enveri porositi planin operativ për të ndërhyrë në Kosovë

    “Ka pasur një plan operativ, siç themi ne ushtarakët, që ka pasur për objektiv ndërhyrjen ushtarake në Kosovë në kushtet e një operacioni të mundshëm nga Serbia” Kështu dëshmon për gazetën “Panorama” ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj, i cili ka qenë një nga oficerët madhor që ka marrë pjesë në hartimin e këtij dokumenti ushtarak të një rëndësie tepër sekrete për kohën. Më tej ish-kreu i Forcave të Armatosura që erdhi në këtë detyrë pas arrestimit të gjeneralit Petrit Dume, kujton se për këtë dokument ka qenë i interesuar drejtpërdrejt ish-kryeministri, Mehmet Shehu. “Ai, vë në dukje Llakaj, gjatë gjithë kohës që punohej ky plan operativo-strategjik ishte në krye të grupit të punës, madje ndikonte më konkretisht me ide e zgjidhje shumë racionale”. Më shumë se kaq, Veli Llakaj mban mend se pas miratimit të këtij dokumenti në instancat përkatëse, Mehmet Shehu e solli atë në Shtabin e Përgjithshëm dhe e futi në një kasafortë të veçantë. “Pastaj, shton Llakaj, duke më dhënë mua çelsin e saj në prani të shtamadhorëve të tjerë, tha se duhej ta ruanim mirë atë dokument, pasi edhe kur të vdiste Mehmeti, njerëzit, shqiptarët do ta kujtonin me respekt për të”. Ndërkaq, ish-ushtaraku i lartë ka të ruajtur në ditarin e vet edhe disa përpjekje të asaj periudhe me faktor të ndryshëm ndërkombëtar, madje edhe me liderë të ish-paktit ushtarak të Varshavës, për të zgjidhur një skemë të mundshme për problemin e Kosovës.

    Pavarësisht përmbajtjes së sistemit politik, për Veli Llakajn, angazhimi për çështjen e Kosovës ka qenë i vazhdueshëm, madje pas ngjarjeve të pranverës së vitit `81, Tirana zyrtare doli botërisht hapur në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,963
    MË MIR VONË SE KURRË !

    Dëgjojmë e mësojmë nga televizioni një lajm të ri, jo të pa pritur për mua , ashtu si dhe për shumicën shqiptare dhe të huaj, për mbarë opinionin përparimtar ndërkombëtar. Dëgjojmë se; " Kreu i fesë Orthodokse në Kosovë i kërkon falje zyrtare e publike popullit Kosovar." Ju lumtë për veprimin e drejtë ! Por nuk na sqaron gjë më tepër spikeri se për çfar ? Për rrëmujat e marsit të 2004-ës, ku u dogjën edhe disa kisha orthodokse sërbe ? Për luftën që ndolli politika e shtrëmbër Sërbe , që gjithmonë ka pasur përkrahjen e fesë orthodokse? Këto e shumë të tjera që dimë prej kohës e historisë, mbetën pezull, të pa sqaruara për mua e për shum të tjerë! Nejse mendova, "më mirë vonë se kurrë." " Koka e falur, nuk pritet" thotë populli. Por nuk dua të mendoj se është një "kalë", për të mbushur kishën e boshatisur dhe ...avazi i vjetër pastaj.Shqiptarët nga natyra janë tolerant dhe këtë e kanë treguar me vepra, sepse asnjëherë nuk kan vlerësuar bindjet fetare para atdheut dhe kombit. Për këtë lufton edhe Kosova. Por si t'ua bësh atyre, që vënë idetë fetare mbi çdo gjë dhe çdo gjë e masin me kandarin e fesë ? Nuk besoj se...Perëndoi koha e tekave dhe e pushtimeve, koha e përdorimit të forcës apo e dinakërisë diplomatike.Koha e kokave të nxehta.Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, edhe fqinjët e kombit shqiptar. Teksa egzistenca e kombit shqiptar nuk paraqiti kurrë rrezikshmëri për kaq e kaqë shekuj, përse duhet t'i trëmben këtej e tutje ? Çdo gjë e ka një fund. Edhe shovinizmi.

  9. #119
    Shqiptar 100% Maska e Kristo_fier
    Anëtarësuar
    15-02-2007
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    33
    degjoni kete kenge dhe atehere do kupetoni nese duhet te bashkohet.
    http://www.youtube.com/watch?v=q5KKS2bDNdc

    Kam nji lot m'pikon si ar
    se me shekuj jam shqiptar
    e kur malet mi mloj bora
    per liri kenges ja mora
    e kur malet mi mloj bora
    per liri kenges ja mora

    Xhamadani vija vija
    Eshte Kosova, eshte Shqiperia
    Rreh si zemer qiftelija
    Sa e madhe eshte Shqiptaria

    Eshte nje qiell qe na bashkon
    eshte nje troll qe na burrnon
    eshte nje gjuh qe flasim tane
    dhe nje toke qe e therrasim nane
    eshte nje gjuh qe flasim tane
    dhe nje toke qe e therrasim nane

    Xhamadani vija vija
    Eshte Kosova ooo eshte Shqiperia
    Rreh si zemer qiftelija
    Sa e madhe eshte Shqiptaria
    Ah moj e shkreta Shqipëri Etnike

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une them se populli shqiptar asnjehere nuk ka qen me i bashkuar se sot !
    Qe nga udhtimet shkuarje e ardhje, pastaj martesat, lidhjet telefonik e se fundit edhe interneti i ka bashkuar shqiptaret edhepse virtualishte por ka rendesi te madhe e besoje qe se shpejti edeh autostrada do e bashkoje shqiprine por na nevoitetn se paku dy centrale energjetike ku do te ndikoje ne zhvillimin e popullit shqiptar ne ballkan se edeh pa energji se besoje se nje bashkim i shqiptarve do jete fitore e madhe se nje popull i varfer ai do mbetet i shtypur e ne mjerim e pra une nuk e dua nje Shqiperi te mjeruar por te zojen ku secili prej nesh do mburreshim me arritjet tona ne te gjitha lamite.

    Aty ku flitet shqipja eshte Shqiperi !

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •