Close
Faqja 32 prej 230 FillimFillim ... 2230313233344282132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 2300
  1. #311
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    kosova akoma nuk ka marr pavarsine ju thoni do bashkohet sdo bashkohet !!! opo cvete !!! prisni njehere peshku ne uje tiganin ne zjarr ju !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    kosova akoma nuk ka marr pavarsine ju thoni do bashkohet sdo bashkohet !!! opo cvete !!! prisni njehere peshku ne uje tiganin ne zjarr ju !!!


    Dhe ku eshte problemi sipas teje?Nuk do te behet pavarsia?Ajo do te behet,por edhe Shqiperia do te behet.Dhe ne nuk themi se ribashkimi do te behet "dje" por "neser".

    Nuk eshte bashkim por ribashkim!

  3. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2007
    Postime
    9
    Ne fillim duhet te fitoj pavaresin. Ma von, pse jo ?

  4. #314
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga mgdalen19 Lexo Postimin
    mendimi im eshte se nuk duhet te bashkohen shqiperia me kosov po duhet te bashkohet kosova me maqedoni pershendetje nga shkupi

    Clidhje paska feja ketu aii si jeni,dicka tjeter do te nxjerni tash.

    Kosova me Maqedoni e Shqiperi e vende tjera qe na takojn duhet patjeter te Ribashkohen,dhe ju lutem mos hyni ketu vetem te hedhni nga nje postim dhe te ikni si mii.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    kosova akoma nuk ka marr pavarsine ju thoni do bashkohet sdo bashkohet !!! opo cvete !!! prisni njehere peshku ne uje tiganin ne zjarr ju !!!
    T lexo njehere me kujdes temen pastaj pergjigju duke ironizuar, pasi kjo qe ben eshte njesoj sikur te fillosh ta lexosh nje liber nga fundi.....


    Ne Ballkan nuk ka dy shtete te ndryshme nga nje komb i vetem, nese kjo do ndodhe atehere ne shqiptaret do jemi nje rast i vecante....

    Historikisht shtetet e Ballkanit nga krijimi i tyre e ne vazhdim pesuan nja zgjerim territoresh...

    Mrrim si shembull Greqine, ky shtet u krijua ne vitin 1831 dhe pati zgjerime territoresh dhe ky zgjerim perfundoi me bashkimin e 12 ishujve te cilet ishin nen kontrollin italian...


    Nejse, rrethanat ishin te ndryshme atehere dhe ndryshe jane sot por ne rast se deshirojne Shqiperia dhe Kosova mund te krijojne nje Konfederate shqiptare...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    kosova akoma nuk ka marr pavarsine ju thoni do bashkohet sdo bashkohet !!! opo cvete !!! prisni njehere peshku ne uje tiganin ne zjarr ju !!!
    T lexo njehere me kujdes temen pastaj pergjigju duke ironizuar, pasi kjo qe ben eshte njesoj sikur te fillosh ta lexosh nje liber nga fundi.....


    Ne Ballkan nuk ka dy shtete te ndryshme nga nje komb i vetem, nese kjo do ndodhe atehere ne shqiptaret do jemi nje rast i vecante....

    Historikisht shtetet e Ballkanit nga krijimi i tyre e ne vazhdim pesuan nja zgjerim territoresh...

    Mrrim si shembull Greqine, ky shtet u krijua ne vitin 1831 dhe pati zgjerime territoresh dhe ky zgjerim perfundoi me bashkimin e 12 ishujve te cilet ishin nen kontrollin italian...


    Nejse, rrethanat ishin te ndryshme atehere dhe ndryshe jane sot por ne rast se deshirojne Shqiperia dhe Kosova mund te krijojne nje Konfederate shqiptare...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #317
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    Kemi qene nji popull pavarsisht se ne rrethana te ndryshme na ndan.Kemi te njejten gjuhe,te njejtat tradita,te njejtin flamur.ku eshte prolemi qe mos te bashkohemi?
    Madje duhet te bashkohemi dhe me pjesen shqiptare te maqedonise.
    Kshu do behemi prap nji shtet i madh.Uroj qe Kosova te marri pavarsine kjo eshte ceshtja kryesore si fillimim pastaj bashkimi mos heret vone do te vije.
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  8. #318
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ribashkimi I Shqipërisë Etnike Midis Optimizmit Rus Dhe Utopizmit Shqiptar

    *** Pavarësisht se kush e pohon të vërtetën, ajo është e pranueshme nga të gjithë ata që e mbrojnë dhe thirren në emër të saj, sepse ajo ka karakter universal njerëzor.

    *** Aleksandar B. Harçenko politikisht më i sinqertë, më objektiv, më vizionar dhe më realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur është fjala për procesin e domosdoshëm dhe të pashmangshëm të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballakan. Me gjithë përdorimin e gabueshëm të termit “Shqipëri e Madhe”, që është pjellë dhe produkt kuazi historik, politiko-prapagandistik dhe diplomatik shekullor i Serbisë së Madhe, sepse në asnjë aspekt dhe, në asnjë kuptim nuk është i barasvlershëm, as sinonim i Shqipërisë Etnike.

    *** Aleksandar Bocan-Harçenko, i deleguar i Rusisë në “Treshen” e Grupit të Kontaktit të BE-së për Kosovën, në intervistën dhënë gazetës serbe të Beogradit “Blic” të dates 26 nëntor 2007, ka deklaruar NJË TË VËRTETË TË MADHE (edhe për miqtë, edhe për oponentët e diplomacisë ruse) se “Nuk e përjashtoj mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, pavarësisht se çfarë thuhet kundër bashkimit të territoreve shqiptare në dokumentin zyrtar të Grupit të Kontaktit”.

    (A) Fenomenologjia e paradoksit antibashkim

    Pparadoksin politik dhe kombëtar shqiptar: -Tanimë, e ka përgënjeshtruar në mënyrë flagrante edhe diploamti rusi Alakesandar Bocan-Harçenko, sepse në vend të mosbesimit dhe të skepticizmit antibashkim të utopistëve politikanë shqiptarë, ai e ka kuptuar dhe tërësisht i beson procesit të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kurse “elita politiko-demokratike” zyrtare e Tiranës me në krye Alfred Moisiun (ish-kryetar) dhe me Sali Berishën(kryeministër aktual) është dekalruar kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ashtu sikurse, edhe Ismail Kadare, para ca vitesh. Ky paradoks me përmbajtje ANTI- politiko-kombëtare dhe ANTI-diplomatike, “është justifikuar” me kërkesën prioritare të integrimit rajonal dhe evropian të gjysmë Shqipërisë së pavarur(1912). Mirëpo, me gjithë parashikimet, me iluzionet dhe me efektet e deritashme negative të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), politikisht dhe diplomatikisht është e gabueshme teza strategjike e politikës së jashtme të Shqipërisë, së pari, bashkim me shtetet fqnije në rajon dhe në Evropë, e pastaj (ndoshta), edhe me gjysmën e Shqipërisë së kolonizuar(50%)?! Të menduarit dhe të vepruarit e këtillë në disfavor të injorimit të mëtejmë të ribashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve me status kolonial serbosllav, është gabim katastrifik për interesin nacional gjithëkombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

    Një filozofi e tillë e teorisë dhe e praktikës së të deritashme (pothuaj se 20-vjeçare) e politikës dhe e diplomacisë së Tiranës, është e papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, sepse me “njërën këmbë” në BE, dhe me “tejtrën këmbë” nën: Serbi, “Maqedoni”, Mal të Zi dhe Greqi, kjo do të thotë vetëmashtrim, vetëkapitullim dhe vetëkolonizim, pajtim dhe solidarizim me politikën pushtuese, grabitçare dhe kolonialiste dhe neokolonialiste të aksit serbosllav në dëm të zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan.

    Ja, ky është thelbi i kontrastit politik dhe kombëtar i utopistëve dhe i utopizmit shqiptar antibashkim.

    Mirëpo, një gjykim dhe deklarim i tillë politik është sa absurd aq edhe paradoksal, sepse është i menduar keq dhe, i shprehur praptë e gabimisht si në kuptimin e së veçantës, ashtu edhe të së përgjithshmes, sepse poltikanët utopistë demagogë liberalë, së pari, do të duhej të ishin angazhuar në krijimin e paltformës së përbashkët politiko-strategjike shtetërore (Tiranë-Prishtinë-Tetovë), të aktualizuar dhe të komanduar drejtëpërdrejt nga Tirana, duke shtruar kërkesën imediate për RIBASHKIMIN E BRENDSHËM GJITHËSHQIPTAR në shkallë kombëtare dhe shetërore, e pastaj, si hap të dytë, të shtronin kërkesën reale dhe të justifikueshme për integrimin në shkallë rajponale dhe evropiane.

    Sipas parimit logjik, metodologjik, pedagogjik, politiko-filozofik, kombëtar dhe demokratik, kështu do duhej logjikuar, shprehur, angazhuar dhe vepruarkonkretisht, së pari, integrimi përbrenda shqiptar, e pastaj integrimi me aleancat e tjera të jashtme rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Jo, anasjelltas, së pari, duke filluar nga e largëta te e afërta?! Çfarë paradoksi ky?! Çfarë kërkese e mbrapshtë kjo?! – Së pari, integrim me të panjohurën, me të huajën, me irealen, me të pakapshmen, e pastaj me të njohurën, me realen, me arsyen dhe me të domosdoshmen?!

    Pikërisht, një kërkesë e tillë abstrakte, paradoksale dhe kontradiktore me interesin e përgjithën nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar të Shqipërisë Etnike, ka ndikuar dhe, po ndikon negativisht edhe në realcionet e sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke i vënë në dyshim dhe, duke krijuar dilema të panevojshme, edhe tek aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët, ndër të tjera, patën debatuar edhe variantin e “Qipros Dyshe” si paradigmë për zgjidhjen e statusit të Kosovës?! Mirëpo, fal ngulmës dhe vendimit të prerë të SHBA-së dhe të palës shqiptare, një “formulë e tillë qipriote”, e as “formulat” e tjera autonomiste “honkongiste” serbomëdha të Beogradit, nuk do të vijnë në shprehje, që të realizohen në praktikë, pos së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës.

    Vetëm njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës, do të jetë ÇELËSI dhe hapi i parë drejt realizimit dhe konkretizimit të procesit, të aspiratës dhe të idealit realist shekullor të ribashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, do të vijë në shprehje ajo, që ne nuk e preferojmë, por që do jemi të detyrar ta përdorim, e ajo është e drejta e kryengritjes së përgjithshme për të ralizuar të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes. Kuptohet, një të drejtë të tillë, do ta përdorim vetëm atëherë pasi të jenë shteruar të të gjitha mjetet dhe mundësitë e zgjidhjes së konfliktit me mjete paqësore, në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuar, si dhe në marrëveshje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e saj tradicionalë.

    Pse armiqtë kolonialistë serbosllavë dhe mbështetësit e tyre me në krye Rusinë janë deklaruar dhe po veprojnë konkretisht dhe, në mënyrë intensive (sa botërisht, aq edhe fshehurazi përmes politikës, propagandës dhe diplomacisë së tyre) për të përfituar sa më shumë aleatë në anën e tyre për bllokimin e pavarësisë së Kosovës në favor të sovranitetit kolonial të Serbisë, kjo nuk është fare befasuese as e papritur, sepse historikisht dhe tradicionalisht, shekuj më parë, është e ditur se Rusia ka meritat kryesore jo vetëm për mbështetjen e gjithanshme politike ,ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe për formimin e vetë shtetit të Serbisë së madhe në Ballkan.

    Mirëpo, është absurd dhe i papranueshëm fakti se, si është e mundur që, politikanët dhe politikat utopiste liberaliste dhe kozmopolite shqiptare në krye me “mohikanët” e tyre, siç janë Alfred Moisiu(ish-kryetar), Sali Berisha(kryeministër aktual), si dhe shkrimtari ynë me famë botërore, Ismail Kadare janë deklaruar para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar, se nuk duan bashkim as me Kosovën e as me territoret e tjera të Shqipërisë së kolonizuar etnike (Ilirida, Çamëria, Malësia e Madhe e Mbishkodrës, Anamorava).

    Këtë logjikë të varfër dhe naive të politikës së tyre simuluese dhe vardisëse në favor të mbështetjes së faktorit të jashtëm ndërkombëtar,(shumë e dëmshme për inetetresin jetik dhe të domosdoshëm të çështjes së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë Etnike), e demanton jo vetëm krijimi i realiteteve dhe i rrethanave të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, të cilat, në praktikë kanë krijuar mundësinë dhe kushtet reale, që të sensibilizohet dhe të riaktualizohet, edhe çështja e zgjidhjes kombëtare shqiptare në Ballkan, por edhe pikëpamjet dhe vizioni më i ri optimist i diplomatit rus, Aleksandar Bocan-Harçenko (anëtar i “treshes” së Grupit të Kontaktit të BE-së për Kosovën, i cili, me gjithë përdorimin e shprehjes së gabuar të termit “Shqipëri e Madhe”, me të drejtë dhe, në mënyrë realiste ka deklaruar në intervistën e tij, dhënë gazetës serbe “Blic” të Beogradit se :” Plotësisht mund të paramendoj se, do të vijë deri te procesi i integrimit, pa marrë parasysh se në dokumentin e Grupit të Kontaktit është shkruar, se nuk do të lejohet procesi i bashkimit të territoreve shqiptare. Ekzistojnë shumë shembuj, kur në dokumente janë shkruar variante të ndryshme, mirëpo, prakitika jetësore ka vërtetuar të kundërtën. Integrimi i shqiptarëve, të cilët jetojnë në territoret e vendbanuara me këtë popull, do të zhvillohet gradualisht. Nuk them se ky proces, do bëhet shpejt, brenda një apo dy vitesh, por do bëhet patjetër. Diç e këtillë nuk mund të përjashtohet.”(Blic,26.11.2007-Intervistë dhënë gazetares, Tanja Trikiq).

    Për habi tonën (sepse, në një mëmnyrë, diplomati rus, A. Harçenko na ka befasuar në kuptimin pozitiv të zbutjes së paragjykimeve tona të bazueshme, ngase botërisht “ e ka“ thyer kodin sekret” të politikës së jashtme dhe të diplomacisë tradicionale proserbe të Rusisë, duke ua tha troç e pa dorëza miqve serbë, se është i pandalshëm procesi i ribashkimit të shqiptarëve dhe i territoreve të tyre në Ballkan), Aleksandar B. Harçenko u dëshmua më i sinqertë, më objektiv, më vizionar dhe më realist sesa Ismail Kadre, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha, kur është fjala për procesin e ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballakan, edhe pse ai e ka përdorur gabimisht nocionin “Shqipëri e Madhe”, të fabrikuar dhe të servuar nga historiografia falsifikatore dhe politika propagandistike e Serbisë së Madhe. Mirëpo me gjithë këtë gabim, diplomati rus e ka pohuar një të VËRTETË TË MADHE se, “bashkimi i shqiptarëve dhe i territoreve të tyre, është i pashmangshëm, edhe pse ai nuk do bëhet brenda një apo dy vitesh, por do bëhet dhe, është i paevitueshëm.”(Blic,26.11.2007).

    Të përfillet e drejta historike dhe Kushtetuta për bashkim gjithëkombëtar shqiptar

    - Ata që e shkelin dhe nuk e respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në fuqi, të miratuar me referendum, më 22.11.1989 ku, ndër të tjera, thuhet se : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)., moralisht, ligjërisht dhe, sipas kësaj Kushtetute nuk mund të ushtrojnë funksionin as të kryetarit e as të kryeministrit të shtetit.

    Është turp që, ne vetë, ta kontestojmë, ta dënojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ta cilësojmë si utopi, si anakronizëm, ta mohojmë dhe ta kundërshtojmë të drejtën dhe vullnetin e popullit shqiptar për pavarësi dhe për ribashkim në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike, e në rastin konkret, një diplomat rus, në mënyrë të sinqertë dhe realiste (përkundër aversionit serbomadh etnocentrist) të na vërë në dijeni se, gjendja faktike e shqiptarëve në terren imponon dhe kanë vënë në lëvizje procesin e pashmangshëm dhe kërkesn e tyre të drejtë dhe të ligjshme për ribashkim.

    Në këtë kontekst, nuk duhet të jenë në vonesë as Tirana, as Prishtrina, as Tetova, as Presheva, as Ulqini, as Tuzi e as Çameria, por duhet t’i intensifikojnë dhe t’i harmonizojnë dhe t’i bashkërendojnë qëndirmet dhe pikëpamjet e tyre të këtij objektivi parësor historiko-politik kombëtar dhe atdhetar, me qëllim që t’iu bëjnë të qartë institucioneve dhe organizmave relevantë të bashkësisë ndërkombëtare se procesi i shkolonizimit dhe i ribashkimit të shqiptarëve, është detyrë dhe objektivë prioritare strategjike e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Shqipërisë.

    Tirana është në potez, duhet të deklarojë botërisht se pronë e kujt është Kosova, Ilirida, Anamorava, Malësia e Madhe e Mbishkodrës dhe Çamëria? Kush është titullar i ligjshëm i këtyre territoreve dhe i shqiptarëve, që përbëjnë 50% të territorit etnik shqiptar? – Po qe se heshtet kjo pyetje me peshë të rëndësishme historiko-politike, kombëtare dhe shtetërore për tërë Shqipërinë Etnike, atëherë, s’ka dilemë se, ne vetë, me gabimet tona në disfavor të ribashkimit, do t’iu hapim rrugën dhe shtigjet e mundshme dhe të përshtatshme ringjalljes dhe riaktivizimit të doktrinave, të praktikave dhe të vendimeve të vjetra, të padrejta shekullore antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), të Konferencës së Versajës (1919) etj., do të ngelim të ndarë, të ricop⌂tuar dhe të rikolonizuar nëpër “kënetat moçalike” të sundimit të egër kolonial serbosllav, sikurse këtu e 100 vjet më parë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #319
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Te Bashkohet Nje Ore E Me Pare ,do Ishte Vertet Nje Mbrekulli Jo Vetem Me Kosoven Por Dhe Me Trojet Tona Ne Maqedoni
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #320
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga tani_26 Lexo Postimin
    T lexo njehere me kujdes temen pastaj pergjigju duke ironizuar, pasi kjo qe ben eshte njesoj sikur te fillosh ta lexosh nje liber nga fundi.....

    se marr mundimin ta lexoj temen prandaj postoj shoku moderator !!! skam nevoje per ironi por as per endrra shume shekullore !!! nuk te le njeri te bashkohesh or ti mik as te ribashkohesh !!! per mendimin tim me mire te jemi ndare pse do thoni ju !!! sepse duke u nisur nga ajo endrra europiane qe na shkelqen gjithmone ne mendje edhe ne zemer, pretendohet te futemi ne europe si ne dhe kosova !!! atehere me mire dy vota se sa nje ne bashkimin europian !!! pastaj si nacionalist do thoja qe eshte shume mire te ribashkohemi !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •