Close
Faqja 25 prej 230 FillimFillim ... 1523242526273575125 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 2300
  1. #241
    Luaj me kohën Maska e Almaaa
    Anëtarësuar
    28-08-2007
    Vendndodhja
    atje ku enderrat bashkohen me realitetin
    Postime
    35
    Bilioga, ke thene vec fjale te mencme te cilat i mendon cdokush, por rralle kush i shkruan e i thote keshtu si ty.
    Edhe une shpesh kam menduar e biseduar me miqte per kete. Te them te drejten nje Zot e di se kur do te kryhet kjo pune, por e ndjej qe nuk eshte larg realizimi i endrres....

    Jena Shqiptare dhe e duam me shpirt Kombin tone te bashkuar kudo qe jemi.

    Jam e sigurt dhe teper e bindur se dita po afron qe te jemi bashke te gjithe sa jemi.
    Dashuria dëshirë tjetër s'ka,
    - veç të përmbushet....

  2. #242
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Almaaa Lexo Postimin

    Jam e sigurt dhe teper e bindur se dita po afron qe te jemi bashke te gjithe sa jemi.
    Kjo fjali tingellon aq bindshem sa mua s'me mbetet tjeter vec te them:

    "Hajde na qofte per hajer e me jete te gjate" ...

  3. #243
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Gjatë një interviste ekskluzive për Shqip, Qosja mendon se as faktori shqiptar në Kosovë dhe as ai në Shqipëri nuk po bëjnë sa dhe si duhet për të ardhmen e Kosovës, dhe se vazhdon të harrojë se si i thonë një fjale, ta shpallësh qëllimin të sendërtuar para se të jetë bërë ai, do të thotë t‘i bësh shërbim të keq qëllimit. Sipas tij, faktori shqiptar në Kosovë e konsideron çështjen e statusit të Kosovës si partiake dhe jokombëtare e shtetërore
    Lidhur me idete per bashkimin e trojeve shqiptare, Qosja shprehet se: Janë zëra që flasin për diçka që do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Leverditë politike, partiake, lokale e të tjera i bëjnë këta të çohen kundër një ideje që qe gati një shekull e gjysmë e ka lëvizur përpara historinë shqiptare.



    Lidhur me idete per ndarjen e Kosoves dhe levizjen e kufijve, Qosja shprehet se:
    Edhe para viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur çështja e Kosovës ishte bërë çështje ndërkombëtare, nga intelektualë dhe analistë të ndryshëm në ish-Jugosllavi dhe në botë flitej për ndarjen e Kosovës. Ndarja shihej si zgjidhje e përhershme, historike e çështjes së Kosovës, domethënë e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Cimerman, do të shohë se ndarja e Kosovës atëherë përcaktohej në përpjesëtime të papranueshme për ne. Unë, personalisht, e shihja "ndarjen" në përpjesëtim me numrin e banorëve në Kosovë: shqiptarëve do t‘u takonte aq sa janë në Kosovë, domethënë rreth 90 për qind, kurse serbëve rreth 10 për qind - aq sa ishin në Kosovë.

    Sot, sa mund të gjykohet nga shkrime të ndryshme në shtypin në botë dhe në Serbi, askush nuk flet për ndarje të tillë si para luftës. Tani folja ndarje futet në thonjëza. Tani flitet për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Analistët amerikanë "ndarjen", në të vërtetë "lëvizjen" e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë e quajnë modifikim i kufirit. Serbëve, në njërën dhe shqiptarëve, në anën tjetër, do t‘u takonte aq sa ishte përqindja e tyre në Kosovë në prag të luftës.

    Sipas deklaratës së anëtarit, duket më përfaqësues të Treshes në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të dy palët e kjo domethënë edhe me "ndarjen", lëvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët tanë në Prishtinë dhe në Tiranë u ngritën shumë zemrueshëm kundër idesë së "ndarjes", lëvizjes, modifikimit të kufirit. Ç‘është e vërteta, zyrtarët në Tiranë u ngritën kështu vrullshëm, mbasi pritën disa ditë, dhjetë - pesëmbëdhjetë ditë, se çka do të thonë vendet e Grupit të Kontaktit. Nuk më duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillë e pezmatuar ndaj një ideje reale a utopike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ideja e lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është ide që shumë më tepër përfaqëson interesat e shqiptarëve, sesa të serbëve. Do të mendojmë, kështu, realisht, në qoftë se nuk harrojmë se faktorët ndërkombëtarë nuk do të lejojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrën: të gjitha për njërën palë e asgjë për palën tjetër.

    Nuk është e çuditshme, prandaj, pse zyrtarët serbë edhe më vendosmërisht se zyrtarët tanë u ngritën kundër idesë së "ndarjes" së Kosovës dhe ata ngrihen kundër kësaj ideje, sepse e dinë që nuk mund të flitet më për ndarje, por për lëkundje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. E dini si e tha peshkopi i Kosovës, Artemije: "Më e mirë është për serbët pavarësia e Kosovës, që nuk do ta pranojmë kurrë, sesa ndarja me të cilën do të pajtoheshim. Atë që nuk e pranon mund ta kthesh një ditë, kurse atë që e pranon nuk mund ta kthesh kurrë"!

    Lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, që do të bazohej në përqindjen e popullsisë shqiptare, në njërën anë dhe serbe, në anën tjetër,në prag të luftës dhe që do të sillte edhe lëkundje vullnetare të kësaj popullsie, do të ishte zgjidhja përfundimtare, historike e çështjes së Kosovës. Dhe, kjo zgjidhje do të varroste përgjithmonë iluzionet e peshkopit Artemije dhe të tjerëve, shumë të tjerëve, që mendojnë si ai në Serbi, kurse do ta bënte të mundshme vetëvendosjen, domethënë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pa pengesa nga ana e faktorëve ndërkombëtarë. Për këtë arsye kundërshtimet e pezmatueshme që iu bënë idesë së "ndarjes", domethënë të lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë nga ana e disa ministrave dhe intelektualëve tanë, më duken të pamenduara mirë. Njëri nga shkrimtarët tanë deklaroi, mbasi dëgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropën! Pse? Pse lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë do të rrezikonte rajonin dhe Evropën? Sepse, na përgjigjet ky shkrimtar, duke përsëritur klishenë zyrtare, shembullin e ndarjes së Kosovës do ta ndiqnin edhe të tjerë në rajon dhe në Evropë. Dhe, ashtu Evropës do t‘i hynte flaka!

    E po si mund të flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak më qetë, më racionalisht? Në qoftë se Prishtina dhe Beogradi do të pajtoheshin për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë pse të ngrihet kush kundër pajtimit të tyre. Po të gjithë faktorët ndërkombëtarë thonë se do të ishte më së miri që të gjendet zgjidhje rreth së cilës do të pajtoheshin të dy palët. Pse do të rrezikonte rajonin dhe Evropën pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve për lëvizjen e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë? Në qoftë se hungarezët e Rumanisë, turqit e Bullgarisë, baskët e Spanjës kanë kushte gjeografike dhe arsye etnike për të kërkuar lëvizje kufiri, por këtë nuk e pranojnë rumunët, bullgarët e spanjollët gjendja e tyre mbetet siç është sot dhe marrëveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusë zjarrin Rumanisë, Bullgarisë e Spanjës. Faktorët ndërkombëtarë e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovës është rast i veçantë, i pangjashëm me raste të tjera. Dhe, vërtet është rast i veçantë. Pse atëherë të mos i lejohet ta tregojë këtë veçanësi edhe me të drejtën e lëvizjes së kufirit me Serbinë nëse pajtohet edhe Serbia. Domethënë, lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën do të pajtoheshin shqiptarët dhe serbët, nuk ka se si të rrezikojë rajonin dhe Evropën, nuk ka sesi të ndezë zjarr askund përpos në kokat letrare!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Postime
    17

    A duhet te bashkohet kosova me shqiprin

    Sigurisht se jo vetem kosova qe eshte Shqiperi po duhet dhe eshte momenti ma i favorshem nga egjithe histora e me parshme qe te bashkohen gjitha trojet shqiptare ne nji shtet, se vetm kjo do ta stbilizonte ballkanin dhe Europen per ndryshe luftrat nuk do tendalen kurre.Prandaj duhet te jemi te vendosur ne ket drejtim ne shqiptaret sepse keto proqese nuk vijne per cdo vite por ne 50 vite apo me shekuj keshtu qe koha nuk pret dhe duhet sa ma pare te mobilizohemi ne cdo lami per ti realizuar aspiratat e Popullit liridashes qe shekuj me radhe kemi luftuar per te qene i lire si gjithe popujt e tjer. Pra jan derdhur lumenj gjaku dhe amaneti i deshmoreve i te gjitha kohrave do te na mallkoj poqese nuk jemi te vendosur edhe kesaj radhe qe te clirohemi njiher e per gjithmone nga okupator te ndryshem sllave.E drejta historike dhe e drejta nga te gjitha rezolutat kombeve te bashkuara te OKB jan te qarta se cdo popull e ka te drejten per VETVENDOSJE pra edhe ne shqiptaret e kemi ket te drejt por duhet te ja bejm me dije QENRAVE me relevante nderkombtare se pa zgjidhjen e ceshtjes shqiptare nuk ka me pase bashkim evropian,se me bekimin e Evropes jemi te coptuar dhe kjo duhet te jet e vendosur per ti korigjuar gabimet e me parshme siqe ishinarrveshja e Shen Stefanit,e Kongresit te Berlinit,e Londres,e Versajes etj.per sot po e perfundoj me kaqe. Ju pershendes -veprimtari

  5. #245
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga SHULLANI Lexo Postimin
    Sigurisht se jo vetem kosova qe eshte Shqiperi po duhet dhe eshte momenti ma i favorshem nga egjithe histora e me parshme qe te bashkohen gjitha trojet shqiptare ne nji shtet, se vetm kjo do ta stbilizonte ballkanin dhe Europen per ndryshe luftrat nuk do tendalen kurre.Prandaj duhet te jemi te vendosur ne ket drejtim ne shqiptaret sepse keto proqese nuk vijne per cdo vite por ne 50 vite apo me shekuj keshtu qe koha nuk pret dhe duhet sa ma pare te mobilizohemi ne cdo lami per ti realizuar aspiratat e Popullit liridashes qe shekuj me radhe kemi luftuar per te qene i lire si gjithe popujt e tjer. Pra jan derdhur lumenj gjaku dhe amaneti i deshmoreve i te gjitha kohrave do te na mallkoj poqese nuk jemi te vendosur edhe kesaj radhe qe te clirohemi njiher e per gjithmone nga okupator te ndryshem sllave.E drejta historike dhe e drejta nga te gjitha rezolutat kombeve te bashkuara te OKB jan te qarta se cdo popull e ka te drejten per VETVENDOSJE pra edhe ne shqiptaret e kemi ket te drejt por duhet te ja bejm me dije QENRAVE me relevante nderkombtare se pa zgjidhjen e ceshtjes shqiptare nuk ka me pase bashkim evropian,se me bekimin e Evropes jemi te coptuar dhe kjo duhet te jet e vendosur per ti korigjuar gabimet e me parshme siqe ishinarrveshja e Shen Stefanit,e Kongresit te Berlinit,e Londres,e Versajes etj.per sot po e perfundoj me kaqe. Ju pershendes -veprimtari
    TE GJITHE ATA QE DERI SOT KANE QENEE NE MEDYSHJE LE TI TROKASIN NDERGJEGJES SE KJO ESHTE E VERTETA


    RROFTE SHQIPERIA ETNIKE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #246
    shpejt apo vone Kosova edht Shqiperia do te jene pjese e Komunitetit Europian
    zgjerimi i Europer eshte i pa diskuteshem eshte vetem ceshtje kohe keshtu qe, in long term
    nuk mendoj se eshte edhe aq i rendesishem bashkimi por ceshtja e ruajtjes se identitetit Shqipetare ne te dyja shtetet eshte i rendesishem.

  7. #247
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Te bere nja krahasim. Dhe kur bejme karahasime ejo cka eshte, esjte te kete te njejtin kuptim. Me dy njerzit qe po mbyten mora dhe krahasova kosoven she shqiprine por vere pak trurin ne pune, se na loshe duke ndejtur te shpjegojme cdo fjale te thene
    Nuk kam llogari që t'a angazhoj logjikën në gjëra të palogjikshme.
    Nuk po më duket e vërtetë që Kosova do t'a zhysë Shqipërinë nën ujë. Duhet ta sqarosh më mirë, se si vjen deri tek ajo?
    Si mundet Kosova ta t'i shkaktojë humbje Shqipërisë. Bashkimi na sjell vetëm fitim e jo humbje.

  8. #248
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sic po shoh ne kete forum, nuk jane armiqte ata qe po ndalojne bashkimin kombetar, por jane vete gjarperijte qe kemi ne gji qe po bejne cmos ta ndalojne nje bashkim te shqiptareve. Te keqen e paskemi mes vetes...

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2007
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk kam llogari që t'a angazhoj logjikën në gjëra të palogjikshme.
    Nuk po më duket e vërtetë që Kosova do t'a zhysë Shqipërinë nën ujë. Duhet ta sqarosh më mirë, se si vjen deri tek ajo?
    Si mundet Kosova ta t'i shkaktojë humbje Shqipërisë. Bashkimi na sjell vetëm fitim e jo humbje.
    sigurisht qe mund te sjelli edhe humbje...gjithcka varet nga ai qe ne kte kohe eshte "i pari i vendit" ...

  10. #250
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    sigurisht qe mund te sjelli edhe humbje...gjithcka varet nga ai qe ne kte kohe eshte "i pari i vendit" ...
    Pse nuk po sjell humbje fakti që Shqipëria politike është e bashkuar. Pse nuk ndahet Shqipëria politike në Gegni e Toskëri se kështu të bashkuara po sillkan humbje.
    Me këtë "i pari i vendit" ndoshta e ke fjalën për ndonjë sanksion nga të huajt. Nëse bëhemi bashkë le të na i mbyllin tërë kufijtë. Nuk ua kemi frikën as nevojën. Populli ynë është popull me fuqi dhe kreativitet të paskajshëm.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •