Close
Faqja 7 prej 230 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 2300
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Ne Globe And Mail gazete e perditshme dhe nga me te njohurat ne Canada kishte nje shkrim shume te keq dhe shpifes dhe ekzagjirues ndaj kombit tone dhe situates ne Kosove. Artikulli eshte i dates 31 Tetor, 2006 i shkruajtur nga ish ambasador ne Yugosllavi i perfaqesueses Kanadeze, ai thoshte se "Kosova eshte duke shkuar drejt nje shteti pro islamik dhe do te destabilizoje ballkanin" dhe shume te tjera... une e kam kopjen e artikullit dhe kur te kem kohe do te ta shkruaj ne anglisht per ata qe deshirojne dhe une gjithashtu mendoj qe komuniteti shqiptaro kanadez duhet te reagoj per kete artikull shpifarak dhe ekzagjirues...

    Atdhe i dashur te lashe me zemer te plasur

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    FIERI1---> qente le te lehin. nqs del nje ish, ne s'do te merremi me ishin, se ashtu do ulim veten. punet tona i zgjidhim vete. kosovaret kane te drejte te shkojne ku te duan
    aq me shume drejt rruges se zotit ( c' fare ambasadori eshte ai kur gjykon se nje popull shkon drejt rruges se zotit ????,qofte myslymanizem, qofte katolik apo ku di une. kur ai s'ka kuptuar kete si mund te humbasim kohen me nje ****???)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Elian70
    skampin----> flamuri s'eshte as i gjergj kastriotit dhe as i ismail qemalit
    flamuri i perket vetem shqiptareve.

    p.s. e shpjegova mitin e heroit, por duhet ta dish qe
    skenderbeu e beri luften (mendimi im, qe per te tjere mund te jete i gabuar)
    me shqiptare dhe per interesa te shteteve fqinje (italia etj).bashkimi ne ate
    kohe u be per interesa te te tjereve prandaj mbeti dhe i perkohshem.
    per mua e ke gabim se flamuri ishte i Principates se Kastrioteve dhe nga lavdia qe mori ne lufte u be flamur i KOMBIT SHQIPTAR.
    nuk ma mer mendja se dikush tjeter do ti rezistonte turqve me mbeshtetjen apo jo te fqinjeve dhe nuk ka pasur ndonje ndihme kushedi se çfare nga pepinot apo nga papati,ai ishte fati qe do e pesonte gjith ballkani.ti e di shprehjen e tije kur tha se me perpara do te luftoja kunder ketyre prifterinjve me shpirt te zi se sa kunder turkut.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    skampin--> bezdi e ke por lexoje nje cike

    shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë ballkanin. u përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman.
    në lashtësi, ne kohen e egjyptit, ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në stemat, e vjetra. shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. ka qenë simbol pushteti perandorak.
    shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në turkmenistan. shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin (306-337), themelues i kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; romën dhe kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
    në Shqipëri(arberi), si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si kastriotët, arianitët, muzakajt, topiajt, gjurashët, po ashtu edhe cernojoviçët e malit të zi. në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze. kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, kostandin kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine. gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. me kthimin e ismail qemailit në vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. në shqipëri dhe kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

    atehere konkluzioni : si shqiptare qe jemi dalim gjithmone nga tema, per sa i perket pergjigjes ate e dhashe qe ne fillim. bashkimi tani nuk varet me nga koha e kaluar pasi tani jane mentalitete te tjera(nuk eshte vetem ceshtje flamuri). deshira ime eshte e madhe por ku ka kaos nuk ka bashkim.

  5. #65
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ky Konstantini ka qene "kosovar".
    Shqiponja dykrenare me krah te hapur simbolizon pushtetin absolut mes lindjes dhe perendimit.
    Shqiponja me krahe te rrudhur tregon pushtetin e rrudhur te perandoprise se atehershme aktuale.
    Skeptri i kesaj perandorije ishte skipeja dykrenare poashtu (e dalur nga tradita parahistorike shqiptare), shqiptaret si te vetmit trashegues origjinal te kesaj perandorije u quajten skipetar ne baze te skeptrit qe kishte shqiponjen dykrenare ne maje dhe organikisht eshte i lidhur me te dyja kuptimet pernjeherish.

    Shqiptar do te thote mbreter te bizantit asgje me shume as me pak. Por meqense lufta u humb dhe perandoria ra, ndersa vete shqiptaret nderkohe u asimiluan ky emer mbeti nje relikt i pakuptimte si per ne ashtu edhe per boten.

    Askush me nuk e di kuptimin e emrit "SHQIPTAR".

    Tani me kete identitet gjysmak dhe ne vdekje e siper shohim vetem nje alternative. Sidomos duke marre parasysh trendet qe shprehin anetaret "shqiptar" te ketij forumi:

    Kosova me pare do te bashkohet me Arabine Saudite se sa me Shqiperine.

    Kuptohet nese shqiptaret nuk gjejne force te mjaftuar perbrende vet vetes per te luftuar antishqiptarizmen personale qe vihen re edhe ne kete forum. Sidomos ne rast se zgjimi kombetar nje here aq i vrullshem bjen ne kome serish.


    Ju pershendes perzemersisht.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #66
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anëtarësuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57
    Bashkimi i kombit Shqiptar .nuk do te jete large jo ska 5 shtete me nje kombesi po do vije dita qe te jemi nje grusht te bashkuar.une mendoj se politika mes shqiptarve esht e mshefur.sepse po te kerkojne bashkim kurre sdo tju jepte bota te drejte por si shtet po. dhe politika shqiptare i mban si te mbyllura bashke punimet mes tyre sepse kure u krijua UCK ne shqiperi u formua dhe ishte cdo gje me plan Berisha dhe Majko dhe poletikia e shqiptarve te kosoves.sepse kam ndjekur shpesh here ate emisjonin shqip ne topchannel nga poletikanet dhe mbaj mend nje manifestim ne kosove ku majko tha qe endrra e shqiptarve do te behet ralitet.dhe shpesh here e perserit ate qe veq ai qe sdi te enderroje kure esht fjala per Kosoven.dhe mustafaj vete ka then qe sdo garantojme kufije mes shqiptarve.dhe pastaj e kundershtoj sepse ishte puna e negociatorve.kjo esht pule e pjekme se do te bashkohemi she Shqiptar jemi gjith nje gjake e nje komb jemi. ju falm
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiptari nuk është as grek e as shka.
    Kur dikush te pyet se cfare do te thote te jesh shqiptar, ti nuk i pergjigjesh duke i thene se NUK JAM AS GREK AS SERB, pasi kjo nuk te ben ty automatikisht shqiptar, kjo te ben ty te paditur dhe njeri ne krize identiteti.

    Tregohu me i sinqerte me vetveten dhe kur te te pyesin se cfare do te thote te jesh shqiptar, mos u pergjigj nuk jam X e as Y, por thuaji NUK E DI pasi asnjehere nuk e mora mundimin qe te zbuloj misterin e qenies time shqiptare.

    Albo

  8. #68
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Skampin, e ndryshova postimin tend sepse sic thashe me siper, pa ofendime personale. Secili ka kendveshtrimin e tij. Nqs te gjithe do kishim te njejten mendje, as qe do hapej kjo teme, e as do shtrohej si pyetje.
    Ne vend te pyetjes qe bere ti, qe s'ishte pyetje, perse nuk pyet master2006, nqs je kunder bashkimit fizik, a je kunder perforcimit te marredhenieve dy-paleshe, te shkembimeve kulturore, shoqerore, politike dhe ekonomike sic eshte bere deri tani?

    Me gjakftohte ju lutem.
    Lionessa, ky master2006 mund te jete turk dhe nuk flet ne emer te shqiptareve por ne emer te komunitetit te vet, ose minoritetit te vet.
    Ata kane te drejte vote ne Kosove edhe ne lidhje me kete qeshtje. Ka edhe nga ata qe jane kunder pavarsise, te tjeret turqeli me shumice jan per pavarsimin e Kosoves. Por shumica nuk lodhin koken per bashkim.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kur dikush te pyet se cfare do te thote te jesh shqiptar, ti nuk i pergjigjesh duke i thene se NUK JAM AS GREK AS SERB, pasi kjo nuk te ben ty automatikisht shqiptar, kjo te ben ty te paditur dhe njeri ne krize identiteti.

    Tregohu me i sinqerte me vetveten dhe kur te te pyesin se cfare do te thote te jesh shqiptar, mos u pergjigj nuk jam X e as Y, por thuaji NUK E DI pasi asnjehere nuk e mora mundimin qe te zbuloj misterin e qenies time shqiptare.

    Albo
    Sipas "shkollës të sinqeritetit" rrjedhë se:

    - nëse njëri përgjigjet se nuk është as shka e as grek atëher automatikisht ai njeri është i paditur e në krizë identiteti, por

    - nëse njëri është shpirtërisht i njësuar me shkije e grek atëher ai njeri është i ditur edhe Shqiptar.


    "Shkolla e sinqeritetit" mbasi shkruat se si mund të përgjigjem në pyetje pa të pyet, po të pyes:

    A të mundojë shpirtërisht më shumë e vërteta se Shqiptarët nuk janë grek, a e vërteta se Shqiptarët nuk janë shkije?


    Unë të qenit Shqiptar e di si mrekulli që veç Zoti ka ditë me kriju. Pra, nëse një i huaj më pyet se çfarë do të thotë të qenit Shqiptar, nëse është mashkull atëher i përgjigjem se "të qenit Shqiptar do të thotë mrekulli", e nëse është femër i përgjigjem "lem t'... se po t'kallxoj".

    Kështu përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sidoqofshin ato përgjigje, prapë se prapë: Shqiptari nuk është as grek e as shka.


    Sinqerisht,

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  10. #70
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    nosselgae mirë e ka
    se populli krijohet në raporte fqinjësie me të tjerët, sikur të mos ekzistonin popujt tjerë por vetëm ne në këtë botë, atëherë nuk do të ekzistonte emri shqiptar.
    Shqiptari është shqiptar në raport me të tjerët, ashtu sikur greku është grek në raport me shqiptarët turqtë etj etj

Faqja 7 prej 230 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •