Close
Faqja 63 prej 230 FillimFillim ... 1353616263646573113163 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 2300
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në aspektin juridiko-politik Kosova nuk është e bashkuar me Shqipërinë, arsyet janë konkrete që secili nga ne i kupton, por në aspektin praktik patjetër se ekziston ura e komunikimit, e bashkëpunimit reciprok politik, ekonomik, shoqërorë e kulturorë.

    Elita politike shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosovës tashmë ka deklaruar se bashkimi do të ndodh në Bruksel. Mendoj që ata e dëshirojnë bashkimin, por marrëveshjet tashmë ekzistojnë, të cilat e pamundësojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kosova ka pranuar këtë status të përcaktuar nga pakoja e Ahtisarit.

    Lidhja emocionale kombëtare duhet të ekzistojë si nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe tek ata të Kosovës, sepse kemi një prejardhje të njejt, kemi një gjuhë të njejt një kulturë të njejt. Jemi vëllezër dhe motra.

    Për mendimin tim, Kosova është e bashkuar me Shqipërinë.

    Unë kamë një ëndërr: "Që ne shqiptarët të jemi të aftë të kultivojmë shkencën e marrëdhënieve kombëtare, duke jetuar në dashuri, harmoni dhe në paqë."

    Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

    Respekte

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pavarësia e Kosovës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar
    Xhavit Gaxherri,
    A është zgjidhur çështja shqiptare me pavarësinë e Kosovës?
    Pavarësia e Kosovës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar

    Pas shumë luftërave, tentativave dhe sakrificave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, me në fund të gjitha këto janë kurorëzuar me aktin e 17 shkurt të vitit 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Por tani edhe më tutje mbetet dilema se a është zgjidhur vërtetë çështja e shqiptarëve të Ballkanit më 17 shkurt, apo ky akt ka qenë vetëm një hap drejt realizimit të objektivave të kamotshme që kanë pasur dhe kanë shqiptarët në trojet e tyre etnike në rajon.

    Çështje e shqiptarëve ende e hapur!

    Frashër Demaj, historian thotë se çështja kombëtare shqiptare me pavarësinë e Kosovës ka hyrë në procesin e zgjidhjes së saj si një nga çështjet më të rëndësishme të pazgjidhura në Ballkan. Historiani Demaj, thotë se pavarësia e Kosovës shënon një hap domethënës drejt avancimit të çështjes shqiptare si një problem i patejkalueshëm politik me përmasa ndërkombëtare, por kjo çështje ende nuk është e zgjidhur e as nuk është mbyllur, ngase si çështje të hapura në kuadër të problemit shqiptar në Ballkan mbetet statusi i shqiptarëve në Kosovës Lindore, statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, çështja shqiptare në Maqedoni dhe çështja e çamëve në Greqi.

    Sipas tij pavarësia e Kosovës është një nga kompromiset e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare, sepse më këtë akt nuk u zgjodh çështja kombëtare, ngase zgjidhja e çështjes shqiptare ka dy variante. “E para zgjidhja e statusit të shqiptarëve në vendet ku ata jetojnë dhe integrimi i të gjithë shqiptarëve në Bashkimin evropian. Dhe e dyta rikonfigurimi i Ballkanit dhe krijimi i shteteve kombëtare”, thotë Frashër Demaj, sekretar në Institutin e Historisë së Kosovës. Kështu përafërsisht mendon edhe Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosja. Me 17 shkurt 2008 është shpallur një pavarësi formale e cila edhe pas një viti s'ka sovranitet dhe as integritet territorial e institucional. Prandaj, kësaj pavarësie tash po i rrjedh edhe formaliteti: gjashtëpikëshi i Ban Ki Munit, bisedimet e reja me Serbinë në nivel teknik etj. Dëshmi se Kosova njëmend është e pavarur do të ishte e drejta e saj për t'u bashkuar me Shqipërinë. Është një çështje tjetër nëse do të shfrytëzohej ajo e drejtë apo jo. Së dyti, edhe kur të bëhet Kosova sovrane dhe me territor e kufij të mbrojtur nga ushtria e saj, sërish nuk do të mund të thuhet se është zgjidhur çështja shqiptare në Ballkan.. Shqipëria është e rrethuar gjithandej me shqiptarë por edhe sikur të bëheshin bashkë Kosova dhe Shqipëria, sërish edhe ai shtet i ri do të ishte në masë të konsiderueshme i rrethuar me shqiptarë që duan t'i bashkohen Shqipërisë porse kjo gjë iu mohohet. Në Kosovë përgjatë këtij viti nuk kemi parë shtet-ndërtim por komb-formim. Nuk u bë ushtria e Kosovës, nuk u mor veriu nën kontroll dhe as resurset natyrore të Kosovës por u sajuan flamuj, himne, simbole e libra të ri të historisë. Nuk kemi nevojë për komb të ri (për shtetin e Kosovës) por kemi nevojë për shtet të ri (për kombin shqiptar). Nëse në vitet në vijim shqiptarët në Ballkan nuk bëjnë hapa të vendosur drejt bashkimit në një shtet, atëherë kështu siç jemi të ndarë në copa do të shndërrohemi në kafshata më të kollajshme për apetitet e Serbisë, Greqisë e Maqedonisë. Shqiptarët kanë humbur aq shumë territor në 150 vjetët e fundit. Dhe, kjo gjë s'është ndalur ende, thotë Kurti.

    Zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare është bashkimi kombëtar

    Smajl Latifi, kryetar i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, me plot gojën thotë :”Jo nuk është zgjidhur çështja e shqiptarëve të Ballkanit, madje kjo çështje as nuk është shtruar drejtë për zgjidhje”. Sipas tij, me pavarësinë e Kosovës nuk është zgjidhur drejtë as çështja e Kosovës si përbërësi më i rëndësishëm i çështjes shqiptare të pazgjidhur. E them këtë sepse pavarësia e Kosovës është e mbikëqyrur, e kufizuar shumë në sovranitet. Këto kufizime i ka nga pakoja e Ahtisarit, sipas të cilës u hartua dhe fuqizua edhe Kushtetutës e Kosovës sipas të cilave marrëveshje kompromisi, në Republikën e Kosovës, popullit shqiptar që është shumicë absolute në Kosovë, nuk i njihet e drejta për vetëvendosje. Ajo i ndalohet me kushtetutë. Megjithatë, pavarësia e Kosovës është një arritje, të cilën duhet ta kuptojmë dhe shfrytëzojmë si një mundësi të mirë për të vazhduar përpjekjen, për t’i thyer barrierat e vëna, për të shfrytëzuar maksimalisht rrethanat që të udhëtojmë drejt integrimeve të thelluara brendashqiptare dhe bashkimit kombëtar. Ne e kuptojmë këtë status si jo të mbyllur, por në evoluim. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ne shqiptarët duhet ta mbajmë fort parasysh. Procesi ka shënuar një hap dhe asgjë më shumë. Procesi vazhdon dhe ne duhet të jemi koshient, se nuk guxon të ndalet përpjekja për sendërtimin e qëllimit kombëtar.

    Zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare është bashkimi kombëtar. Përfitimet nga kjo janë të shumta: Përmbushet një interes jetik kombëtar dhe fitohet kushti për të vendosur paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, përmbyllet epoka së padrejtësive, vuajtjeve dhe gjakimit të shqiptarëve për liri, shënohet një fillim i ri për kombin tonë në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm. Ne mendojmë se integrimet euro-atlantike kalojnë përmes integrimeve të plota që janë të domosdoshme të realizohen brenda në hapësirën kombëtare dhe territoriale të kombit shqiptar, mendon Latifi.

    Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës, pohoi se 17 shkurti është një pjesë e asaj, apo vetëm 50 përqindëshi i realizimit të objektivave të shqiptarëve në Ballkan, ku populli shqiptar për 100 vjet nga 1912 kur është nda me forcë nga Serbia dhe kur lufta e shqiptarëve në atë kohë ishte për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë. Por që rrethanat politike gjithherë kanë ndikuar që ne mos të kemi mundësi që ta arrijmë qëllimin tonë, për shkak të mungesës së forcës sonë, mungesës së vullnetit dhe unitetit tonë po ashtu mungesës së gatishmërisë që të përballëm me rrethanat politike e asaj kohe. Prej viti 1912 deri në vitin 1945, trojet shqiptare janë shkëputur pjesë-pjesë që të mos kenë mundësi për kryengritje të përbashkët për të arritur qëllimin e bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Duke pritur vitin 2012, kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

    Më vitin 2012 bëhet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Shpresojë se kjo datë do të ndikojë në psikologjinë, ndërdijen e shqiptarëve në përgjithësi qe ta marrin me seriozisht dhe çështjen e shqiptarëve ne Ballkan që t’i dërgohet mesazh Bashkimit Evropian apo Kombeve të Bashkuara dhe gjitha instancave ndërkombëtare që shqiptarët duhet të jenë në një shtet, në cilën formë dhe në cilat rrethana do të tregojë vetë koha në të ardhmen.

    Muharrem Shabani, hartues dhe pjesëmarrës i Deklaratës së Kushtetutës së Kaçanikut të 2 korrikut të vitit 1990 thotë se në vitet e 90-ta, ishte opsioni që të shpallet Republika e Shqiptarëve në kuadër të ish Jugosllavisë, por në bazë të rrethanave të kohës ishte mendimi që si zgjidhje e kohës të shpallet Kosova Republikë, e cila me deklaratën kushtetuese të 2 korrikut të vitit 90, paraprakisht kontribuoi edhe Akademia e Shkencave të Kosovës, ku pasuan edhe kërkesat e ndryshme qoftë nga minatorë atje, qoftë protesta të ndryshme e që ishte edhe sublimim i kërkesave të tyre që Komisioni Juridik-Politik i Kosovës të ngritët barabartë me të gjitha republikat e ish Jugosllavisë.

    Por sot në qoftë se mendohet për me gjerë rreth çështjes shqiptare, çdo kush e di se kjo nuk është çështje tërësisht e zgjidhur, sepse përsëri shqiptarët jetojnë edhe në trojet e tjera jashtë shtetit shqiptar dhe jashtë Kosovës.

    Se çështja e Kosovës nuk është e zgjidhur plotësisht kështu mendon edhe Adem Salihaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Shpallja e Republikës së Kosovës është vetëm një pjesë e zgjidhjes së çështjes etnike shqiptare ne Ballkan, natyrisht që shqiptarët historikisht kanë pësuar më së shumti në copëtimin e tyre në shtete të ndryshme dhe problemi është ende shumë i madh dhe i pazgjidhur, ngase do të duhej te kishim një strategji gjithëpërfshirëse të zgjidhjes se problemit shqiptar.

    Shpallja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, nuk e zgjidh çështjen shqiptare ne Ballkan, ngase kjo e fundit e zgjidh vetëm një pjesë të saj dhe se ende kemi shans për të zgjidhur qeshjen mbarë shqiptare.

    Me Kushtetutën e Kosovës duhet të mbrohen edhe shqiptarët e Kosovës Lindore

    Me pavarësinë e Kosovës është zgjidhur një pjesë e çështjes shqiptare që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës mendon edhe Nehat Hyseni, politikolog nga Kosova Lindore. Ai shton se çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore mbetet shumë e vështirë prandaj pa u zgjidhur kjo çështje nuk ka zgjidhje të çështjes shqiptare në rajon. Ai thotë se pavarësia e Kosovës ka qenë një eveniment i rëndësisë historike dhe se e ka avancuar në atë kuptim çështjen shqiptare, për arsye se kemi edhe një shtet të shqiptarëve në Ballkan, mirëpo ai sa i përket Kosovës pas pavarësisë në Kosovën Lindore jo vetëm që nuk kishte ndonjë përparim, por çuditërisht edhe ato raporte qe ishin u rralluan.

    Sipas tij, me rastin e miratimit te Kushtetutës së Kosovës është harruar se asnjë popull gjatë krijimit te tij nuk mund të jetë kompakt, ne qoftë se nuk është në përkujdesej për pjesët tjetra, në këtë rast të shqiptarëve te mbetura jashtë, dhe ne këtë rast mos përfshirja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në Kushtetutën e Kosovës, është një lëshim me pasoja kombëtare.

    Duke u mbështetur në deklarimet e bashkëbiseduesve tanë, shihet qartë se çështja shqiptare ende mbetet e hapur, e pazgjidhur dhe që duhet të zgjidhet në një të ardhme jo të largët.

    Pavarësia e Kosovës është hapi i parë drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan.

    Hapat e tjerë duhet të bëhen në të ardhmen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #623
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga tani_26 Lexo Postimin
    Duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?


    Si mendoni nese Kosova fiton Pavaresine duhet te bashkohet me Shqiperine?

    Sa per kujtese Levizja per clirimin e kombit shqiptar nga zgjedha turke si dhe formimi i shtetit shqiptar linden ne Kosove dhe jo rastesisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit u be ne kete qytet....


    Mos harrojme se aspirata e Rilindasve shqiptare ishte krijimi i Shqiperise Etnike...Vazhdon edhe sot kjo aspirate tek shqiptaret?


    Bashkimi i Kosoves me Shqiperine ne praktike do te thoshte nje shtet me i fuqishem shqiptar....

    Pergjigja ime eshte e prere: Jo!

    Aresyeja: Duke qene besimtar orthodhoks edhe pse kam pak kohe qe kam hyre ne kete forum kam vene re duke me perforcuar dyshimet qe kam pasur per islamizmin e theksuar te kosovareve dhe antiorthodhoksizmin e tyre.
    Pothuaje ne cdo bisede gjejne rastin per te share Kishen Orthodhokse dhe Kryepiskopin +Anastas, duke deklaruar se kishat orthodhokse do t`i kthejne ne stalla kuajsh dhe duke perdorur fjalet me te ulta per te sulmuar Kishen.
    Une si ortthodhoks,(dhe shpresoj edhe te gjithe ata qe jane me te vertete orthodhokse), nuk duhet te bien dakord ma bashkimin me Kosoven. Kjo eshte nje ide qe nuk e pranon as komuniteti nderkombetar.
    Une shpresoj se orthodhokset nuk do te bien viktime e kesaj propagande.
    Po ju them edhe dicka: Mos doni te na djegin kishat tona ashtu sic bene ne Kosove?
    Si do qe te jete,une vete,do te mbroj cdo Kishe nga sulmet qe mund te vijne deri edhe me jeten time.

  4. #624
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pergjigja ime eshte e prere: Jo!

    Aresyeja: Duke qene besimtar orthodhoks edhe pse kam pak kohe qe kam hyre ne kete forum kam vene re duke me perforcuar dyshimet qe kam pasur per islamizmin e theksuar te kosovareve dhe antiorthodhoksizmin e tyre.
    Pothuaje ne cdo bisede gjejne rastin per te share Kishen Orthodhokse dhe Kryepiskopin +Anastas, duke deklaruar se kishat orthodhokse do t`i kthejne ne stalla kuajsh dhe duke perdorur fjalet me te ulta per te sulmuar Kishen.
    Une si ortthodhoks,(dhe shpresoj edhe te gjithe ata qe jane me te vertete orthodhokse), nuk duhet te bien dakord ma bashkimin me Kosoven. Kjo eshte nje ide qe nuk e pranon as komuniteti nderkombetar.
    Une shpresoj se orthodhokset nuk do te bien viktime e kesaj propagande.
    Po ju them edhe dicka: Mos doni te na djegin kishat tona ashtu sic bene ne Kosove?
    Si do qe te jete,une vete,do te mbroj cdo Kishe nga sulmet qe mund te vijne deri edhe me jeten time.
    O Ilias,ik hidhu nga ndonje ure e larte o burr i dheut.kot sa na harxhon oksigjenin ne te tjereve ne kohet e sotme qe eshte shume i vyer.
    Nqs ske guxim te hidhesh me thuaj se vij une te te shtyj
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Janullatos u deklaroi mediave ruse dhe greke se duhet te nderpritet bombardimi i Serbise gjate luftes ne Kosove .

    Ndjekesit e Janullatos mund te thone se Janullatos e beri kete se si klerik qe eshte kunder dhunes, por megjithate

    Janullatos nuk beri asnje deklarate per ndalimin e dhunes , genocidin serb ne Kosove ndaj shqiptareve , qe vazhdoi ne menyre masive per nje vit rresht para bombardimeve te NATO-s.

    U mor vesh, Janullatos preokupohej per jeten e serbeve dhe jo te shqiptareve.
    ne Shqiperi feja ortodokse dhe kombesia greke jane sinonime. Dhe per kete qellim Greqia ka sjelle ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare klerikun grek Anastasios Janullatos

    Ne vitin 1996, i njejti Janullatos ka deklaruar se ne Shqiperi: “Agjenci te rendesishme te qeverise shqiptare jane ne duar te fundamentalisteve myslimane. Forca te fuqishme antiortodokse duan te krijojne Republiken e pare islamike ne Evrope pikerisht ketu, nje Shqiperi te Madhe qe do te perfshije Kosoven dhe nje pjese te Maqedonise”. (F. A. Reed, “Salonica Terminus”, Talonbooks, Burnaby Canada, 1996, f.119.) Janullatos, i cili vajton per humbjen nga Greqia te bregdetit lindor te Egjeut dhe te Qipros Veriore, e kundershton aspiraten per bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem?
    Pse? Sigurisht se Greqia synon t’i sundoje trojet shqiptare ne aleance me Serbine dhe ky zhvillim ia prish planet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 19-02-2009 më 04:15

  6. #626
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1
    A e kuptoni tani o vellezer orthodhokse me cfare njerezish do te bashkohemi. Ata jane gati te na hane ne te gjitheve me gjithe rroba se bashku me Kishen tone. E shikoni se cfare tolerance fetare kane ata. Por ejani ejani. Une aty jam. Prane cdo Kishe . E kam nder te vdes per Kishen tone dhe per te mbrojtur Kryepiskopin +Anastas.
    As qe e vlen te merresh me me juve sepse dihet se kush ju paguanonferenca Islamike.

  7. #627
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Jam i krishter qe besoj Biblen dhe e lexoj perdite e jo Anastasin , dhe jam tiranas .

    Mos ki frike se Zoti im nuk me meson te vras, si ortodokset grek te frymezuar ne zotin e tyre kane bere genocid ne çamet ( te pranuar edhe nga historianet grek tashme por i mohuar nga Anastas Koashi )

    Zoti Biblik jep jete e jo vdekje . Mjere kush ben krime ne emer te tij .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 19-02-2009 më 04:37

  8. #628
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    A e kuptoni tani o vellezer orthodhokse me cfare njerezish do te bashkohemi. Ata jane gati te na hane ne te gjitheve me gjithe rroba se bashku me Kishen tone. E shikoni se cfare tolerance fetare kane ata. Por ejani ejani. Une aty jam. Prane cdo Kishe . E kam nder te vdes per Kishen tone dhe per te mbrojtur Kryepiskopin +Anastas.
    As qe e vlen te merresh me me juve sepse dihet se kush ju paguanonferenca Islamike.

    Ti mor plak e paske mendjen vetem per lufte. Por ti e di mire qe ortodoksit ne Shqiperi nuk mendojne te gjithe keshtu si ty.

  9. #629
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    A e kuptoni tani o vellezer orthodhokse me cfare njerezish do te bashkohemi. Ata jane gati te na hane ne te gjitheve me gjithe rroba se bashku me Kishen tone. E shikoni se cfare tolerance fetare kane ata. Por ejani ejani. Une aty jam. Prane cdo Kishe . E kam nder te vdes per Kishen tone dhe per te mbrojtur Kryepiskopin +Anastas.
    As qe e vlen te merresh me me juve sepse dihet se kush ju paguanonferenca Islamike.



    Ej, po Serbia te paguan triplo po i degjoj fjalet e tua hahahahaaa

  10. #630
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    A e kuptoni tani o vellezer orthodhokse me cfare njerezish do te bashkohemi. Ata jane gati te na hane ne te gjitheve me gjithe rroba se bashku me Kishen tone. E shikoni se cfare tolerance fetare kane ata. Por ejani ejani. Une aty jam. Prane cdo Kishe . E kam nder te vdes per Kishen tone dhe per te mbrojtur Kryepiskopin +Anastas.
    Ah egërsirat që janë ata kosovarët bisha.

    E sunduan popullin serb për një shekull rresht, dhe s'u mjaftoi, tash duan t'a sundojnë edhe popullin shqiptar.

    Luftojini këto bisha.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •