Close
Faqja 6 prej 230 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 2300
  1. #51
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Po pse ore ne duhet patjeter te bashkohemi?

    Jo une nuk jam antishqiptar, por thjeshte eshte deshir e flakte e imja qe ta shoh nje her Kosoven si shtet te pavarur ne rang me shtetet evropiane, nuk e di qka ka ketu te keqe? Nje shtet shqiptar tashme e kemi, pse mos ta kemi edhe nje tjeter? Edhe me mire...Por kjo eshte dobesia e shqiptarit qe menjeher kercen si gjarper dhe flet perralla sikur disa nga ju ketu, pa menduar per te mirat qe i sjell nese jemi 2 shtete te pavarura, por kete do ta vertetoj koha.

    Por sido qe te jet ne do te behemi shtet me emer te Zotit dhe nuk ka kush ta ndal Kosoven ne rrugen e saj SHTET.

  2. #52
    Po mundohem me shkru për këtë çështje me më pak ironi (ndryshe prej shkrimit tim të mëparshëm).

    Shqipëri i them sot tokës në të cilën jetojnë sot Shqiptarët. Kjo tokë ka qenë një pjesë e vogël e tokës ku kanë jetu ata që sot njihen si Shqiptarë - që në gjithë atë tokë çdonjeri tjetër i ka gjetë aty.

    Shqipëria (e sotit) ka qenë një çdoherë - pjesa dërmuese e saj ka qenë (e është) e banuar me Shqiptarë. Por, Shqipëria ka pjesë të saj të pushtuara. Duhet me i liru ato pjesë (në kohë me rend si ka kuptim) e atëher ato nuk bëhen tjetër veçse çfarë kanë qenë (e janë) - Shqipëri.

    Për ata që nuk duan të kuptojnë po shkruaj se liria e një pjese të Shqipërisë - për shembull, e Kosovës - nuk nënkupton se do të jemi të lirë me e marë atë vend e me e bartë në ndonjë Kontinent tjetër (edhe me dashur nuk mundem se e kishim bartë në Amerikë). Pra, mbetet aty ku ka qenë çdoherë - mbetet Shqipëri.

    Lirinë nuk e bjen babadimri sado me meditu duke kërku përgjigje për "misterin Shqiptar". Edhe mister munden me u quajtë Shqiptarët, por sado me kërku përgjigje në vetvete për të qenit Shqiptar: Shqiptari nuk është as grek e as shka.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    ku mbizoteron kaosi, nuk ka kurre bashkim!
    para se gjithash duhet qe vete shqiptaret te jene te bashkuar
    dhe per kete duhet te perdoret diplomacia (jo armet). politikanet tane
    s'dine as nga lidhet gomari (ose nga frika ndjekin nje rruge te tille).
    n.q.s ju mendoni qe armiku eshte i jashtem per mendimin tim personal
    eshte totalisht e gabuar. ai abuzon ne nje gjendje te tille, pasi jemi te percare.
    nje popull qe s'ka marre vesh akoma se c'flamur ka, si mund te jetoje ne paqe ?
    vete shqiptaret jane te percare veri-jug, e jo me kosovaret. nje shtet qe rron me ndihma dhe nuk krijon vende pune, nje shtet qe lejon eksportimin e "trurit" dhe s'eshte ne gjendje t'i paguaje ata, per mua nuk eshte shtet dhe kur s'ka ekonomi
    ka gjithmone percarje. per mua miti i heroit qe krijojne kosovaret apo shqiptaret
    eshte komplet e gabuar. flasim gjithmone per Lirine, per myslymanet, per ortodokset a ku di une pa e ditur qe ato arrihen jo duke ndenjur e folur, por duke punuar e komunikuar. e kaluara duhet te sherbeje si mesim e jo te rrime e te vuajme akoma edhe ne si ne ato kohera. mbetem duke kujtuar te vdekurit.
    gjithe evropa po zhvillohet dhe ne ecim gjithmone e me mbrapa. mos valle duhet te nderrojme rruge??? sigurisht qe po. [Edhe mister munden me u quajtë Shqiptarët, por sado me kërku përgjigje në vetvete për të qenit Shqiptar: Shqiptari nuk është as grek e as shka.]shqiptari mund te behet grek, gjerman
    e c'fare te doje, pasi kjo eshte liria ne fund te fundit dhe jo te ulurijme jemi shqiptare per te bindur veten dhe kerkuar pergjigje, pasi jemi shqiptare. liri nuk do te thote te ndahemi nga te gjithe, por te shkembejme eksperienca, te komunikojme e te respektojme.

  4. #54
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Do te ishte gjeja me e bukur qe do te mund te na ndodhte......pas kaq shekuj vuajtjesh,ti riktheheshim prape Shqiperise se madhe...Shqiperise se endrrave
    Une gjithmone kam besuar se kjo gje nje dite do te ndodhe dhe jam i sigurt se
    kjo dite eshte gjithnje e me afer...

  5. #55
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kohe me pare mendoja se bashkimi do ndodhte shume shpejt..naturalisht, por tani po shoh qe ka shume probleme. Per ndoshta nja 15 vjet do jemi beashkuar, sa te shoshisim mire punet tona.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    elian kush jane ate qe se njofin flamurin se un nuk kam njoft Shqiptar qe nuk njofin flamurin?ndoshta se dine historine fije per pe por te gjithe e dine qe eshte flamuri Gjergj Kastriotit, kurse liri do te thote te qeverisesh shtepine tende jo te vije dhe ta beje tjetri asnjeri ketu nuk do izolim.sa per politikanet shumica jane plehra nuk e shikon ti ngelen duke u zene si qente ne parlament dhe nuk kane kohe ti shtrine doren e bashkepunimit njeri tjetrit ne nje kohe kaq delikate per Shqiperine dhe çeshtjen madhore te Kosoves, tha mire Agim Çeku kur e pyeten per bashkimin e Kosoves me Shqiperine se askush nga politika jone nuk kishte paraqitur asnje plan bashkimi.

  7. #57
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga skampin
    tha mire Agim Çeku kur e pyeten per bashkimin e Kosoves me Shqiperine se askush nga politika jone nuk kishte paraqitur asnje plan bashkimi.
    Skampin, shume mire e ka thene Agim Ceku, qe te arrijme bashkimin brenda ketyre 10-15 viteve te ardhshme, duhet qe Akademite tona te Shkencave te Tiranes dhe Prishtines, bashke me specialiste te fushave te ndryshme nga partite politike dhe univerzitetet tona, te mblidhen dhe te pergadisin nje platforme, nje strategji, nje plan veprimi 10-15 vjecar qe do udhehiqte hapat tane te ardhshem drejt bashkimit. Pastaj, politika dhe te gjithe te punojme ne ate drejtim qe bashkimi te arrihet sa me shpejt qe do ishte e mundur.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    shpresojm qe politikanet atdhedashes apo akademiket specialistet etj te punojne se keto pune nuk zgjidhen ketu ne forum se ne ketu thjesht sa njofim me mire njeri tjetrin (mendimet)dhe ballafaqojme mendimet tona. shpresoj qe te shifemi nje dite brenda nje kufiri shteteror qofte kjo edhe mbas 10 apo 15 vjetesh.

  9. #59
    Elian70,

    Fjala që e kishit shkru ju - "gjerman" - ma kujtojë murin e Berlinit (prej se ka ra ai murë është vetëm çështje kohe se kur bijnë "muret" si i ndajnë Shqiptarët)... e atëher kështu m'u kujtu muri Kinez e edhe Israeli e ka një muri sot, e edhe SH.B.A. synon me e ndërtu një murë.... e mjaftë u kujtova sa me u ndërlidh e me shkru se ato mure/kufinjë nuk kanë qenë aty prej natyre, por i kanë ndërtu njerëzit. Sot është ëndërr mendimi që një ditë do të zhvillohet njerëzimi për me arritë me i hjeq kufinjtë.

    Pa e jep mendimin tim për drejtësi të atij muri, po e mar shembull murin e Israelit edhe atë prej pikpamjes të shtetit të Israelit. Duke u nisë prej asaj pikpamje ai muri e ndan/mbronë Israelin prej rrezikut/armiqëve, e nuk e ndanë Israelin prej "të gjithëve". Njësoj, lirimi/ndarja e (pjesëve të) Shqipërisë prej shkinisë e greqisë nuk do të thotë ndarje prej "të gjithëve". Kur të janë të lirë Shqiptarët edhe munden me bashkëbisedu (komuniku) me shkije e grekë, e edhe nderimi do të ishte i ndërsjellë.

    Elian70 ndoshta ke qenë pa vetëdije e po ta përkujtojë se shkijet para shtatë vite e gjysmë kanë vra aq Shqiptarë sa kanë mundë, e kanë shkatërru 70% të pasurisë në Kosovë/Shqipëri. Shkijet nuk janë duke kërku falje për atë, që besojë se pajtohesh se do të ishte nismë e mbarë për me fillu me hapë rrugë për bashkëbisedime (së pari se sa kanë borxh dëmshpërblim shkijet), e çfarëdo shkëmbime (edhe përvojash) e nderime. Pra, edhe këto ditë shkijet me veprime të tyre nuk lanë shteg për Shqiptarë me bashkëbisedu me ta deri sa ta kenë në kushtetut të shkinisë se Kosova/Shqipëria është e shkive.

    Prapë po kthehem te Gjermanët me një lajm që është i këtij viti e ka të bëjë me çështje të Luftës së Dytë Botërore:
    http://news.bbc.co.uk/1/hi/business/5285794.stm

    Në lajm thuhet se është vendos prej Gjykatës më të lartë në Gjermani me ju pagu dëmshpërblim (100 e kusur milion euro) një familje Jevreje që janë dëbu me dhunë prej Gjermanie prej Nacistave.

    Kur shteti/gjykata greke e pranon dëbimin e Shqiptarëve prej Çamërije, e bjen vendime sikur ata që po i mbajnë (ekonomikisht) në Evropë - Gjermania - tregon se janë të gatshëm me bashkëbisedu me Shqiptarë. Por, grekët ende mundohen me zapu edhe më shumë tokë të Shqipërisë.

    Nuk janë Shqiptarët ata që janë të mbyllur se përveç se me shkini e greqi që nuk kemi marrëdhënie të mira gati me çdo vend tjetër kemi marrëdhënie të mira. E greqia e shkinia nuk kanë vështirësi vetëm me Shqipëri, por me krejtë vendet përreth tyre e edhe më gjërë.

    Elian70, për fund të këtij shkrimi po të pyes se çka është domethënja e "fundit te fundit" edhe po të tregojë se sot nuk je i lirë as me qenë Shqiptar, e për grek mos e mundo veten se si grekë atëher të duhet me besu se zotërat e tu janë Shqiptarët. Sa për Gjerman je edhe më Gjerman se Gjermani veçse të ka falë Zoti Shqiptar. Për me më bind se mundesh me u bë çkado atëher bënu Bushman.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    skampin----> flamuri s'eshte as i gjergj kastriotit dhe as i ismail qemalit
    flamuri i perket vetem shqiptareve.

    p.s. e shpjegova mitin e heroit, por duhet ta dish qe
    skenderbeu e beri luften (mendimi im, qe per te tjere mund te jete i gabuar)
    me shqiptare dhe per interesa te shteteve fqinje (italia etj).bashkimi ne ate
    kohe u be per interesa te te tjereve prandaj mbeti dhe i perkohshem.

    nosselgae ---> nuk mund te gjykosh tjetrin pa e njohur. po i bie shkurt. sa per luften
    duhet te dish se ajo e ka gjithmone nje shkak dhe nuk lind nga hici. shyqyr zotit qe
    s'je ti qe perfaqeson shqiptaret, se s'ke asnje te drejte te imponosh jam apo s'jam shqiptar. un nuk mohova luften e kosoves dhe me vjen keq per ta qe kane humbur
    pasurite e tyre, por perderisa secili ka te drejte te jape mendimin e vet mendimi im ishte ky dhe mundohuni te respektoni sic respektoj dhe une rregullat e temes.dhe here tjeter mos dil nga tema se flasim per shqiperine dhe jo gjermanine (gjermania ishte vetem nje shembull, sic mund te jene dhe shume shtete te tjera)

Faqja 6 prej 230 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •