Close
Faqja 37 prej 230 FillimFillim ... 2735363738394787137 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 2300
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    25
    Nuk mendoj qe bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte ne ceshtje imediate .Kosova ne rradhe te pare duhet te marre pamvaresine e saj .Nuk jam kurre per nje Shqiperi te madhe ,neve duhet te bejme gjera te tjeraa qe Shqiperia te jete e tille

  2. #362
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga floren Lexo Postimin
    Nuk mendoj qe bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte ne ceshtje imediate .Kosova ne rradhe te pare duhet te marre pamvaresine e saj .Nuk jam kurre per nje Shqiperi te madhe ,neve duhet te bejme gjera te tjeraa qe Shqiperia te jete e tille
    Bashkimi i trojeve shqiptare s'do te thot Shqiperi e madhe.Shqiperi e madh edo te ishte sikur te pretendonte dikush te zaptonte toka te huaja .Si pas jush edhe bashkimi i dy Gjermanive do te duhej te quhej Gjermani e madhe.

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    anthem me lejo te te them qe ringritja jone sot duhet te jete ne perputhje me mjetet e kohes

    sot fuqia me e madhe jane lobingjet qe ti ben . ne sot e kemi kuptuar kete gje .sllavet e kane kuptuar qe ne shek e 7 kur i moren nje leje papes qe mund te rrinin ne ato treva . dhe gjate gjithe historise kete pune kane bere . mbajtja e ulqinit apo rrethimet e shkodres treguan qe Mali i zi nuk kishte flote por perdori floten e europes per interesa te vetat .

    Ne kete kendveshtrim timin ne duhet te 20 fishojme propaganeden per ti treguar miqve tane europes historine tone te lavdishme, mahnitese dhe pse jo bler mund te bej pushimet ne himare dhe te mesoje te thote miredita .

    PROPAGANDA eshte e nevojshme ne te gjitha gjuhet e botes

    eshte shume shpejt per tu bashku .na duhet me fitu lirine njehere .

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    25
    Jam shume dakort me ujkus, skam tjeter se cfare te shtoj,me shpreh plotesisht

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    flm floren
    besoj se kjo duhet te jete qellimi jone i perbashket


    ne rrezik e ne nevoje njeri tjetrin ta ndihmojme

  6. #366
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    PROPAGANDA eshte e nevojshme ne te gjitha gjuhet e botes
    Një shtet i bashkuar mund të bëjë shumë më tepër kursim dhe akumulim të lekëve se sa disa shtete të coptuara. Mjafton të lexosh pak histori dhe atë jo kushedi çfarë libre, por mjafton një libër historie i shkollës fillore, dhe e sheh që janë sllavët e grekët ata që nuk duan bashkimin e shqiptarëve.

    More hiq mos e lexo librin e historisë, vetëm shikoi lajmet nja dy tri ditë edhe i sheh se kush është kundër bashkimit të shqiptarëve.

    eshte shume shpejt per tu bashku .na duhet me fitu lirine njehere .
    Liria e bashkimi shkojnë bashkë, posa të çlirohesh menjëherë duhet të vendoset administrata shtetërore shqiptare që të funksionojnë punët si duhet, por ky çlirim nuk arrihet duke u munduar vetëm një krahinë a një qytet, por duhet përpjekjet e të gjithëve.

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e Enhalon
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    38
    Mendoj se te gjith shqiptaret duhet te jemi kunder bashkimit te Kosoves me Shqiprin. Me pavarsin e kosoves, de fakto do te ndodh bashkimi. Mirepo nese do te hapet ceshtja e bashkimit kombetar duhet te luftojm qe ne kete bashkim te jen te gjitha trojet shqiptare. nese ne e quajm bashkim kombetar vetem Kosovem me Shqiprin dhe nese ne e pranojm ate, ateher kemi shkelur idealin ton kombetar dhee humbim pergjithmon te drejten per tu bashkuar...

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PANDELI MAJKO: BASHKIMI ME KOSOVËN? MË MIRË DY SHTETE SHQIPTARE NË BE DHE NË NATO


    Nga Irhan Jubica
    Jan 30, 2008, 22:30





    JAVA: Si nismëtari i rrugës Durrës-Kukës, a mendoni se qeveria aktuale, e sidomos vetë kreu i saj po jua përvetëson idenë?

    Pandeli Majko: Nuk ia vlen të shqetësohem për këtë, përderisa rruga është duke u ndërtuar. Për mua shqetësim kryesor ka qenë ndërtimi i rrugës, nuk ka qenë se kush do ta marrë pronësinë e bërjes së saj. Në këtë këndvështrim gjërat duhet të shihen më thjeshtë, t’i jepet politikës çfarë i takon politikës dhe realitetit t’i jepet vendi që i takon. Mendoj në çdo rast qeveritë përpiqen të krijojnë në subkoshiencën e njerëzve ide për atë që janë duke bërë përballë qytetarëve që i kanë votuar dhe në këtë këndvështrim duhet parë aksioni politik i kryeministrit Berisha. Përsa i përket interesit të rrugës, ju garantoj se ai është maksimal, jo vetëm nga ana ime, por edhe e mjaft kolegëve, qoftë të majtë apo të djathtë.



    JAVA: Por ju ende nuk keni shkuar të vizitoni kantieret ku ndërtohet rruga. Është ky një qëndrim politik i Partisë Socialiste, apo shprehje e ndonjë mërie personale ndaj atyre që po bëjnë diçka që ju s’mundët ta bënit?

    Pandeli Majko: Kam qenë atje, por jo me media. Kam vizituar gjithë gjurmën e rrugës edhe kur s’kishte asnjë kantier ndërtimi, që në 1999-2000-2001 e në vazhdim, sepse kam qenë i shqetësuar se sa me bazë do të konstruktojë më pas ideja e projektimit. Kam folur me inxhinierë të vjetër, kemi bërë një konferencë kombëtare, kam folur me banorë të zonave dhe këtë projekt po e ndjek me një emocion të veçantë, por tanimë gjërat janë duke ecur në një drejtim të tillë, që nuk besoj se rrahja e gjoksit të vlerëson më shumë apo më pak.



    JAVA: Përse lejuat të keqpërdorej nga qeveritë e mëvonshme socialiste, fondi i “Taksës Majko”? Vërtet keni besuar se me atë taksë mund të fillohej ndërtimi i rrugës?

    Pandeli Majko: Ajo nuk është shpenzuar. Nuk është problemi që është shpërdoruar, por nuk është shpenzuar. Në parlamentin shqiptar në buxhetin e 2003-isht ka pasur një debat lidhur me mënyrën se si do të trajtohej fondi i mbledhur nga kjo taksë edhe me një lloj gjysëmmiratimi të opozitës së asaj kohe është bërë një mbartje, le ta quajmë kështu, në buxhetin e mëpasshëm. Nuk mund të përdoret në këtë rast fjala shpërdorim, por vetëm fjala mosshpenzim. Ne filluam një moment, me inisistimin tim si ministër i Mbrojtjes, forcat e xhenios filluan ndërtimin. Kujtoj vizitën e Rugovës dhe të shumë zyrtarëve të Kosovës. Në fund të fundit po ndërtohej momenti fillestar i gjurmës dhe mos të harrojmë se ky inisistim nuk ishte i kotë, nuk ishte sa për ta filluar, por ishte dhe një shqetësim i brendshëm i njerëzve që e përkrahnin rrugën, pasi ajo nuk kishte një variant mbi të cilin po ndërtohet sot, kanë qenë edhe dy variante të tjerë dhe realisht shqetësimi bazë ka qenë mos të kishim nxitje nga lobe të ndryshme për ta shmangur nga gjurma që po ndërtohet akuktualisht në gjurmë të tjera, të cilat realisht do ta dëmtonin goxha sensin e ndërtimit të kësaj rruge.



    JAVA: Ndërkombëtarët ju mbajnë mend si kryeministrin e ri jo vetëm në detyrë që administroi me sukses krizën e refugjatëve kosovarë më 1999. Por sa e pavarur ka qenë qeveria shqiptare e kohës në qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës?

    Pandeli Majko: T’ju them që kemi qenë të pavarur është pak. Në të gjithë këtë histori ka pasur një vendimmarrje bazë, ka qenë ajo e qeverisë shqiptare, të paktën në marrëdhëniet me ato që ndodhi në Kosovë dhe me atë se si e menaxhuam situatën e luftës dhe krizës në Kosovë, padyshim që qeveria shqiptare ka qenë e pavarur. Po sigurisht, shpesh perceptimi ideja që fuqitë e mëdha perëndimore, mund të jepnin këshilla të natyrave të ndryshme, krijon një lloj ideje se një pjesë të ngjarjeve që ndodhën kanë ndodhur edhe nën këshillimin e të mëdhenjëve, gjë që shpesh më ka shkaktuar gjithmonë buzëqeshje. Miqtë janë vetëm për të përkrahur vendimet, por në një mënyrë a në një tjetër nuk mund të mësojnë se si t’i marrësh këto vendime. Kështu që në këtë pikëpamje edhe vlerësimi, edhe respekti dhe në fund fare dhe çudia që ngjalli mënyra e menaxhimit të kësaj situate nga Shqipëria dhe qeveria shqiptare, një situatë që në vendet tjera është e pamundur të ndodhte, kjo nxiti varësinë, por nxiti pavarësinë dhe një respekt të ndërsjelltë te miqtë dhe partnerët tanë.







    JAVA: A do të kishte ndërhyrë ushtarakisht Shqipëria në Kosovë nëse vendimi për ndërhyrjen e NATO-s do të vononte?

    Pandeli Majko: Një pjesë e kësaj historie nuk mund të bëhet ende publike. Ka një konfidencë në trajtimin e kësaj historie. Është e tepërt të diskutojmë se ç’do të ndodhte nëse do të ishte ky skenar apo ai skenar. Ne kemi pasur momente shumë të vështira në historinë e trajtimit të çështjes së Kosovës. Nuk është diskutuar asnjëherë që ushtria shqiptare të sulmonte Kosovën për ta çliruar atë në mënyrë të njëanshme, së pari edhe për situatën që po kalonte vetë Shqipëria në vitin nëntëdhjetenëntë, por ka pasur një moment tjetër kur në periudhën e bombardimeve, në gjirin e NATO-s filloi të kristalizohej një lloj ndarjeje për ndalimin e bombardimeve dhe fillimin e negociatave me Beogradin. Kjo solli një qëndrim shumë të ashpër nga ana jonë. Një pjesë e kësaj historie nuk është publikuar ende, por rëndësi ka që ne e tejkaluam këtë krizë.



    JAVA: Ju po thoni se ushtria s’bëhej fjalë të ndërhynte. Po politikisht, a ekzistonte vullneti për këtë?

    Pandeli Majko: Pa diskutim. Nuk mund të diskutohet çështja e vullnetit të qeverisë shqiptare dhe të përfaqësuesve të institucioneve të shtetit shqiptar.



    JAVA: Të koordinuar me faktorin ndërkombëtar...

    Pandeli Majko: Pa dyshim. Mungesa e çdo koordinimi do të sillte komplikimin e kësaj historie. Mendoj se suksesi ishte që pas një sërë negociatash, për herë të parë për çështjen e Kosovës, të fliste me një gojë e gjithë Europa. Kur dihet se historikisht, sjellja e Europës ndaj çështjes së shqiptarëve ka qenë shumë e komplikuar.



    JAVA: A keni vazhduar të mbani kontakte me liderët botërorë që fati jua solli t’i takonit gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit? I keni freskuar personalisht këto kontakte për hir të njohjes së pavarësisë së Kosovës apo të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO?

    Pandeli Majko: Sigurisht që unë kam mënyrën time të mbajtjes së komunikimit, por do të nënvizoja faktin se një pjesë të miqve që kam zënë nuk kanë të bëjnë me fjalën lider, por kanë të bëjnë me nivele të ndryshme të administratës, ku kam njohur njerëz të shkëlqyer, sidomos në administratën amerikane, por edhe në administratat tjera. Kam mbajtur dhe mbaj lidhje. Ndonjëherë ne mendojmë se gjithë historia e kësaj bote të ndërlikuar lidhet me emra dhe figura që i shohim në tv, por harrojmë që pas perdeve qëndrojnë mendje të shkëlqyera, njerëz të shkëlqyer, të cilët bëjnë të lëvizin ingranazhet e asaj që quhet historia ndërkombëtare.



    JAVA: Mund të bëni publik ndonjë emër?

    Pandeli Majko: Jo... Jo, do më dukej... e tepërt.



    JAVA: Shqipëria shpreson shumë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO këtë pranverë. Në rast se kjo ndodh, a mendoni se më shumë se sa arritje e standardeve të përgjithshme të kërkuara nga NATO, pranimi i Shqipërisë në Aleancë mund të jetë një vendim politik dhe gjeopolitik për neutralizimin e ndikimit ruso-sllav në Ballkan?

    Pandeli Majko: Sipas mendimin tim, as që diskutohet që Shqipëria ka një vend në tavolinën e NATO-s. Në çdo rast mendoj se kjo është një histori së cilës i dihet fundi. Ndikimi ruso-sllav nuk është i ri në zonën e Ballkanit, është një ndikim i vjetër, për të mos thënë se ka qenë pjesë e konstruktit të ndërlikuar të marrëdhënieve europiane me Rusinë. Jugosllavia mund të konsiderohet një fëmijë gjysëm i jashtëligjshëm i kësaj marrëdhënieje midis Rusisë dhe Europës. Por situata e pasluftës së ftohtë e ndryshoi shumë balancën në Ballkan dhe tani kemi një Ballkan të ri, i cili kërkon një strukturë të re sigurie dhe në këtë strukturë të re sigurie, prania e shqiptarëve është bërë jo e nevojshme, por e domosdoshme. Shqiptarët janë një nga shtyllat e stabilitetit në rajon. Ndaj mendoj se ftesa për në NATO nuk është thjesht një ftesë dashamirësie apo miqësie që u bëhet shqiptarëve, por është pjesë e vendit që shqiptarët po zënë në rajon.



    JAVA: Po standardet e një vendi të NATO-s, e mendoni se i ka mbërritur Shqipëria?

    Pandeli Majko: Sado perfekt të jemi, nuk besoj se mund të diskutojmë për plotësimin 100 përqind të standardeve. Përveç kësaj, e përsëris se reformat në Shqipëri nuk do të mbyllen në Samitin e Bukureshtit.



    JAVA: Pavarësisht mospërfilljes që publikisht keni shprehur në vazhdimësi për kërcënimet e AKSh-së, a keni menduar ndonjëherë se ato mund t’ju mbërrijnë? Ku mund ta kenë marrë shtysën ato kërcënime?

    Pandeli Majko: Jo, jo. Kjo është një histori e komplikuar dhe nuk nuk mendoj se kjo ka të bëjë me shqiptarët.



    JAVA: Por në botën virtuale gjithçka është tejet aktive.

    Pandeli Majko: Kjo është një histori që nuk ka qenë e pranishme vetëm në momentin kur njerëzit e mësuan nëpërmjet medias. Thashë: nuk është një histori që ka të bëjë me shqiptarët.



    JAVA: Ju mendoni se pas AKSh-së fshihen elementë joshqiptarë?

    Pandeli Majko: Nuk po përpiqem të shmangem nga pyetja që më bëtë, por kjo histori ka lidhje me një organizatë, sipas opinionit tim, ende virtuale. E përsëris, sa i takon personit tim, kjo është një histori që nuk ka të bëjë me shqiptarë. Unë kam goxha miq në këtë botë të komplikuar dhe e di se ku fillojnë e ku mbarojnë gjërat. Kjo më ka ndihmuar që të ruaj gjakftohësinë në të tilla raste. Nuk them se nuk jam ndjerë, le ta quajmë kështu, i shqetësuar, por kam aq miq dhe përkrahës në këtë histori, sa të kuptoj ku fillojnë dhe ku mbarojnë gjërat.



    JAVA: 95 vjet mbas copëtimit të Shqipërisë, pavarësia e Kosovës është tash një realitet i padiskutueshëm. Si e përjetoni ju këtë ngjarje?

    Pandeli Majko: E përjetoj me një emocion të jashtëzakonshëm. Mendoj se në mënyrë të çuditshme, gjërat kanë rrjedhur sipas një logjike thuajse të parashkruar. Vetë deklarimi i presidentit Bush në Tiranë për pavarësinë e Kosovës ishte në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Janë detaje të vogla që duhet të na bëjnë të mendojmë se ora e kohës po punon pozitivisht për ne shqiptarët. Tani mendoj se ngritja e flamurit të pavarësisë në Prishtinë do të jetë më shumë se sa pavarësi e Kosovës, më shumë se sa ndërtimi i një shteti në Kosovë. Kjo do t’u japë shqiptarëve përfundimisht vendin që u takon, e që në fakt u ka takuar gjithmonë.



    JAVA: Por në këtë vend në Europë, shqiptarët do të shkojnë të ndarë apo të bashkuar? A e vlerësoni të dëshirueshëm bashkimin e afërt të dy shteteve shqiptare dhe sipas jush, a mund të ndodhë praktikisht ky bashkim brenda ombrellës së Bashkimit Europian, qoftë edhe në pasim të precedentit Gjermani, më 1999?

    Pandeli Majko: Janë disa realitete të cilat do të ndërtohen në rajonin e Ballkanit, së pari ekonomike, e më pas të natyrave të tjera. Sa i takon asaj që pyetet, për mua janë më interesante dy vota shqiptare në tavolinën e Bashkimit Europian, se sa një votë. Dhe më influente. Me këto dy vota në BE dhe në NATO do të ekzistojë një integrim, i cili çështjen e bashkimit do ta kalojë krejt në një moment dytësor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #369
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Demokracia nuk është për të na treguar Pandeli Majko se çfarë duhet të bëjmë, në Demokraci populli është ai që u tregon politikanëve.

    Pastaj çka u bë se tha kështu Majko?? Çfarë thua ti nëse nesër zbulohet që e ka thënë me direktiva të të huajve???

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Serbët kërkojnë që t'i kemi dy ulëse në OKB - dmth kërkojnë të na ndajnë atdheun
    Te jesh i bindur qe serbet duan qe te mos kemi asnje ulese ne OKB , mundesisht mos te ekzistoje emri 'Shqiptar' fare .

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •